As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
الزخرف
Az-Zukhruf
The Ornaments of Gold · Meccan · 89 ayahs
Ha, Mim. Betohem në Librin e qartë. -Ky është një betim i Allahut për Kur'anin. Allahu i Lartësuar e ka quajtur Kur'anin mubîn - të qartë dhe qartësues. Duhet theksuar se i Lartësuari nuk e ka përcaktuar se për çfarë është sqarues ky libër madhështor, për të na dhënë të kuptojmë se ai është sqarues i gjithçkaje për të cilën kanë nevojë robërit, qoftë në çështjet e dynjasë, qoftë në ato të besimit dhe të ahiretit.
43:3Page 489
إِنَّا جَعَلۡنَٰهُ قُرۡءَٰنًا عَرَبِيّٗا لَّعَلَّكُمۡ تَعۡقِلُونَ ٣
Indeed, We have made it an Arabic Qur’ān that you might understand.
Ne e shpallëm Kur'anin në arabisht, që ju ta kuptoni. -Është Allahu që e shpalli Kur'anin madhështor në gjuhën më të zgjedhur, më të qartë, më të kuptueshme, pra, në gjuhën arabe. Më pas, i Lartësuari tregon qëllimin e shpalljes së Kur'anit në arabisht, duke thënë: “... që ju ta kuptoni.”. Pra, Ai e përzgjodhi këtë gjuhë për Kur'anin, që mesazhit i Tij të jetë më i kuptueshëm dhe më i kapshëm për mendjen tonë.
43:4Page 489
وَإِنَّهُۥ فِيٓ أُمِّ ٱلۡكِتَٰبِ لَدَيۡنَا لَعَلِيٌّ حَكِيمٌ ٤
And indeed it is, in the Mother of the Book1 with Us, exalted and full of wisdom.2
Nuk ka dyshim se në Pllakën e Ruajtur(Levhi Mahfudh)te Ne, ai(Kur'ani)është i lartë dhe plot urtësi. -Ky libër është shumë i nderuar dhe i lartësuar në mbretërinë e qiellit. Ai është përshkruar me dy cilësi: i lartë dhe plot urtësi. Kur'ani është i lartë në gradën, famën, rëndësinë dhe madhështinë e tij. Ai është plot urtësi në diturinë që përmban, në urdhëresat, ndalesat dhe lajmet që sjell. Në të nuk gjendet asnjë gjykim dhe dispozitë që të jetë në kundërshtim me urtësinë dhe drejtësinë. Pastaj i Lartësuari na tregon se urtësia dhe mëshira e Tij kurrë nuk do t’i linte robërit e Tij të shpërfillur dhe të braktisur, pa u dërguar libra të shenjtë dhe profetë, që t’i udhëzojnë ata në rrugën e drejtë, edhe pse njerëzit janë të padrejtë dhe i kalojnë kufijtë. Pra, fakti që njerëzit tregohen të padrejtë, nuk bën që Allahu t’i braktisë dhe të mos përkujdeset për udhëzimin e tyre. Për këtë arsye, i Lartësuari sjell një pyetje, e cila përmban mohim dhe habi njëkohësisht.
43:5Page 489
أَفَنَضۡرِبُ عَنكُمُ ٱلذِّكۡرَ صَفۡحًا أَن كُنتُمۡ قَوۡمٗا مُّسۡرِفِينَ ٥
Then should We turn the message away, disregarding you, because you are a transgressing people?
Vallë, a do ta ndalim Ne paralajmërimin tuaj(përmes shpalljes), ngaqë jeni popull i shfrenuar?! -Asnjëherë të mos mendohet se Allahu mund t’i linte njerëzit pa u shpallur libra hyjnorë dhe pa u dërguar profetë, që do t’i udhëzonin në rrugën e drejtë për të gjetur lumturinë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Fakti që njerëzit i kundërshtojnë librat dhe profetët e Tij nuk mund ta pengonte të Gjithëmëshirshmin që t’u jepte Shpallje hyjnore, ku t’u tregonte gjithçka për të gjetur rrugën e drejtë dhe lumturinë në të dyja jetët. Kështu, nëse ata besojnë, kjo është mirësi dhe dhuratë nga i Madhëruari, që është Shpërblyesi më i mirë, për përpjekjet e tyre modeste. Por nëse zgjedhin të refuzojnë, atëherë ata nuk do të kenë më asnjë justifikim para Allahut të Drejtë, por i pret ndëshkimi i përjetshëm.
43:6Page 489
وَكَمۡ أَرۡسَلۡنَا مِن نَّبِيّٖ فِي ٱلۡأَوَّلِينَ ٦
And how many a prophet We sent among the former peoples,
Sa e sa profetë kemi dërguar në popujt e mëparshëm?! -Allahu i Lartësuar tregon një nga rregullat e pandryshueshme të Tij, që e ka vendosur në gjithësi. Ai nuk i ka lënë njerëzit pa udhëzim dhe pa profetë. Janë të shumtë profetët e dërguar, të cilët kanë urdhëruar popujt e tyre për adhurimin e një Zoti të vetëm, për adhurimin e Allahut të Lartësuar. Ata kanë urdhëruar për t’u larguar nga idhujtaria dhe për bindje ndaj Allahut. Por, megjithatë, mosbesimi dhe mosbindja kanë ekzistuar gjithmonë ndër popuj, siç thotë i Lartësuari:
43:7Page 489
وَمَا يَأۡتِيهِم مِّن نَّبِيٍّ إِلَّا كَانُواْ بِهِۦ يَسۡتَهۡزِءُونَ ٧
But there would not come to them a prophet except that they used to ridicule him.
Por sa herë që u vinte një profet, ata talleshin me të.. - Ata e kanë refuzuar me arrogancë të vërtetën e sjellë nga profetët e Allahut dhe me paturpësi janë tallur me ta. Por si ishte përfundimi i tyre, vallë? Allahu i Lartësuar thotë:
43:8Page 489
فَأَهۡلَكۡنَآ أَشَدَّ مِنۡهُم بَطۡشٗا وَمَضَىٰ مَثَلُ ٱلۡأَوَّلِينَ ٨
And We destroyed greater than them1 in [striking] power, and the example of the former peoples has preceded.
Ne kemi shkatërruar edhe më të fuqishëm se këta. Tashmë jua kemi treguar shembullin e popujve të shkuar. -Kuptimi: Allahu i Madhërishëm i ka shkatërruar popujt e shfrenuar dhe të pabindur. Prandaj edhe ju të mos ju mashtrojë fuqia dhe pushteti që keni. Allahu i Lartësuar ka shkatërruar popuj edhe më të fuqishëm e më të mëdhenj se ju. Historitë e tyre janë përmendur shumë qartë në Kur'an. Merrni mësim dhe ruajuni që të mos ju godasin edhe ju ndëshkimet që kanë goditur ata. Mos shpërfillni Shpalljen e Allahut dhe kujdes me pasimin e rrugës së Profetit!
43:9Page 489
وَلَئِن سَأَلۡتَهُم مَّنۡ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ ٱلۡعَزِيزُ ٱلۡعَلِيمُ ٩
And if you should ask them, "Who has created the heavens and the earth?" they would surely say, "They were created by the Exalted in Might, the Knowing,"
Nëse ti i pyet ata “Kush i krijoi qiejt e Tokën?”, me siguri do të thonë: “I krijoi i Gjithëfuqishmi, i Gjithëdituri!” -Allahu i Lartësuar na tregon rreth besimit të idhujtarëve. Kështu, nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e lartë dhe Tokën e mrekullueshme, ata do të pohojnë se Krijuesi i tyre është Allahu i Lartësuar, Fuqiplotë e i Gjithëditur. Pra, ata e pranojnë që Krijuesi i gjithësisë është Allahu i Madhërishëm dhe e pranojnë se Ai është Fuqiplotë dhe i Gjithëditur. Çdo krijesë është e nënshtruar dhe e përulur para Tij. Allahu di për gjithçka në këtë gjithësi. Ai di të dukshmen dhe të fshehtën dhe Atij nuk mund t’i fshihet asgjë. Subhanallâh! Kur ata e pranojnë një gjë të tillë, si është mundur që shpifin ndaj Allahut, duke thënë se Ai ka fëmijë, grua apo partner në pushtetin dhe zotërimin e Tij?! Si është e mundur që t’i përkushtojnë adhurime dikujt që nuk ka fuqi të krijojë, të furnizojë, të japë jetë dhe të japë vdekje?! Pastaj i Lartësuari argumenton për pushtetin e Tij gjithëpërfshirës dhe mirësitë e Tij të shumta me faktin që Ai është Krijuesi dhe Rregulluesi i Tokës, me të gjitha kushtet e përshtatshme në të. Ai thotë:
43:10Page 489
ٱلَّذِي جَعَلَ لَكُمُ ٱلۡأَرۡضَ مَهۡدٗا وَجَعَلَ لَكُمۡ فِيهَا سُبُلٗا لَّعَلَّكُمۡ تَهۡتَدُونَ ١٠
[The one] who has made for you the earth a bed and made for you upon it roads that you might be guided
Është Ai që e bëri Tokën si shtrat për ju dhe ju mundësoi të keni rrugë e të orientoheni në të. -Është Allahu i Lartësuar Ai që e bëri Tokën të përshtatshme për jetën në të, me të gjitha kushtet e nevojshme. Ai e bëri atë të qëndrueshme, që njerëzit të arrijnë çfarë të dëshirojnë në të. Është i Gjithëmëshirshmi që, përmes vargmaleve mundësoi rrugëkalime, që njerëzit të lëvizin atje ku dëshirojnë. Nëpërmjet këtyre rrugëkalimeve, ata orientohen dhe nuk humbasin. Por këto mirësi dhe kushte për jetën në Tokë Allahu i Madhëruar i bëri edhe me qëllimin që ne të meditojmë dhe të kuptojmë madhështinë dhe mrekullinë e krijimit të Tij.
43:11Page 490
وَٱلَّذِي نَزَّلَ مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءَۢ بِقَدَرٖ فَأَنشَرۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ تُخۡرَجُونَ ١١
And who sends down rain from the sky in measured amounts, and We revive thereby a dead land - thus will you be brought forth -
Është Ai që lëshon shi nga qielli me masë, ... -Allahu i Madhëruar e zbret shiun nga qielli me masë të caktuar, pra, jo më pak sesa është e nevojshme, dhe jo më shumë sesa duhet, që të dëmtojë njerëzit dhe vendet. Ai e zbret shiun si jetë dhe gjallëri, për të shpëtuar vendet nga shkretimi dhe për t’i mbushur njerëzit me shpresë, siç thotë më pas i Madhëruari:... me të cilin i jep jetë tokës së shkretuar ... -Nëpërmjet shiut, Allahu i Lartësuar ngjall një vend të shkretuar e të vdekur. Ky është një shembull i thjeshtë për të kuptuar pushtetin e plotë të Allahut për të ringjallur krijesat pas vdekjes së tyre. Pra, ashtu sikurse Ai është i Plotfuqishëm për të ringjallur një tokë pas vdekjes së saj, po ashtu është i Plotfuqishëm që të ringjallë edhe njerëzit pas vdekjes së tyre, siç thotë më tej:Ja, kështu do të ringjalleni edhe ju(prej varreve).! -Kuptimi: Edhe ju do të ringjalleni kështu Ditën e Gjykimit, për të marrë shpërblimin e punëve tuaja. Pra, sa herë që shohim shiun t’i japë jetë një toke të vdekur, le të kujtojmë ringjalljen dhe llogarinë tonë para Krijuesit të Drejtë dhe të Gjithëditur.
43:12Page 490
وَٱلَّذِي خَلَقَ ٱلۡأَزۡوَٰجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُم مِّنَ ٱلۡفُلۡكِ وَٱلۡأَنۡعَٰمِ مَا تَرۡكَبُونَ ١٢
And who created the species, all of them, and has made for you of ships and animals those which you mount
Është Ai që ka krijuar gjithçka në çift ... -Allahu i Lartësuar ka krijuar gjithçka në çift: njerëzit, kafshët, bimët, fenomenet natyrore etj. Për shembull, Ai ka krijuar natën dhe ditën, të ngrohtën dhe të ftohtën, mashkullin dhe femrën e kështu me radhë...dhe që ju ka mundësuar anije dhe kafshë, që të udhëtoni me to. -Kuptimi: Allahu i Lartësuar ju ka mundësuar që të ndërtoni anije, nëpërmjet të cilave të kryeni shërbimet tuaja të nevojshme. Ai krijoi për ju edhe kafshë të bartjes, të cilat Ai i ka nënshtruar për ju, që t’i përdorni për shërbimet tuaja dhe të kujtoni mirësitë e Allahut mbi ju.
43:13Page 490
لِتَسۡتَوُۥاْ عَلَىٰ ظُهُورِهِۦ ثُمَّ تَذۡكُرُواْ نِعۡمَةَ رَبِّكُمۡ إِذَا ٱسۡتَوَيۡتُمۡ عَلَيۡهِ وَتَقُولُواْ سُبۡحَٰنَ ٱلَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُۥ مُقۡرِنِينَ ١٣
That you may settle yourselves upon their backs and then remember the favor of your Lord when you have settled upon them and say, "Exalted is He who has subjected this to us, and we could not have [otherwise] subdued it.1
Kur të uleni mbi to, kujtojeni këtë të mirë që jua ka dhënë Zoti juaj dhe, pasi të qëndroni mbi to, thoni:... -Allahu i Lartësuar na i dhuroi këto mirësi, që t’i jemi mirënjohës dhe ta lavdërojmë Atë me dhikr dhe adhurime. Tregues falënderimi dhe mirënjohjeje është edhe kjo dua, që Allahu i Lartësuar na e mëson ta themi kur të hipim dhe qëndrojmë mbi mjetet e transportit, kafshë apo sende qofshin ato:I Lavdëruar qoftë Ai, që i nënshtroi këto për ne, sepse përndryshe, vetë ne nuk do të kishim mundësi ta bënim! -Kuptimi: Nëse Allahu i Lartësuar nuk do të na i lehtësonte dhe dhuronte këto mirësi, ne nuk do të mund t’i siguronim ato. Është Allahu i Lartësuar që, me mëshirën e Tij, i ka nënshtruar ato për ne dhe na ka lehtësuar arritjen e tyre.
43:14Page 490
وَإِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ ١٤
And indeed we, to our Lord, will [surely] return."
Ne, te Zoti ynë do të kthehemi! -Qëllimi i përmendjes së këtyre mirësive është që të besojmë dhe të bindemi se Ai që i mëshiroi robërit duke u dhënë të tilla mirësi, është i Vetmi që meriton t’i përkushtohen të gjitha mënyrat e adhurimit, si namazi, dhikri, mirënjohja, falënderimi, lutja etj. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se, një ditë, të gjithë do të kthehemi tek Ai dhe do të llogaritemi për mirësitë që shfrytëzojmë në këtë jetë. Nëse i kemi shfrytëzuar për qëllime të mira e adhurime, do të shpërblehemi me të mira, e nëse nuk jemi treguar mirënjohës për to, do të marrim atë që meritojmë.
43:15–16Page 490
وَجَعَلُواْ لَهُۥ مِنۡ عِبَادِهِۦ جُزۡءًاۚ إِنَّ ٱلۡإِنسَٰنَ لَكَفُورٞ مُّبِينٌ ١٥
But they have attributed to Him from His servants a portion.1 Indeed, man is clearly ungrateful.
أَمِ ٱتَّخَذَ مِمَّا يَخۡلُقُ بَنَاتٖ وَأَصۡفَىٰكُم بِٱلۡبَنِينَ ١٦
Or has He taken, out of what He has created, daughters and chosen you for [having] sons?
Ata(jobesimtarët)i konsiderojnë disa krijesa(melaiket)si pjesë(vajza)të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapur. Mos vallë, nga ato që krijoi, Ai zgjodhi për vete vajza, kurse juve ju fali djem?!” -Allahu i Lartësuar na tregon për fjalët e shëmtuara të idhujtarëve, të cilët shpifin se Allahu i Lartësuar ka fëmijë, ndërkohë që Ai është i Vetmi, Absoluti në zotërimin dhe pushtetin e Tij. Allahu është Ai të Cilit i drejtohen të gjitha krijesat me lutje dhe përgjërim për nevojat e tyre, është Ai i Cili nuk ka nevojë për grua dhe as për fëmijë. Askush nuk mund të jetë i përafërt apo i ngjashëm me Allahun, as në Qenien e Tij, as në cilësitë dhe madhështinë e Tij. Kjo shpifje e idhujtarëve hidhet poshtë për shumë arsye të tjera, ndër të cilat:- Çdo gjë, veç Allahut, është krijesë, dhe të gjitha krijesat janë rob të Tij. Por robëria bie ndesh me birësinë.- Fëmija është një pjesë prej prindit të tij, por dihet që Allahu i Lartësuar është jashtë krijesave dhe asgjë prej krijesave nuk mund të jetë pjesë e Tij. Askush nuk mund të jetë pjesë e Zotit dhe as e kundërta. Ai është shumë më i Lartësuar dhe i Madhëruar që të jetë pjesë e krijesave. Ai ndryshon nga ato në emrat dhe cilësitë e Tij të madhështisë dhe të pushtetit. Askush nuk mund t’i afrohet Allahut në ato emra dhe cilësi, e aq më pak të jetë i barabartë me Të. Atëherë, si mund të ekzistojë dikush që ka cilësitë e Zotit?!- Ata pretendonë se melekët janë fëmijët e Zotit dhe janë femra. Ndër njerëz, vajzat janë fëmijë më pak të preferuar se djemtë. Atëherë, si mund të pretendojnë se Allahu ka mbajtur për vete pjesën më pak të preferuar dhe atyre u ka dhënë djem, që janë më tepër të preferuar?! A mos vallë, ata janë më të rëndësishëm se vetë Zoti?! I Lartësuar qoftë Allahu nga të tilla shpifje! Ata ndihen të fyer dhe të pakënaqur kur njoftohen se u ka lindur vajzë, sikurse i përshkruan i Madhërishmi:
43:17Page 490
وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُم بِمَا ضَرَبَ لِلرَّحۡمَٰنِ مَثَلٗا ظَلَّ وَجۡهُهُۥ مُسۡوَدّٗا وَهُوَ كَظِيمٌ ١٧
And when one of them is given good tidings of that which he attributes to the Most Merciful in comparison [i.e., a daughter], his face becomes dark, and he suppresses grief.
Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet për lindjen e asaj(vajzës)që ia përshkruanin të Gjithëmëshirshmit(si pjesën e Tij), fytyra i nxihet dhe fryma i zihet. -Atëherë, si e pretendojnë një gjë të tillë për të Madhërishmin?! Femrat, që ata pretendojnë se janë melekët e Zotit dhe fëmijët e Tij, janë në një nivel më të ulët se meshkujt në aspekte të ndryshme, sikurse i përshkruan i Gjithëdituri:
43:18Page 490
أَوَمَن يُنَشَّؤُاْ فِي ٱلۡحِلۡيَةِ وَهُوَ فِي ٱلۡخِصَامِ غَيۡرُ مُبِينٖ ١٨
So is one brought up in ornaments while being during conflict unevident1 [attributed to Allāh]?
E si mund të jetë vallë (pjesa e Zotit)ajo që rritet me stoli e që kur polemizon ka argumentim të dobët? -Për femrat, - të cilat janë të mangëta në bukurinë e tyre, prandaj vënë lloj-lloj stolish për t’u zbukuruar, - ata pretendojnë se janë fëmijë të Zotit! Ato janë më të mangëta se meshkujt edhe në aftësinë për të argumentuar dhe për të shprehur atë që kanë në zemrën e tyre. Atëherë, si pretendojnë idhujtarët se ato janë fëmijët e Zotit?!
43:19Page 490
وَجَعَلُواْ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةَ ٱلَّذِينَ هُمۡ عِبَٰدُ ٱلرَّحۡمَٰنِ إِنَٰثًاۚ أَشَهِدُواْ خَلۡقَهُمۡۚ سَتُكۡتَبُ شَهَٰدَتُهُمۡ وَيُسۡـَٔلُونَ ١٩
And they described the angels, who are servants of the Most Merciful, as females. Did they witness their creation? Their testimony will be recorded, and they will be questioned.
Edhe melekët, të cilët janë adhuruesit e të Gjithëmëshirshmit, ata(jobesimta-rët)pretenduan se janë femra. -Pretendimi i tyre që melekët, adhuruesit e palodhur dhe të vazhdueshëm të Allahut, janë femra, është gjithashtu një shpifje për ta. Së pari, sepse në aspektin e nënshtrimit ndaj të Madhërishmit, ata i konsiderojnë melekët si pjesë e Zotit, pra, i ngrejnë më lart se ç’janë. Ndërsa nga ana tjetër, ata i ulin melekët, duke pretenduar se janë femra e jo meshkuj. Kjo është një kontradiktë në të menduarit e tyre. Melekët nuk kanë gjini dhe janë thjesht adhurues të përkushtuar të Allahut të Lartësuar. Kështu që kjo është një shpifje, për të cilën ata nuk kanë asnjë argument. Ata nuk ishin dëshmitarë kur Allahu krijoi melekët, siç thotë i Lartësuari:A ishin të pranishëm ata në krijimin e tyre?! Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje. -Si flasin për diçka që nuk kanë dije, fakt ky i pranuar nga të gjithë? Të mos mendojnë ata se kjo shpifje e tyre do të kalojë dhe ata nuk do të merren në përgjegjësi. Ata do të pyeten për këtë dëshmi të gënjeshtërt, e cila do t’u shënohet në regjistër, dhe pastaj do të ndëshkohen për të.
43:20Page 490
وَقَالُواْ لَوۡ شَآءَ ٱلرَّحۡمَٰنُ مَا عَبَدۡنَٰهُمۗ مَّا لَهُم بِذَٰلِكَ مِنۡ عِلۡمٍۖ إِنۡ هُمۡ إِلَّا يَخۡرُصُونَ ٢٠
And they said, "If the Most Merciful had willed, we would not have worshipped them." They have of that no knowledge. They are not but misjudging.
Ata thonë: “Sikur të kishte dashur Allahu, ne nuk do t’i adhuronim ata!” -Ata justifikohen për adhurimin e melekëve, duke pretenduar se kjo ishte dëshira e Zotit. Ky është një justifikim që idhujtarët e përdorin gjithmonë për krimin e idhujtarisë dhe për gjynahet që kryejnë. Por ky argumentim është i kotë, i pavlefshëm dhe i padrejtë. Ai është i papranueshëm si në aspektin logjik, ashtu edhe në atë fetar. Asnjë njeri me mend nuk e pranon justifikimin me vullnetin e Zotit. Nëse do të vepronin në të njëjtën mënyrë në marrëdhëniet ndërnjerëzore, kjo do të ishte e papranueshme. Për shembull, nëse dikush që ka shkelur të drejtën tënde do të justifikohej se ndodhi ashtu, pasi i tillë ishte vullneti i Zotit, për ty sigurisht që do të ishte justifikim i papranueshëm. Edhe në aspektin fetar, ky justifikim është i papranueshëm dhe jo i drejtë. Madje, Allahu i Madhëruar nuk ka përmendur ndonjë grupacion tjetër që ta ketë përdorur si justifikim, përveç idhujtarëve dhe mohuesve të profetëve. Allahu i Madhëruar e ka zhvleftësuar justifikimin e tyre me faktet dhe argumentet e qarta që ka sjellë nëpërmjet profetëve dhe shpalljeve. Pas profetëve dhe shpalljeve hyjnore, asnjë njeri nuk ka më justifikim. Pastaj i Madhëruari thotë:Por ata nuk kanë ndonjë provë për këtë. Ata, në të vërtetë, vetëm gënjejnë. -Ata thjesht hamendësojnë, pa ditur se çfarë flasin e çfarë synojnë.
43:21Page 490
أَمۡ ءَاتَيۡنَٰهُمۡ كِتَٰبٗا مِّن قَبۡلِهِۦ فَهُم بِهِۦ مُسۡتَمۡسِكُونَ ٢١
Or have We given them a book before it [i.e., the Qur’ān] to which they are adhering?
A mos u kemi dhënë ndonjë libër para këtij, të cilit ata i përmbahen? -Kuptimi: Mos, vallë, u kemi dhënë ndonjë libër, që t’u tregojë për saktësinë e veprave të tyre dhe për vërtetësinë e fjalëve të tyre?! Sigurisht, kjo nuk është e vërtetë, sepse Allahu i Madhëruar ka dërguar vetëm Muhamedin (a.s.) si paralajmërues e udhëzues për këta njerëz. Pra, si në aspektin logjik, edhe në atë fetar, ata nuk kanë mbështetje për trillimet dhe justifikimet e tyre. Si rrjedhim, ato janë të pasakta e të pavlefshme; dhe jo vetëm kaq, por ata do të merren në llogari për to. I vetmi arsyetim që ata përdorin është se ndjekin të parët e tyre, të cilët, në fakt, ishin të humbur dhe të devijuar. Në përgjithësi, pasimi i brezave të mëparshëm në mënyrë të verbër është sjellë gjithmonë si justifikim për të arsyetuar refuzimin e ftesës së profetëve të Zotit, i Cili na tregon edhe këtë justifikim që ata paraqesin për mosbesimin dhe refuzimin e ftesës së Zotit.
43:22Page 490
بَلۡ قَالُوٓاْ إِنَّا وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٖ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّهۡتَدُونَ ٢٢
Rather, they say, "Indeed, we found our fathers upon a religion, and we are in their footsteps [rightly] guided."
Jo. Por ata thonë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fe, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje.” -Kuptimi: Ne i gjetëm të parët tanë në një fe të caktuar. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të ndjekim gjurmët e tyre e nuk do të pasojmë Muhamedin dhe mesazhin që ka sjellë ai.
43:23Page 491
وَكَذَٰلِكَ مَآ أَرۡسَلۡنَا مِن قَبۡلِكَ فِي قَرۡيَةٖ مِّن نَّذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتۡرَفُوهَآ إِنَّا وَجَدۡنَآ ءَابَآءَنَا عَلَىٰٓ أُمَّةٖ وَإِنَّا عَلَىٰٓ ءَاثَٰرِهِم مُّقۡتَدُونَ ٢٣
And similarly, We did not send before you any warner into a city except that its affluent said, "Indeed, we found our fathers upon a religion, and we are, in their footsteps, following."
Ne nuk kemi dërguar para teje profet në ndonjë vendbanim, që paria e shfrenuar e tij të mos i ketë thënë: “Ne i kemi gjetur të parët tanë në këtë fé, prandaj do t’i ndjekim gjurmët e tyre me këmbëngulje”. -Kështu ka ndodhur gjithmonë kur Zoti dërgonte paralajmërues. Pasanikët dhe ata që ishin në mes të mirave, të cilët mashtroheshin dhe verboheshin nga pasuria e madhe, tregoheshin kryeneçë dhe refuzonin të vërtetën. Ata mjaftoheshin thjesht duke thënë: “Ne i gjetëm të parët tanë në një fé, kështu që do të vazhdojmë me këmbëngulje t’i ndjekim ata”. Pra, këta të sotmit nuk janë të parët dhe as të vetmit që thonë të tilla fjalë. Edhe justifikimi i idhujtarëve me vullnetin e Zotit është i njëjtë me justifikimin e të parëve të tyre. Ata janë thjesht pasues të verbër të rrugës së të parëve të tyre. Ata i pasojnë të parët jo se kanë për qëllim të ndjekin të vërtetën dhe rrugën e drejtë. Nuk është aspak ky qëllimi i tyre. Ai është thjesht fanatizëm ndaj rrugës së tyre të gabuar, është një përpjekje e kotë për të hedhur poshtë të vërtetën dhe rrugën e drejtë me justifikime të pavlera. Ato janë të pavlera, sepse ftesa e sjellë nga profetët është dukshëm shumë më e qartë dhe më e drejtë sesa kotësirat e të parëve të tyre. Prandaj edhe profetët u drejtoheshin atyre gjithmonë me fjalët:
43:24Page 491
۞ قَٰلَ أَوَلَوۡ جِئۡتُكُم بِأَهۡدَىٰ مِمَّا وَجَدتُّمۡ عَلَيۡهِ ءَابَآءَكُمۡۖ قَالُوٓاْ إِنَّا بِمَآ أُرۡسِلۡتُم بِهِۦ كَٰفِرُونَ ٢٤
[Each warner] said, "Even if I brought you better guidance than that [religion] upon which you found your fathers?" They said, "Indeed we, in that with which you were sent, are disbelievers."
Ai(Profeti)u thoshte: “Vallë, edhe pse ju kam sjellë një udhëzim më të mirë nga ai që ju keni gjetur tek të parët tuaj?” -Kuptimi: Nëse unë ju sjell një udhëzim më të drejtë se ai i të parëve tuaj, a do të më pasoni, vallë? Nëse vërtet synoni udhëzimin në rrugën e drejtë dhe gjetjen e të vërtetës, atëherë a do të më pasoni? Por ju nuk e dëshironi këtë.Ata thoshin: “Ne e mohojmë atë gjë, për të cilën ju jeni dërguar.” -Pra, ata nuk synonin gjetjen e udhëzimit të drejtë dhe të vërtetë, por thjesht dëshironin të vazhdonin në kotësitë dhe devijimin e trashëguar nga të parët e tyre, ku kishin gjetur rehati dhe kënaqësi për epshin dhe dëshirat e tyre.
43:25Page 491
فَٱنتَقَمۡنَا مِنۡهُمۡۖ فَٱنظُرۡ كَيۡفَ كَانَ عَٰقِبَةُ ٱلۡمُكَذِّبِينَ ٢٥
So We took retribution from them; then see how was the end of the deniers.
Atëherë, Ne i goditëm me ndëshkime. -Allahu i Madhëruar i ndëshkoi ata, për shkak se ata refuzuan të vërtetën, duke e konsideruar ata si gënjeshtër, dhe për justifikimet e tyre të pavlera.Shih tani se si qe përfundimi i mohuesve! -Kuptimi: Le të jenë të kujdesshëm ata që mohojnë dhe nuk besojnë në profetët dhe mesazhin e tyre! Le të kujtojnë se edhe ata do t’i godasë ndëshkimi që goditi brezat para tyre, nëse vazhdojnë në rrugën e mohimit dhe të refuzimit të së vërtetës.
43:26Page 491
وَإِذۡ قَالَ إِبۡرَٰهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوۡمِهِۦٓ إِنَّنِي بَرَآءٞ مِّمَّا تَعۡبُدُونَ ٢٦
And [mention, O Muḥammad], when Abraham said to his father and his people, "Indeed, I am disassociated from that which you worship
Në këto ajete, Allahu i Madhëruar na tregon rreth Ibrahimit (a.s.) dhe cilët janë pasuesit e Ibrahimit. Shumë pretendojnë se janë pasues të Ibrahimit (a.s.), madje edhe ithtarët e Librit apo idhujtarët. Të gjithë pretendojnë se ecin në rrugën e tij. Por Allahu i Madhëruar na tregon rreth besimit dhe fesë së të dashurit të Tij, Ibrahimit (a.s), fe dhe besim të cilin ai ua la trashëgim dhe amanet brezave pasardhës.(Përkujto)Kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të vet: ... -Ibrahimi (a.s) iu drejtua babait të tij dhe popullit të tij, - të cilët adhuronin zota të tjerë veç Allahut, duke u bërë flijime e përkushtime, me qëllimin për t’u afruar tek ata, - dhe u tha:“Unë i urrej dhe u qëndroj larg atyre që ju adhuroni ...” -Kuptimi: Unë distancohem dhe shpreh urrejtjen time kundër këtyre idhujve dhe kundër atyre që e ndjekin këtë rrugë të humbjes.
43:27Page 491
إِلَّا ٱلَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُۥ سَيَهۡدِينِ ٢٧
Except for He who created me; and indeed, He will guide me."
“...Përveç Atij që më krijoi dhe më tregon udhën e drejtë.”! - Allahu është i Dashuri dhe i Adhuruari im, të Cilit unë ia besoj çështjet e mia dhe i dorëzohem tërësisht. Unë shpresoj dhe i lutem Atij që të më udhëzojë tek e vërteta dhe të më japë forcë e sukses që të punoj e të jetoj sipas fesë së vërtetë. Ashtu sikurse Allahu më krijoi, ashtu si përkujdeset dhe administron çështjet e mia të kësaj dynjaje, ashtu jam i kënaqur dhe e lus Atë që të më udhëzojë në gjithçka që është e mirë për besimin, fenë dhe ahiretin tim.
43:28Page 491
وَجَعَلَهَا كَلِمَةَۢ بَاقِيَةٗ فِي عَقِبِهِۦ لَعَلَّهُمۡ يَرۡجِعُونَ ٢٨
And he made it1 a word remaining among his descendants that they might return [to it].
Ai e bëri këtë fjalë të kujtohet ndër pasardhësit e tij, me qëllim që ata gjithmonë të kthehen(në besimin e vërtetë). -Cilësia më e lavdërueshme dhe më e rëndësishme e robit është sinqeriteti i tij në adhurimin e Allahut si Një i vetëm dhe distancimi nga çdo gjë tjetër që adhurohet veç Allahut. Edhe Ibrahimi (a.s) e bëri këtë cilësi të lartë si bazë të përhershme për të gjithë brezat pas tij. Të gjithë ata do t’i kthehen kësaj baze, për të ndërtuar mbi të besimin dhe fenë e tyre. Ky besim i Ibrahimit është shumë i njohur. Ajo qe një porosi shumë e rëndësishme, madje më e rëndësishmja, që ai u la pasardhësve të tij. Kjo porosi u transmetua ndër breza. Kështu vepruan edhe Is'haku me Jakubin, kur porositën fëmijët dhe pasardhësit e tyre, sikurse thotë i Madhëruari: “Ibrahimi ua dha këtë porosi bijve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “Kjo ishte porosia që Ibrahimi ua la bijve të tij. Kështu bëri edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu ua ka zgjedhur fenë, prandaj mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë të nënshtruar ndaj Tij!” A ishit ju të pranishëm, kur Jakubi, para se të vdiste, u tha bijve të vet: “Çfarë do të adhuroni pas meje?” Ata thanë: “Do të adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e etërve të tu - të Ibrahimit, të Ismailit dhe të Is’hakut -, që është Një Zot i Vetëm. Vetëm Atij i nënshtrohemi.” [Bekare 132, 133.] Kjo porosi vazhdoi të transmetohej te pasardhësit e tij, derisa u futën në mes shpifjet dhe padrejtësitë.
43:29Page 491
بَلۡ مَتَّعۡتُ هَٰٓؤُلَآءِ وَءَابَآءَهُمۡ حَتَّىٰ جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ وَرَسُولٞ مُّبِينٞ ٢٩
However, I gave enjoyment to these [people of Makkah] and their fathers1 until there came to them the truth and a clear Messenger.2
Unë(thotë Zoti)i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen, ... -Allahu i Madhëruar i begatoi ata me shumë mirësi, kurse ata u harruan në plotësimin e dëshirave të tyre të shfrenuara, derisa ato u bënë pikësynimi i vetëm i tyre. Dashuria për dynjanë vazhdoi të rritej dita-ditës, derisa u shndërrua në një lloj feje e tyre.... derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte ... -Kështu vazhduan ata, derisa u erdhi e vërteta dhe Profeti i qartë në mesazhin që përcillte, i mbështetur me mrekulli të shumta nga Zoti dhe i pajisur me moralin më të lartë. Ligji që solli ky profet ishte i plotë dhe tregues i të mirës në çdo kohë. Ai ishte në të njëjtën linjë me shpalljet hyjnore që sollën të gjithë profetët e tjerë. Vetë ftesa e tij për njësimin e Zotit tregon për vërtetësinë dhe besnikërinë e tij. Por, vallë, a ndryshuan ithtarët e Librit pas ardhjes së Profetit besnik? Vallë, a u hapën sytë dhe zemrat e tyre, për t’u çliruar nga dëshirat e shfrenuara dhe përkushtimi pas kësaj dynjaje? Thotë i Madhëruari:
43:30Page 491
وَلَمَّا جَآءَهُمُ ٱلۡحَقُّ قَالُواْ هَٰذَا سِحۡرٞ وَإِنَّا بِهِۦ كَٰفِرُونَ ٣٠
But when the truth came to them, they said, "This is magic, and indeed we are, concerning it, disbelievers."
Po, kur u erdhi e Vërteta, ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk i besojmë asaj!” -Kur erdhi e vërteta, - të cilën çdokush, me sadopak arsye e logjikë të drejtë, do ta pranonte dhe do t’i nënshtrohej, - ata thanë: “Kjo është magji, prandaj nuk e pranojmë atë.” Kjo, sigurisht, është shfaqja më madhe e urrejtjes dhe e armiqësisë ndaj Profetit dhe Shpalljes së Zotit. Atyre nuk u mjaftoi refuzimi i të vërtetës, madje as lufta ndaj saj, por vazhduan me shpifjet më të shëmtuara dhe më të padrejta që mund t’i bëhen asaj. Ata e quajtën të vërtetën ‘magji’, me të cilën merren krijesat më të këqija, më të pështira dhe më mashtruese. Në këtë shpifje të ulët ndaj të vërtetës i shtyu pikërisht shfrenimi i tyre në gjynahe dhe humbja në mirësitë e shumta të kësaj dynjaje, me të cilat i begatoi Allahu i Madhëruar.
43:31Page 491
وَقَالُواْ لَوۡلَا نُزِّلَ هَٰذَا ٱلۡقُرۡءَانُ عَلَىٰ رَجُلٖ مِّنَ ٱلۡقَرۡيَتَيۡنِ عَظِيمٍ ٣١
And they said, "Why was this Qur’ān not sent down upon a great man from [one of] the two cities?"1
Pastaj (mohuesit kurejshë)thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu të madh(me famë)në këto dy qytete(Meke dhe Taif)?!” -Kjo ishte kërkesa që parashtruan ata, me mendjet e tyre të prishura. Përse, pra, të mos i zbriste Kur'ani një njeriu me reputacion, që - sipas përcaktimit të tyre - duhej të ishte i pasur, i respektuar dhe zulmëmadh për banorët e qyteteve Mekë dhe Taif, si për shembull, Uelid Ibn Mugira apo ndonjë tjetër, që i përkiste parisë së tyre të respektuar. Por Allahu i Madhëruar, duke kundërshtuar këtë propozim të tyre të padrejtë, thotë:
43:32Page 491
أَهُمۡ يَقۡسِمُونَ رَحۡمَتَ رَبِّكَۚ نَحۡنُ قَسَمۡنَا بَيۡنَهُم مَّعِيشَتَهُمۡ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَرَفَعۡنَا بَعۡضَهُمۡ فَوۡقَ بَعۡضٖ دَرَجَٰتٖ لِّيَتَّخِذَ بَعۡضُهُم بَعۡضٗا سُخۡرِيّٗاۗ وَرَحۡمَتُ رَبِّكَ خَيۡرٞ مِّمَّا يَجۡمَعُونَ ٣٢
Do they distribute the mercy of your Lord? It is We who have apportioned among them their livelihood in the life of this world and have raised some of them above others in degrees [of rank] that they may make use of one another for service. But the mercy of your Lord is better than whatever they accumulate.
Mos vallë janë ata që përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd?! Ne kemi përcaktuar për ta se si do të jetojnë në këtë botë. -Vallë, a mos është mëshira e Allahut në dorën e tyre dhe ata e shpërndajnë atë si të duan?! A mos janë ata që ia dhurojnë profetësinë atij që ata dëshirojnë? Jo, kurrsesi! Është Allahu i Madhëruar Ai që e shpërndan mëshirën e Vet si të dojë mes robërve, në këtë dynja. Gjithashtu, siç na tregon Allahu i Madhëruar më pas, mëshira e Tij është më e mirë se pasuria që njerëzit grumbullojnë në këtë botë. Në këtë mënyrë, duhet të kuptojmë se gjithçka që ka lidhje me jetën e njerëzve në këtë dynja jepet nga Allahu i Madhëruar. Është Ai që i shpërndan mirësitë mes robërve të Tij, Ai që ia shton rizkun dikujt e ia pakëson dikujt tjetër, sipas urtësisë së Tij. Mëshira e Allahut në dynja, - grada më e lartë e së cilës është dhurimi i profetësisë, - është veç në dorë të Tij. Allahu i Madhëruar është më i Dituri dhe më i Urti për çështjen se kujt ia dhuron profetësinë dhe cilin bën lajmëtar të Tij. Kësisoj, propozimi i tyre është i papranueshëm dhe i pabazë, sepse rregullimi dhe përcaktimi i çështjeve të kësaj dynjaje apo dhe i çështjeve të fesë, janë tërësisht dhe vetëm në dorën e Zotit të Plotpushtetshëm. Allahu i Madhëruar u thotë këtyre njerëzve që të jenë të bindur për gabimin që bëjnë me kërkesa të tilla të pakuptimta. Ata duhet ta kuptojnë mirë që nuk u takon asgjë nga çështjet e dynjasë dhe të ahiretit dhe se propozimi i tyre është veçse shprehje arrogance dhe përpjekje për të refuzuar të vërtetën. Ata thanë: “Përse të mos i zbriste ky Kur'an një njeriu që gëzon reputacion në dy qytete?!” Por nëse ata do ta njihnin mirë realitetin, nëse do të njihnin virtytet nga të cilat vlerësohen burrat tek Allahu dhe te njerëzit, do të arrinin në përfundimin se Muhamed Ibn Abdullah Ibn Abdul Mutalib (a.s.) ishte burri më i madh dhe më i lartë në karakter. Ai ishte njeriu më i plotë dhe më i pastër në intelektin, urtësinë, vullnetin e në moralin e tij. Ai ishte më i mëshirshmi, më i buti, më bujari dhe më bamirësi me njerëzit, ashtu siç ishte dhe më i devotshmi ndaj Zotit të tij. Ai mbetet boshti rreth të cilit sillet çdo virtyt i lartë dhe kufiri ku mund të arrijë përsosmëria e burrave. Ai është burri më i madh i kohërave në të gjithë botën, fakt ky i pranuar dhe i ditur nga miqtë dhe armiqtë e tij. Atëherë, si mundet që këta idhujtarë injorantë të preferonin dikë tjetër, që as nuk i afrohej virtyteve të Muhamedit (a.s). Sigurisht, njerëz të tillë nuk duhen marrë aspak në konsideratë. Nga mendjelehtësia dhe injoranca e thellë, ata quanin si perëndi të tyre një putë apo një skulpturë, një pemë apo një gur, domethënë gjëra që nuk sjellin as dëm e as dobi, që nuk japin e as nuk marrin, madje që janë barrë për të tjerët, sepse kanë nevojë për përkujdesje e shërbim. Prandaj themi se propozimet e një niveli të tillë njerëzish nuk meritojnë që të përfillen. Ato janë kërkesa prej mendjeprishurve. Ata mund të kënaqen vetëm me një të llojit të tyre. Por një njeri me nivelin e tyre nuk mund të krahasohet kurrë me Muhamedin (a.s.), e aq më tepër të parapëlqehet mbi të. E si mund të përzgjidhen të tillë njerëz kundrejt Profetit të Fundmë dhe pasardhësit më të mirë të Ademit (a.s.)? Por qafirët nuk logjikojnë e nuk dinë të arsyetojnë.Ne i kemi ngritur disa më lart se të tjerët, ... -Ky ajet tregon për urtësinë e madhe të Allahut të Lartësuar në dallimet që Ai ka bërë mes robërve në jetën e kësaj dynjaje. Kjo është bërë që:... që të përfitojnë me shërbimet ndaj njëri-tjetrit. -Domethënë, që njerëzit t’i shërbejnë njëri-tjetrit, me zanatet dhe aftësitë e tyre. Nëse ata do të ishin të njëjtë në pasuri dhe aftësi, atëherë nuk do të kishin nevojë për njëri-tjetrin, por kështu do të kishin shumë probleme në marrëdhëniet me njëri-tjetrin.Mëshira e Zotit tënd është shumë më e vlefshme sesa çfarë grumbullojnë ata. -Kjo dëshmon se mirësitë që kanë lidhje me ahiretin janë më të mira sesa mirësitë që kanë lidhje me dynjanë, ashtu sikurse thotë i Madhëruari në një ajet tjetër: “O njerëz! Ja ku ju erdhi Këshilla nga Zoti juaj dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorin tuaj. Ai është Udhëzim dhe Mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm për Mirësinë e Allahut (imanin) dhe Mëshirën e Tij (Kur'anin) gëzohuni!” Kjo është shumë herë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë”. [Junus 57, 58].
43:33Page 491
وَلَوۡلَآ أَن يَكُونَ ٱلنَّاسُ أُمَّةٗ وَٰحِدَةٗ لَّجَعَلۡنَا لِمَن يَكۡفُرُ بِٱلرَّحۡمَٰنِ لِبُيُوتِهِمۡ سُقُفٗا مِّن فِضَّةٖ وَمَعَارِجَ عَلَيۡهَا يَظۡهَرُونَ ٣٣
And if it were not that the people would become one community [of disbelievers],1 We would have made for those who disbelieve in the Most Merciful - for their houses - ceilings and stairways of silver upon which to mount.
E, sikur të mos ishte për njerëzit, që priren drejt një besimi, atyre që nuk e besojnë të Gjithëmëshirshmin, Ne do t’ua bënim prej argjendi tavanet e shtëpive ... -Allahu i Madhëruar na tregon se dynjaja nuk ka asnjë vlerë tek Ai. Sikur të mos ishte butësia dhe mëshira e Tij për adhuruesit e Tij të sinqertë, para së cilës Ai nuk vë asgjë, që ata të mos josheshin nga mirësitë e kësaj dynjaje, Ai do t’u jepte qafirëve pasuri të pallogaritshme të kësaj dynjaje, sikurse thotë më pas:
43:34Page 492
وَلِبُيُوتِهِمۡ أَبۡوَٰبٗا وَسُرُرًا عَلَيۡهَا يَتَّكِـُٔونَ ٣٤
And for their houses - doors and couches [of silver] upon which to recline
...edhe shkallët mbi të cilat ata ngjiten, madje edhe dyert e shtëpive apo kolltukët mbi të cilët mbështeten. E shumë stoli të tjera.. -Edhe shkallët, që i përdorin për të hipur në tarracat e shtëpive të tyre, do t’ua bënte prej argjendi. Pra, i Madhëruari do t’u jepte ç’të dëshironin. Por Ai nuk e bën këtë, nga mëshira e madhe dhe përkujdesi i Tij për të dashurit dhe të zgjedhurit e Tij besimtarë, të cilët, nëse Zoti do t’u jepte qafirëve të tilla pasuri, kjo do t’i trazonte shpirtrat e tyre dhe do t’i tundonte për të shkuar drejt gjynaheve, mosbindjes dhe harresës së qëllimit kryesor pse janë krijuar, pra, të adhurimit të Allahut. Nga ana tjetër, kjo tregon se Allahu i Madhëruar mund t’i privojë besimtarët në përgjithësi ose ndonjë grup prej tyre, për t’i ndihmuar ata.
43:35Page 492
وَزُخۡرُفٗاۚ وَإِن كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَاۚ وَٱلۡأٓخِرَةُ عِندَ رَبِّكَ لِلۡمُتَّقِينَ ٣٥
And gold ornament. But all that is not but the enjoyment of worldly life. And the Hereafter with your Lord is for the righteous.
Por të jeni të sigurt se të gjitha këto nuk janë gjë tjetër, veçse kënaqësi e jetës së kësaj bote, kurse Bota e Ardhshme te Zoti yt është për të devotshmit. -Dynjaja nuk vlen tek Allahu as sa një flatër mushkonje. Të gjitha stolitë e përmendura e shumë e shumë të tjera, janë thjesht pasuri të kësaj dynjaje, të cilat, gjithsesi, arrihen me lodhje e mundime, bashkë me frikën se një ditë do të përfundojnë. Prandaj le ta dinë mirë se ahireti është shumë më i mirë për të devotshmit, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre, duke ruajtur kufijtë e Tij. Ahireti është më i mirë për ta sepse mirësitë, bukuritë dhe kënaqësitë që do të përjetohen në të janë të plota në çdo aspekt dhe të përjetshme. Atje do të kenë gjithçka që e dëshiron shpirti i tyre dhe me të cilat kënaqen sytë e tyre. Atje do të jenë të freskët e të lumtur përgjithmonë, pa ndërprerje. Sa ndryshim të madh ka mes këtyre dy botëve dhe këtyre dy llojeve të mirësive!
43:36Page 492
وَمَن يَعۡشُ عَن ذِكۡرِ ٱلرَّحۡمَٰنِ نُقَيِّضۡ لَهُۥ شَيۡطَٰنٗا فَهُوَ لَهُۥ قَرِينٞ ٣٦
And whoever is blinded from remembrance of the Most Merciful - We appoint for him a devil, and he is to him a companion.
Allahu i Madhëruar na paralajmëron për ndëshkimin e Tij të rëndë, me të cilin godet ata që nuk e kujtojnë Atë. Ai thotë:Kush i kthen shpinën përmendjes (Mesazhit)të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë. -Këtë ndëshkim të rëndë e meriton Ai që dobësohet dhe e rrallon apo e braktis fare Përmendjen e Allahut dhe Mesazhin e Tij. Po çfarë është, në fakt, Përmendja dhe Mesazhi i Allahut, për të cilin bëhet fjalë këtu? Mesazhi i Allahut është Kur'ani madhështor, i cili është mëshira më e madhe e Mëshiruesit për krijesat e Tij. Kush e pranon këtë Kur'an, kanë fituar një dhuratë të madhe, pas së cilës do të arrijnë plot mirësi të tjera. Ndërsa ata që e refuzojnë ose e shpërfillin atë, kanë për të pësuar ndëshkim të rëndë, pas të cilit nuk ka më lumturi. Këtyre Allahu i Madhëruar u shoqëron një shejtan shumë dinak dhe tinzar, që u rri gjithmonë nga pas, pa iu ndarë asnjë çast. Ai i mbush me ëndrra boshe, i nxit për gjynahe dhe ua zbukuron ato. Përveç kësaj, i Madhëruari thotë:
43:37Page 492
وَإِنَّهُمۡ لَيَصُدُّونَهُمۡ عَنِ ٱلسَّبِيلِ وَيَحۡسَبُونَ أَنَّهُم مُّهۡتَدُونَ ٣٧
And indeed, they [i.e., the devils] avert them from the way [of guidance] while they think that they are [rightly] guided
Ai(shejtani)e pengon nga rruga e drejtë, ndërkohë që ai(jobesimtari)mendon se është i udhëzuar mirë. -Shejtani i pengon ata nga rruga e drejtë e adhurimit të Allahut, duke ua vështirësuar dhe duke ua paraqitur të rëndë në sytë e tyre. Por ç’është më e keqja, ata verbohen aq shumë, saqë mendojnë se janë në udhë të mbarë. Aq shumë u është zbukuruar e keqja dhe aq shumë janë larguar nga e vërteta, saqë rruga e humbjes u duket si rruga e drejtë. Dikush mund të pyesë e të thotë: Përderisa këta mendojnë se janë në rrugë të drejtë dhe se po veprojnë mirë, a nuk janë të justifikuar para Zotit? Përgjigjja është se nuk ka justifikim për këta lloj njerëzish, të cilët e refuzojnë diturinë e sjellë nga Shpallja e Zotit, edhe pse e kanë mundësinë që ta përvetësojnë atë. Ata veprojnë kështu, sepse parapëlqejnë të kotën dhe gjynahet e shumta. E tillë është gjendja e atyre që nuk i kushtojnë rëndësi Shpalljes së Allahut. Në jetën e dynjasë, ata të mjerë bien pre e kurtheve dhe joshjeve devijuese të shejtanit, të cilat ua tjetërsojnë realitetin dhe ua sëmurin logjikën. Ndërsa gjendja e tyre në ahiret do të jetë edhe më e keqe. Atje do të shfaqin pendesë dhe keqardhje për krimet e tyre, por kjo nuk ua lehtëson aspak ndëshkimin. Jo vetëm kaq, por ata do të duan të distancohen nga shejtani që i ka shoqëruar në dynja, duke shprehur urrejtje dhe armiqësi ndaj tij, siç thotë i Lartësuari më pas:
43:38Page 492
حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَنَا قَالَ يَٰلَيۡتَ بَيۡنِي وَبَيۡنَكَ بُعۡدَ ٱلۡمَشۡرِقَيۡنِ فَبِئۡسَ ٱلۡقَرِينُ ٣٨
Until, when he comes to Us [at Judgement], he says [to his companion], "How I wish there was between me and you the distance between the east and west; and what a wretched companion."
Kur të vijë para Nesh, ai(jobesimtari)do të thotë: “Oh, mjerë për mua! Ah, sikur mes meje dhe teje(o shejtan)të kishte një largësi sa lindja prej perëndimit! Sa shok i keq paske qenë ti!” -Ky ajet ngjan shumë me fragmentin tjetër në Kur'an: “Atë Ditë, sundimi i vërtetë i takon krejtësisht të Gjithëmëshirshmit. Për jobesimtarët ajo do të jetë një ditë e vështirë. Atë ditë, keqbërësi do të kafshojë duart e veta dhe do të thotë: “Oh, i mjeri unë! Sikur të kisha ndjekur udhën e drejtë së bashku me Profetin!”Ah! I mjeri unë! Sikur të mos e kisha bërë mik aksh njeri! Në të vërtetë, ai më largoi mua prej udhës së drejtë (të Zotit) pasi më pati ardhur (qartësisht dhe plotësisht). Shejtani është veçse tradhëtar për njeriun.” [Furkan 26-29]. Pastaj i Madhëruari thotë:
43:39Page 492
وَلَن يَنفَعَكُمُ ٱلۡيَوۡمَ إِذ ظَّلَمۡتُمۡ أَنَّكُمۡ فِي ٱلۡعَذَابِ مُشۡتَرِكُونَ ٣٩
And never will it benefit you that Day, when you have wronged, that you are [all] sharing in the punishment.
Ju bënit padrejtësi të shumta(do t’u thuhet), prandaj sot nuk do t’ju lehtësojë aspak fakti se nuk jeni të vetmit që po ndëshkoheni. -Kuptimi: Fakti që do ta vuani ndëshkimin bashkë me të tjerë, që kanë qenë shoqëruesit dhe të dashurit tuaj në dynja, nuk ka për t’ju sjellë ndonjë lehtësim a ngushëllim. Ashtu sikurse ishit bashkë në dynja në bërjen e gjynaheve dhe padrejtësive, ashtu do të vuani bashkarisht dënimin e të Drejtit. Është e vërtetë që, në jetën e dynjasë, njerëzit gjejnë ngushëllim kur nuk janë vetëm në fatkeqësi, pasi kjo ua lehtëson sadopak dhimbjen. Ndërsa në ahiret kjo nuk funksionon, pasi ndëshkimi i atjeshëm nuk ka asnjë çast pushimi apo lehtësimi, qoftë edhe në përmasat më të vogla. Të lusim, o Allah, o Zoti ynë, që të na shpëtosh dhe të na ruash nga çdo ndëshkim, në dynja dhe ahiret, dhe të na japësh prehje me mëshirën Tënde!
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences