As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Ash-Shuraa 42:16–26
42:16Page 485
وَٱلَّذِينَ يُحَآجُّونَ فِي ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا ٱسۡتُجِيبَ لَهُۥ حُجَّتُهُمۡ دَاحِضَةٌ عِندَ رَبِّهِمۡ وَعَلَيۡهِمۡ غَضَبٞ وَلَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٌ ١٦
And those who argue concerning Allāh after He has been responded to1 - their argument is invalid with their Lord, and upon them is [His] wrath, and for them is a severe punishment.
Ky është vazhdim dhe shpjegim i ajetit të mësipërm: “Nuk ka polemika mes nesh e jush!”. Kështu, Allahu i Madhëruar thotë:Ata që kundërshtojnë fenë e Allahut, pasi është pranuar(ndër njerëz), ... -Domethënë, ata të cilët polemizojnë rreth Allahut dhe fesë së drejtë me argumente të kota, të paqarta dhe të pabaza, - edhe pse këtë fe e kanë pranuar dhe ndjekur njerëzit e mençur, për shkak të argumenteve të qarta dhe fakteve të pamohueshme të saj, - në të vërtetë tregojnë se janë refuzues dhe armiq të së vërtetës, pasi ajo është bërë e qartë.... sjellin argumente që janë të pavlefshme te Zoti i tyre. -Argumentet e tyre janë të kota, të pavlefshme dhe të papranueshme tek Zoti i tyre, sepse ato synojnë që të mohojnë dhe të fshehin të vërtetën, që Zoti dëshiron të përhapet ndër njerëz. Çdo gjë që kundërshton dhe lufton të vërtetën është e kotë dhe e gabuar. Ajo shkakton zemërimin e të Plotpushtetshmit dhe, më pas, ndëshkim të rëndë.Mbi ta do të bjerë zemërimi i Tij dhe do të kenë një dënim të rëndë. - Ata e meritojnë këtë ndëshkim të rëndë, sepse i kanë kthyer shpinën udhëzimit të Zotit, që mbështetet në fakte të pakundërshtueshme.
42:17Page 485
ٱللَّهُ ٱلَّذِيٓ أَنزَلَ ٱلۡكِتَٰبَ بِٱلۡحَقِّ وَٱلۡمِيزَانَۗ وَمَا يُدۡرِيكَ لَعَلَّ ٱلسَّاعَةَ قَرِيبٞ ١٧
It is Allāh who has sent down the Book in truth and [also] the balance [i.e., justice]. And what will make you perceive? Perhaps the Hour is near.
Pasi bëri të ditur se argumentet e Tij janë të qarta, të padiskutueshme dhe të pranueshme nga çdokush që ka mirësi në shpirt, Allahu i Lartësuar tregon cilësitë themelore të Librit të Tij, madje të të gjitha shpalljeve që ai ka zbritur për njerëzit, që ata të mund të dallojnë lehtë të vërtetën nga e kota, të drejtën nga e padrejta:Allahu është Ai që e zbriti Librin me të vërtetën e sigurt dhe me drejtësinë. -Libri që Zoti e shpalli për njerëzit është Kur'ani. Ai u shpall me të vërtetën e qartë dhe në mënyrë të sigurt, pra, nëpërmjet Xhibrilit - besnikut të melekëve - tek Muhamedi - besniku i njerëzve. Kur'ani përmban drejtësinë, të vërtetën dhe dijen e sigurt nga çdo shtrembërim dhe dyshim. Ai është i gjithi i përbërë nga ajete të sqaruara plotësisht. Ajetet e tij janë thellësisht të kuptueshme dhe shtjellojnë çdo gjë që lidhet me besimin e drejtë dhe qëllimet hyjnore. Ai është treguesi më i mirë dhe më i besueshëm i rrugës së drejtë. Kur'ani udhëzon te veprimet e drejta dhe na mëson që të gjykojmë me drejtësi, duke përdorur analogji të bazuar mbi rregulla të drejta dhe argumente logjike të drejta. Kjo do të thotë që, të gjitha gjykimet e drejta, të përftuara nga faktet e vëzhguara në vetet tona dhe në ambientin që na rrethon, në ligjet dhe rregullat e Sheriatit, në dispozitat dhe urtësitë e fesë apo në ligjësitë shkak-pasojë të kësaj bote, të gjitha këto, pra, hyjnë në drejtësinë që Zoti e zbriti për njerëzit, që ata të peshojnë dhe gjykojnë drejt çdo çështje të paqartë të tyre. Çdokush që, kur gjykon, nuk i përmbahet Librit të Zotit dhe logjikës së drejtë e të shëndoshë, ai nuk gjykon drejt, prandaj gjykimi i tij është i pavlefshëm. Kush gjykon duke mos u bazuar në Librin hyjnor dhe në logjikën e drejtë (mizan)ka shembur themelet e gjykimit, dhe gjithçka e ndërtuar mbi themele të tilla është e rrënuar. Që të marrësh për bazë një tekst hyjnor, fillimisht duhet të vërtetosh saktësinë e burimit dhe besnikërinë e transmetimit të tij deri tek ne. Më pas, duhet të përzgjedhësh mënyrën e saktë të shpjegimit dhe interpretimit të tij. Kështu dallohet argumenti ligjor, mbi të cilin mund të ndërtosh gjykime, nga ai që nuk konsiderohet i tillë. Ndërsa ata që flasin me fjalë të bukura, por që nuk janë të bazuar në tekst hyjnor dhe në logjikë të drejtë, ata janë shumë larg të vërtetës dhe drejtësisë. Më pas, Allahu i Lartësuar kërcënon ata që, në shenjë mosbesimi, kërkojnë përshpejtimin e Kijametit:Ti nuk mund ta dish: Ndoshta çasti i Shkatërrimit është afër. -Momenti se kur do të ndodhë Kijameti nuk mund të përcaktohet nga ju. Ai pritet të ndodhë në çdo kohë, madje mund të jetë shumë shpejt.
42:18Page 485
يَسۡتَعۡجِلُ بِهَا ٱلَّذِينَ لَا يُؤۡمِنُونَ بِهَاۖ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مُشۡفِقُونَ مِنۡهَا وَيَعۡلَمُونَ أَنَّهَا ٱلۡحَقُّۗ أَلَآ إِنَّ ٱلَّذِينَ يُمَارُونَ فِي ٱلسَّاعَةِ لَفِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٍ ١٨
Those who do not believe in it are impatient for it,1 but those who believe are fearful of it and know that it is the truth. Unquestionably, those who dispute concerning the Hour are in extreme error.
Ata që nuk e besojnë atë(Kiametin), kërkojnë që ai të vijë sa më shpejt, ... -Për të treguar mosbesimin e tyre, mohuesit e kësaj dite kërkojnë përshpejtimin e saj. Ndërsa besimtarët, ata që janë të sigurt për vërtetësinë e saj, i druhen Kijametit dhe punojnë për atë ditë.... ndërsa ata që i besojnë, i druhen atij çasti dhe janë të bindur se ai është i vërtetë. -Ata i druhen Kijametit, sepse e besojnë me siguri të plotë që ai do të ndodhë. Besimtarët e dinë mirë që atë ditë çdokush do të llogaritet dhe shpërblehet për veprat e tij. Ata druhen, sepse e njohin mirë Zotin e tyre, që është i Drejtë dhe i Gjithëditur. Ai i di të gjitha veprat e tyre dhe di t’i llogarisë me drejtësi për çdo gjë që kanë bërë. E si mund të kenë dyshim për diçka që Zoti e ka thënë në Librin e Tij të vërtetë, në Kur’anin madhështor?! Kijameti është i sigurt, prandaj lum ata që përgatiten për të dhe mjerë ata që e shpërfillin atë.Ta dini se ata që bëjnë polemika, duke vënë në dyshim Ditën e Kiametit, janë në një humbje të thellë. - Edhe pse ata polemizojnë me profetët dhe pasuesit e tyre rreth vërtetësisë së këtij momenti, ata përsëri kanë dyshime. Ata janë shumë larg së vërtetës. E ku ka humbje më të madhe sesa humbja e atij që nuk beson jetën e pasosur të ahiretit, atë jetë që u krijua për të qenë e tillë? Ajo është jeta në të cilën do të jepen shpërblimet e veprave. Në atë jetë, Allahu i Lartësuar do të shfaqë dukshëm dhe me të gjithë dimensionin e tyre, drejtësinë dhe bamirësinë e Tij mes krijesave. Madje, kjo jetë në dynja, në krahasim me atë të ahiretit, është si ai udhëtari që qëndron nën hijen e një peme për të pushuar, dhe pastaj ngrihet dhe e lë atë, për të vazhduar më tej udhëtimin e gjatë. Kjo dynja është thjesht një vend kalimtar, dhe jo një vendprehje. Ndërsa mjeranët përkujdesen vetëm për këtë botë, e cila do të zhduket një ditë, dhe mohojnë ekzistencën e asaj tjetrës në ahiret, për të cilën janë shpallur të gjithë librat hyjnorë dhe janë dërguar të gjithë profetët e Zotit. Ata mohojnë jetën për të cilën janë sjellë lajme dhe fakte të sakta e të vërteta nga pasuesit e profetëve, deri në ditët e sotme. A nuk e mendojnë ata që profetët dhe pasuesit e tyre janë njerëzit më të ditur, më të mençur dhe më të urtë?! Atëherë, çfarë udhëzimi marrin parasysh?!
42:19Page 485
ٱللَّهُ لَطِيفُۢ بِعِبَادِهِۦ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُۖ وَهُوَ ٱلۡقَوِيُّ ٱلۡعَزِيزُ ١٩
Allāh is Subtle1 with His servants; He gives provision to whom He wills. And He is the Powerful, the Exalted in Might.
Allahu është Bamirës me robërit e Vet. -Këtu Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është Bamirës, Bujar e i Dashur me robërit e Vet. Ai përkujdeset për ta, që ata ta njohin, ta duan, ta kërkojnë bamirësinë e Tij dhe ta arrijnë atë. Bamirësia është një nga cilësitë e Allahut të Lartësuar, që tregon për dijen e Tij të gjerë, për butësinë, mëshirën dhe përkujdesjen e Tij të madhe për krijesat. Është Ai që di në imtësi se çfarë fshehin gjokset dhe çdo të fshehtë tjetër. Është Allahu që i udhëzon dhe ua lehtëson robërve , në veçanti besimtarëve, rrugët e mirësive, rrugë që ata nuk i dinë dhe as nuk i mendojnë. Pikërisht prej bamirësisë së Tij, Ai i ka udhëzuar besimtarët, adhuruesit e Tij, ashtu si atyre kurrë nuk u shkonte ndër mend më parë, duke ua lehtësuar çdo shkak dhe ndihmues udhëzimi. Allahu u ka dhuruar atyre një natyrë të pastër. Ai i ka pajisur besimtarët me një dashuri të natyrshme për të vërtetën dhe me vullnet të mjaftueshëm për ta pasuar këtë të vërtetë. Është Allahu që i bën melekët e Tij të mbështesin e ndihmojnë besimtarët, t’i nxisin ata për vepra të mira dhe për bindje ndaj Tij, të hedhin në zemrat e tyre dashuri të mjaftueshme për fenë, punët e mira dhe për bindjen ndaj Tij, duke ua zbukuruar e lehtësuar të gjitha këto. Thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “… por është Allahu Ai që jua bën të dashur besimin dhe jua zbukuron atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, jua bën që t’i urreni. Këta dhe vetëm këta janë të udhëzuarit (në Rrugën e Drejtë).” [Huxhuratë 7]. Ose: “Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos më thoni se ma dini për faleminderit mua, sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë”.”. [Huxhuratë 17]. Prej bamirësisë së Allahut janë edhe rregullat e dispozitat e mrekullueshme, me të cilat Ai ndihmon besimtarët në plotësimin dhe ruajtjen e udhëzimit, që po Ai ua jep. Me këtë qëllim, për shembull, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët për disa adhurime kolektive, të cilat forcojnë vullnetin e tyre për të punuar, madje tek ta lind natyrshëm dëshira për të garuar në vepra të mira dhe për të përfituar nga virtytet e njëri-tjetrit. Prej bamirësisë së Allahut është edhe fakti që Ai, me bujarinë dhe mëshirën e Tij, u mundëson robërve forcën, mundësinë, mjetet e kushtet e nevojshme për t’i penguar nga rruga e keqe dhe gjynahet. Kështu, Allahu i Gjithëditur e i Gjithëmëshirshëm e di mirë se dynjaja, pasuria dhe pushteti, për arritjen e të cilave garojnë njerëzit në përgjithësi, mund të bëhet pengesë për ndonjë adhurues, madje mund ta çojë atë në pakujdesi, poshtërsi dhe në largimin nga bindja dhe nënshtrimi ndaj Atij, prandaj me urtësinë dhe butësinë e Tij, Allahu ia largon ose ia pakëson ato. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë në vazhdim:... dhe begaton atë që Ai do. Ai është i Gjithëfuqishmi, Ngadhnjimtari. -Allahu u dhuron rizk robërve aq sa kërkon urtësia dhe bamirësia e Tij. Është Ai që zotëron begatitë e qiejve dhe të tokës, të dynjasë dhe ahiretit. Nuk ka fuqi për robin dhe ndryshim të gjendjes së tij pa ndihmën e të Plotfuqishmit e Ngadhënjimtarit. Të gjithë janë të nënshtruar para pushtetit dhe sundimit të Tij gjithëpërfshirës. Pastaj i Lartësuari thotë:
42:20Page 485
مَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلۡأٓخِرَةِ نَزِدۡ لَهُۥ فِي حَرۡثِهِۦۖ وَمَن كَانَ يُرِيدُ حَرۡثَ ٱلدُّنۡيَا نُؤۡتِهِۦ مِنۡهَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِن نَّصِيبٍ ٢٠
Whoever desires the harvest of the Hereafter - We increase for him in his harvest [i.e., reward]. And whoever desires the harvest [i.e., benefits] of this world - We give him thereof, but there is not for him in the Hereafter any share.
Atij që dëshiron të fitojë Botën Tjetër, Ne do t’ia shtojmë shpërblimet(e punëve të tij),... -Çdokush që synon shpërblimin dhe mirësitë e ahiretit, duke i besuar ato dhe duke u përpjekur ashtu si duhet për arritjen e tyre, ka premtimin e pakthyeshëm se Allahu i Lartësuar do t’ia shtojë dhe shumëfishojë shpërblimin e punëve të tij. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Ndërsa ai që ka për qëllim Botën Tjetër, duke qenë besimtar dhe përpiqet për të ashtu si i takon asaj, përpjekjet e tij do të jenë të shpërblyeshme. [Isra 19]. Një njeri i tillë, edhe pse angazhohet me çështjet e ahiretit, nuk do humbë gjë nga pjesa e dynjasë, por do t’i jepet me bujari dhe mirësi....ndërsa atij që dëshiron vetëm këtë botë, Ne kemi për t'i dhënë(diçka) prej saj, por në Botën Tjetër ai nuk ka pjesë(në shpërblimin e Zotit). -Ndërsa ata që duan vetëm jetën e dynjasë, ata që me përpjekjet dhe mundin e tyre kanë qëllim vetëm këtë jetë, ata që nuk e besojnë ahiretin dhe nuk përpiqen për të, ata që nuk shpresojnë për shpërblimin në ahiret dhe nuk i ruhen ndëshkimit në të, ata kanë për të marrë prej kësaj dynjaje, - siç thotë Allahu i Lartësuar, - veçse atë që e kanë për pjesë nga ajo. Ndërsa në ahiret, ata nuk do ta shijojnë kurrë Xhenetin, nuk do të jetojnë mes mirësive të tij. Ata e kanë të ndaluar hyrjen në të, por do të ndëshkohen në Xhehenem. Ata, me mosbesimin dhe me veprat e tyre, do ta meritojnë Zjarrin dhe ndëshkimin në të. Ky ajet u përngjan shumë disa ajeteve të tjera, si: “Atyre që duan jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, Ne do t’ua japim të plotë shpërblimin e veprave të tyre në të, pa u lënë asgjë mangët. Këta janë ata për të cilët në jetën tjetër s'ka asgjë tjetër veç Zjarrit. Veprat e tyre në të u shkatërruan, ndërsa punët e tyre u asgjësuan.” [Hud 15, 16]. Ose: “Atij, që ka për qëllim vetëm këtë botë, Ne do t'i japim në të aq sa duam dhe pastaj ai do të hyjë në Xhehenem i përçmuar dhe i përbuzur.” [Isra 18].
42:21Page 485
أَمۡ لَهُمۡ شُرَكَٰٓؤُاْ شَرَعُواْ لَهُم مِّنَ ٱلدِّينِ مَا لَمۡ يَأۡذَنۢ بِهِ ٱللَّهُۚ وَلَوۡلَا كَلِمَةُ ٱلۡفَصۡلِ لَقُضِيَ بَيۡنَهُمۡۗ وَإِنَّ ٱلظَّٰلِمِينَ لَهُمۡ عَذَابٌ أَلِيمٞ ٢١
Or have they partners [i.e., other deities] who have ordained for them a religion to which Allāh has not consented? But if not for the decisive word,1 it would have been concluded between them. And indeed, the wrongdoers will have a painful punishment.
Allahu i Lartësuar na tregon se idhujtarët kanë miq të ngushtë shejtanët njerëz dhe xhindë, të cilëve iu binden atyre në vepra kufri dhe poshtërsie. Ata lidhin aleancë me ftuesit në mohimin e Zotit dhe në braktisjen e fesë së Tij.Ata pasojnë idhuj, të cilët u përcaktojnë atyre një fe që nuk e ka lejuar Allahu.. -Ata i urdhërojnë për idhujtari e për kufër. Ata ua bëjnë të lejuara ato gjëra që Zoti i ka ndaluar dhe ua ndalojnë ato gjëra që Zoti i ka lejuar. Ata i urdhërojnë për fjalë dhe vepra që përputhen me epshet dhe prirjet e tyre të shëmtuara dhe të shfrenuara. Feja është programi i jetës që Allahu i Lartësuar e solli për njerëzit, që ata të nënshtrohen dhe ta zbatojnë në jetën e tyre dhe, nëpërmjet saj, të afrohen te Krijuesi i tyre, me adhurime dhe vepra të mira. Feja është e vetmja mënyrë që krijesat të jetojnë në paqe me Krijuesin. Prandaj, çdokush që sjell një fe apo sistem që kundërshton fenë e Zotit, duhet të braktiset menjëherë. Kështu duhet të sillemi edhe me ata që përçojnë udhëzime të devijuara, për të cilat nuk kanë mbështetje tek Allahu dhe Profeti. Të mjerët, jo vetëm që pasojnë rrugët e humbjes, por bëhen edhe bashkëpunëtorë në këtë krim. Sigurisht, ata do të llogariten me drejtësi dhe do të marrin atë që meritojnë, por kur të vijë momenti i caktuar.Sikur të mos ishte Përcaktimi i hershëm(i Zotit), mbi ta do të urdhërohej dënimi(menjëherë). -Allahu i Lartësuar ka përcaktuar një afat, në të cilin Ai do të llogarisë me drejtësi veprat e robërve dhe do të vendosë drejtësinë në çdo çështje për të cilën krijesat kanë patur mospajtime. Për këtë arsye, Ai nuk i ndëshkon menjëherë ata që pengojnë njerëzit nga rruga dhe udhëzimi i Tij. Po të mos ishte ky vendim i hershëm i të Gjithëditurit, çështja e tyre do të merrte fund. Nëse nuk do të ishte afati që ka vendosur i Lartësuari, e drejta do të dilte në shesh menjëherë: të padrejtët do të ndëshkoheshin dhe të drejtët do të merrnin shpërblimin e tyre.Dhe, pa dyshim, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm. -Pra, të mos mashtrohen nga ky afatizim, se përpara i pret një ndëshkim i rreptë. Ajo ditë është shumë e vështirë dhe e frikshme. Pamjet e asaj dite janë vërtet të tmerrshme:
42:22Page 485
تَرَى ٱلظَّٰلِمِينَ مُشۡفِقِينَ مِمَّا كَسَبُواْ وَهُوَ وَاقِعُۢ بِهِمۡۗ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ فِي رَوۡضَاتِ ٱلۡجَنَّاتِۖ لَهُم مَّا يَشَآءُونَ عِندَ رَبِّهِمۡۚ ذَٰلِكَ هُوَ ٱلۡفَضۡلُ ٱلۡكَبِيرُ ٢٢
You will see the wrongdoers fearful of what they have earned, and it will [certainly] befall them. And those who have believed and done righteous deeds will be in lush regions of the gardens [in Paradise] having whatever they will in the presence of their Lord. That is what is the great bounty.
Ke për t’i parë jobesimtarët të tmerruar nga veprat e veta... -Ata që i bëjnë padrejtësi vetes së tyre me kufër, idhujtari apo me gjynahe të tjera, do t’i shikosh të llahtarisur prej veprave të veta, sepse do shohin ndëshkimin duke iu afruar. Për të shuar çdo shpresë se ata mund të shpëtojnë nga ky tmerr, Allahu i Lartësuar na tregon se ndëshkimi do të godasë patjetër mbi ta, dhe ata assesi nuk mund të shpëtojnë:... ndërkohë që ndëshkimi Ynë do të bjerë mbi ta. -Pra, ndëshkimi të cilit ata i frikësohen, do t’i godasë, sepse vetë me duart e tyre e bënë ndëshkimin të pakthyeshëm për ta, pa kryer asgjë që mund ta ndalonte këtë ndëshkim, siç mund të ishte pendimi ose kërkimi i faljes. Ata i ka kapur vdekja pa u penduar për poshtërsitë e tyre, dhe dihet se, pas vdekjes, nuk bëjnë më dobi vërejtjet.Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ... -Domethënë, ata që besojnë me zemër gjithçka që Zoti, përmes të dërguarve të Tij, ka urdhëruar të besohet. Ata besojnë Zotin, librat e Tij, profetët dhe udhëzimet e tyre. Por përveç bartjes së besimit në zemër, ata edhe e demonstrojnë këtë besim në jetën e tyre. Kështu, ata e shfaqin besimin te ndjenjat e tyre (siç është droja ndaj Zotit, shpresa tek Ai, dashuria për Të, dashuria dhe respekti për Profetin dhe besimtarët, mbështetja e plotë te Zoti etj.) dhe te veprat e tyre (si namazi, xhihadi, haxhi etj.), qofshin ato detyrime apo vepra vullnetare. Pra, ata që kanë besimin e drejtë, të bazuar në Shpalljen e Zotit, dhe që punojnë me sinqeritet për të kënaqur Zotin, kanë një premtim të ndryshëm nga ai i zullumqarëve:...do të jenë në kopshtet e Xheneteve.. -Ata do të jenë jo në kopshte dosido, por në kopshtet e Xhenetit. Mos pyet për bukurinë e këtyre kopshteve të lulëzuara, për lumenjtë që gurgullojnë me zhurmë të këndshme dhe qetësuese, për bimësinë e dendur dhe panoramat e mrekullueshme, për zogjtë cicërues dhe zërat e bukur që këndojnë, për takimet me të dashurit dhe për intimitetet e papërshkrueshme! Prej çdo lloj kënaqësie, atje do të provojnë më të lartën dhe më të plotën që mund të ekzistojë apo të përfytyrohet. Çdo ditë që kalon ia shton bukurinë dhe kënaqësinë asaj jete. Çdo ditë që kalon ua shton dashurinë dhe shijimin banorëve të saj për çdo kënaqësi të re që provojnë në të. Megjithatë, çfarëdo që të flasim, nuk mund të bëjmë një përshkrim të plotë. Mjafton të themi atë që thotë Allahu i madhëruar:Ata do të kenë gjithçka që dëshirojnë tek Zoti i tyre ... -Në Xhenet, ata do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti i tyre dhe që kënaq vështrimet e tyre. Ata do të kenë atje çfarë syri nuk e ka parë, çfarë veshi nuk e ka dëgjuar dhe çfarë mendja nuk e ka menduar.... Kjo është mirësia e madhe. -E ku ka mirësi më të madhe sesa të kesh arritur të kënaqësh të Gjithëmëshirshmin dhe të kesh fituar të drejtën për të jetuar pranë Tij, në përjetësi?!
42:23Page 486
ذَٰلِكَ ٱلَّذِي يُبَشِّرُ ٱللَّهُ عِبَادَهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِۗ قُل لَّآ أَسۡـَٔلُكُمۡ عَلَيۡهِ أَجۡرًا إِلَّا ٱلۡمَوَدَّةَ فِي ٱلۡقُرۡبَىٰۗ وَمَن يَقۡتَرِفۡ حَسَنَةٗ نَّزِدۡ لَهُۥ فِيهَا حُسۡنًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ شَكُورٌ ٢٣
It is that of which Allāh gives good tidings to His servants who believe and do righteous deeds. Say, [O Muḥammad], "I do not ask you for it [i.e., this message] any payment [but] only good will through [i.e., due to] kinship." And whoever commits a good deed - We will increase for him good therein. Indeed, Allāh is Forgiving and Appreciative.1
Kjo është ajo, me të cilën Allahu i përgëzon adhuruesit e Tij, të cilët besojnë dhe bëjnë vepra të mira. -Ky është përgëzimi më i madh i të Gjithëmëshirshmit e Mëshirëplotit, të cilin Ai ua përcolli njerëzve përmes më të mirit Profet dhe më të mirës Shpallje. Ky është përgëzimi i Kur'anit për besimtarët, që kanë përqafuar fenë e drejtë, të bazuar në Shpalljen e paprekshme hyjnore, dhe të cilët punojnë me sinqeritet sipas porosive të Profetit të Zotit. Ky është premtimi më i mrekullueshëm për ta dhe kjo është rruga që të çon tek ai.Thuaju: “Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, përveç dashurisë për hir të farefisnisë.” -Kuptimi: Unë, për kumtimin e këtij Kur'ani dhe për ftesën që ju t’u bindeni udhëzimeve të tij, nuk po ju kërkoj ndonjë shpërblim. Unë nuk po synoj që të marr pasurinë tuaj dhe as që të kem pushtet mbi ju. Unë nuk kam asnjë interes të tillë tek ju. Por çfarë kuptimi ka: “... përveç dashurisë për hir të farefisnisë.”? Kjo frazë mund të kuptohet në dy mënyra:1. “Unë nuk pres për veten time asgjë nga ju, veç dashurisë dhe respektit për hir të farefisnisë.” Dihet se për çdo njeri është detyrë që ta dojë Profetin a.s. më shumë se çdo gjë tjetër, pas dashurisë për Zotin. Madje, dashuria për Zotin nuk është e vërtetë, nëse nuk do Muhamedin a.s. Por përveç kësaj dashurie, Profeti (a.s)kërkoi prej fisit të tij, prej Kurejshve, që ta donin edhe për hir të farefisnisë. Thuhet se nuk ka degëzim të fisit të Kurejshëve që Profeti (a.s)të mos ketë lidhje me të. Ky është njëri nga kuptimet e kësaj fraze. Ndërsa kuptimi tjetër mund të jetë:2. “Me përpjekjet e mia për përhapjen e Kur'anit dhe udhëzimeve të tij ndër ju, nuk synoj gjë tjetër, veç dashurisë së Allahu të Lartësuar për mua, dashuri që të afron tek i Madhëruari.”Gjithsesi, sido që të jetë kuptimi i saj, Profeti (a.s.) nuk kërkoi prej njerëzve asnjë lloj shpërblimi për veten e vet. Çdo gjë që ai kërkoi prej tyre ishte thjesht në dobi të tyre dhe konsiderohet si bamirësi e tij për këtë umet.Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shtojmë shpërblimin për të. -Çdokujt që bën ndonjë vepër të mirë si namaz, agjërim, haxh apo bamirësi ndaj krijesave, Allahu i Lartësuar i premton se do t’ia shtojë mirësinë mbi mirësitë që i ka dhënë. Shtimi i mirësive vjen në forma të ndryshme. Për shembull, Allahu i Lartësuar i dhuron kënaqësi dhe qetësi shpirtërore, ia lehtëson çështjet, i jep rrugëzgjidhje për çdo nevojë, i hap dyert e suksesit për të tjera punë të mira, i jep vullnet dhe forcë të mjaftueshme për t’i shtuar veprat e mira dhe për t’u ngritur në grada, i jep një pozitë të veçantë dhe të lartë si në mbretërinë e qiellit, ashtu edhe ndër njerëzit në tokë. Allahu i dhuron shpërblim në këtë jetë dhe në jetën tjetër.Vërtet, Allahu është Falës e Mirënjohës i Madh. -Allahu i fal edhe gjynahet më të mëdha, nëse pendohesh sinqerisht dhe shpreh dëshirën për t’u kthyer tek Ai i bindur dhe i nënshtruar. Allahu tregohet Mirënjohës dhe Bujar i madh edhe për veprat me të vogla që kryen robi në emër të dashurisë për Të. Për punë të vogla, Ai jep shpërblim shumë të madh. Allahu është Falës, që, me faljen e Tij, e ndihmon robin për pendim të sinqertë, ia mbulon të metat dhe ia fshin të këqijat. Allahu është, gjithashtu, Shekûr - Mirënjohës, që, me mëshirën dhe bujarinë e Tij, i pranon veprat e mangëta të adhuruesve të penduar dhe e shumëfishon shpërblimin e Tij për ta.
42:24Page 486
أَمۡ يَقُولُونَ ٱفۡتَرَىٰ عَلَى ٱللَّهِ كَذِبٗاۖ فَإِن يَشَإِ ٱللَّهُ يَخۡتِمۡ عَلَىٰ قَلۡبِكَۗ وَيَمۡحُ ٱللَّهُ ٱلۡبَٰطِلَ وَيُحِقُّ ٱلۡحَقَّ بِكَلِمَٰتِهِۦٓۚ إِنَّهُۥ عَلِيمُۢ بِذَاتِ ٱلصُّدُورِ ٢٤
Or do they say, "He has invented about Allāh a lie"? But if Allāh willed, He could seal over your heart.1 And Allāh eliminates falsehood and establishes the truth by His words. Indeed, He is Knowing of that within the breasts.
A mos thonë ata se ai(Muhamedi a.s.)trillon gënjeshtra ndaj Allahut?! -Ata që mohojnë Profetin, në shenjë arrogance dhe mosbesimi, shpifin kundër tij nga gjërat më të shëmtuara. Ata shpifin se Muhamedi (a.s.), thjesht pretendon se është i Dërguari i Zotit, por ai në të vërtetë është mashtrues. Allahu i Lartësuar sjell një pyetje, së cilës i dihet përgjigjja dhe e cila përmban në vetvete një lloj habije dhe kërcënimi për ata që bëjnë të tilla shpifje të ulëta. Ata e dinin shumë mirë sinqeritetin e Muhamedit (a.s.), të cilin e kishin emërtuar El Emîn– Besniku, që në kohën paraislamike. Pra, si është e mundur që ata bënin të tilla shpifje, që as vetë nuk i besonin?! A nuk kishin frikë nga kjo gënjeshtër e qartë?! Madje, një pretendim i tillë ishte, para së gjithash, një fyerje dhe gënjeshtër ndaj Allahut të Lartësuar. Ata pretendonin që Allahu i Lartësuar, edhe pse e dinte që - sipas tyre - ai njeri ishte një “mashtrues i madh”, që devijonte njerëzit nga rruga e vërtetë, e lejonte atë që të kishte sukses, madje e ndihmonte atë me mrekulli të shumta dhe të pakundërshtueshme, i jepte atij fitore pas fitoreje kundër armiqve të tij, derisa i dha pushtet të plotë mbi kundërshtarët e tij! I Pastër dhe i Lartësuar është Allahu nga të tilla shpifje të ulëta! Si mund të kishin të tilla mendime për të Gjithëpushtetshmin e të Gjithëmëshirshmin, kur Ai është i Plotfuqishëm për ta shuar një mashtrim të tillë që nga rrënjët dhe fillesat e tij?! Prandaj i Gjithëmëshirshmi e i Urti thotë më pas:Po të donte, Allahu do ta vuloste zemrën tënde(O Muhammed). -Kuptimi: Allahu i Lartësuar është i Plotfuqishëm që ta vulosë zemrën e Muhamedit (a.s.) dhe ta bëjë atë që të mos jetë në gjendje për asgjë, të mos mundet të bëjë asgjë të mirë. Pra, nëse Allahu i Lartësuar do të dëshironte, çështja e Muhamedit (a.s.) do të kishte marrë fund me kohë. Kjo është një dëshmi e padiskutueshme, që tregon se Muhamedi (a.s.) është i dërguari i vërtetë i Zotit dhe Shpallja që ai e solli ndër njerëz është Shpallje e Zotit të qiejve dhe të tokës.Allahu e zhduk të pavërtetën dhe e forcon të vërtetën me Fjalët e Tij. -Urtësia dhe mëshira e të Plotpushtetshmit nuk mund ta lejojë që e kota të triumfojë mbi të vërtetën. Përkundrazi, Ai e fshin dhe e zhduk të kotën, dhe ky është rregull i pandryshueshëm në gjithësi. Edhe pse në ndonjë periudhë, e kota mund të shfaqet dhe të mbizotërojë, përfundimi i saj i pakthyeshëm është shkatërrimi dhe zhdukja. Ndërsa e vërteta, që Zoti kërkon dhe dëshiron që të shfaqet dhe të triumfojë, do të lartësohet dhe triumfojë gjithmonë, sepse ky është një rregull në gjithësinë tonë, që Zoti i Madhëruar e ka krijuar dhe e sundon. Allahu i Lartësuar bën që, me urdhrat e Tij, e vërteta të triumfojë. Urdhrat apo vendimet e Zotit janë dy llojesh:1. Vendime keunije (ligjet e ekzistencës së krijesave), të cilat nuk ndryshojnë dhe nuk mund t’i tjetërsojë dot askush. Kjo do të thotë që shfaqja e të vërtetës është një ligj i pakthyeshëm dhe i patjetërsueshëm i Sunduesit të gjithësisë.2. Vendime sher’ijeh, të cilat janë ligjet që i Madhëruari ka caktuar për njerëzit, përmes librave të shenjtë që u shpalli profetëve. Nëpërmjet këtyre ligjeve, i Lartësuar argumenton të vërtetën dhe e bën atë të triumfojë mbi mashtrimin dhe të kotën. Nëpërmjet Shpalljeve të ndritura, Allahu ndriçon mendjet e të mençurve dhe të atyre që e duan të vërtetën dhe e kërkojnë atë me sinqeritet. Madje i Lartësuari, për ta bërë edhe më të qartë të vërtetën, i lejon të devijuarit që të ngrejnë dyshime rreth saj dhe të polemizojnë me të sinqertët. Por, nga ana tjetër, i Lartësuari dhe i Urti e ndihmon palën e Tij që ta shpalosë dhe mbrojë të vërtetën me argumente dhe fakte të qarta dhe të pakundërshtueshme. Në këtë mënyrë, e kota del zbuluar dhe kuptohet nga të gjithë që është e kotë, ndërsa e vërteta shfaqet si e tillë për të gjithë.Ai e di shumë mirë çfarë përmbajnë zemrat. -Allahu di në imtësi gjithçka që mbajnë zemrat, të mira apo të këqija qofshin ato. Ai di çfarë shfaqet jashtë dhe çfarë qëndron e fshehur në shpirt. Allahu e di atë që kërkon të vërtetën me sinqeritet, ashtu siç di edhe atë tjetrin që shtiret si i sinqertë, por në të vërtetë nuk është i tillë. Allahu i Madhëruar ia fal udhëzimin e drejtë atij që Ai dëshiron dhe e lë në humbje atë që Ai dëshiron, sipas dijes, urtësisë dhe mëshirës së Tij.
42:25Page 486
وَهُوَ ٱلَّذِي يَقۡبَلُ ٱلتَّوۡبَةَ عَنۡ عِبَادِهِۦ وَيَعۡفُواْ عَنِ ٱلسَّيِّـَٔاتِ وَيَعۡلَمُ مَا تَفۡعَلُونَ ٢٥
And it is He who accepts repentance from His servants and pardons misdeeds, and He knows what you do.
Është Ai që e pranon pendimin e robërve të Tij, që i fshin gjynahet... - Këtu tregohet bujaria e pakufishme e Allahut të Lartësuar, mirësia absolute dhe butësia e madhe e Tij. Është i Gjithëmëshirshmi Ai që ua pranon pendimin robërve, kur ata ndiejnë keqardhje pas kryerjes së gjynahut dhe dëshirojnë që kurrë të mos i kthehen më atij gjynahu. Allahu ua pranon pendimin atyre që janë të sinqertë dhe kërkojnë sinqerisht kënaqësinë e Tij. Edhe pse gjynahet janë shkak që robërit të goditen nga ndëshkimet e dynjasë dhe të âhiretit, Allahu i Lartësuar, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij, ua fal dhe ua mbulon gjynahet dhe nuk i ndëshkon në këtë jetë dhe as në jetën tjetër, por kjo kërkon që ata të pendohen sinqerisht, duke plotësuar kushtet e nevojshme për këtë.Allahu i Lartësuar e përforcon këtë premtim kur thotë se: “Ai i fal gjynahet”, pra, i fshin ato të këqija, sikur të mos ishin bërë kurrë. Ai madje fshin edhe gjurmët e të këqijave dhe largon ndëshkimin, që është pasojë e tyre. Nëse Allahu i Gjithëmëshirshëm të fal, Ai të do, dhe kështu tek Ai je i nderuar dhe i pastër nga çdo gjynah që ke bërë. Duke të mëshiruar, Ai të jep sukses për çdo vepër të mirë që të afron tek Ai dhe në Xhenetin e Tij....dhe që e di se çfarë punoni. -Pendimi i robërve nuk ka tek të gjithë të njëjtin karakter. Disa mund të jenë të sinqertë në pendimin e tyre, por disa mund të jenë edhe hipokritë, me qëllime të kësaj dynjaje të pavlefshme. Këto dallime në pendimin e robërve nuk mund t’i dijë askush veç Zotit, i Cili është i Ditur për gjithçka. Prandaj i Lartësuari e mbylli ajetin me këto fjalë. Le të vlejë kjo si vërejtje, që njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen shumë nga qëllimet jo të sinqerta me Zotin e tyre. Allahu i Lartësuar i fton robërit që të pendohen nga gjynahet dhe mosbindja e tyre ndaj Tij, dhe pastaj të kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por në varësi të reagimit ndaj kësaj ftese, njerëzit ndahen në dy grupe: ata që i përgjigjen asaj pozitivisht dhe ata që nuk e pranojnë këtë ftesë. Sa i përket grupit të parë, Allahu i Lartësuar thotë:Një pendim i pranuar duhet tëplotësojë disa kushte:1. Sinqeriteti për Allahun e lartësuar nëpendimin tënd. Pra njeriu me pendimin etij të synojë që të kënaqë Allahun elartësuar. Të dëshirojë që Allahu t’iapranojë pendimin, dhe ta falë përgjynahet e tij. Me pendimin e tij nukduhet të synojë të kënaqë njerëzit dhe tëafohet tek ta, ose të ketë për qëllimthjesht t’i shpëtojë dënimeve të shtetit.Por me pendimin e tij të kërkojë vetëmkënaqësinë e Zotit dhe që Ai t’ia falëgjynahet e tij.2. Kushti i dytë. Të largohet menjëherëprej gjynaheve dhe ky është një ngakushtet më të rëndësishme të saktësisëdhe pranimit të pendimit. Nëse gjynahuështë lënie uaxhibi pendimi realizohetduke filluar zbatimin dhe kryerjen ekëtij uaxhibi. P.sh nëse dikush nuk jeptezekatin dhe dëshion që Allahu ta falë, aiduhet të japë zekatin e pasurisë që nuke ka dhënë gjatë viteve që kanë shkuar.Nëse dikush ka qenë i mangët nëbamirësinë ndaj prindërve, ai duhet tëpërpiqet maksimalisht për të qënëbamirës ndaj tyre. Nëse ke qënë i mangëtnë mardhëniet dhe mbajtjen e lidhjevefarefisnore ai duhet të lidhë ato sërisht.Nëse kryente harame ai duhet të largohetmenjëherë prej tyre dhe të mos vonohetasnjë çast. Nëse ka qenë pej atyre qëpërfitonin nëpërmjet ribasë duhet tëndërpres menjëherë këtë mënyrë fitimidhe të largohet prej saj. Duhet gjithashtuqë shtesën e fituar prej ribasë tashpenzojë me mënyrën e lejuar ngasherjati. Nëse ka qenë mashtrues dhevjedhës i pasurisë së njerëzve me hile epadrejtësi ai duhet të ndalet dhe tëpastrohet nga këto cilësi (mashtrimi,gënjeshtra, tradhëtia). Nëse pasuritë i kamarrë padrejtësisht prej dikujt duhet qët’ia kthej atij dhe ti kërkoj hallallëkunprej tij. Nëse ka qenë përgojues dhenëpërkëmbës i nderit të njerëzve aiduhet të ndalet nga kjo vepër e keqe.Nuk ka asnjë vlerë që dikush të thotë: “Upendova” dhe pastaj të vazhdojë nëgjynahet e tij, në lënien e vaxhibeve, nëkryerjen e harameve. E pra ky pendimështë i pa vlefshëm dhe i pa pranueshëmtek Allahu i lartësuar dhe i gjithëditur.Madje ky lloj pendimi është si tallje ndajZotit Krenar dhe të lartësuar. E si mundtë pretendosh se u pendove ndërkohëvazhdon në gjynahet e tua dhe në mosbindje ndaj Zotit?! Nëse dikujt prejnjerëzve ndaj të cilit ke gabuar do tidrejtoheshe duke i thënë: “më fal unëkam gabuar kundrejt teje dhe kurrë nukdo ti kthehem atij gabimi,” por nëzemrën tënde ti përsëri dëshiron që tikthehesh atij gabimi, kjo padyshim do tëkonsiderohej si tallje dhe nënvlerësimpër atë person. Po kur bëhet fjalë përZotin e gjithësisë çfarë mund tëmendohet dhe si mund të konsiderohetnjë vepër e tillë?! Kështu pra i penduarsinqerisht konsiderohet ai i cili largohetnga gabimi dhe ka vendosur që të mos ikthehet më atij. Është e habitshme se sidisa njerëz bisedojnë me ty dhe shprehinkeqardhjen e madhe për çështjen eribasë, megjithatë përsëri vazhdojnë metë, Allahu na ruajt dhe na udhëzoftë!! Tëtjerë tregojnë keqardhe për çështjen egibetit dhe shkeljes së të drejtave tënjerëzve ndërkohë që ata janë më tëkeqijtë që kryejnë këtë gjynah dhevazhdojnë në të. Allahu na ruajt dhe nashpëtoftë nga çdo e keqe! Dikush tjetërshpreh urrejtjen dhe dëshpërimin ngamashtrimet dhe shkeljet të të drejtave tënjerëzve e moskorrektësinë e tyre, epastaj vazhdon të jetë njeriu mëmashtrues dhe jo korrekt në plotësimin etë drejtave të njerëzve. Pra çdo njeriduhet të lërë gabimin prej të cilit upendua ose në të kundërt pendimi i tijështë i rrefuzuar dhe i pa vlefshëm, i padobishëm tek Zoti.***Gabimet e njeriut ndahen në dykategori:1. Gabime ndaj Zotit.2. Dhe gabimet ndaj krijesave.Për gabimin ndaj Zotit mjafton tëpendohemi dhe të ndalemi prej tij mevendosmëri për të mos iu kthyer kurrë.Në këtë rast mjafton kjo dhe nuk ështëe nevojshme, madje mund të themi senuk lejohet, që t’u tregosh njerëzve përgjynahet e tua qofshin lënie vaxhibeshapo kryerje haramesh. Sepse ato kanëqenë gjynahe mes teje dhe Allahut dhe, ilartësuari ti fshehu dhe mbuloi nga sytëe njerëzve. Pra nuk është me vend që tëzbulosh atë që Zoti me mirësinë ebujarinë e tij t’i mbuloi. Profeti a.s kathënë: “Çdo pjestar i umetit tim është isigurt e i falur, përveç muxhahirinëve (tëshfaqurve në gjynahet e tyre) [Buhari dheMuslimi], sikurse është përmendur edhenë haadith muxhahirinë janë ata qëbëjnë gjynahe dhe kur gdhihen u flasine tregojnë njerëzve që bënë kështu dheashtu….” Disa dijetarë kanë thënë se nësedikush bën një gabim që përmbanndëshkim sherijati, nuk ka problem që tëshkojë tek imami që egzekutonndëshkimet ti tregojë për gabimin dhe tëkërkojë prej tij që të egzekutojëndëshkimin e sherijatit si pastrim për të.Por megjithatë më e mira është që ai t’iambulojë vetes atë që Zoti ia mbuloi dhetë pendohet sinqerisht sepse i lartësuariështë Bujar, Falës dhe shumë imëshirshëm. Ai e pranon pendimin ngarobërit e Tij dhe i fal të këqiat. Lloji idytë i gjynaheve janë gjynahet ndajkrijesave. Në këtë rast, pendimit, përveçkushtit të mësipërm, nëse ka të bëj nëmënyrë të posaçme me hakun e krijesës,atëherë i shtohet një kusht tjetër: Tikthejë hakun atij që i takon. P.sh nëse kavjedhur nga dikush duhet t’ia kthesh atijatë që i ke vjedhur ose vlerën e saj. Nëseke mohuar të drejtën e dikujt, p.sh e kemohuar se i ke borxh që në të vërtet iake, atëherë pendimi presupozon që tëpranosh të vërtetën dhe t’ia japësh hakune tij. Nëse i zoti i të drejtës ka vdekuratëherë ia jep trashëgimtarëve të tij.Nëse nuk e njeh apo nuk ka mundësi tagjesh atë apo trashëgimtarët e tij,atëherë jepe sadeka në emër të tij dheAllahu të çliron prej saj dhe ia jep atijhakun e tij. Nëse padrejtësia ndajnjerëzve është e natyrës fizike p.sh i karrahur apo të njgjashme me këto,atëherë pendimi e kërkon që të shkoshtek ata dhe t’u mundësosh të të godasinashtu sikurse i godite, sepse Allahu ilartësuar ka thënë : “Ndëshkimi i tëkeqes bëhet me një të keqe në të njëjtënmasë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimii tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i dozullumqarët. E kush hakmerret përpadrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëvenuk ka ndonjë përgjegjësi. Përgjegjësia(ndëshkimi) është vetëm kundër atyre qëu bëjnë njerëzve padrejtësi dhe kundëratyre që pa farë arsye bëjnë çrregullimenë tokë. Për të tillët është përgatitur njëdënim i dhembshëm. Kush bën durim dhefal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më ilartë (i lavdishëm). El shura 40 – 43 Dhethotë: “...Pra, kush ju sulmon juve,sulmojeni edhe ju po në atë masë. Kinifrikë nga Allahu dhe dijeni se Allahu, padyshim, është me të devotshmit (të cilët irespektojnë kufijtë e Zotit). Bekare 194.Nëse padrejtësia është bërë me fjalërënduese e fyese mes njerëzve atëherëpendimin e kërkon që të shkosh tek aidhe të kërkosh hallallëkun e tëpërmbushësh kërkesat e tij sipas asaj qëdo të bini dakort që e drejta të shkojë nëvend. Madje edhe nëse të thotë që nuktë fal derisa të më japësh kaq e aq, jepjaatij. Nëse padrejtësia është gibetpërgojim, pra ke folur në mungesë të tijdhe e ke përgojuar ndër njerëz. Për këtëçështje dijetarët kanë dhënë mendime tëndryshme. Disa janë të mendimit se njëpendim i sinqert e kërkon që të shkoshtek ai dhe t’i kërkosh hallallëkun. Por tëtjerë thonë: Jo gjithmonë veprohetkështu. Nëse ai e ka marrë vesh këtë gjëatëherë mund të shkosh tek ai dhe t’ikërkosh hallallëkun. Por nëse nuk e kemarë vesh, atëherë mjafton që në atëmexhlis ku e ke përmedur për keq tapërmendësh për mirë dhe tëpërmendësh anët e tij të mira e tëkërkosh falje për të. Në këtë mënyrë tëkëqiat fshihen nga të mirat. Ky mendimështë më i saktë dhe më i drejtë. Nëhadith është përmendur: “falja për atëqë e ka përgojuar është: “Të kërkoshfalje për të.”. Kështu pra pendimi ekërkon që të drejtat t’u kthehen atyreqë i kanë.3. Kushti i tretë. Vendosmëria për tëmos iu kthyer kurrë në të ardhmengabimit nga i cili u pendove. Nëse nëzemrën tënde ende egziston dëshirapër t’u kthyer kur të të jepet mundësia,pendimi është i pa saktë i pa vlefshëm.P.sh dikush me pasurinë e tij merret metregëtinë e pijeve dehëse apo eshfrytëzon në udhëtime për të bërë zinae poshtërsi, Allahu na ruajt! Por më pas ekapi varfëria dhe thotë: O Zot unëpendohem tek ty.” Por në të vërtet aiështë gënjeshtar, ngase në zemrën e tijai ka dëshirën që po të kishte pasuri, dotë bënte përsëri të njëjtin gabim. Ky llojpendimi është pendimi i atij që nuk kamundësi të bëjë gjynahe. Pra, u penduaapo jo, nuk ka mundësi të bëjë gjynahe.Shumë njerëz pasi i kap varfëria thonë: “U pendova”, por ende kanë dëshirë qënëse Zoti do t’i jepte përsëri pasuri, dotë ktheheshin në të njëjtën gjendje si mëparë. Ky lloj pendimi është ipapranueshëm tek Zoti.4. Kushti i katërt. Pendimi duhet të jetënë kohën kur pranohet pendimi. Nësependohet në kohën kur pendimi është ipapranueshëm, kjo është e padobishme.Koha shihet në dy kënvështrime:1. Në lidhje me njeriun dhe gjendjen e tij.2. Në përgjithësi.Sa i përket pikës së parë themi sependimi duhet të jetë para mbarimit tëexhelit, pra para momentit të vdekjes. Nëtë kundërt ajo nuk i sjell dobi robit, sepseAllahu i madhëruar thotë: “Nuk është ipranueshëm pendimi i atyre qëvazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhevetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre ivjen vdekja, thotë “Unë tani me tëvërtetë u pendova!”, as pendimi i atyreqë vdesin si jobesimtarë. Për ta kemipërgatitur dënimin më të ashpër.” El nisa18 Dhe thotë: “Dhe kur e panë DëniminTonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, qëështë Një dhe i mohojmë ata që iadhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasipanë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillëështë ligji i Allahut që ka vepruar ndajrobërve të Tij. Dhe kështu u shkatërruanmohuesit e Allahut.” El Gafir 84 – 85. Kurnjeriu sheh vdekjen dhe afrimin e exhelittë tij, kjo do të thotë që ai e ka humburshpresën se do të mund të vazhdojë tëjetojë dhe pendimi në këto kushte nukështë në vendin e vet. Pasi sigurohet senuk ka për të jetuar më në jetën e kësajbote, pretendon se je kthyer dhe jependuar?! Ky është një pendim i detyruarqë nuk i sjell asnjë dobi vepruesit të tij.Pendimi që të jetë i pranuar dhe idobishëm duhet të bëhet më parë. Sa ipërket pikes së dytë pra kufizimi i kohëssë pendimit në përgjithësi, Profeti a.s. naka njoftuar se: “Hixhreti kurrë nuk ka përt’u ndërprerë deri sat ë jetë ndërprerëmundësia e pendimit dhe mundësia ependimit numk do të ndërpritet derisa tëlindë djelli nga perëndimi.”164 Pra pasidielli të ketë lindur nga perëndimi askujtnuk do ti bëjë dobi pendimi. Allahu ilartësuar ka thënë: “Vallë, a mos popresin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zotiyt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotittënd?! Ditën kur të vijnë shenja tëcaktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’ivlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parëose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prejbesimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhene jemi duke pritur!". El en’am 158. Mefjalën disa nga shenjat e Zotit aludohetpër lindjen e diellit nga perëndimi, sikursee ka shpjeguar Profeti a.s. Kështu pra,pendimi duhet të bëhet në një kohë kurështë e mundur pranimi i tij, në të kundërteubja është e pavlefshme inegzistente.Shtrohet një pyetje: A është ipranueshëm pendimi për një gjynah tëcaktuar nëse robi është i vazhdueshëmnë kryerjen e një gjynafi tjetër? Dijetarëtkanë dhënë mendime të ndryshme përkëtë çështje:1. Prej tyre ka që janë të mendimit sependimi për një gabim të caktuar është isaktë edhe nëse robi vazhdon të jetë ivazhdueshëm në kryerjen e një gjynahutjetër. Atij i pranohet pendimin përgjynahun prej të cilit pendohet dhembetet gjynahu për gabimin të cilinvazhdon ta kryejë.2. Të tjerë thanë: “Nuk pranohet pendimipër një gabim përsa kohë robi vazhdon tëjetë i vazhdueshëm në kryerjen e njëgabimi tjetër.3. Të tjerë kanë dhënë shpjegimin senëse gjynahu të cilin ai vazhdon ta kryejëështë i të njëjtit lloj me gjynahun prej tëcilit është penduar, atëherë pendimi nukështë i saktë, në të kundërt ai është ipranueshëm. Le të japim një shembull:Një njeri është penduar nga konsumimi ifajdesë, por vazhdon të jetë konsumues ipijeve dehëse ose mardhënievejashtëmartesore. A është i pranueshëmpendimi i tij në çështjen e konsumimit tëfajdesë? E pra, prej dijetarëve, disa janëtë mendimit se pendimi i tij për fajdenëështë i papranueshëm përderisa aivazhdon të konsumojë gjynahet e tjera.Por dijetarë të tjerë, mes tyre edhe autorii librit, janë të mendimit se pendimi përfajdenë është i pranueshëm, sipasmendimit më të pranueshëm dhe tësaktë mes dijetarëve. Këto ishinmendimet për një rast të tillë. Ndërsapërsa i përket rastit tjetër si psh një njeriqë pendohet nga kryerja e mardhëievejashtëmartesore dhe i lë ato, por vazhdontë kryejë gjynahun e shikimit në haramdhe shikimit me epsh në gratë që nuk ilejohet, atëherë në këtë rast, a pranohetapo jo pendimi i tij? Edhe për këtë rastdijetarët kanë dhënë mendime tëndryshme. Disa thonë se pranohet e disatë tjerë thonë që jo. Gjithsesi, mendimimë i saktë në këtë çështje është sependimi i robit pranohet në të gjitharastet për gabimin nga i cili pendohet,edhe pse vashdon të jetë i vazhdueshëmnë gjynahe të tjera. Por duhet tëtheksojmë se ai nuk mund të quhet meemrin “i penduar” dhe nuk meritonlëvdimin që meritojnë “Të penduarit”sepse pendimi i tij nuk është pendim iplotë nga çdo gjynah por pendim imangët. Është e vërtetë që ai u penduanga një gjynah i caktuar dhe vërtet nukmeret në përgjegjësi për atë gjynah, pornuk meriton të quhet me titullin “ipendur” për të cilët Zoti ka përmendur aqmirësi dhe ka premtuar atë që kapremtuar, derisa të pendohet nga çdogjynah që kryen. Ky është mendimi në tëcilin qetësohet zemra dhe e besojmë simë të saktë. [Shpjegimi i “Rijadus-salihin”nga Ibn Uthejmin]
42:26Page 486
وَيَسۡتَجِيبُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَعَمِلُواْ ٱلصَّٰلِحَٰتِ وَيَزِيدُهُم مِّن فَضۡلِهِۦۚ وَٱلۡكَٰفِرُونَ لَهُمۡ عَذَابٞ شَدِيدٞ ٢٦
And He answers [the supplication of] those who have believed and done righteous deeds and increases [for] them from His bounty. But the disbelievers will have a severe punishment.
Atij i përgjigjen ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ... -Ata që i përgjigjen ftesës së Zotit të tyre, ata pendohen dhe kthehen të bindur tek Ai, duke patur besimin e drejtë, të bazuar në dritën e ardhur nga Allahu. Ata, gjithashtu, punojnë me këtë besim, sipas udhëzimeve të Profetit dhe me sinqeritet vetëm për Allahun e Lartësuar. Imani dhe veprat e tyre të mira i bëjnë që gjithmonë t’i përgjigjen thirrjes së Allahut dhe të Profetit të Tij, kur ata i ftojnë në fenë që jep jetë dhe që siguron lumturinë në të dyja botët. Dhe, sigurisht, përpjekjet dhe mundi i tyre nuk mund të lihen pa u shpërblyer nga Bamirësi dhe Bujari i madh, që thotë:... të cilëve Ai ua shton shpërblimet nga bujaria e Tij ... -Duke qenë se ata i përgjigjen thirrjes së Tij për besim të drejtë dhe vepra të sinqerta, atëherë Allahu ua shton edhe më shumë mirësitë dhe u jep suksese të mëtejshme për të kryer vepra të mira. Ai u dhuron atyre motivimin dhe vullnetin e mjaftueshëm për të kryer edhe më shumë adhurime ndaj Tij, për t’i shprehur më mirë Atij dashurinë dhe madhërimin. Allahu jo vetëm që u jep sukses për punë të mira, por edhe shpërblimin e këtyre punëve ua shumëfishon nga bujaria e Tij. Ai shpërblen shumë më tepër sesa ne mund të kërkojmë prej Tij, sepse është Bujar dhe Bamirës. Allahu është Mirënjohës i madh edhe për vepra që në sytë e robit janë shumë të vogla, nëse ato kryhen me sinqeritet. Ky është një sukses i madh për robërit që i përgjigjen ftesës së Zotit. Ndërsa ata që zgjedhin të mos i përgjigjen ftesës bujare të Allahut, në fakt kanë zgjedhur me vetëdije të plotë që të bashkohen me mohuesit e Allahut dhe të profetëve të Tij. Për këtë arsye, i Lartësuari i quan ata jobesimtarë, kur thotë:Ndërsa jobesimtarët do të dënohen ashpër. -Ata do të goditen nga ndëshkimi i rreptë në dynja dhe në ahiret. Ata që nuk e vlerësojnë ftesën e Zotit nuk ka kush që mund t’i udhëzojë në rrugën e drejtë, prandaj janë në një humbje të sigurt. Kjo është rruga që vetë e kanë zgjedhur dhe merituar me veprat e tyre. Allahu i Lartësuar ia jep gjithësecilit mundësinë për të ndjekur rrugën e drejtë, por jo të gjithë zgjedhin mirësinë e Tij.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences