As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
ق
Qaf
The Letter "Qaf" · Meccan · 45 ayahs
Kaf. Betohem në Kur'anin e lavdishëm. -Allahu i Lartësuar betohet në Kur'anin e lavdishëm. Kur'ani është shumë i gjerë dhe madhështor në kuptimet dhe urtësitë që përmban. Cilësimi el mexhîd vjen nga fjala el mexhd, që do të thotë: me kuptime dhe urtësi madhëshore. Pa dyshim, fjala e Allahut të Urtë dhe të Gjithëditur është më e denja për patur cilësi të tilla. Kur'ani përmban njohuritë, dituritë dhe urtësitë e të parëve dhe të fundit. Stili i tij është më i larti dhe më i mrekullueshmi. Fjalët e tij janë më të plotat dhe më shprehëset. Kuptimet dhe urtësitë e tij janë më të bukurat dhe më gjithëpërfshirëset. Tërë këto cilësi të bëjnë që ta besosh dhe ta pasosh plotësisht dhe pa u vonuar udhëzimin e tij. Ato të bëjnë që të nën-shtrohesh, për të zbatuar me përunjësi çdo porosi të tij. Ato, gjithashtu, të nxisin që ta lavdërosh dhe t’i shprehësh mirënjohjen maksimale Atij që i dhuroi, Allahut të Madhëruar. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk i çmojnë dhuratat dhe mirësitë që Zoti u dhuron dhe nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur.
50:2Page 518
بَلۡ عَجِبُوٓاْ أَن جَآءَهُم مُّنذِرٞ مِّنۡهُمۡ فَقَالَ ٱلۡكَٰفِرُونَ هَٰذَا شَيۡءٌ عَجِيبٌ ٢
But they wonder that there has come to them a warner from among themselves, and the disbelievers say, "This is an amazing thing.
Po. Ata u habitën që nga gjiri i tyre u erdhi një profet.” –Ata u çuditën që u vajti një profet, i cili u tërhiqte vërejtjen për çdo gjë që i dëmtonte dhe i mësonte çdo gjë të mirë, që u sillte dobi dhe lumturi. Zoti e përzgjodhi këtë profet nga gjiri i tyre, në mënyrë që ata ta kishin plotësisht të mundur të njihnin sinqeritetin dhe virtytet e tij të larta e, si rrjedhojë, ta dëgjonin, ta besonin dhe të ndiqnin rrugën e tij. Atëherë, këtu nuk kishte asgjë për t’u habitur. Ajo ishte mëse normale dhe plotësisht në përputhje me urtësinë dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar, i Cili ua lehtëson gjithmonë krijesave gjetjen e rrugës së drejtë. Për t’u habitur ishte vetëm arsyetimi i tyre i mbrapshtë. Në fakt, ata nuk vuanin aspak nga të metat mendore, por çudia e tyre për Profetin e Zotit vinte nga prirja e tyre djallëzore për mohimin e të vërtetës. Prandaj i Lartësuari i quan ata kafirun- jobesimtarë, kur thotë:Jobesimtarët thonë: “Kjo është, vërtet shumë e habitshme.” -Habia e tyre shpjegohet me dy mënyra:1. Të ishin të sinqertë në fjalët e tyre, dhe kështu kjo tregonte injorancën e thellë dhe logjikën e mangët të tyre. Në këtë mënyrë, ata i ngjanin atij budallait që çuditet dhe qesh me fjalët e një të mençuri, ose frikacakut që çuditet me trimin zemërluan, që sulet si shigjetë në mes të armikut dhe lufton; ose i ngjanin koprracit, i cili habitet me bujarinë e njerëzve zemërmirë etj. E çfarë dëmi mund t’i sjellë habia e këtyre të mang-tëve atij që sheh me dritën e imanit?!2. Të shfaqnin çudi në formë përçmimi, pasi e dinin shumë mirë se e vërteta ishte ndryshe, dhe kjo konsiderohet si grada më e ulët dhe më e shëmtuar e padrejtësisë.Më poshtë, Allahu i Lartësu-ar na shtjellon më shumë shkakun e habisë së tyre dhe të mospranimit të Profetit:
50:3Page 518
أَءِذَا مِتۡنَا وَكُنَّا تُرَابٗاۖ ذَٰلِكَ رَجۡعُۢ بَعِيدٞ ٣
When we have died and have become dust, [we will return to life]? That is a distant [i.e., unlikely] return."
Vallë,(a do të ringjallemi)pasi të vdesim e të bëhemi dhé? –Ata, me një naivitet të pabesueshëm, krahasuan pushtetin absolut të Krijuesit të gjithësisë nga hiçi, Atij që është i Plotë nga çdo këndvështrim, me pamundësinë dhe fuqinë e kufizuar të njeriut. Nga padituria e thellë, ata gjykuan padrejtësisht rreth Allahut të Gjithëditur për gjithçka që ka krijuar. Por i Madhëruari u kujton atyre një fakt shumë të thjeshtë, që ata të binden sa më parë për fuqinë e Tij absolute për të ringjallur krijesat:
50:4Page 518
قَدۡ عَلِمۡنَا مَا تَنقُصُ ٱلۡأَرۡضُ مِنۡهُمۡۖ وَعِندَنَا كِتَٰبٌ حَفِيظُۢ ٤
We know what the earth diminishes [i.e., consumes] of them, and with Us is a retaining record.
Ne dimë se ç’ha toka prej tyre. -Allahu i Lartësuar i di në imtësi edhe se çfarë ha toka prej trupave të njerëzve, gjatë qëndrimit të tyre në varre. Çdo gjë është shkruar me përpikmëri në Leuhi Mahfudh, në librin e Tij të ruajtur nga ndryshimet apo nga mangësitë.Te Ne është Libri që ruan gjithçka. -Atje është shkruar gjithçka që do të ndodhë me njerëzit, gjatë jetës dhe pas vdekjes. Kështu, Allahu i Lartësuar argumenton për vërtetësinë e ringjalljes, duke na kujtuar dijen e Tij absolute mbi gjithçka.
50:5Page 518
بَلۡ كَذَّبُواْ بِٱلۡحَقِّ لَمَّا جَآءَهُمۡ فَهُمۡ فِيٓ أَمۡرٖ مَّرِيجٍ ٥
But they denied the truth when it came to them, so they are in a confused condition.
Ata e mohojnë të Vërtetën, kur ajo u vjen... -Shkaku i habisë së tyre ishte mohimi dhe armiqësia ndaj të vërtetës. Ata thjesht nuk donin ta pranonin të vërtetën e sjellë nga Profeti besnik i Zotit të gjithësisë. Duke qenë se nuk kishin asnjë arsye dhe argumentim për të refuzuar të vërtetën, ata ishin gjithmonë të çoroditur dhe të paqëndrueshëm në fjalët dhe pretendimet e tyre, siç thotë i Gjithëdituri:...dhe janë vazhdimisht të luhatur. -Ata i karakterizonte një pasiguri e thellë, në çdo arsyetim që paraqisnin. Asnjëherë nuk i qëndronin një fjale. Herë thoshin se ai Muhamedi (a.s.) ishte magjistar, herë i çmendur, herë poet dhe herë orator. Pastaj hidheshin te Kur'ani dhe i bënin gjithfarëlloj cilësimesh, si: poezi, magji, përrallë nga e kaluara etj. Secili ia këpuste fjalëve sipas qejfit të vet. Njerëzit që mohojnë të vërtetën janë të çoroditur dhe pa një qëndrim të qartë. Ata janë gjithmonë kontradiktorë në fjalë dhe arsyetim. Ndërsa ata që e besojnë të vërtetën me bindje dhe siguri të plotë, ata janë të qëndrueshëm, të qartë dhe të paluhatshëm nga rruga e tyre. Veprat e tyre janë në përputhje me besimin dhe fjalët që thonë.
50:6Page 518
أَفَلَمۡ يَنظُرُوٓاْ إِلَى ٱلسَّمَآءِ فَوۡقَهُمۡ كَيۡفَ بَنَيۡنَٰهَا وَزَيَّنَّٰهَا وَمَا لَهَا مِن فُرُوجٖ ٦
Have they not looked at the heaven above them - how We structured it and adorned it and [how] it has no rifts?
Pasi foli për gjendjen e jobesimtarëve që mohuan profetët, Allahu i Lartësuar i fton ata që të vështrojnë shenjat e Tij në natyrë, për të mësuar mbi pushtetin absolut të Tij. Kështu, i Madhëruari thotë:A nuk e vështrojnë qiellin sipër tyre, ... -Nuk është e nevojshme që të lodhesh shumë për të konstatuar madhështinë e Allahut dhe të krijimit të Tij të mrekullueshëm. Mjafton të hedhësh vështrimin lart në qiell, për të parë rregullsinë dhe bukurinë e krijimit të Zotit të gjithësisë....se si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa lejuar në të asnjë të çarë?! -Vëreni se si e kemi ndërtuar qiellin, me rregullsinë dhe qëndrueshmërinë e tij të pabesueshme. Pastaj shihni yjet, që e zbukurojnë atë për çdo sy që sheh. Në këtë madhështi nuk mund të vëresh asnjë të çarë, asnjë defekt apo çrregullim. Allahu i Lartësuar e ka bërë qiellin si çati mbrojtëse për krijesat e tokës dhe ka vendosur në të gjëra që konsiderohen si domosdoshmëri për jetën në tokë.
50:7Page 518
وَٱلۡأَرۡضَ مَدَدۡنَٰهَا وَأَلۡقَيۡنَا فِيهَا رَوَٰسِيَ وَأَنۢبَتۡنَا فِيهَا مِن كُلِّ زَوۡجِۭ بَهِيجٖ ٧
And the earth - We spread it out and cast therein firmly set mountains and made grow therein [something] of every beautiful kind,
Edhe Tokën e kemi shtrirë dhe kemi vendosur në të male përforcuese. -Vështroni Tokën, se si Allahu i Lartësuar e shtriu dhe e bëri të qëndrueshme për banorët e saj. Ai e rregulloi atë, në mënyrë që çdo krijesë të mund të jetojë dhe t’i plotësojë nevojat e veta në të. Allahu i Lartësuar vendosi në Tokë malet, që shërbejnë si përforcuese të saj, që ajo të mos ishte e lëkundshme dhe e pabanueshme.Ne kemi bërë që në të të mbijnë larmi bimësh të bukura. -Përveç qëndrue-shmërisë, Allahu i Lartësuar e pajisi Tokën me gjithçka të nevojshme për zhvillimin e bimësisë, me të gjithë larmishmërinë dhe hijeshinë e saj. Kush vështron këtë bimësi, gjen kënaqësi dhe çlodhje, ai që mediton rreth tyre, habitet dhe mrekullo-het, ai që pret prodhimin e tyre, qetëso-het dhe gëzohet. Allahu i Lartësuar e solli këtë mirësi si ushqim për bijtë e Ademit dhe për kafshët e tyre.
50:8Page 518
تَبۡصِرَةٗ وَذِكۡرَىٰ لِكُلِّ عَبۡدٖ مُّنِيبٖ ٨
Giving insight and a reminder for every servant who turns [to Allāh].
Këto janë dëshmi të dukshme dhe këshillë për çdo adhurues që kthehet i penduar e i bindur. -Kush vështron dhe mediton në këto mirësi të dhuruara nga i Gjithëmëshirshmi, shërohet nga vërbëria që sjell padituria dhe mohimi. Këto janë argumente shumë të qarta, që ushqejnë besimin. Ato janë edhe një këshillë e kujtim për zemrat e pavëmendshme, që të kujdesen për të arritur të mirat të kësaj dynjaje dhe të ahiretit, duke përkujtuar dhe zbatuar porositë e Zotit dhe të profetëve të Tij. Ato nuk janë dritë dhe kujtim për çdo lloj njeriu. Prej tyre nxjerrin mësime vetëm ata që Zoti i ka përshkruar si ‘të kthyer tek Ai me pendim të sinqertë, me drojë, me shpresë dhe dashuri për Të, si edhe të bindur dhe pasues të Profetit të Tij’. Ndërsa për ata që i kthejnë shpinën Profetit dhe Librit të Zotit nuk vlejnë këto shenja dhe argumente. Vërejtjet dhe shenjat nuk i bëjnë dobi një njeriu që nuk beson.
50:9Page 518
وَنَزَّلۡنَا مِنَ ٱلسَّمَآءِ مَآءٗ مُّبَٰرَكٗا فَأَنۢبَتۡنَا بِهِۦ جَنَّٰتٖ وَحَبَّ ٱلۡحَصِيدِ ٩
And We have sent down blessed rain from the sky and made grow thereby gardens and grain from the harvest
Ne e lëshojmë nga qielli shiun e bekuar dhe me të bëjmë të mundur që të mbijnë e të lulëzojnë kopshte e të korra, ... -Pa ujin e begatshëm që Zoti e zbret nga qielli, nuk ka mundësi të jetojë asnjë gjallesë në tokë. Nëpërmjet tij, i Mëshirshmi i jep jetë gjithçkaje. Kështu lulëzojnë kopshtet, vreshtat, agrumet plot hijeshi dhe aromë, shegët, mollët e çdo frut i shijshëm dhe i këndshëm. Me të rriten edhe të lashtat, si gruri, elbi, orizi etj.
50:10–11Page 518
وَٱلنَّخۡلَ بَاسِقَٰتٖ لَّهَا طَلۡعٞ نَّضِيدٞ ١٠
And lofty palm trees having fruit arranged in layers -
رِّزۡقٗا لِّلۡعِبَادِۖ وَأَحۡيَيۡنَا بِهِۦ بَلۡدَةٗ مَّيۡتٗاۚ كَذَٰلِكَ ٱلۡخُرُوجُ ١١
As provision for the servants, and We have given life thereby to a dead land. Thus is the emergence [i.e., resurrection].
... Edhe palma të larta hurmash, me vile frutash të vendosura njëra mbi tjetrën, si furnizim për njerëzit. -Shikoni hurmat e larta, me degët e rënduara nga frutat palë-palë, aq të dobishme për njerëzit dhe kafshët. Njerëzit ushqehen me to që në çastin që i vjelin të freskëta por dhe mundet t'i magazinojnë për më vonë. Me to ushqejnë edhe kafshët e tyre shtëpiake. Nëpërmjet ujit që zbret nga qielli dhe atij që buron nga toka, Allahu krijon lumenjtë, aq të nevojshëm për jetën në tokë. Uji është vërtet jetë, siç thotë i Lartësuari më pas:Ne e ngjallim me të(ujin)tokën e vdekur. Kështu do të jetë edhe ringjallja juaj. -Të gjitha këto krijesa të mreku-llueshme, të mëdha dhe të forta, janë një dëshmi e pamohueshme për pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut të Lartësuar. Bukuria dhe rregullsia, përpik-mëria dhe hijeshia e tyre tregojnë qartë se Allahu i Lartësuar është më i Urti dhe i Gjithëdituri, për gjithçka dhe në hollësi. Nevoja e madhe që njeriu ka për këto krijesa dëshmon për mëshirën e madhe të Allahut, e cila ka përfshirë gjithçka, dhe për bamirësitë e Tij, që prek çdo gjallesë. Kjo gjithësi e rregullt dhe madhështore tregon qartë se Allahu i Lartësuar është i Vetëm dhe i Pashoq në pushtetin dhe mbretërimin e Tij. Ai është Es-Samedu - Zotëruesi, Mbretëruesi dhe Ai të Cilit çdo krijesë i drejtohet për nevojat e saj. Është Allahu që nuk ka nevojë të ketë grua dhe fëmijë. Me Allahun nuk barazohet apo përngjason askush. Allahu është i vetmi që meriton adhurimin, me përunjësi, madhërim dhe dashuri. Ringjallja e tokës pas vdekjes së saj është provë që Allahu i Lartësuar ka për t’i ringjallur krijesat pas vdekjes së tyre, për t’i shpërblyer me drejtësi, sipas punëve të tyre.
50:12–14Page 518
كَذَّبَتۡ قَبۡلَهُمۡ قَوۡمُ نُوحٖ وَأَصۡحَٰبُ ٱلرَّسِّ وَثَمُودُ ١٢
The people of Noah denied before them,1 and the companions of the well2 and Thamūd
وَعَادٞ وَفِرۡعَوۡنُ وَإِخۡوَٰنُ لُوطٖ ١٣
And ʿAad and Pharaoh and the brothers [i.e., people] of Lot
وَأَصۡحَٰبُ ٱلۡأَيۡكَةِ وَقَوۡمُ تُبَّعٖۚ كُلّٞ كَذَّبَ ٱلرُّسُلَ فَحَقَّ وَعِيدِ ١٤
And the companions of the thicket and the people of Tubbaʿ. All denied the messengers, so My threat was justly fulfilled.
Para tyre mohuan populli i Nuhut, banorët e Ressit, populli i Themudit, Adi, Faraoni, vëllezërit e Lutit, banorët e Ejkes dhe populli i Tubbeit. -Pas përmendjes së disa shenjave të mëdha, Allahu i Lartësuar u tërheq vërejtjen njerëzve, duke u kujtuar ndëshkimet që goditën mbi popujt e mëparshëm, të cilët shpërfillën shenjat dhe porositë e Tij. Ai i këshillon ata që të mos vazhdojnë me mohimin dhe shpërfilljen e Librit dhe Profetit të Tij, që të mos ndëshkohen si popujt e hershëm. Allahu i Lartësuar përmend disa nga këta popuj dhe profetët e tyre. Kështu, Profeti Nuh (a.s.) u refuzua nga populli i tij. Populli i Themudit refuzoi profetin Salih, populli i Adit mohoi profetin Hud, vëllezërit e Lutit refuzuan profetin Lut, banorët e Ejkes refuzuan profetin Shuajb. Edhe banorët e Tubbeit refuzuan profetët e tyre. Tubbei quhej çdo mbret që sundonte në Jemen në kohët e shkuara, para Islamit. Allahu i Lartësuar nuk na tregon për emrin e profetit që u dërgua në popullin e Tub-beit, por na tregon që ata e mohuan atë.Të gjithë mohuan profetët, prandaj merituan ndëshkimin Tim. -Të gjithë këta popuj i refuzuan profetët që Zoti dërgoi ndër ta, prandaj merituan ndëshkimin e paralajmëruar të Tij. Për këtë arsye, edhe ata që mohonin udhëzimin e profetit Muhamed nuk ishin më të mirë se popujt e ndëshkuar më herët, ashtu si edhe profeti Muhamed nuk ishte më pak i vlefshëm se profetët e dërguar para tij. Prandaj edhe ata i priste i njëjti ndëshkim, nëse vazhdonin të bënin të njëjtin krim! Pastaj Allahu i Madhëruar u sjell një provë tjetër, që të binden plotësisht për fuqinë e Tij të plotë për të ringjallur krijesat:
50:15Page 518
أَفَعَيِينَا بِٱلۡخَلۡقِ ٱلۡأَوَّلِۚ بَلۡ هُمۡ فِي لَبۡسٖ مِّنۡ خَلۡقٖ جَدِيدٖ ١٥
Did We fail in the first creation? But they are in confusion over a new creation.
Vallë, a mos u lodhëm Ne me krijimin e parë?! -Kuptimi: Vallë, a mos e patëm të vështirë krijimin për herë të parë, që të mendoni se rikrijimi është i pamundur?! Jo, sigurisht që nuk është kështu. Asgjë nuk është e pamundur për pushtetin absolut të Sunduesit të gjithësisë. Ai që i krijoi ata për herë të parë nga hiçi, është i Plotfuqishëm për t’i rikthyer në jetë, edhe pse do të jenë bërë dhé.Jo, por ata kanë dyshim për krijimin e ri. -Jobesimtarët vazhdojnë të kenë pasiguri, megjithëse ajo është e pakup-timtë, sepse Ai që krijoi gjithçka nga hiçi, është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëditur që t’i rikrijojë ata nga mbetjet e tyre në tokë. Edhe logjikisht, rikthimi i tyre në jetë është më i thjeshtë për t’u arritur, sikurse thotë i Lavdëruari në një ajet tjetër: “Dhe është Ai që e fillon krijimin dhe pastaj e përsërit atë, dhe ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Të. Atij i takon për-shkrimi më i lartë në qiej e në Tokë dhe Ai është Ngadhënjimtari, i Urti.”. [Rum 27].
50:16Page 519
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ وَنَعۡلَمُ مَا تُوَسۡوِسُ بِهِۦ نَفۡسُهُۥۖ وَنَحۡنُ أَقۡرَبُ إِلَيۡهِ مِنۡ حَبۡلِ ٱلۡوَرِيدِ ١٦
And We have already created man and know what his soul whispers to him, and We are closer1 to him than [his] jugular vein.
Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet. -Allahu i Madhëruar na tregon se Ai është i vetmi Krijues dhe është Ai që e krijoi njeriun. Ai është i Gjithëditur për atë që ka krijuar. Madje, Allahu di në hollësi edhe atë që njeriu pëshpërit në veten e vet. Ai di atë që e shfaqim dhe atë që e mbajmë fshehur. Allahut nuk i fshihet asgjë në qiell dhe në Tokë, sado e vogël të jetë ajo. Ai është Mbikëqyrësi, Gjithëshikuesi, Dëshmuesi i gjithçkaje që ndodh në gjithësinë, që vetë e krijoi. Askush nuk mund të jetë më i ditur për krijesat sesa Allahu, që i krijoi ato. Allahu është pranë njerëzve, madje më pranë sesa damari i qafës së tyre. Kjo duhet të forcojë tek ne ndjenjën e drojës dhe edukatën me Krijuesin tonë. E si mund të ndihesh ndryshe, kur ndien kaq pranë shikimin e Atij që di të shfaqurën dhe të fshehurën, që di dhe sheh çdo mendim që vërtitet në shpirtin e njeriut?! Ai të sheh në çdo gjendje, në çdo kohë dhe kudo që të jesh. Kjo duhet ta na bëjë të kemi turp dhe të mos lejojmë që Allahu i Lartësuar të na gjejë duke vepruar, folur apo menduar keq, në kundërshtim me urdhëresat e Tij.
50:17Page 519
إِذۡ يَتَلَقَّى ٱلۡمُتَلَقِّيَانِ عَنِ ٱلۡيَمِينِ وَعَنِ ٱلشِّمَالِ قَعِيدٞ ١٧
When the two receivers [i.e., recording angels] receive,1 seated on the right and on the left.
Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. -Njeriu duhet të kujtojë vazhdimisht edhe praninë e dy melekëve të nderuar, që i qëndrojnë njëri në të majtë dhe tjetri në të djathtë, për të shkruar çdo fjalë e vepër të tij. Ai duhet ta respektojë praninë e tyre, duke mos e lejuar veten në fjalë dhe vepra jo të denja për besimtarin dhe që nuk e kënaqin Zotin e botëve. Asnjë fjalë dhe vepër nuk u shpëton këtyre shkruesve besnikë të Zotit të botëve.
50:18Page 519
مَّا يَلۡفِظُ مِن قَوۡلٍ إِلَّا لَدَيۡهِ رَقِيبٌ عَتِيدٞ ١٨
He [i.e., man] utters no word except that with him is an observer prepared [to record].
Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm. -Çdo fjalë a vepër, e mirë apo e keqe, shëno-het nga melekët. Meleku në të djathtë shënon fjalët dhe veprat e mira, ndërsa meleku në të majtë shënon fjalët dhe veprat e këqija. Këta të dy janë gjithmonë dhe kudo të pranishëm me njeriun, në çdo gjendje të tij. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10-12].
50:19Page 519
وَجَآءَتۡ سَكۡرَةُ ٱلۡمَوۡتِ بِٱلۡحَقِّۖ ذَٰلِكَ مَا كُنتَ مِنۡهُ تَحِيدُ ١٩
And the intoxication of death will bring the truth; that is what you were trying to avoid.
Kur të vijë agonia e vdekjes me të vërtetën(robit do t'i thuhet): Kjo është ajo së cilës i larghoheshe. -Ky është një kërcënim për çdo mohues apo neglizhent ndaj të vërtetës. Allahu i Lartësuar na kujton momentin kur agonia e vdekjes afrohet, për ta përjetuar me të gjithë dimensionin e saj. Në ato çaste, çdokujt do t’i shfaqet realiteti i pamohueshëm i ahiretit. Askush që përjeton ato çaste nuk mund ta mohojë më dhe as të shpëtojë prej saj. Gjatë jetës së dynjasë, çdokush i frikësohet këtij momenti, por përpara vjen një ditë më e vështirë, dita kur i fryhet Surit.
50:20Page 519
وَنُفِخَ فِي ٱلصُّورِۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡوَعِيدِ ٢٠
And the Horn will be blown. That is the Day of [carrying out] the threat.
Ditën kur t’i fryhet Surit, ajo do të jetë Dita e Dënimit! -Ajo është dita kur kriminelët jobesimtarë do të ballafaqo-hen me atë që u kërcënohej, ndërsa besimtarët do të shohin shpërblimin që u është premtuar.
50:21Page 519
وَجَآءَتۡ كُلُّ نَفۡسٖ مَّعَهَا سَآئِقٞ وَشَهِيدٞ ٢١
And every soul will come, with it a driver and a witness.1
Çdo njeri do të vijë bashkë me shoqëruesin dhe dëshmitarin vet. -Çdo njeri, atë ditë, do të shoqërohet nga dy melekë. Njëri është meleku që e përcjell drejt vendqëndrimit të Ditës së Kijametit, prandaj askush nuk mund të shmanget e të mos shkojë në këtë vendqëndrim të frikshëm. Meleku tjetër është dëshmitari, i cili i ka ruajtur me besnikëri të gjitha veprat e robit dhe do të dëshmojë me vërtetësi. Atë ditë dalin në pah veprat e mira dhe të këqija, që tregon për drejtësinë dhe përkujdesjen e madhe të Allahut të Lartësuar për krijesat. Ai ua ruan të gjitha veprat e tyre dhe do t’i shpërblejë me drejtësi dhe bamirësi për to. Ky është një fakt që njerëzit duhet ta kujtojnë vazhdimisht, por shumica e tyre rrinë neglizhentë dhe të papërgatitur, siç thotë i Lartësuari më pas:
50:22Page 519
لَّقَدۡ كُنتَ فِي غَفۡلَةٖ مِّنۡ هَٰذَا فَكَشَفۡنَا عَنكَ غِطَآءَكَ فَبَصَرُكَ ٱلۡيَوۡمَ حَدِيدٞ ٢٢
[It will be said], "You were certainly in unmindfulness of this, and We have removed from you your cover,1 so your sight, this Day, is sharp."
Ti(do t'i thuhet njeriut)ke qenë i papërgatitur për këtë Ditë. ... -Kështu i thuhet Ditën e Kijametit çdo mohuesi që i kthen shpinën udhëzimit të Zotit. Këto janë fjalë të ashpra dhe poshtëruese. Pra: “Ti ishe ai që mohove këtë të vërtetë dhe nuk u përgatite për të.”...Ne tani po ta heqim perden... -Tani po ta heqim perden e zemrës dhe të syve, që ta shohësh dhe ta vuash atë që e ke mohuar dhe shpërfillur. Për shkak të perdes së mohimit, që të mbuloi zemrën, gjumi yt qe i thellë dhe shpërfillja e së vërtetës u bë e vazhdueshme. Kështu që, erdhi koha që tani ta përjetosh gjithçka realisht.... dhe shikimi yt sot është shumë i qartë. -Kuptimi: Sot do të shohësh tmerrin dhe ndëshkimin që të pret. Ky ajet mund të merret edhe si këshillë, që Allahu i Lartësuar i drejton robit në këtë dynja, që ai të udhëzohet. Robi në dynja është shpërfillës i kësaj të vërtete dhe do të përmendet vetëm kur të vijë Dita e Premtuar. Por ajo ditë është koha kur asgjë nuk të bën më dobi dhe kur nuk mund të arrish më gjërat që i ke lënë të ikin. Për këtë arsye, le të nxitojnë të mençurit për të bërë punë të mira, duke zbatuar udhëzimet e Zotit të tyre të dashur dhe të mëshirshëm, para se të vijë dita kur nuk bën më dobi asgjë. Ky është një paralajmërim i hapur, që njeriu të marrë masat për t’i shpëtuar ndëshkimit të përgatitur për jobesimtarët dhe shpër-fillësit e udhëzimeve të Zotit.
50:23Page 519
وَقَالَ قَرِينُهُۥ هَٰذَا مَا لَدَيَّ عَتِيدٌ ٢٣
And his companion, [the angel], will say, "This [record] is what is with me, prepared."
Shoqëruesi i tij(prej melekëve)do të thotë: “Ky(libri i punëve të robit)në dorën time është gati!” -Meleku shoqërues i këtij mohuesi, të cilin Allahu i Lartësuar e ka ngarkuar me detyrën e ruajtjes së robit dhe të veprave të tij, do ta sjellë robin në sheshin e gjykimit dhe do të tregojë regjistrin e veprave të tij, me qëllim që gjykimi të jetë i drejtë. Për ata që meritojnë Zjarrin, thuhet:
50:24Page 519
أَلۡقِيَا فِي جَهَنَّمَ كُلَّ كَفَّارٍ عَنِيدٖ ٢٤
[Allāh will say], "Throw into Hell every obstinate disbeliever,
Hidheni në Xhehenem çdo mohues kryeneç ... -Allahu i Lartësuar dhe i Drejtë i ka përshkruar këta njerëz me disa cilësi. Së pari, ata janë mohues të betuar të së vërtetës. Por ata janë edhe arrogan-të e kryeneçë ndaj argumenteve të Allahut dhe atyre që e përhapin atë, duke bërë vazhdimisht gjynahe e padrejtësi.
...që ka qenë pengues i mirësisë, i padrejtë e dyshues! -Ata janë pengues të mirësive. Mirësia më e madhe që ata ia ndalojnë vetes dhe të tjerëve është besimi tek Allahu, melekët, librat dhe profetët e Tij. Ata janë pengues të të mirave që mund t’i kryejnë me trupin dhe me pasurinë e tyre. Përveç kësaj, ata janë shumë agresivë dhe të padrejtë ndaj robërve të Allahut. Ata janë, gjithashtu, dyshues dhe mosbesues ndaj premtime-ve të Allahut të Lartësuar. Siç kuptohet, këta lloj njerëzish nuk kanë as iman, as ihsan. Ata i ka pushtuar kufri dhe urrejtja për të vërtetën dhe pasuesit e saj. Ata kanë dyshime të shumta rreth të vërtetës që iu paraqitet dhe janë koprracë. Ç’është më e keqja, ata adhurojnë idhuj, krahas Allahut të Lartësuar.
50:26Page 519
ٱلَّذِي جَعَلَ مَعَ ٱللَّهِ إِلَٰهًا ءَاخَرَ فَأَلۡقِيَاهُ فِي ٱلۡعَذَابِ ٱلشَّدِيدِ ٢٦
Who made [as equal] with Allāh another deity; then throw him into the severe punishment."
Atë që, krahas Allahut, adhuronte zota të tjerë, hidheni në ndëshkimin më të rëndë! -Dy melekëve shoqërues u jepet urdhri: Hidheni të përbuzur në ndëshkimin më të madh, më të shëmtuar dhe më të frikshëm atë person që, krahas Allahut të Vetëm dhe të Lartësuar, adhuronte idhuj, të cilët nuk ishin të aftë të bënin keq apo mirë, as për veten e tyre e as për të tjerët, idhuj që nuk mund të merrnin dhe as të jepnin jetë!
50:27Page 519
۞ قَالَ قَرِينُهُۥ رَبَّنَا مَآ أَطۡغَيۡتُهُۥ وَلَٰكِن كَانَ فِي ضَلَٰلِۭ بَعِيدٖ ٢٧
His [devil] companion will say, "Our Lord, I did not make him transgress, but he [himself] was in extreme error."
Ndërsa shoqëruesi i tij(prej shejtanëve)do të thotë: “Zoti ynë, atë nuk e largova unë prej rrugës së drejtë, por ai ishte vetë në humbje të largët”. -Kur afrohet ndëshkimi, Shejtani që e ka shoqëruar në dynja, duke dashur të distancohet dhe të shfajësohet, thotë: “Zoti ynë, atë nuk e devijova unë nga rruga e drejtë, sepse unë nuk kisha pushtet mbi të, ashtu si nuk kisha fakte dhe argumente. Ai e përqafoi vetë rrugën e humbjes dhe gjeti prehje në të. Ai u largua nga e vërteta me zgjedhjen e tij të lirë.” Në një ajet tjetër të Kur'anit, fjalimi i të Mallkuarit në Xhehenem përmendet më i plotë: “Kur gjithçka të jetë vendosur, Shejtani do të thotë: “Qe Allahu që ju kishte bërë premtimin e vërtetë. Edhe unë ju prem-tova, por unë nuk e mbajta premtimin. Unë nuk pata fuqi imponuese ndaj jush, përveçse t'ju bëja thirrje, por ju më dëgjonit. Për këtë arsye, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk mund të jem shpëtimtari juaj e as ju nuk mund të jeni shpëtimtarët e mi. Unë distanco-hem nga shirku juaj në të shkuarën.” Nuk ka dyshim, jobesimtarët kanë një dënim të dhembshëm.” [Ibrahim 22]. Ndërsa besimtarët vepërmirë, që jetuan dhe punuan sipas besimit të tyre, janë larg këtij fjalimi të shëmtuar dhe dëshpërues. I Lartësuari thotë: “Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira vendosen në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre atje është “Selam!”.” [Ibrahim 23]. Por polemikës së dëshpëruar mes banorëve të Xhehenemit, Allahu i Lartësuar i përgjigjet:
50:28Page 519
قَالَ لَا تَخۡتَصِمُواْ لَدَيَّ وَقَدۡ قَدَّمۡتُ إِلَيۡكُم بِٱلۡوَعِيدِ ٢٨
[Allāh] will say, "Do not dispute before Me, while I had already presented to you the threat [i.e., warning].
Mos u grindni para Meje, se Unë ju kam paralajmëruar me kohë. –Kuptimi: Nuk ka asnjë dobi nga kjo polemikë e dëshpëruar para Meje, sepse ju jeni paralajmëruar me kohë, para se të meritonit këtë dënim. Profetët e Mi erdhën tek ju me shenja e mrekulli të qarta, me arsyetime dhe argumentime bindëse e të pakundërshtueshme. Askush nuk mund të justifikohet tani para Meje, sepse çdo gjë e tillë tani është e pavlefshme. Tashmë për ju flasin vetëm veprat tuaja, për të cilat duhet të jepet shpërblimi i merituar.
50:29Page 519
مَا يُبَدَّلُ ٱلۡقَوۡلُ لَدَيَّ وَمَآ أَنَا۠ بِظَلَّٰمٖ لِّلۡعَبِيدِ ٢٩
The word [i.e., decree] will not be changed with Me, and never will I be unjust to the servants."
Vendimi Im nuk ndryshon tashmë! Unë nuk jam i padrejtë me robërit. -Gjykimi i Zotit të gjithësisë nuk mund të kthehet pas apo të kundërshtohet, sepse gjykimi i Tij është i vetmi gjykim i drejtë. Kujdes! Edhe ky lajm i madh nuk mund të mohohet, sepse askush nuk jep lajm më të vërtetë se Allahu i Lavdëruar. Llogaria e të Lartësuarit është me drejtësi. Ju do të shpërbleheni për atë që keni bërë vetë, mirë apo keq qoftë. Nëse keni punuar mirë, Ai jua shton të mirat nga bujaria e Tij. Nëse keni punuar keq, do të merrni me drejtësi të plotë atë që meritoni. Të mirat nuk do t’ju lihen pa u shpërblyer, ndërsa të këqijat nuk do t’ju shtohen.
50:30Page 519
يَوۡمَ نَقُولُ لِجَهَنَّمَ هَلِ ٱمۡتَلَأۡتِ وَتَقُولُ هَلۡ مِن مَّزِيدٖ ٣٠
On the Day We will say to Hell, "Have you been filled?" and it will say, "Are there some more,"
Allahu i Lartësuar i frikëson robërit e Tij, duke thënë:Atë ditë, Ne do t’i themi Xhehenemit: “A u mbushe?” -Aq të shumtë do të jenë ata që do të tërhiqen zvarrë deri në Xhehenem, saqë Xhehenemit do t’i thuhet: “A u mbushe?” E si përgjigjet Xhehenemi?Ndërsa ai do të thotë: “A ka edhe më?” -Xhehenemi do të kërkojë shtesë, që të përpijë me zemëratë sa më shumë jobesimtarë dhe të pabindur ndaj Zotit. Ai vlon nga urrejtja për ata që meritojnë dënimin e të Drejtit dhe të Madhëruarit. Allahu i Madhëruar ka paralajmëruar se do ta mbushë Xhehenemin plot, siç thotë në një ajet tjetër: “Sikur të kishim dashur, çdokujt do t’i kishim dhënë udhëzimin (e plotë), por fjala ime do të vërtetohet: “Do ta mbush Xhehenemin me xhinde e njerëz së bashku.” [Sexhde 13]. Xhehene-mi do të vazhdojë të kërkojë shtesë, derisa Zoti i krenarisë dhe madhështisë të vendosë mbi të këmbën e Tij, e cila nuk i përngjan asgjëje dhe asgjë nuk i përngjan asaj. Atëherë, Xhehenemi do të digjet brenda për brenda vetes dhe do të thotë: “Mjaf! Mjaf! U mbusha! U plotësova!””
50:31Page 519
وَأُزۡلِفَتِ ٱلۡجَنَّةُ لِلۡمُتَّقِينَ غَيۡرَ بَعِيدٍ ٣١
And Paradise will be brought near to the righteous, not far,
Besimtarëve të devotshëm do t'u afrohet Xheneti pranë. -Xheneti do t’u afrohet aq pranë, saqë besimtarët do mund të shohin lehtësisht mirësitë që ndodhen në të. Ai afrohet për hir të devotshmërisë së tyre ndaj Zotit, duke iu larguar shirk-ut të madh dhe të vogël, duke zbatuar urdhrat dhe duke iu larguar ndalesave të Zotit. Duke iu uruar mirëseardhjen, atyre u thuhet:
50:32Page 519
هَٰذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٖ ٣٢
[It will be said], "This is what you were promised - for every returner [to Allāh] and keeper [of His covenant].
Ky është premtimi për çdo të penduar(nga gjynahet)që ka pëmbushur(besni-kërisht) detyrimet, ... -Kuptimi: Xheneti, që po e shihni tashmë kaq pranë, me bukuritë që i pëlqen shpirti e syri, është ai që Zoti premtoi për besimtarët që kanë patur disa cilësi. Së pari, ata janë penduar te Zoti i tyre në të gjitha kohët dhe gjendjet, duke i shprehur Atij dashurinë e madhe për Të, që kalon çdo lloj dashurie. Ata e kanë shprehur pendimin e tyre duke e kujtuar Allahun me adhurime që e kënaqnin Atë, duke iu lutur Atij, të mbushur me drojë e madhërim për Ngadhënjimtarin e Plotfuqishëm dhe me shpresë të madhe për faljen dhe shpërblimin e Bujarit të Gjithëmëshir-shëm. Ata kanë qenë gjithmonë të kuj-desshëm në ruajtjen e kufijve të Zotit. Ata i kanë plotësuar porositë e Tij me sinqeri-tet dhe në formën më të plotë të mund-shme. Këta besimtarë kanë patur edhe el hashjetu ose drojë, siç thotë i Lartësuari:
50:33Page 519
مَّنۡ خَشِيَ ٱلرَّحۡمَٰنَ بِٱلۡغَيۡبِ وَجَآءَ بِقَلۡبٖ مُّنِيبٍ ٣٣
Who feared the Most Merciful in the unseen and came with a heart returning [in repentance].
... që i është druajtur të Gjithëmëshir-shmit edhe atëherë kur nuk e shihte kush... -El hashjetu është droja e bazuar në dijen e plotë rreth Allahut, e cila është e shoqëruar me shpresën për mëshirën e Tij. Pra, ata e kanë patur frikë Zotin e tyre, sepse e njihnin Atë saktësisht, përmes burimeve të sakta të diturisë rreth Tij, por frika e tyre ishte e përzier me një shpresë të madhe për mëshirën, faljen dhe shpërblimin e të Gjithëmëshir-shmit. Por këtu duhet theksuar një tipar shumë i rëndësishëm: ata kanë patur frikë Allahun jo vetëm haptazi, por edhe kur njerëzit e tjerë nuk i shihnin. Kjo është el hashjetue vërtetë, sepse ai që tregohet se e ka frikë Zotin vetëm në prani të njerëzve, ai nuk është i sinqertë, dhe këtë mund ta bëjë për famë dhe dukje. Ky ishte njëri nga kuptimet e ajetit. Ndërsa kuptimi tjetër është: “...ai që i është druajtur të Gjithëmëshirshmit fshehtazi”, pra, që e besoi dhe e pati frikë Zotin, edhe pse nuk e pa Atë haptazi në dynja. Ai e besoi Allahun sikurse besoi në çdo gjë të fshehtë, që nuk e sheh haptazi.... dhe që është kthyer tek Allahu me zemër të penduar. -Cilësi tjetër e tyre është që kthehen gjithmonë me pendesë, bindje dhe përunjësi tek Allahu i Madhë-ruar. Ata i shpenzojnë të gjitha energjitë e tyre për të kënaqur Zotin. Këtyre robër-ve të devotshëm dhe vepërmirë u thuhet:
50:34Page 519
ٱدۡخُلُوهَا بِسَلَٰمٖۖ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُلُودِ ٣٤
Enter it in peace. This is the Day of Eternity."
Hyni(në Xhenet)në paqe dhe të sigurt! ... -Hyni të shoqëruar me paqe dhe të ruajtur nga çdo gjë e keqe. Atje do të jeni të sigurt nga çdo gjë që i frikëso-heni. Atje nuk do të kenë fund mirësitë dhe lumturia juaj, nuk do të ketë lodhje, trishtim dhe asnjë lloj shqetësimi për ju.Kjo është dita e përjetësisë. –Kjo është dita pas së cilës nuk ka vdekje, nuk ka fund dhe as mundime dhe trishtime për të devotshmit.
50:35Page 519
لَهُم مَّا يَشَآءُونَ فِيهَا وَلَدَيۡنَا مَزِيدٞ ٣٥
They will have whatever they wish therein, and with Us is more.
Atje kanë çfarë të dëshirojnë, por prej Nesh ka edhe më shumë. -Të devotshmit do të kenë atje çfarë të dëshirojnë, madje edhe më shumë se kaq. Ata do të kënaqen me mirësitë që Mëshiruesi u ka premtuar, mirësi që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra nuk i ka ëndërruar. Madje, do të kenë edhe më shumë se kaq. Atje do të shohin fytyrën e Allahut Bujar dhe të Lartësuar dhe do të lumturo-hen duke dëgjuar fjalën e Tij. Ata do të kënaqen përjetësisht me praninë e Krijuesit të gjithësisë. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!
50:36Page 520
وَكَمۡ أَهۡلَكۡنَا قَبۡلَهُم مِّن قَرۡنٍ هُمۡ أَشَدُّ مِنۡهُم بَطۡشٗا فَنَقَّبُواْ فِي ٱلۡبِلَٰدِ هَلۡ مِن مَّحِيصٍ ٣٦
And how many a generation before them did We destroy who were greater than them in [striking] power and had explored throughout the lands. Is there any place of escape?
Allahu i Lartësuar u drejton një kërcënim të gjithë idhujtarëve, që mohojnë dhe nuk pasojnë udhëzimin e sjellë prej profetëve:Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta! -Sa popuj kanë kaluar para këtyre, të cilët ishin edhe më të fuqishëm dhe të pushtet-shëm se këta të sotmit. Ata lanë gjurmë të shumta, më të dukshme dhe më të mëdha në këtë botë.Ata u përhapën nëpër tokë, por a gjetën shpëtim?! -Ata pushtuan shumë vende, ndërtuan kështjella e ndërtesa të larta, me plantacione dhe lumenj. Por ata përhapën edhe shkatërrimin. Kështu, kur mohuan profetët e Zotit dhe shpërfillën udhëzimet e Tij, ata u goditën nga ndësh-kimi i rëndë e poshtërues. As pushteti dhe pasuria, as fëmijët dhe ushtritë e tyre nuk mundën t’i shpëtonin nga vdekja dhe ndëshkimi i të Madhëruarit. Asgjë nuk mund ta ndalonte ndëshkimin e të Plot-fuqishmit mbi ta. Kësisoj, le të shërbejnë ata si shembull për çdo brez që vjen në këtë botë.
50:37Page 520
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَذِكۡرَىٰ لِمَن كَانَ لَهُۥ قَلۡبٌ أَوۡ أَلۡقَى ٱلسَّمۡعَ وَهُوَ شَهِيدٞ ٣٧
Indeed in that is a reminder for whoever has a heart or who listens while he is present [in mind].
Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon. -Këto fakte janë të vlefshme për çdo njeri që ka zemër të gjallë, të madhe, të pastër e të shëndetshme. Të tillë njerëz, kur dëgjojnë faktet e Zotit, reflektojnë, kujtojnë, nxjerrin mësime dhe lartësohen në grada te Zoti i tyre. Këto fakte janë të vlefshme edhe për njerëzit që i dëgjojnë me vëmendje ato, të përqendruar me zemrën e tyre. Për të gjithë këta, ky Kur'an është mësim, shërim, kujtim, udhëzim dhe mëshirë. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën udhëzi-mit dhe nuk iu vënë veshin ajeteve të Zotit, ata nuk përfitojnë gjë prej tyre. Të tillët nuk e pranojnë udhëzimin dhe urtësia e Allahut nuk e ka përcaktuar që ata të udhëzohen.
50:38Page 520
وَلَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ وَمَا بَيۡنَهُمَا فِي سِتَّةِ أَيَّامٖ وَمَا مَسَّنَا مِن لُّغُوبٖ ٣٨
And We did certainly create the heavens and earth and what is between them in six days, and there touched Us no weariness.
Ne krijuam qiejt e Tokën dhe gjithçka që gjendet ndërmjet tyre brenda gjashtë ditësh ... -Allahu i Lartësuar na tregon për pushtetin e Tij madhështor dhe të padiskutueshëm, me të cilin i krijoi të gjitha krijesat. Ai i krijoi ato për gjashtë ditë. Dita e parë e krijimit ishte e diela dhe e fundit ishte dita e xhuma....pa ndier aspak lodhje. -Me gjithë madhështinë e këtyre krijesave, Allahu i Lartësuar nuk pati lodhje dhe aspak vështirësi. Atëherë, Ai që i bëri këto krijime madhështore pa asnjë vështirësi dhe lodhje, Ai është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit.
50:39–40Page 520
فَٱصۡبِرۡ عَلَىٰ مَا يَقُولُونَ وَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ قَبۡلَ طُلُوعِ ٱلشَّمۡسِ وَقَبۡلَ ٱلۡغُرُوبِ ٣٩
So be patient, [O Muḥammad], over what they say and exalt [Allāh] with praise of your Lord before the rising of the sun and before its setting,
وَمِنَ ٱلَّيۡلِ فَسَبِّحۡهُ وَأَدۡبَٰرَ ٱلسُّجُودِ ٤٠
And [in part] of the night exalt Him and after prostration [i.e., prayer].
Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg! Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve! -Ji i durueshëm ndaj fyerje-ve që të bëjnë, si dhe ndaj mohimit të fesë që solle prej Zotit tënd! Përqendrohu në adhurime dhe tesbih për Zotin tënd, në fillim të ditës dhe në fund të saj. Po kështu vepro edhe gjatë natës dhe në përfundim të çdo namazi. Pa dyshim, kujtimi dhe angazhimi me adhurimin e Allahut e ngushëllon dhe i sjell qetësi shpirtit. Adhurimet e lehtësojnë dhe forcojnë durimin.
50:41Page 520
وَٱسۡتَمِعۡ يَوۡمَ يُنَادِ ٱلۡمُنَادِ مِن مَّكَانٖ قَرِيبٖ ٤١
And listen on the Day when the Caller1 will call out from a place that is near -
Dëgjo thirrësin, kur ai të thërrasë nga ndonjë vend i afërt! -Dëgjo me zemrën tënde, kur Israfili t’i fryjë Surit. Kjo do të ndodhë në një vend pranë krijesave, jo larg tyre.
50:42Page 520
يَوۡمَ يَسۡمَعُونَ ٱلصَّيۡحَةَ بِٱلۡحَقِّۚ ذَٰلِكَ يَوۡمُ ٱلۡخُرُوجِ ٤٢
The Day they will hear the blast [of the Horn] in truth. That is the Day of Emergence [from the graves].
Dita kur të dëgjohet thirrja për të vërtetën, është dita e daljes. -Atë ditë, të gjithë do ta dëgjojnë atë zë rrëqethës, që lajmëron për të vërtetën, që është Dita e Llogarisë. Kjo është dita e daljes nga varret. Vetëm i Madhëruari është Ai që ka pushtetin për të bërë ringjalljen, as-kush tjetër. Prandaj i Madhëruari thotë:
50:43Page 520
إِنَّا نَحۡنُ نُحۡيِۦ وَنُمِيتُ وَإِلَيۡنَا ٱلۡمَصِيرُ ٤٣
Indeed, it is We who give life and cause death, and to Us is the destination
Sigurisht, Ne e japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek Ne është kthimi. -Vetëm Allahu mund të japë jetën dhe vdekjen dhe të gjithë tek Ai do të kthehen një ditë. Ajo është dita kur toka do të çahet, që prej saj të dalin ata që janë varrosur në të, siç thotë i Lartësuari:
50:44Page 520
يَوۡمَ تَشَقَّقُ ٱلۡأَرۡضُ عَنۡهُمۡ سِرَاعٗاۚ ذَٰلِكَ حَشۡرٌ عَلَيۡنَا يَسِيرٞ ٤٤
On the Day the earth breaks away from them [and they emerge] rapidly; that is a gathering easy for Us.
Ditën kur toka të çahet e ata të nguten për të dalë ... -Të vdekurit do të dalin me nxitim nga varret e tyre, për të shkuar në vendin ku do të gjykohen. Ai që i krijoi dhe ua dha jetën, Ai ua solli edhe vdekjen, dhe në ditën e caktuar do t’i tubojë para Tij, për llogarinë dhe shpërblimin me drejtësi. Allahu është i Plotpushtetshmi për gjithçka.... tubimi do të jetë i lehtë për Ne. -Kjo është diçka e thjeshtë për të Plotfuqishmin dhe nuk e lodh aspak Atë.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences