As-Sa'diAli 'Imran · 3:29–47

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

Ali 'Imran 3:29–47

3:29Page 53

قُلۡ إِن تُخۡفُواْ مَا فِي صُدُورِكُمۡ أَوۡ تُبۡدُوهُ يَعۡلَمۡهُ ٱللَّهُۗ وَيَعۡلَمُ مَا فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِي ٱلۡأَرۡضِۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٞ ٢٩

Say, "Whether you conceal what is in your breasts or reveal it, Allāh knows it. And He knows that which is in the heavens and that which is on the earth. And Allāh is over all things competent.

Thuaj: “Edhe nëse e fshihni atë që keni në zemrat tuaja, apo e shfaqni haptazi, Allahu e di atë. Ai e di çfarë ka në qiej dhe çfarë ka në tokë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” -Këtu, Allahu i Lartësuar na tregon për dijen e Tij të gjerë dhe absolute. Ai di në hollësi gjithçka që ndodh, qoftë brenda shpirtit tonë, qoftë në hapësirën e madhe të gjithësisë që Ai ka krijuar dhe përsosur. Allahu na tregon edhe për pushtetin e Tij absolut mbi gjithçka që ka krijuar dhe që e di në hollësi. Sigurisht që të tilla cilësi të të Madhëruarit na nxisin për vepra të mira. Nga ky ajet nxjerrim shumë mësime e dobi. Ai na nxit që ta pastrojmë zemrën tonë nga çdo cilësi dhe mendim i keq, sepse duke kujtuar vazhdimisht dijen dhe mbikëqyrjen absolute të Allahut të Lartësuar mbi ty, me siguri që do të ndiesh turp nëse Ai do të shohë në zemrën tënde mendime e ndjenja të shëmtuara. Një njeri që e ndien mbikëqyrjen e Allahut do t’i ketë edhe mendimet e tij për të fituar kënaqësinë e të Adhuruarit të tij. Zemra e tij do të jetë gjithnjë duke medituar mbi Librin e Allahut të Lartësuar ose për Traditën e Profetit (a.s). Ajo do të jetë gjithnjë e angazhuar që të përfitojë çdo lloj dijeje të dobishme. Atë do ta shohësh gjithmonë duke përsiatur mbi krijesat e mrekullueshme të të Madhërishmit dhe mbi mirësitë e pafundme që Ai u dhuron krijesave të Tij. Atë do ta gjesh, gjithashtu, duke këshilluar njerëzit për të kryer vepra të mira e për t’u larguar nga të këqijat. Duke përmendur cilësitë madhështore të Allahut në aspektin e dijes dhe pushtetit të Tij absolut, ky ajet na kujton se ne do të japim llogari dhe do të shpërblehemi për veprat që kryejmë, të mira apo të këqija qofshin ato. Kjo do të ndodhë Ditën e Kijametit, Ditën e Llogarisë, kur çdokush do të shpërblehet për veprat që ka bërë. Prandaj thotë i Lartësuari më tej:

3:30Page 54

يَوۡمَ تَجِدُ كُلُّ نَفۡسٖ مَّا عَمِلَتۡ مِنۡ خَيۡرٖ مُّحۡضَرٗا وَمَا عَمِلَتۡ مِن سُوٓءٖ تَوَدُّ لَوۡ أَنَّ بَيۡنَهَا وَبَيۡنَهُۥٓ أَمَدَۢا بَعِيدٗاۗ وَيُحَذِّرُكُمُ ٱللَّهُ نَفۡسَهُۥۗ وَٱللَّهُ رَءُوفُۢ بِٱلۡعِبَادِ ٣٠

The Day every soul will find what it has done of good present [before it] and what it has done of evil, it will wish that between itself and that [evil] was a great distance. And Allāh warns you of Himself, and Allāh is Kind to [His] servants."

Atë ditë, çdo njeri do të gjejë pranë vetes veprat e mira që ka bërë. -Çdokush do ta gjejë të plotë atë të mirë që ka bërë. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Çdokush që bën një të mirë, sado e vogël ajo, ka për ta parë atë.” Fjala ‘ħajrun’ (e mirë), e përdorur në ajet, ka një kuptim të gjerë. Ħajrun quhet çdo vepër që të afron tek Allahu i Lartësuar, e vogël apo e madhe qoftë ajo. Edhe ‘sũun’ (e keqe) ka një kuptim të gjerë. Ajo është e kundërta e fjalës “ħajrun” dhe, si e tillë, ajo përfshin në kuptimin e saj çdo lloj vepre a fjale, e vogël apo e madhe qoftë, që shkakton zemërimin e Allahut.Ndërsa për të këqijat që ka bërë, do të dëshirojë që, në mes tij dhe tyre, të jetë një largësi shumë e madhe. -Ai do të dëshironte që, mes tij dhe veprave të këqija, të ishte një distancë shumë e largët, sepse çdo vepër dhe fjalë e keqe do të shkaktojë dëshpërim dhe frikë të madhe atë ditë. Për këtë arsye, njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm në fjalët dhe veprat që kryen në këtë jetë, sepse prej tyre pritet dëshpërim dhe frikë e madhe Ditën e Gjykimit. Le t’u largohet atyre që në këtë jetë, sepse tani është e mundur një gjë e tillë. Le të jetë i kujdesshëm, para se të vijë dita kur, i tmerruar dhe i dëshpëruar, të thotë pastaj: “O i mjeri unë, që shpërfilla adhurimin dhe bindjen ndaj Allahut dhe që isha prej atyre që talleshin!”Ose të thotë: “Ah, sikur të më kishte udhëzuar Allahu e të kisha qenë prej atyre që ruheshin!” Apo, kur ta shohë dënimin, të thotë: “Sikur të isha kthyer edhe një herë e të isha bërë prej bamirësve!” Jo, ty të erdhën argumentet e Mia, por ti i mohove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besonin.” [Zumer 56-59]. I Lartësuari thotë gjithashtu: “Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty (O Muhamed) do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata? Atë Ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që kanë kundërshtuar të Dërguarin, do të dëshironin të rrafshohej toka mbi ta, sepse ata nuk do mund t’i fshehin Allahut asgjë." [Nisa 41, 42]. “Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kasha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!” Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [Furkan 26-29]. “Kush i kthen shpinën përmendjes të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. Ai (shejtani) e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai (jobesimtari) mendon se është i udhëzuar mirë. Kur të vijë para Nesh, ai (jobesimtari) do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje (o shejtan) të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” Ju bënit padrejtësi të shumta (do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni.” [Zuhruf 36-39]. Për Allah! Lënia e çfarëdolloj dëshire apo kënaqësie të kësaj jete është krejt e papërfillshme, në krahasim me vështirësinë që i duhet të përballë njeriu atë ditë të madhe e të frikshme. Porse njeriu, për shkak të injorancës dhe padrejtësisë së tij, vështron veçse gjendjen e tanishme, të afërt. Ai tregohet i pakujdesshëm, mospërfillës dhe nuk denjon të mendohet thellë për të parë përfundimin e çështjeve. Nëse mendohet më gjatë, me siguri që do t’u japë rëndësi gjërave që i sigurojnë lumturinë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Po të tregohet më i kujdesshëm, ai do të largohet nga çdo vepër e fjalë që shkakton trishtim, dënim, frikë e ankth në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Më pas, Allahu i Lartësuar i rikthehet edhe një herë paralajmërimit ndaj nesh, që t’i ruhemi zemërimit të Tij, duke thënë:Allahu ju paralajmëron me dënimin që vjen prej Tij. Por Allahu është shumë i Mëshirshëm ndaj robërve . -Ajeti na këshillon që t’i ruhemi ndëshkimit të të Madhërishmit. Kjo tregon mëshirën dhe butësinë e Tij ndaj nesh, sepse kështu Ai na mbron që të mos të zhytemi në gjynahe aq sa të na ngurtësohen zemrat. Ai na këshillon që të ruhemi dhe të shpresojmë njëkohësisht, në mënyrë që të kryejmë vepra të mira dhe të largohemi nga të këqijat. Në fund, e lusim Allahun e Lartësuar që të jemi të kujdesshëm dhe të druhemi vazhdimisht prej Tij, që të mos veprojmë apo flasim gjëra që sjellin pakënaqësinë dhe zemërimin e Tij.

3:31Page 54

قُلۡ إِن كُنتُمۡ تُحِبُّونَ ٱللَّهَ فَٱتَّبِعُونِي يُحۡبِبۡكُمُ ٱللَّهُ وَيَغۡفِرۡ لَكُمۡ ذُنُوبَكُمۡۚ وَٱللَّهُ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ٣١

Say, [O Muḥammad], "If you should love Allāh, then follow me, [so] Allāh will love you and forgive you your sins. And Allāh is Forgiving and Merciful."

Thuaj(o Muhammed): “Nëse e doni Allahun,... -Ky ajet tregon se dashuria për Allahun është detyrim. Në ajet shpjegohen, gjithashtu, se cilat janë shenjat që tregojnë se robi e do vërtet Allahun, si edhe frytet e mrekullueshme që sjell kjo dashuri. “Nëse e doni Allahun”, pra, nëse pretendoni se e keni arritur këtë gradë të lartë, dijeni se nuk mjafton vetëm ta pretendoni atë, por është i domosdoshëm sinqeriteti ose vërtetësia, në mënyrë që ai të merret në konsideratë nga i Dituri dhe i Urti. Si shenjë të vërtetësisë të këtij pretendimi, Allahu i Lartësuar ka bërë pasimin e Profetit të Tij. Me fjalë të tjera, të duash Allahun do të thotë që të pasosh Profetin e mëshirës, Muhamedin (a.s.) në fjalët dhe në veprat e tij, të pasosh udhëzimin e sjellë prej tij, që sqaron themelet e besimit dhe dispozitat ligjore në çdo fushë të jetës njerëzore. Ky pasim duhet të jetë i tërësishëm, me trup dhe me shpirt. Vetëm ata që e pasojnë rigorozisht udhëzimin e Zotit, siç është sjellë me saktësi prej Profetit (a.s.), vetëm ata e kanë të vërtetuar pretendimin se e duan Zotin e gjithësisë, Allahun e Lartësuar. Madje, në këtë mënyrë, ata i kanë mundësuar vetes së tyre privilegjin më të madh që mund të gëzojnë krijesat në këtë jetë dhe në jetën tjetër: ata kanë merituar dashurinë e Allahut për ta dhe mbulimin e të metave të tyre....atëherë më pasoni mua, që Allahu t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet tuaja.” Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Nëse robi e pason udhëzimin e sjellë nga Profeti, ai ka bërë të mundur që Allahu i Lartësuar ta dojë atë, t’ia falë dhe mbulojë gjynahet, ta mëshirojë, ta udhëzojë dhe t’i japë sukses që të gjejë çdo të mirë dhe të ruhet nga çdo e keqe. Ai do të jetë i ruajtur në çdo veprim apo mosveprim të tijin nga Allahu i Lartësuar, që e do, e mëshiron dhe përkujdeset për të në mënyrë të posaçme. Ndërsa ata që nuk e ndjekin udhëzimin e Profetit, nuk e duan Allahun, sepse dashuria për Allahun lidhet me pasimin e udhëzimit të Profetit dhe me nënshtrimin e bindjen ndaj tij. Nëse mungon respektimi i rrugës së Profetit dhe bindja ndaj tij, atëherë mungon edhe dashuria për Allahun e Lartësuar. Kjo tregon se ata janë të gënjeshtërt në pretendimin e tyre që e duan Allahun e Lartësuar. Edhe sikur të mendohej se në zemrën e tyre do të ekzistonte ndonjëfarë dashurie për Allahun, ajo do të ishte e pavlefshme për robin, nëse nuk plotëson kushtin që e bën atë të pranueshme e të shpërblyeshme. Ky kusht është pasimi i udhëzimit të Profetit dhe bindja ndaj tij, i shtyrë nga dashuria për Allahun dhe madhërimi i Tij. Ky ajet bën dallimin e njerëzve nga njëri tjetri. Grada e besimit dhe e dashurisë për Allahun e Lartësuar është në varësi të ndjekjes së udhëzimit të Profetit (a.s). Mangësia në njërën anë tregon mangësi në anën tjetër.

3:32Page 54

قُلۡ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَٱلرَّسُولَۖ فَإِن تَوَلَّوۡاْ فَإِنَّ ٱللَّهَ لَا يُحِبُّ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٣٢

Say, "Obey Allāh and the Messenger. But if you turn away - then indeed, Allāh does not like the disbelievers."

Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit!” -Ky është urdhri më i madh dhe më gjithëpërfshirës i Allahut të Lartësuar ndaj krijesave dhe adhuruesve të Tij. Ai na urdhëron për bindje ndaj Tij dhe ndaj Profetit të Tij. Bindja duhet të tregohet me besim, ndjenja, fjalë dhe vepra. Më konkretisht, ajo nënkupton:- Besimin e plotë te gjithçka për të cilën Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij kanë urdhëruar që të besohet dhe të pranohet.- Njësimin e Allahut të Lartësuar në aspektin e veprave unike të Tij, në meritën e Tij për t’u adhuruar i Vetëm dhe i pashoq në emrat e cilësitë e Tij të larta.- Bindje ndaj Tij konsiderohen të gjitha ato vepra, fjalë dhe ndjenja që rrjedhin prej dy pikave të mësipërme.- Bindje ndaj Allahut konsiderohet edhe bindja ndaj Profetit të Tij, që konsiston në zbatimin rigoroz të urdhrave dhe në largimin prej të gjitha harameve të qartësuara prej tij. Bindja ndaj urdhrave të Profetit konsiderohet si bindje ndaj urdhrave të Allahut, dhe kush i bindet Allahut dhe Profetit të Tij është vërtet i fituar. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush i bindet Profetit, i është bindur Allahut. Por kush e refuzon, (dije se) Ne nuk të kemi dërguar ty si mbikqyrës të (punëve të)tyre.” [Nisa 80].“Këta janë kufijtë që ka vënë Allahu. Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të hyjnë në kopshte, nëpër të cilët rrejdhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë. Ky është suksesi më i madh. Ndërsa ata që e kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe i shkelin kufijtë e Tij, do të futen në Zjarr, ku do të jenë përjetësisht. Për ta është përgatitur një dënim poshtërues.” [Nisa 13, 14].Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët. -Por nëse krijesat e shpërfillin bindjen ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, atyre nuk u mbetet rrugë tjetër, por veçse t’i binden çdo shejtani të shfrenuar dhe armiqësor. Allahu i Lartësuar na tregon se sa i pamëshirshëm është shejtani ndaj atyre që i binden dhe që ndjekin hapat e tij: “Është e shkruar se kushdo që i nënshtrohet atij (shejtanit), ai ka për ta çuar në humbje dhe në Dënimin e zjarrit (të ndezur fort).”. [Haxh 4]. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar tregon se robi që e refuzon t’i bindet Atij dhe Profetit, e ka humbur privilegjin dhe shpresën e vetme për shpëtim, e ka humbur dashurinë e Allahut për të. Allahu i Lartësuar e ka përforcuar këtë fakt, kur thotë: “Nëse ata refuzojnë, atëherë ta dinë se Allahu nuk i do jobesimtarët.” Allahu nuk i do mohuesit dhe refuzuesit e urdhrave të Tij, të cilët meritojnë veçse zemërimin dhe ndëshkimin e Tij. Ky ajet duket sikur është shpjegim më i hollësishëm i ajetit para tij, ku tregohet rëndësia e pasimit të udhëzimit të Profetit. Ky, pra, është udhëzimi i drejtë, i vërtetë dhe i saktë.

3:33Page 54

۞ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصۡطَفَىٰٓ ءَادَمَ وَنُوحٗا وَءَالَ إِبۡرَٰهِيمَ وَءَالَ عِمۡرَٰنَ عَلَى ٱلۡعَٰلَمِينَ ٣٣

Indeed, Allāh chose Adam and Noah and the family of Abraham and the family of ʿImrān over the worlds -

Allahu i zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit mbi të gjithë popujt e tjerë(të asaj kohe). -Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i dalloi këta njerëz dhe fëmijët e tyre mbi njerëzit e tjerë të atyre kohërave. Ai i përzgjodhi ata ndër njerëz, si të dashurit e Tij. Allahu e zgjodhi Ademin (a.s.) mbi të gjithë krijesat e tjera, sepse e krijoi me duart e Tij dhe fryu në të prej shpirtit të (krijuar prej) Tij. Allahu i urdhëroi melekët që të bien në sexhde para Ademit. Ai e vendosi Ademin në Xhenetin e Tij. Allahu i Lartësuar i dhuroi Ademit dije, butësi, mëshirë dhe shumë dhunti, me të cilat u dallua mbi krijesat e tjera. Madje, si nderim për Ademin, Allahu i Lartësuar privilegjoi edhe pasardhësit e tij, siç thotë në këtë ajet: “Ne i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira dhe i dalluam ata me një dallim të madh mbi shumë prej krijesave që Ne krijuam.”. [Isra 70]. Allahu dalloi dhe e nderoi edhe Nuhun (a.s.). Ai ishte i pari Profet që u dërgua te banorët e tokës, pasi ata filluan të adhuronin idhujt. Allahu e nderoi Nuhun duke i dhuruar cilësi të vyera si: durimin, përballimin e sprovave, mirënjohjen për Allahun e Lartësuar dhe qëndrueshmërinë në rrugën e thirrjes për të adhuruar Allahun si të Vetëm dhe të Pashoq. Me durim të jashtëzakonshëm, ai i ftoi njerëzit në adhurimin e Zotit Një, në çdo çast dhe gjendje që ishte, për një periudhë kohore shumë të gjatë (gati 10 shekuj). Kjo qëndrueshmëri e tij bëri që Allahu i Lartësuar ta donte dhe ta dallonte atë mbi njerëzit e tjerë. Vetëm me një lutje të Nuhut (s.a), Allahu i Lartësuar i përmbyti të gjithë banorët e Tokës, duke shpëtuar vetëm ata që pasuan udhëzimin dhe urdhrat e tij. Allahu i shpëtoi të gjithë ata që ndodheshin në anijen e mbushur plot, dhe kështu, pasardhësit e tij u bënë paraardhësit e botës së sotme. Kujtimi i tij i mirë ndër njerëz u bë i përjetshëm. Ai do të kujtohet për mirë, në çdo kohë dhe në çdo vend. I Lartësuari thotë: “...Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij prej tmerrit të madh, ndërsa pasardhësit e tij i bëmë ata që vazhduan jetën. Ne ua lamë atë (histori) si kujtim për njerëzit e ardhshëm. Selami (paqja) qoftë mbi Nuhun në mbarë botën! Kështu i shpërblejmë Ne të mirët. Vërtet, ai ishte prej adhuruesve tanë besimtarë.” [Safat 75 – 81]. Allahu dalloi mbi të tjerët edhe familjen e Ibrahimit (a.s.). Ibrahimi (a.s.) i dashuri i Mëshiruesit. Allahu i Lartësuar e dalloi Ibrahimin (a.s.) duke i dhënë dashurinë më të madhe që Ai mund t’u japë krijesave, dhe kjo dashuri quhet ħul-letun. Ibrahimi pranoi të digjej në zjarr veç për hir të Zotit të tij. Ai pranoi që të bënte kurban të vetmin djalë, aq të dashur dhe të shumëpritur prej tij, Ismailin (a.s.), vetëm që të kënaqte dhe të përmbushte urdhrin e Allahut të Lartësuar. Pasurinë e tij e shpenzonte duke nderuar miqtë me një mikpritje të pakrahasueshme. Ai e kaloi jetën duke adhuruar Allahun dhe duke ftuar njerëzit në teuhid. Ai i ftonte ata natën dhe ditën, haptazi dhe fshehtazi. Allahu i Lartësuar e bëri atë shembull të njerëzimit për të gjitha kohërat. Ai ia bëri detyrë njerëzimit që të jetë pasues i rrugës së Ibrahimit dhe i fesë së tij të drejtë. Po ashtu, Ibrahimi nuk ka qenë kurrë idhujtar, por adhuronte një Zot të vetëm, Allahun, dhe vetëm udhëzimeve të Tij u bindej dhe u nënshtrohej. Më tej, Allahu i Lartësuar e kufizoi profetësinë vetëm te pasardhësit e Ibrahimit. Vetëm atyre u dha profetësi dhe libra hyjnorë si udhëzim për njerëzimin. Të gjithë profetët që kanë ardhur pas Ibrahimit kanë qenë pinjollë të tij. Edhe këta pasardhës Zoti i nderoi dhe i dalloi mbi të gjithë botën me shumë dhunti e veçori. Mes tyre qëndron më i zgjedhuri, më i dashuri dhe më i madhi i gjithë profetëve, Muhamedi (a.s.). Tek ky pasardhës i Ibrahimit, Allahu i Lartësuar vendosi çdo mirësi dhe dhunti që gjendej e shpërndarë tek të tjerët, madje edhe disa dhunti të posaçme për të, me të cilat u lartësua mbi të parët dhe të fundit. Ai ishte i zgjedhuri, zotëria i profetëve të njerëzimit, më i dalluari ndër pasardhësit e Ibrahimit (a.s.). Allahu dalloi mbi njerëzit e tjerë edhe familjen e Imranit. Këtu hyn babai i Musait dhe i Harunit. Këtu përfshihet edhe babai i Merjemes, nënës së Isait (a.s.). Këto familje ishin ajka e botës. Mirësitë e Allahut dhe suksesi i dhënë prej Tij kanë shkuar varg tek të gjithë pasardhësit e këtyre familjeve, prandaj i Lartësuari thotë:

3:34Page 54

ذُرِّيَّةَۢ بَعۡضُهَا مِنۢ بَعۡضٖۗ وَٱللَّهُ سَمِيعٌ عَلِيمٌ ٣٤

Descendants, some of them from others. And Allāh is Hearing and Knowing.

Ata ishin pasardhës, njëri prej tjetrit. -Ata erdhën njëri pas tjetrit, të ngjashëm në cilësitë dhe vetitë e tyre të çmuara. Allahu i Lartësuar tregon se përzgjodhi këta profetë dhe të afërmit e tyre, duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtë.dhe Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka. -Allahu e di më së miri se cili e meriton që të përzgjidhet dhe të dallohet mbi të tjerët me të tilla dhunti. Kjo tregon se Allahu i Lartësuar i përzgjodhi ata që u përmendën në këtë ajet, për shkak të diçkaje që gjendej tek ata dhe që e bënte të meritueshme një nderim të tillë, si dhuratë dhe bujari nga i Gjithëdituri e i Urti. Përshkrimi i madhështisë dhe i rëndësisë së këtyre të përzgjedhurve dhe të dalluarve nga Allahu i Lartësuar bëhet për disa qëllime, si për shembull:- Ai na nxit që ne t’i duam dhe t’i respektojmë të gjithë profetët e Zotit. Ne duhet të pajisemi me cilësitë e tyre dhe duhet t’i zbatojmë udhëzimet e tyre të drejta.- Kështu nxitemi që ta lusim Allahun e Lartësuar, të na japë sukses edhe neve, ashtu sikurse u dha atyre.- Këto përshkrime na bëjnë të ndihemi keq për gjendjen dhe cilësitë tona, që janë aq larg madhështisë së atyre njerëzve, por nga ana tjetër, ato na nxisin dëshirën për të punuar dhe për të adhuruar më shumë e më mirë Allahun e Lartësuar, që edhe ne t’u afrohemi të përzgjedhurve të Tij. Në këtë mënyrë, edhe ne do të na mundësohet që Allahu i Lartësuar të na falë mirësi nga mëshira dhe dashuria e Tij e pakufishme.- Këto fjalë na tregojnë qartë dashurinë dhe butësinë e madhe të Zotit ndaj atyre të përzgjedhurve, duke bërë që fama e tyre të jetë e vazhdueshme ndër njerëz, gjatë gjithë kohërave.- Në ajet bëhet shumë e prekshme bamirësia dhe mëshira e madhe e Zotit. Ne kuptojmë se sa i dobishëm është adhurimi i Allahut me dashuri, madhërim dhe bindje totale ndaj Tij.- Për ata, do të mjaftonte si nderim vetëm fakti që do të përkujtohen gjithmonë për mirë dhe do të jenë në çdo kohë shembull për mbarë njerëzimin.Pasi përmend mirësitë e Tij mbi njerëzit e nderuar e të përzgjedhur, Allahu i Lartësuar vijon të përshkruajë më hollësisht nderimin e madh për Merjemen, nënën e Isait (a.s.).

3:35Page 54

إِذۡ قَالَتِ ٱمۡرَأَتُ عِمۡرَٰنَ رَبِّ إِنِّي نَذَرۡتُ لَكَ مَا فِي بَطۡنِي مُحَرَّرٗا فَتَقَبَّلۡ مِنِّيٓۖ إِنَّكَ أَنتَ ٱلسَّمِيعُ ٱلۡعَلِيمُ ٣٥

[Mention, O Muḥammad], when the wife of ʿImrān said, "My Lord, indeed I have pledged to You what is in my womb, consecrated [for Your service], so accept this from me. Indeed, You are the Hearing, the Knowing."

Kujto kur gruaja e Imranit tha: “O Zoti im! Këtë(fëmijë)që është në barkun tim, unë vendosa që të ta kushtoj vetëm Ty. -Në kohën e shtatzënisë me Merjemen, nëna e Merjemes i tha Zotit se ajo ia kishte përkushtuar Atij frytin që gjendej në barkun e saj. Ajo kishte vendosur që fryti i barkut të saj të ishte i përkushtuar vetëm ndaj Zotit dhe në shërbim të Shtëpisë së Tij. Ky është kuptimi i fjalës “muĥar-raran”. Pastaj ajo u lut që Allahu i Lartësuar t’ia pranonte përkushtimin e saj modest, duke thënë:Pranoje këtë prej meje! Ti Dëgjon dhe Di gjithçka.” –Kuptimi: “Pranoje, o Zot, prej meje këtë kushtim dhe bëje të frytshëm! Ti e dëgjon lutjen time dhe e di shumë mirë qëllimin që më shtyn të veproj kështu.” Këto fjalë, nëna e Merjemes i tha gjatë kohës së shtatzënisë së saj me Merjemen. Por, më pas:

3:36Page 54

فَلَمَّا وَضَعَتۡهَا قَالَتۡ رَبِّ إِنِّي وَضَعۡتُهَآ أُنثَىٰ وَٱللَّهُ أَعۡلَمُ بِمَا وَضَعَتۡ وَلَيۡسَ ٱلذَّكَرُ كَٱلۡأُنثَىٰۖ وَإِنِّي سَمَّيۡتُهَا مَرۡيَمَ وَإِنِّيٓ أُعِيذُهَا بِكَ وَذُرِّيَّتَهَا مِنَ ٱلشَّيۡطَٰنِ ٱلرَّجِيمِ ٣٦

But when she delivered her, she said, "My Lord, I have delivered a female." And Allāh was most knowing of what she delivered, and the male is not like the female. "And I have named her Mary, and I seek refuge for her in You and [for] her descendants from Satan, the expelled [from the mercy of Allāh]."

Kur ajo e lindi(foshnjën), tha: “O Zoti im! Unë e linda femër.” -Me sa duket, ajo dëshironte shumë që fëmija të ishte mashkull, sepse ashtu do të ishte më i dobishëm në shërbim të shtëpisë së Zotit dhe më i plotë si përkushtim. Në fjalët e saj dallohet një shenjë keqardhjeje para Zotit të saj. Por i Urti e i Dituri thotë:Por, Allahu e dinte shumë mirë se çfare kishte lindur ajo. Sigurisht që mashkulli nuk është si femra. -Allahu e dinte shumë mirë se çfarë do të lindë ajo dhe nuk kishte nevojë për lajmërimin e saj. Madje, Ai e dinte gjendjen e frytit të barkut të saj para se të dilte në dritë. Ky ajet tregon, gjithashtu, se mashkulli është më i vlefshëm se femra.“Unë i vura emrin Merjem. Atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej shejtanit të mallkuar.”. –Nga këtu mësojmë se është e lejueshme që emri i fëmijës të vendoset nga nëna, nëse babai nuk e ndalon një gjë të tillë. Kjo është një lutje që nëna e Merjemes ia drejtoi Allahut të Lartësuar për Merjemen dhe pasardhësit e saj. Ajo e luti Allahun që ta ruajë Merjemen dhe pasardhësit e saj, prej shejtanit të mallkuar.

3:37Page 54

فَتَقَبَّلَهَا رَبُّهَا بِقَبُولٍ حَسَنٖ وَأَنۢبَتَهَا نَبَاتًا حَسَنٗا وَكَفَّلَهَا زَكَرِيَّاۖ كُلَّمَا دَخَلَ عَلَيۡهَا زَكَرِيَّا ٱلۡمِحۡرَابَ وَجَدَ عِندَهَا رِزۡقٗاۖ قَالَ يَٰمَرۡيَمُ أَنَّىٰ لَكِ هَٰذَاۖ قَالَتۡ هُوَ مِنۡ عِندِ ٱللَّهِۖ إِنَّ ٱللَّهَ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيۡرِ حِسَابٍ ٣٧

So her Lord accepted her with good acceptance and caused her to grow in a good manner and put her in the care of Zechariah. Every time Zechariah entered upon her in the prayer chamber, he found with her provision. He said, "O Mary, from where is this [coming] to you?" She said, "It is from Allāh. Indeed, Allāh provides for whom He wills without account."

Zoti i saj e pranoi përkushtimin e saj, me një pranim të mirë(e të shpërblyeshëm)dhe e rriti atë (vajzën)me një edukatë të mirë. Ai e vuri atë nën kujdesin e Zekerias. –Pra, Allahu i Lartësuar e pranoi keqardhjen e saj që fryti ishte femër dhe e ruajti atë dhe pasardhësit e saj prej shejtanit. Allahu i Lartësuar u përkujdes për të, që ajo të rritej e rregullt dhe e shëndetshme fizikisht dhe moralisht. Allahu i Lartësuar bëri që për Merjemen të përkujdesej Zekeria (a.s.), sepse “keffelehâ Zekerijâ”, domethënë: “e ngarkoi Zekerian” me përgjegjësinë që të kujdesej për Merjemen. Kjo tregon butësinë dhe mëshirën e Allahut të Lartësuar mbi Merjemen, tregon përkujdesjen e madhe të Tij që Merjemja të rritej dhe të formohej me moralin më të mirë. Ajo u rrit duke adhuruar Allahun dhe u ngrit mbi të gjitha gratë e kohës së saj. Ajo qëndronte vetëm në faltoren e saj, duke adhuruar Allahun pandërprerë.Sa herë që hynte Zekeria në dhomën e faljes së saj, gjente atje ushqim... -Ky furnizim me shumëllojshmëri frutash i dhurohej Merjemes drejtpërdrejt nga Zoti i saj, pa qenë e nevojshme që ajo të punonte. Kjo qe pa dyshim një mrekulli (keramet), me të cilën Zoti e dalloi Merjemen nga të tjerët. Ndërsa Zekeria, që e pa këtë mrekulli me sytë e tij, pyeti:...Prandaj pyeti: “O Merjeme! Nga të vjen ky ushqim?” Ajo i tha: “Nga Allahu. Vërtet, Allahu i jep pa masë atij që do.” –Ajo iu përgjigj se ushqimi ishte dhuratë prej Zotit. Ajo i kujtoi Zekerias se Allahu i Lartësuar e furnizon atë që do pa llogari dhe pa qenë e nevojshme që ai të lodhet që ta fitojë. Allahu i Lartësuar thotë në një ajet tjetër: “Kush tregon devotshmëri ndaj Allahut, Ai i jep rrugëzgjidhje për gjithçka dhe e furnizon prej nga nuk e pret.” [Talak 2, 3]. Ky ajet dëshmon vërtetësinë e mrekullive (kerameteve) me të cilat Allahu i Lartësuar veçon disa nga të dashurit e Tij të sinqertë. Ato janë të sakta, të vërteta e të padiskutueshme, edhe pse disa mundohen t’i mohojnë. Kur Zekeria (a.s) pa atë mrekulli (keramet) mbi Merjemen, atij i lindi dëshira që t’i kërkonte Allahut të Lartësuar një fëmijë, edhe pse gruaja e tij ishte beronjë kurse ai vetë në moshë të thyer.Ngjarjet dhe ndodhitë e jashtëzakon-shme që u ndodhin dhe u dhurohen profetëve quhen mrekulli, ndërsa të tilla ndodhi që u dhurohen besimtarëve dhe besimtareve të sinqerta quhen keramete.

3:38Page 55

هُنَالِكَ دَعَا زَكَرِيَّا رَبَّهُۥۖ قَالَ رَبِّ هَبۡ لِي مِن لَّدُنكَ ذُرِّيَّةٗ طَيِّبَةًۖ إِنَّكَ سَمِيعُ ٱلدُّعَآءِ ٣٨

At that, Zechariah called upon his Lord, saying, "My Lord, grant me from Yourself a good offspring. Indeed, You are the Hearer of supplication."

Atëherë, Zekeria iu lut Zotit të tij, duke thënë: “O Zoti im! Më dhuro edhe mua një pasardhës të mirë! Vërtet, Ti e Dëgjon lutjen.” -Ai e luti Zotin e tij që t’i dhuronte atij pasardhës të mirë dhe të pastër në cilësi, edukatë dhe në fe. Ai i kërkoi Allahut që t’i dhuronte pasardhësit të tij mirësi si në aspektin e dynjasë, ashtu edhe në atë të besimit në Zotin.

3:39Page 55

فَنَادَتۡهُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَهُوَ قَآئِمٞ يُصَلِّي فِي ٱلۡمِحۡرَابِ أَنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكَ بِيَحۡيَىٰ مُصَدِّقَۢا بِكَلِمَةٖ مِّنَ ٱللَّهِ وَسَيِّدٗا وَحَصُورٗا وَنَبِيّٗا مِّنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٣٩

So the angels called him while he was standing in prayer in the chamber, "Indeed, Allāh gives you good tidings of John, confirming a word1 from Allāh and [who will be] honorable, abstaining [from women], and a prophet from among the righteous."

Kur qëndronte në këmbë, duke u falur në faltore, atë e thirrën melekët: ... –Kështu, Allahu i Lartësuar iu përgjigj kësaj kërkese, gjatë kohës kur Zekeria (a.s) lutej dhe përgjërohej në faltoren e tij.“Allahu të përgëzon ty me Jahjan, i cili do të besojë Fjalën e ardhur nga Allahu. Ai do të jetë zotëri(fisnik), i përkorë... -Allahu i Lartësuar e përgëzoi me një djalë të quajtur Jahja, i cili do të përcillte tek njerëzit lajmin e mirë për ardhjen në botë të Fjalës së Zotit, pra, të Isait (a.s.), sepse Isai u krijua me fjalën e Zotit “Kun” (Bëhu). Jahja do të ishte, gjithashtu, sejjiden (zotëri), tek i cili do të shkonin njerëzit për zgjidhjen e çështjeve të tyre, për shkak të cilësive të tij të mira dhe vlerave të larta. Cilësi tjetër e Jahjas ishte edhe “ĥaŝûran”(i përkorë), domethënë që nuk ishte i dhënë pas femrave. Ai nuk tundohej prej tyre, sepse ishte shumë i angazhuar me shërbimin dhe adhurimet ndaj Zotit të tij. Allahu i Lartësuar përmend edhe një cilësi tjetër të Jahjas:...dhe Profet nga më të mirët.” -Ku ka lajm më të mirë për një prind që merr vesh se do të gëzohet me një fëmijë, i cili do të ketë cilësi të shkëlqyera dhe që do të bëhet një Profet i dalluar dhe vepërmirë?! E kështu, nga gëzimi i madh, Zekeria nisi të fliste:

3:40Page 55

قَالَ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي غُلَٰمٞ وَقَدۡ بَلَغَنِيَ ٱلۡكِبَرُ وَٱمۡرَأَتِي عَاقِرٞۖ قَالَ كَذَٰلِكَ ٱللَّهُ يَفۡعَلُ مَا يَشَآءُ ٤٠

He said, "My Lord, how will I have a boy when I have reached old age and my wife is barren?" He [the angel] said, "Such is Allāh; He does what He wills."

Ai(Zekeria)tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur mua më ka kapur pleqëria dhe shoqja ime është beronjë?!”" -Si mund të kem unë fëmijë, kur janë dy shkaqe që e bëjnë të pamundur një gjë të tillë?! Vetëm njëri prej tyre do të mjaftonte që lindja e fëmijës të ishte e pamundur. Po kur janë dy të tillë?! Por Allahu i Lartësuar i tha se këtu bëhej fjalë për një mrekulli, e cila është jashtë mundësive njerëzore:Tha(Allahu): “Allahu bën çfarë dëshiron.” -Allahu i Lartësuar është Ai që e ka përcaktuar që fëmijët të krijohen e të lindin sipas ligjeve natyrore të vendosura prej Tij. Nëpërmjet këtyre ligjeve mundësohet vazhdimësia e jetës së njerëzimit. Megjithatë, Ai që i ka krijuar mënyrat natyrore të lindjes është i Plotfuqishëm që ta bëjë të lindë një fëmijë edhe jashtë këtyre ligjeve normale. Allahu është i Gjithëpushtetshëm dhe ligjet i janë nënshtruar pushtetit të Tij. Kur dëgjoi këto fjalë, Zekeria, i nxituar tashmë, kërkoi ndonjë shenjë për ardhjen e fëmijës, me qëllim që t’i qetësohej zemra më shumë, prandaj tha:

3:41Page 55

قَالَ رَبِّ ٱجۡعَل لِّيٓ ءَايَةٗۖ قَالَ ءَايَتُكَ أَلَّا تُكَلِّمَ ٱلنَّاسَ ثَلَٰثَةَ أَيَّامٍ إِلَّا رَمۡزٗاۗ وَٱذۡكُر رَّبَّكَ كَثِيرٗا وَسَبِّحۡ بِٱلۡعَشِيِّ وَٱلۡإِبۡكَٰرِ ٤١

He said, "My Lord, make for me a sign." He said, "Your sign is that you will not [be able to] speak to the people for three days except by gesture. And remember your Lord much and exalt [Him with praise] in the evening and the morning."

Ai(Zekeria)tha: “O Zoti im! Më shfaq mua një Shenjë!” –Kuptimi: O Zot, më jep një shenjë që të më tregojë se fëmija vërtet do të më dhurohet.Ai(Allahu)tha: “Shenja është që, për tri ditë, ti nuk do të mund t’i flasësh asnjë njeriu, përveçse me gjeste. -Atëherë, Allahu i Lartësuar e njoftoi se shenja do të ishte një paaftësi për të folur me njerëzit, pa pasur asnjë defekt fizik tek ai. Ai, thjesht, nuk do të mund t’u fliste njerëzve me gojë, por do të komunikonte veç me gjeste. Nëse një njeri i aftë për të folur nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë, kjo është vërtet një shenjë e madhe, e cila përshtatet shumë me përgëzimin për fëmijë. Me këtë shenjë, sikur na jepet të kuptojmë se shkaqet dhe mundësitë, edhe nëse ekzistojnë, mund të bëhen të pavlefshme dhe jo ndikuese për të sjellë pasojat e tyre, ashtu sikurse edhe pasojat mund të ekzistojnë pa qenë e nevojshme të ekzistojnë shkaqet e tyre. Në përfundim, kjo tregon se, si shkaqet, ashtu edhe aftësia e tyre vepruese për të sjellë pasojat, të gjitha janë të nënshtruara ndaj vullnetit dhe përcaktimit të Allahut të Urtë e të Plotpushtetshëm. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Zekeria nuk foli për tri ditë rresht.Përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje Atë çdo mbrëmje e mëngjes!” -Allahu i Lartësuar e urdhëroi Zekerian që, gjatë kësaj kohe, të kujtonte Allahun e Lartësuar dhe ta madhëronte Atë shumë, mëngjes e mbrëmje. E kështu, Zekeria dilte para popullit dhe nuk fliste dot, por u komunikonte me shenja atyre që ta madhëronin dhe ta përmendnin shumë Allahun e Lartësuar. Në një ajet tjetër të Kur’ânit thuhet: “Ai (Zekerija) tha: “O Zoti im! Më jep mua një Shenjë!” Ai (Allahu) tha: “Shenja jote do të jetë që nuk do të mund t’i flasësh akujt për tri net”. Dhe Zekeria doli prej faltores para popullit të vet dhe u tha me shenja: "Madhërojeni Allahun mëngjes e mbrëmje!” [Merjem 10, 11]. Pra, Zekeria i këshilloi ata që ta kujtonin dhe ta madhëronin sa më shumë Allahun e Lartësuar, në mëngjes dhe në mbrëmje.

3:42Page 55

وَإِذۡ قَالَتِ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرۡيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ ٱصۡطَفَىٰكِ وَطَهَّرَكِ وَٱصۡطَفَىٰكِ عَلَىٰ نِسَآءِ ٱلۡعَٰلَمِينَ ٤٢

And [mention] when the angels said, "O Mary, indeed Allāh has chosen you and purified you and chosen you above the women of the worlds.

Kujto kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur dhe të ka pastruar ty. Ai të ka zgjedhur ty mbi të gjitha gratë e botës.”. -Allahu i Lartësuar na tregon kështu për vlerat e larta të kësaj gruaje. Melekët iu drejtuan asaj me këto fjalë të mrekullueshme, të cilat ia mbushën zemrën. E si të mos kënaqesh, kur dëgjon prej melekëve se Allahu i Lartësuar të ka zgjedhur e të ka dalluar mbi të tjerët?! Jo vetëm kaq, por madje të ka pastruar edhe nga çdo cilësi e mangët dhe e ulët. Allahu i Lartësuar e ka përdorur dy herë fjalën ‘iŝŧafâki’ – të dalloi, të veçoi. Herën e parë, kur thuhet: “In-nell-llâhe-ŝŧafâki”, ajo ka kuptimin: “Allahu të dalloi ty, duke të dhuruar cilësi të mrekullueshme dhe duke të pajisur me vlera të larta, në krahasim me njerëzit e tjerë”. Në rastin e dytë, Allahu thotë: “Ue-ŝŧafâki alâ nisãil-âlemîn”, domethënë: “të veçoi mbi gratë e botës”. Ky lloj veçimi mund të jetë bërë ndër të gjitha gratë e botës të kohës së saj, ose edhe ndër gratë e botës të të gjitha kohërave. Ky prestigj nuk cenohet aspak nga fakti që atë e kanë merituar edhe gra të tjera, siç ishin dy nga bashkëshortet e Profetit, Hadixhja dhe Aishja, dhe vajza e tij, Fatimja. Të gjitha këto kanë qenë gra të shkëlqyera, të përzgjedhura dhe të dalluara nga të tjerat, mbështetur kjo në dëshminë e vetë Zotit të botëve. Vetë melekët e njoftuan atë se Allahu i Lartësuar e kishte dalluar mbi të gjitha gratë e botës, dhe kjo ishte një mrekulli e madhe, ose një dhuratë që meritonte një mirënjohje të thellë për dhuruesin e saj. Për këtë arsye, menjëherë pas përgëzimit, erdhi ky udhëzim:

3:43Page 55

يَٰمَرۡيَمُ ٱقۡنُتِي لِرَبِّكِ وَٱسۡجُدِي وَٱرۡكَعِي مَعَ ٱلرَّٰكِعِينَ ٤٣

O Mary, be devoutly obedient to your Lord and prostrate and bow with those who bow [in prayer]."

“O Merjeme! Adhuroje Zotin tënd me përkushtim! Bëj sexhde (e ruku)dhe falu për Zotin tënd, bashkë me të tjerët që falen!” -Pas mirësisë që i dhuroi, Allahu i Lartësuar e urdhëroi Merjemen, së pari, për adhurim të vazhdueshëm, duke qenë gjithnjë e bindur ndaj Tij, e motivuar nga dashuria dhe e mbushur me përulësi. Së dyti, Allahu e urdhëroi Merjemen për të falur namaz. Është përmendur në mënyrë të veçantë sexhdeja dhe rukuja, sepse ato janë shprehje të nënshtrimit dhe përuljes së thellë ndaj Allahut të Lartësuar. Në të vërtetë, Merjemeja i kreu të gjitha porositë e Zotit, duke treguar qartë bindjen e saj të plotë dhe adhurimin e sinqertë për Krijuesin e saj, për Allahun e Lartësuar. Ishte Allahu i Lartësuar që i tregoi Profetit të Tij të mëshirës, Muhamedit (a.s.), rreth këtyre ngjarjeve të hershme e të panjohura asokohe. Profeti (a.s.) nuk kishte asnjë mënyrë e mundësi për të njohur ato ngjarje të vërteta, prandaj i Lartësuari thotë:

3:44Page 55

ذَٰلِكَ مِنۡ أَنۢبَآءِ ٱلۡغَيۡبِ نُوحِيهِ إِلَيۡكَۚ وَمَا كُنتَ لَدَيۡهِمۡ إِذۡ يُلۡقُونَ أَقۡلَٰمَهُمۡ أَيُّهُمۡ يَكۡفُلُ مَرۡيَمَ وَمَا كُنتَ لَدَيۡهِمۡ إِذۡ يَخۡتَصِمُونَ ٤٤

That is from the news of the unseen which We reveal to you, [O Muḥammad]. And you were not with them when they cast their pens1 as to which of them should be responsible for Mary. Nor were you with them when they disputed.

Këto janë disa nga lajmet e fshehta që po t’i shpallim ty(o Muhamed). –Kuptimi: Këto janë histori që vijnë vetëm me shpallje nga Zoti i botëve, i Cili di gjithçka, dhe nuk janë fjalë nga mendja e Muhamedit (a.s.) dhe as të huazuara nga të tjerë. Allahu i Lartësuar e përforcon këtë të vërtetë me fjalët:Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri-tjetrin. -Nëna e Merjemes, kur lindi Merjemen, shkoi te kujdestarët që shërbenin në Shtëpinë e Shenjtë, për t’u dhuruar vajzën, që edhe ajo të ishte shërbyese e shtëpisë së Zotit, ashtu sikurse bëri premtimin. Por ata filluan të grindeshin me njëri-tjetrin se cili do të ishte kujdestari i saj. Atëherë, ata vendosën që të hidhnin short se kujt do t’i takonte detyra e kujdestarisë së Merjemes. Ata duhet të hidhnin kalema druri në lumë. Ai njeri, kalemi i të cilit nuk do të ecte me rrjedhën, por do të qëndronte në vend, do të fitonte të drejtën e kujdestarisë së Merjemes, dhe ky qe më i miri i tyre, Zekeria, Profeti i Allahut. Kështu, kuptimi i ajetit është: Duke qenë se ti, o Muhamed, nuk ishe mes tyre dhe as ti e as populli yt nuk keni dije rreth këtyre ngjarjeve të vërteta, që edhe ata (ithtarët e Librit) i pranojnë dhe i dinë imtësisht, atëherë kuptohet lehtësisht se ti je Profet i Zotit, sepse rruga e vetme e informacionit mbetet shpallja e Zotit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të ditur këto histori të largëta, përveç shpalljes nga Zoti i Gjithëditur. Atëherë, është e detyrueshme për të gjithë ithtarët e Librit që të pranojnë se ti je Profeti i Zotit dhe që të pasojnë udhëzimin e sjellë prej teje. Ti je Profet i vërtetë, i dërguar prej Allahut, Zotit të gjithësisë. Ata janë të detyruar që të të binden për të zbatuar udhëzimet e tua, nëse duan shpëtimin. Allahu i Lartësuar përdor të njëjtën mënyrë argumentimi në disa ajete të tjera, si për shembull, kur thotë: “Dhe ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit, ku Allahu i foli Musait), kur Ne ia besuam Musait shpalljen dhe as nuk ishe dëshmitar në atë ngjarje. Ne krijuam breza të shumtë dhe koha (mes teje dhe Musait) është shumë e largët. Dhe ti nuk ishe banor në mesin e popullit të Medjenit, që të mund t’u tregoje këtyre (saktësisht) Argumentet Tona. Por, jemi Ne që dërgojmë profetë (dhe i njoftojmë për gjithçka). Ti nuk ke qenë as pranë malit Tur, kur Ne i thirrëm (Musait). Por, (ti je dërguar) si mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli tek i cili nuk pati ardhur ndonjë profet para teje, që ata të marrin mësim.” [Kasas 44-46]. Ose: “S’ka dyshim se Ai që ta urdhëroi Kur’anin ty, Ai do të të kthejë ty në Vendin e Premtuar. Thuaj: “Zoti im e di më sëmiri kush është ai që sjell udhëzimin e vërtetë dhe kush është në humbje të sigurt”. Dhe ti nuk ke shpresuar (ndonjëherë) se do të të shpallej Libri (Kur'ani), por kjo është mëshirë e Zotit tënd. Prandaj ti kurrë mos u bëj ndihmëtar i jobesimtarëve.” [Kasas 86]. Ose: "Po kështu Ne të shpallëm ty Libër (jetëdhënës) prej Nesh. Ti nuk dije çfarë ishte Libri dhe as ç’ishte imani, por Ne e bëmë atë dritë, me të cilën e udhëzojmë në rrugë të drejtë atë që Ne dëshirojmë prej robërve Tanë. Pa dyshim, edhe ti udhëzon në rrugën e drejtë. Në rrugën e Allahut, të Cilit i takon ç'ka në qiej dhe ç'ka në Tokë. Ta dini, se tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” [Shura 52-53].

3:45Page 55

إِذۡ قَالَتِ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ يَٰمَرۡيَمُ إِنَّ ٱللَّهَ يُبَشِّرُكِ بِكَلِمَةٖ مِّنۡهُ ٱسۡمُهُ ٱلۡمَسِيحُ عِيسَى ٱبۡنُ مَرۡيَمَ وَجِيهٗا فِي ٱلدُّنۡيَا وَٱلۡأٓخِرَةِ وَمِنَ ٱلۡمُقَرَّبِينَ ٤٥

[And mention] when the angels said, "O Mary, indeed Allāh gives you good tidings of a word1 from Him, whose name will be the Messiah, Jesus, the son of Mary - distinguished in this world and the Hereafter and among those brought near [to Allāh].

Kujto(o Muhamed)kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të jep ty lajmin e mirë(për një djalë të krijuar)me “Fjalën” e Tij(Bëhu!). Emri i tij do të jetë Mesih, Isa, biri i Merjemes.... –Ndër shumë sihariqe të tjera, melekët i dhanë Merjemes lajmin më të mrekullueshëm prej Zotit të tyre. Ata e përgëzuan se Allahu do t’i dhuronte asaj Isain (a.s.), një fëmijë të krijuar nga Fjala e Tij “Bëhu!” e që do të ishte profet dhe adhurues i madh i Zotit të gjithësisë. Isai (a.s.) u quajt “Fjala e Allahut”, sepse ai erdhi në ekzistencë me fjalën e Zotit “Kun” (Bëhu), dhe jo nga shkaqet e njohura njerëzore për sjelljen e fëmijëve në jetë. Allahu i Lartësuar e bëri Isain një nga çudirat e krijimit të Tij. Allahu i Lartësuar dërgoi te Merjemja Xhibrilin (a.s.), melekun madhështor dhe të pastër, duke e urdhëruar që të frynte prej shpirtit të tij të pastër në të çarën e këmishës së saj. Kështu e krijoi Allahu i Lartësuar shpirtin e Isait. Ai ishte një krijesë, një shpirt, i krijuar nga Allahu i Lartësuar në një mënyrë të jashtëzakonshme, prandaj u quajt “Rûĥull-llâh”, domethënë: “Shpirt prej Zotit”. Përveç mënyrës së krijimit të tij, ky Profet do të dallohej edhe me cilësi të tjera të mrekullueshme.Ai do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në Ahiret. Ai do të jetë një nga më të afërmit (të përzgjedhurit e Allahut).” –Kështu, ai do të ketë famë të madhe në këtë jetë. Ai do të jetë një nga profetët më të shquar të kohërave. Ai do të sjellë një ligj jete dhe do të ketë shumë pasues, që do të ndjekin udhëzimin për të adhuruar një Zot të vetëm, Allahun e Lartësuar, i Cili do ta ngrejë famën e tij nga lindja në perëndim. Edhe në botën tjetër ai do të jetë i famshëm dhe i afruar tek Zoti i gjithësisë. Isai (a.s.) do të jetë, në fakt, një prej më të shquarve të afruar tek Allahu i Lartësuar.

3:46Page 56

وَيُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِي ٱلۡمَهۡدِ وَكَهۡلٗا وَمِنَ ٱلصَّٰلِحِينَ ٤٦

He will speak to the people in the cradle and in maturity and will be of the righteous."

“Ai do t'u flasë njerëzve që në djep, por dhe kur të rritet. -Kjo qe një mrekulli e Allahut: një foshnjë që u fliste njerëzve. Jo thjesht u fliste, por u thoshte fjalë të urta, që i udhëzonin ata në gjithçka të mirë dhe të dobishme për jetën e tyre. Ato ishin fjalë që tregonin shpëtimin dhe suksesin në të dyja jetët, domethënë fjalë tipike për profetët e Zotit. Kjo qe shenjë se ai do të ishte një profet, që do t’i drejtonte njerëzit në adhurimin dhe përkushtimin ndaj Zotit të tyre të vetëm, Allahut të Lartësuar. E folura e tij në djep qe një mrekulli, me anë të së cilës forcohej besimi dhe siguria e besimtarëve të sinqertë dhe, në të njëjtën kohë, humbte çdo mundësi justifikimi e mohuesve dhe e atyre që refuzonin të adhuronin Zotin e botëve, Allahun e Lartësuar. Kjo mrekulli tregonte se Isai (a.s.) ishte profet i vërtetë, i zgjedhur nga Zoti i botëve, dhe adhurues i sinqertë i Tij. Ajo vinte si mirësi dhe si tregues i pastërtisë së Merjemes, nënës së Isait (a.s.). Ajo ishte e pastër dhe e ruajtur nga çdo e keqe, ndryshe nga çfarë shpifin për të armiqtë e Zotit.Ai do të jetë prej të mirëve.” -Ky ishte një përgëzim, se Allahu do t’i falte Isait (a.s.) dhunti të jashtëzakonshme, sikurse ka bërë me të gjithë profetët e Tij. Isai (a.s.) do të ishte një prej profetëve më të mëdhenj. Të gjitha këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme për Merjemen dhe tregime për Isain, Profetin e Zotit të gjithësisë. Më pas:

3:47Page 56

قَالَتۡ رَبِّ أَنَّىٰ يَكُونُ لِي وَلَدٞ وَلَمۡ يَمۡسَسۡنِي بَشَرٞۖ قَالَ كَذَٰلِكِ ٱللَّهُ يَخۡلُقُ مَا يَشَآءُۚ إِذَا قَضَىٰٓ أَمۡرٗا فَإِنَّمَا يَقُولُ لَهُۥ كُن فَيَكُونُ ٤٧

She said, "My Lord, how will I have a child when no man has touched me?" [The angel] said, "Such is Allāh; He creates what He wills. When He decrees a matter, He only says to it, 'Be,' and it is.

Ajo tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur s’më ka prekur njeri?!” –Në rrugë të zakonshme natyrale, fëmija nuk mund të vijë në jetë pa u hedhur disa hapa paraprakë. Për këtë arsye, Merjemeja pyet: ‘Kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë me dorë, si do të kem fëmijë?!’ Kjo qe një habi nga ana e saj dhe aspak shenjë dyshimi a mosbesimi. Ajo nuk kishte asnjë dyshim në fuqinë absolute të Allahut të Lartësuar për të bërë gjithçka.Ai (Allahu)tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet.”. -Melekët e lajmëruan atë që edhe kjo, si shumë mirësi të tjera të dhëna nga Zoti i saj, do të ishte një mrekulli. Nëse Allahu i Gjithëpushtetshëm dëshiron diçka, thjesht i thotë “Bëhu”, dhe ajo bëhet. Mjafton ky fakt i madhështisë së të Gjithëpushtetshmit, dhe çdo gjë bëhet e qartë dhe e kuptueshme për t’u pranuar dhe besuar. Këtu nuk mund të lihet pa u përmendur edhe diçka shumë e bukur. Nëpërmjet këtyre ngjarjeve që Allahu i Lartësuar u sjell krijesave me kaq vërtetësi, kuptohet urtësia absolute e Tij, e pikërisht nga mënyra e përshkallëzuar me të cilën Ai na i rrëfen ato. Fillimisht, Allahu i Lartësuar tregon disa ngjarje të çuditshme, pastaj sjell të tjera që janë edhe më të çuditshme se ato të parat. Kështu, për shembull, në fillim, tregohet për ushqimin që i sillej Merjemes, pa mund e pa lodhje nga ana e saj, si dhuratë prej Zotit dhe drejtpërdrejt nga Ai. Pastaj tregohet për lindjen e Jahjas, babai i të cilit ishte i thyer në moshë, ndërsa nëna e tij ishte beronjë. Më tej, vijohet me lindjen e Isait (a.s.) pa baba, pa ndërhyrjen e mashkullit. Kjo, pa dyshim, është urtësia madhështore e Krijuesit në përkujdesjen e Tij ndaj njerëzve, që ata të besojnë dhe të binden plotësisht se Allahu është i Plotfuqishëm. Ai vepron atë që dëshiron. Nëse dëshiron që diçka të ekzistojë, ajo vjen në ekzistencë. Nëse dëshiron që diçka të mos jetë, ajo kurrë nuk ka për të ekzistuar. Më pas, Allahu i Lartësuar na tregon më hollësisht rreth adhuruesit dhe Profetit të Tij, Isait (a.s.).

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском