As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
As-Saffat 37:133–182
37:133–134Page 451
وَإِنَّ لُوطٗا لَّمِنَ ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٣٣
And indeed, Lot was among the messengers.
إِذۡ نَجَّيۡنَٰهُ وَأَهۡلَهُۥٓ أَجۡمَعِينَ ١٣٤
[So mention] when We saved him and his family, all,
Edhe Luti qe prej të dërguarve Tanë. Kujto, kur Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij! - Allahu i Madhëruar lëvdon Profetin e Tij të dashur Lutin. Ai e dalloi atë duke e bërë profet. Luti ishte ftues i njerëzve në rrugën e Zotit dhe mësues i të mirës. Ai e paralajmëroi popullin e tij që t'i largoheshin shirkut dhe poshtërsive. Më pas, kur ata nuk e dëgjuan dhe nuk pranuan të bindeshin, Allahu i Madhëruar e shpëtoi Lutin dhe familjen e tij. Ata u nisën në udhëtimin e shpëtimit natën herët, duke shpëtuar nga dënimi i ashpër që e mbuloi atë vend.
37:135Page 451
إِلَّا عَجُوزٗا فِي ٱلۡغَٰبِرِينَ ١٣٥
Except an old woman [i.e., his wife] among those who remained [with the evildoers].
Përveç një plake(gruas së tij), që mbeti me të dënuarit. - Ajo ishte gruaja e Lutit. Ajo mbeti me ata që u ndëshkuan, sepse nuk e pasoi fenë e Lutit dhe e refuzoi besimin e tij.
Pastaj Ne i shkatërruam të tjerët. - Allahu i Lartësuar e ktheu përmbys atë vend. Në ajete të tjera thuhet: “Në kohën e lindjes së diellit, ata i përfshiu një ushtimë e tmerrshme. Dhe Ne i përmbysëm (Qytetet) dhe lëshuam mbi ta reshje si deltinë e pjekur.” Mbetën ashtu, derisa u ftohën.
37:137Page 451
وَإِنَّكُمۡ لَتَمُرُّونَ عَلَيۡهِم مُّصۡبِحِينَ ١٣٧
And indeed, you pass by them in the morning
Ju(o banorë të Mekës) me siguri kaloni aty pranë(rrënojave)ditën dhe natën (gjatë udhëtimeve). - Ju kaloni pranë vendbanimeve të tyre gjatë ditës dhe natën. Ju kaloni shpesh në ato vende dhe e dini shumë mirë se çfarë u ndodhi atyre.
Atëherë, a nuk po llogjikoni? - A nuk mendoni për këto shenja e argumente të lëna nga Zoti dhe të hiqni dorë nga çdo veprim që është i dënueshëm?!
Edhe Junusi qe nga të dërguarit Tanë. - Allahu i Madhëruar e lëvdon adhuruesin dhe Profetin e Tij të dashur, Junusin të birin e Metteas ashtu siç lëvdoi edhe vëllezërit e tij profetë. Ai e dalloi atë duke e bërë profet dhe e ngarkoi me misionin që të ftonte njerëzit në rrugën e Allahut. Allahu i Madhëruar na tregon se Junusi kaloi një sprovë, por Ai e shpëtoi për shkak të imanit të çiltër dhe për shkak të veprave të tij të mira.
37:140–141Page 451
إِذۡ أَبَقَ إِلَى ٱلۡفُلۡكِ ٱلۡمَشۡحُونِ ١٤٠
[Mention] when he ran away to the laden ship.
فَسَاهَمَ فَكَانَ مِنَ ٱلۡمُدۡحَضِينَ ١٤١
And he drew lots1 and was among the losers.
Kujto kur ai vrapoi(si një rob i aratisur)drejt anijes që ishte e mbushur plot e përplot(me udhëtarë)! Dhe hodhi short(me udhëtarët se kush duhej flakur nga anija), por humbi(ndaj e hodhën në det). -Junusi u largua, duke bërë kështu një vepër që Zoti nuk e donte. Ai mendoi se Zoti nuk do ta ndëshkonte për të. Allahu i Madhëruar nuk na ka treguar se çfarë vepre bëri Junusi, që Ai nuk e pëlqeu, sepse, me sa duket, është e panevojshme; në të kundërt, do të na kishte njoftuar. E rëndësishme në gjithë këtë histori është se Junusi bëri një gabim, për të cilin Zoti i dha një mësim të mirë, edhe pse ai ishte nga profetët e Tij të nderuar. Sidoqoftë, Allahu e shpëtoi, pas këtij mësimi që i dha, dhe largoi nga ai çdo vuajtje. Allahu i Madhëruar bëri të mundur që më pas të ndodhnin shumë gjëra të mira, që do të rregullonin gjendjen e Profetit. Kur Junusi u largua, shkoi në një anije, e cila, siç thotë Zoti: "ishte e mbushur plot e përplot (me udhëtarë)”, pra, ishte e tejmbushur me njerëz. Kur panë se anija ishte tej mase e rënduar dhe në rrezik për t’u mbytur të gjithë, njerëzit vendosën që ta lehtësonin peshën e saj duke hedhur në det disa nga udhëtarët. Duke qenë se nuk mund ta zgjidhnin se kë do të hidhnin, ata vendosën ta bënin me short. Kujt t’i binte shorti, do të hidhej në det. Kur Allahu i Lartësuar dëshiron diçka, e lehtëson rrugën e realizimit të saj. Allahu tha: "... Dhe hodhi short (me udhëtarët se kush duhej flakur nga anija), por humbi (ndaj e hodhën në det)." Pra, shorti i ra Junusit (a.s), dhe kështu ata e hodhën në det.
37:142Page 451
فَٱلۡتَقَمَهُ ٱلۡحُوتُ وَهُوَ مُلِيمٞ ١٤٢
Then the fish swallowed him, while he was blameworthy.1
Atë e gëlltiti peshku i madh dhe e meritoi atë dënim. - Një peshk i madh e gëlltiti Junusin pikërisht sepse ai kishte bërë një vepër që kishte zemëruar Zotin. Por Allahu i Lavdëruar thotë:
37:143–144Page 451
فَلَوۡلَآ أَنَّهُۥ كَانَ مِنَ ٱلۡمُسَبِّحِينَ ١٤٣
And had he not been of those who exalt Allāh,
لَلَبِثَ فِي بَطۡنِهِۦٓ إِلَىٰ يَوۡمِ يُبۡعَثُونَ ١٤٤
He would have remained inside its belly until the Day they are resurrected.1
E sikur të mos kishte qenë prej atyre që e madhërojnë shumë Zotin(me tesbih), Ai do të mbetej në barkun e peshkut deri në Ditën e Ringjalljes. -Më parë, Junusi kishte qenë adhurues i mirë dhe e lavdëronte Allahun me tesbih dhe tahmid. Madje, edhe në barkun e peshkut të madh, ai lutej me përgjërim e pendim: "(Kujto) Edhe Dhen-nunin (Junusin) kur iku i zemëruar (prej popullit të tij) dhe mendoi se nuk do ta dënonim! Por, në thellësitë e errësirës, ai tha: “Nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim) përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Unë i bëra padrejtësi vetes sime!” Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga trishtimi. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët." [Junus 87, 88]. Nëse nuk do të kishte bërë vepra të mira dhe të sinqerta më parë: "Ai do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri në Ditën e Ringjalljes." Ai peshk do të ishte varri i tij, por Allahu e shpëtoi pikërisht për adhurimet e tij të sinqerta dhe lavdërimet e shumta për Të. Kështu i shpëton Allahu besimtarët e sinqertë, kur ata bien në vështirësi. Gjynahet e tyre nuk e bëjnë Allahun të harrojë mirësitë, adhurimet dhe sinqeritetin e tyre.
37:145Page 451
۞ فَنَبَذۡنَٰهُ بِٱلۡعَرَآءِ وَهُوَ سَقِيمٞ ١٤٥
But We threw him onto the open shore while he was ill.
Ne e nxorëm atë në një breg të zhveshur e të shkretë, -Peshku e hodhi në një tokë të shkretë, ku nuk banonte askush, dhe ndoshta ishte e shkretë edhe nga bimësia dhe pemët, pra, që nuk mund të gjeje asnjë hije ku të fusje kokën.ashtu të sëmurë. - Junusi ishte në një gjendje shumë të rëndë, i sëmurë dhe i lënduar thellë në shpirt. Ai ishte i dëmtuar në trup për shkak të qëndrimit të gjatë në barkun e peshkut. Ai dukej si një zog i vogël i sapodalë nga veza.
37:146Page 451
وَأَنۢبَتۡنَا عَلَيۡهِ شَجَرَةٗ مِّن يَقۡطِينٖ ١٤٦
And We caused to grow over him a gourd vine.1
Dhe bëmë që të mbijë pranë tij një bimë kungulli. - Kjo i mundësoi që të kishte hije të gjerë dhe që t'i mbante larg insektet dëmtuese. Kështu po dukeshin mëshira dhe përkujdesi i Zotit, pas këtij mësimi të mirë. Pasi e shëroi dhe u kujdes për të, Allahu i Madhëruar vijoi ta plotësonte mirësinë e Tij ndaj Junusit, Profetit të tij të dashur, të cilin dëshiroi ta mësonte dhe edukonte.
37:147Page 451
وَأَرۡسَلۡنَٰهُ إِلَىٰ مِاْئَةِ أَلۡفٍ أَوۡ يَزِيدُونَ ١٤٧
And We sent him1 to [his people of] a hundred thousand or more.
Pastaj, Ne e dërguam atë(me detyrë)te njëqind mijë e më shumë(njerëz)- Ai e dërgoi si profet në një popull që ishte më shumë se 100 mijë njerëz. Kjo ishte një ndër mirësitë më të mëdha që Allahu i Lartësuar i dhuroi Junusit.
37:148Page 451
فَـَٔامَنُواْ فَمَتَّعۡنَٰهُمۡ إِلَىٰ حِينٖ ١٤٨
And they believed, so We gave them enjoyment [of life] for a time.
dhe ata i besuan. -Të gjithë ata e besuan dhe e pasuan Junusin, dhe kështu ata do të përfshihen në peshoren e tij të mirësive.Ne i lamë të jetonin për një kohë. - Zoti e largoi dënimin nga populli i Junusit, edhe pse ai gati sa nuk i përfshiu të gjithë. I Lartësuari thotë: "Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar." [Junus 98.]
37:149Page 451
فَٱسۡتَفۡتِهِمۡ أَلِرَبِّكَ ٱلۡبَنَاتُ وَلَهُمُ ٱلۡبَنُونَ ١٤٩
So inquire of them, [O Muḥammad], "Does your Lord have daughters while they have sons?1
Tani pyeti ata(o Muhamed): “Vallë Zotit tënd i takojnë vajzat, kurse atyre u takojnë djemtë?” -Pyeti këta idhujtarë, që adhurojnë idhuj ose melekët, duke pretenduar se melekët janë bijat e Allahut! Folu atyre që i bëjnë shirk Zotit dhe e përshkruajnë atë me diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij. Vallë, Zotit i takojnë vajzat, kurse atyre djemtë? Ky është një gjykim shumë i keq, së pari, sepse pretendon se Zoti ka fëmijë dhe, së dyti, pretendon se Atij i takon ajo kategori e fëmijëve që konsiderohet më pak e preferuar ndër ju dhe të cilën ju nuk i doni për veten tuaj. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: "Ata shpifin se Allahu ka (si fëmijë) vajzat - i pastër qoftë Ai nga përshkrimet e tyre! - ndërsa për veten e tyre zgjedhin çfarë ua ka ënda (djemtë). Kur ndonjëri prej tyre përgëzohet se i ka lindur vajzë, fytyra i nxihet dhe ai mbushet plot dëshpërim. Fshihet prej njerëzve për shkak të së keqes që i përcjellin. A ta mbajë atë, ashtu i turpëruar, apo ta mbulojë atë (të gjallë) në dhé? Sa i keq është gjykimi i tyre!" [Nahl 57 – 59]. Ata bënë padrejtësi edhe në një aspekt tjetër, kur thanë se melekët janë bija të Zotit. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar e nxjerr në pah mashtrimin e tyre, kur thotë:
37:150Page 451
أَمۡ خَلَقۡنَا ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ إِنَٰثٗا وَهُمۡ شَٰهِدُونَ ١٥٠
Or did We create the angels as females while they were witnesses?"
Mos vallë Ne i krijuam melekët femra dhe ata ishin dëshmitarë? - Mos, vallë, ishin dëshmitarë kur Zoti i krijoi melekët? Kjo tregon se ata i thanë ato fjalë pa asnjë lloj diturie, pra, ishin thjesht trillime pa bazë për Zotin. Të shumta janë shpifjet dhe trillimet e tyre për Zotin.
37:151Page 451
أَلَآ إِنَّهُم مِّنۡ إِفۡكِهِمۡ لَيَقُولُونَ ١٥١
Unquestionably, it is out of their [invented] falsehood that they say,
Vini re se si trillojnë e thonë:“Allahu ka lindur fëmijë.” - Duke gënjyer haptas, ata thanë: “Allahu ka lindur fëmijë.”
37:152Page 451
وَلَدَ ٱللَّهُ وَإِنَّهُمۡ لَكَٰذِبُونَ ١٥٢
"Allāh has begotten," and indeed, they are liars.
Nuk ka dyshim se ata janë gënjeshtarë. - Pa dyshim që kjo është gënjeshtër dhe ata janë mashtrues.
Mos, vallë, Ai i ka bërë vajzat më të zgjedhura se djemtë? - Mos, vallë, Zoti e bëri këtë përzgjedhje? Ç’është ky gjykim i padrejtë?!
37:154–155Page 452
مَا لَكُمۡ كَيۡفَ تَحۡكُمُونَ ١٥٤
What is [wrong] with you? How do you make judgement?
أَفَلَا تَذَكَّرُونَ ١٥٥
Then will you not be reminded?
Ç'është me ju, si gjykoni kështu? A nuk po mendoni? - A nuk po mendoni fare në ato që thoni? Nëse do të mendoheshit, nuk do të nxirrnit të tilla shpifje.
Apo mos vallë keni ndonjë provë të sigurt për atë që thoni?! - Mos, vallë, keni ndonjë argument të fortë dhe të qartë nga ndonjë Shpallje e Zotit ose nga ndonjë profet? Asgjë nga këto nuk është dhe nuk do të ndodhë.
37:157Page 452
فَأۡتُواْ بِكِتَٰبِكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٥٧
Then produce your scripture, if you should be truthful.
Atëherë silleni librin tuaj, nëse thoni të vërtetën! - Kështu, çdokush që bën një pohim për Allahun e nuk sjell asnjë argument të pranueshëm nga ligji i Allahut, ai konsiderohet mashtrues dhe i padrejtë, që ka bërë një padrejtësi shumë të madhe, që ka folur për Allahun pa dije.
37:158Page 452
وَجَعَلُواْ بَيۡنَهُۥ وَبَيۡنَ ٱلۡجِنَّةِ نَسَبٗاۚ وَلَقَدۡ عَلِمَتِ ٱلۡجِنَّةُ إِنَّهُمۡ لَمُحۡضَرُونَ ١٥٨
And they have made [i.e., claimed] between Him and the jinn a lineage, but the jinn have already known that they [who made such claims] will be brought [to punishment].
Ata(idhujtarët)kanë trilluar edhe lidhje farefisnore mes Tij dhe xhindeve. Por, xhindet e dinë mirë se ata(idhujtarët)do të jenë në zjarr. - Këta idhujtarë shpifin e thonë se melekët janë bijat e Allahut, kurse nënat e tyre janë femrat e xhindëve. Kështu, ata shpifin se mes Allahut dhe xhindëve ekziston një lidhje e tillë. E si mund të jetë kështu, kur xhindët e dinë mirë se do të ringjallen e do të merren në llogari në Ditën e Gjykimit dhe do të dënohen e shpërblehen si gjithë të tjerët?! Ata janë thjesht robër dhe krijesa të dobëta, prandaj si mund të pretendosh se kanë një lidhje të tillë me Allahun?
I madhëruar qoftë Allahu nga ajo që ata i përshkruajnë. - Allahu është Mbretëruesi i Madhëruar, Ai është i Plotë, Absolut, i Butë dhe i Mëshirshëm. Ai nuk nxitohet të ndëshkojë këta keqbërës, që e përshkruajnë me këto atribute jo të vërteta.
37:160Page 452
إِلَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٠
Except the chosen servants of Allāh [who do not share in that sin].
(Të gjithë ata trilluan gënjeshtra) Përveç robërve të sinqertë të Allahut. - Ai dëshmon se ajo me të cilën e përshkruajnë besimtarët e sinqertë është e drejtë, sepse ata e përshkruajnë Atë veçse me atë që është e drejtë dhe që i shkon madhështisë së Tij. Për këtë arsye, ata quhen të sinqertë dhe të vërtetë. Ata flasin veçse me argument dhe dritë nga Zoti.
37:161–163Page 452
فَإِنَّكُمۡ وَمَا تَعۡبُدُونَ ١٦١
So indeed, you [disbelievers] and whatever you worship,
مَآ أَنتُمۡ عَلَيۡهِ بِفَٰتِنِينَ ١٦٢
You cannot tempt [anyone] away from Him
إِلَّا مَنۡ هُوَ صَالِ ٱلۡجَحِيمِ ١٦٣
Except he who is to [enter and] burn in the Hellfire.1
E, as ju dhe as ata që ju i adhuroni(idhujt), Nuk mund ta çoni në humbje askënd, Përveç atyre që do të hidhen në Xhehenem. -Mësojeni dhe nguliteni mirë në mendje, o idhujtarë, se as ju dhe as ajo që ju adhuroni veç Allahut nuk mund që të devijoni dhe të largoni nga drita e Allahut askënd, veçse nëse Allahu e ka përcaktuar dhe e ka vendosur diçka të tillë. Vetëm ata që Zoti i ka vendosur më parë se do të jenë banorë të Zjarrit, vetëm ata janë të humbur, sepse udhëzimi dhe humbja janë tërësisht në dorë të Allahut dhe idhujtarët janë të pafuqishëm që të humbasin e të devijojnë dikë pa lejen dhe urtësinë e Allahut. Kjo tregon mangësinë e idhujve, nga njëra anë, dhe pushtetin e plotë të Allahut, nga ana tjetër. Për këtë arsye, as të mos ju shkojë ndër mend se mund të devijoni adhuruesit e Tij të sinqertë, që Ai i ka zgjedhur për Veten e vet. Ata janë "muflihin", pra, do të arrijnë çdo të mirë dhe do të shpëtojnë nga çdo e keqe, si në dynja, edhe në ahiret.
37:164Page 452
وَمَا مِنَّآ إِلَّا لَهُۥ مَقَامٞ مَّعۡلُومٞ ١٦٤
[The angels say],1 "There is not among us any except that he has a known position.2
Çdonjëri prej nesh(melekëve)ka një vend(e detyrë)të caktuar. - Në këtë ajet jepet pastërtia e melekëve nga ajo që idhujtarët shpifin për ta dhe faktin se ata janë robër të bindur dhe të mirë të Allahut. Ata kurrë nuk ia kthejnë fjalën Allahut, as edhe për një çast të shkurtër sa një pulitje sysh. Për secilin nga ata, Allahu ka dhënë një detyrë dhe pozicion të caktuar, që nuk e tejkalojnë apo ndryshojnë. Melekët nuk kanë asnjë çështje në dorë.
Ne(melekët)qëndrojmë të rreshtuar në rreshta(në adhurim për Zotin), - Ata rrinë të rreshtuar, të gatshëm për t'i shërbyer Allahut të Madhëruar dhe në bindje të urdhrave të Tij.
Dhe ne e lavdërojmë Atë(Allahun)me tesbih (duke thënë subhanall-llah). - Melekët e madhërojnë Allahun me tesbih, duke e dëlirësuar nga çdo mangësi apo përshkrim që nuk i shkon për shtat madhështisë së Tij. Atëherë, si mund të pretendohet se ata janë partnerë dhe ndihmës të Allahut? I lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar!
37:167–169Page 452
وَإِن كَانُواْ لَيَقُولُونَ ١٦٧
And indeed, they [i.e., the disbelievers] used to say,1
لَوۡ أَنَّ عِندَنَا ذِكۡرٗا مِّنَ ٱلۡأَوَّلِينَ ١٦٨
"If we had a message from [those of] the former peoples,
لَكُنَّا عِبَادَ ٱللَّهِ ٱلۡمُخۡلَصِينَ ١٦٩
We would have been the chosen servants of Allāh."
Dhe kishte nga ata(idhujtarët mekas)që thoshin: Sikur të kishim pasur ndonjë libër nga të parët Ne, me siguri do të kishim qenë rob të sinqertë të Allahut". Ata e mohojnë atë(Kur’anin). -Allahu i Lartësuar na njofton se idhujtarët shtireshin sikur donin që të ishin të udhëzuar, prandaj thoshin: "Po të kishim ndonjë libër nga të parët, do të ishim robër të sinqertë të Allahut. Po të na vinte edhe ne ndonjë shpallje e kujtim nga Zoti, ashtu siç u erdhën popujve të shkuar, ne do të ishim të sinqertë në adhurimin e Allahut si një i vetëm.” Por Allahu i Lartësuar thotë: "Ata e mohojnë atë (Kur’anin)." Domethënë, ata gënjenin, sepse atyre u erdhi Libri më i mirë, por refuzuan ta pasonin. Kështu u kuptua se ata e refuzonin me forcë dhe urrejtje të vërtetën, madje e luftonin atë. Por:
37:170Page 452
فَكَفَرُواْ بِهِۦۖ فَسَوۡفَ يَعۡلَمُونَ ١٧٠
But they disbelieved in it,1 so they are going to know.
Por, shpejt do ta mësojnë(çfarë i pret). - Ata do ta shohin ndëshkimin, kur t'i godasë. Gjithashtu, të mos mendojnë se në këtë botë kanë për të fituar mbi të vërtetën dhe pasuesit e saj. Allahu i Lavdëruar thotë:
37:171–173Page 452
وَلَقَدۡ سَبَقَتۡ كَلِمَتُنَا لِعِبَادِنَا ٱلۡمُرۡسَلِينَ ١٧١
And Our word [i.e., decree] has already preceded for Our servants, the messengers,
إِنَّهُمۡ لَهُمُ ٱلۡمَنصُورُونَ ١٧٢
[That] indeed, they would be those given victory
وَإِنَّ جُندَنَا لَهُمُ ٱلۡغَٰلِبُونَ ١٧٣
And [that] indeed, Our soldiers [i.e., the believers] will be those who overcome.1
Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne)dhe se Forcat Tona ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare. -Ky është premtimi i Allahut, që kurrë nuk mund të thyhet. Të dërguarit dhe adhuruesit e Tij të sinqertë kanë për të triumfuar gjithmonë! Ata do të arrijnë çdo mirësi e do të shpëtojnë nga çdo ligësi. Ata do të dalin fitimtarë mbi të gjithë të tjerët, sepse është Allahu Ai që u jep fitoren dhe i mbështet me ndihmën e Tij të fuqishme. Kështu, atyre u mundësohet që ta përkryejnë dhe shfaqin haptas fenë e tyre. Ky është një përgëzim i mrekullueshëm për të gjithë ata që përshkruhen si “xhundu-Allah” - ushtri e Allahut. Nëse i përmbahen dhe zbatojnë fenë e Allahut në veten e tyre dhe luftojnë kundër atyre që Allahu ka urdhëruar që të luftohen, atëherë ta dinë se fitorja është e tyre dhe Allahu është me ta.
Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe, - Ky është një urdhër drejtuar Profetit të Tij, që të distancohej nga ata që tregoheshin kokëfortë e nuk e pranonin të vërtetën, sepse tashmë nuk kishte mbetur gjë tjetër për ta, veçse t'u zbriste dënimi i Zotit.
37:175Page 452
وَأَبۡصِرۡهُمۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٥
And see [what will befall] them, for they are going to see.
Dhe vështro(kur t'i përfshijë ndëshkimi)se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët). - Le të presin dhe të shohin se si do t'i godasë dënimi i Allahut. Pa dyshim që ai do të bjerë i ashpër mbi ta.
37:176–177Page 452
أَفَبِعَذَابِنَا يَسۡتَعۡجِلُونَ ١٧٦
Then for Our punishment are they impatient?
فَإِذَا نَزَلَ بِسَاحَتِهِمۡ فَسَآءَ صَبَاحُ ٱلۡمُنذَرِينَ ١٧٧
But when it descends in their territory, then evil is the morning of those who were warned.
Mos vallë, ata duan ta shpejtojnë ndëshkimin tonë(për ta)?Kur, ai(dënimi)të zbresë, i keq do të jetë mëngjesi i atyre që qenë paralajmëruar. -Kur ai dënim të zbresë në vendin e tyre ose pranë tyre, ai do të jetë një agim i tmerrshëm, sepse është agimi i ligësisë, dënimit dhe shfarosjes. Më pas, Allahu i Lartësuar e porosit për t'u larguar prej tyre, duke paralajmëruar se koha e ndëshkimit po afron dhe shpejt do të përmbushet.
37:178–179Page 452
وَتَوَلَّ عَنۡهُمۡ حَتَّىٰ حِينٖ ١٧٨
And leave them for a time.
وَأَبۡصِرۡ فَسَوۡفَ يُبۡصِرُونَ ١٧٩
And see, for they are going to see.
Prandaj, largohu prej tyre për njëfarë kohe! Dhe vështro(kur t'i përfshijë ndëshkimi)se edhe ata do ta shohin (ndihmën tonë për besimtarët). -Për këtë arsye, ju mbetet veçse të shihni, sepse edhe ata të mjerë do të shohin atë që do t'i godasë. Në këtë sure u përmendën shumë nga fjalët e shëmtuara dhe trillimet e idhujtarëve për përshkrimin e Allahut. Për këtë arsye, në fund të kësaj sureje, Allahu i Madhëruar e dëlirëson Veten e vet nga ato shpifje e trillime dhe thotë:
37:180Page 452
سُبۡحَٰنَ رَبِّكَ رَبِّ ٱلۡعِزَّةِ عَمَّا يَصِفُونَ ١٨٠
Exalted is your Lord, the Lord of might, above what they describe.
I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata. - Pra, u dëlirësoftë dhe lartësoftë Zoti i krenarisë, Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka nën pushtetin dhe fuqinë e Tij. Allahu i Madhëruar qëndron lart dhe larg çdo përshkrimi të padenjë dhe të pavërtetë që idhujarët bëjnë për Të.
Paqja(e çdo mirësi) qoftë mbi të Dërguarit(e Allahut). - Paqja qoftë mbi të dërguarit, sepse ata janë të pastër dhe të ruajtur nga gjynahet dhe padrejtësitë. Ata janë të ruajtur në gjithçka me të cilën e përshkruajnë Krijuesin e qiejve dhe të Tokës.
Dhe të gjitha lavdërimet qofshin për Allahut, Zotin e gjithësisë! -Të gjitha lavdërimet pa përjashtim, me të gjitha shkaqet dhe me të gjitha rrugët e tregimit të tyre, i përkasin Allahut! Ai është i lavdëruar për të gjitha cilësitë e Tij të plota dhe madhështore, për të gjitha veprat e Tij të mrekullueshme, me të cilat Ai kujdeset për të gjithë botën dhe rregullon çështjet e saj. Ai është i lavdëruar për të gjitha mirësitë që dhuron dhe për të gjitha fatkeqësitë dhe ligësitë që largon e nga të cilat na ruan. Allahu kujdeset për krijimin e Tij dhe për të gjitha çështjet e tyre, sa herë që ato lëvizin ose qëndrojnë në prehje dhe në çdo gjendje e kohë. Allahu është Ai që i bën të gjitha dhe kujdeset për gjithçka. Ai është i pastër, i dëlirë dhe i lartësuar nga çdo mangësi e cenim. Ai është i Lavdëruari, sepse është i Plotë dhe Absolut në çdo aspekt. Atë e duan dhe e madhërojnë krijesat e zgjedhura. Profetët e Tij janë të dorëzuar ndaj Tij dhe Ai i ka siguruar nga çdo e keqe. Edhe ata që pasojnë profetët e Tij dhe shpalljet e Tij do të jenë të sigurt në këtë jetë dhe në ahiret, kurse armiqtë e tyre do të jenë të shkatërruar dhe të kërcënuar në të dyja jetët.Këtu përfundon tefsiri i sures Safat, që u shkrua nga dora e Abdurahman ibn Nasir el Sadi, në 6 Sheual të vitit 1343.Paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhamed! Të gjitha lavdërimet qofshin për Allahun, me bujarinë e të Cilit përkryhen veprat e mira!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences