As-Sa'diAt‑Tawbah · 9:19–25

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

At-Tawbah 9:19–25

9:19Page 189

۞ أَجَعَلۡتُمۡ سِقَايَةَ ٱلۡحَآجِّ وَعِمَارَةَ ٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ كَمَنۡ ءَامَنَ بِٱللَّهِ وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡأٓخِرِ وَجَٰهَدَ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِۚ لَا يَسۡتَوُۥنَ عِندَ ٱللَّهِۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلظَّٰلِمِينَ ١٩

Have you made the providing of water for the pilgrim and the maintenance of al-Masjid al-Ḥarām equal to [the deeds of] one who believes in Allāh and the Last Day and strives in the cause of Allāh? They are not equal in the sight of Allāh. And Allāh does not guide the wrongdoing people.

Vërtet e konsideroni dhënien ujë haxhinjve dhe kujdestarinë për Xhaminë e Shenjtë, të njëjtë me besimin në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe luftën në rrugën e Allahut? -Disa muslimanë polemizonin me njëri-tjetrin - ose ndoshta me një grup idhujtarësh - rreth çështjes se a është vepër më e mirë dhënia ujë haxhinjve ose ndërtimi i Xhamisë së Shenjtë dhe gjallërimi i saj me namaz e adhurime, apo është më i mirë besimi në Allahun e Ditën e Gjykimit dhe lufta në rrugën e Tij? Atëherë, Allahu i Madhëruar njofton se mes dy çështjeve ka ndryshim shumë të madh.Jo, këto nuk janë të njëjta për Allahun. -Kështu, lufta në rrugën e Zotit dhe besimi i vërtetë është më i mirë dhe më i rëndësishëm se dhënia ujë haxhinjve dhe se ndërtimi dhe frekuentimi i Xhamisë së Shenjtë. Dallimi mes tyre është shumë i madh, sepse imani është themeli i fesë dhe vetëm me një iman të saktë veprat bëhen të pranueshme dhe njeriu pajiset me cilësi të lëvdueshme. Ndërsa lufta në rrugën e Zotit është pika kulminante e fesë së Zotit. Nëpërmjet saj, feja ruhet dhe përhapet ndër njerëz. Përmes xhihadit triumfon e vërteta dhe zhduket e kota. Ndërsa dhënia ujë haxhinjve apo ndërtimi dhe frekuentimi i Shtëpisë së Shenjtë, edhe pse janë ndër veprat më të mira, ato gjithsesi janë të pranueshme veç nëse kanë si bazë besimin e drejtë tek Allahu i Madhëruar. Mirësitë që arrihen përmes tyre nuk mund t'u afrohen mirësive të imanit dhe xhihadit në rrugën e Zotit.Allahu nuk i udhëzon në rrugën e drejtë keqbërësit. -Padrejtësia është bërë cilësi e pandashme e keqbërësve, prandaj ata nuk e meritojnë t'u jepet ndonjë e mirë. Ata nuk e pranojnë të mirën dhe vlejnë vetëm si mbartës të ligësisë dhe shfrenimit. Në vijim, Allahu i Madhëruar e shpreh qartë se cilët janë në gradat më të larta:

9:20Page 189

ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَهَاجَرُواْ وَجَٰهَدُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ بِأَمۡوَٰلِهِمۡ وَأَنفُسِهِمۡ أَعۡظَمُ دَرَجَةً عِندَ ٱللَّهِۚ وَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡفَآئِزُونَ ٢٠

The ones who have believed, emigrated and striven in the cause of Allāh with their wealth and their lives are greater in rank in the sight of Allāh. And it is those who are the attainers [of success].

Ata të cilët kanë besuar, emigruar dhe luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut, kanë pozitë më të lartë tek Allahu. Dhe ata janë fitimtarët. -Janë ata që emigruan për hir të Allahut, ashtu si i mësoi Allahu dhe Profeti i Tij. Janë ata që zhvilluan xhihadin në rrugën e Zotit me të gjitha mënyrat dhe rrugët që Zoti i mësoi. Ata luftuan me pasurinë e tyre, duke përgatitur luftëtarët në rrugën e Zotit, por luftuan edhe me jetën e tyre. Këta arritën çdo të mirë që synonin dhe shpëtuan nga çdo e keqe që i druheshin. Askush nuk e arrin këtë sukses, veçse ata që kanë të tilla cilësi.Ja se çfarë i pret ata te Zotit i tyre: Duke folur për llojet e xhihadit Imam Ibnul Kajimi thotë:Mësoje se xhihadi është katër llojesh:1. Xhihadi me vetveten;2. Xhihadi me Shejtanin;3. Xhihadi me jobesimtarët;4. Xhihadi me hipokritët.Xhihadi me vetvetenXhihadi me vetveten zhvillohet në katër nivele:a. Lufta me vetveten për ta nënshtruar atë që të mësojë dhe të njohë udhëzimin, fenë e vërtetë, pa të cilën askush nuk ka për të shijuar suksesin dhe lumturinë, as në këtë jetë e as në tjetrën. Nëse njeriu nuk e mer këtë dije, ka për të qenë prej të dëshpëruarve në të dyja jetët.b. Lufta me vetveten për ta nënshtruar atë që të zbatojë diturinë që ka marrë, sepse ajo dije që nuk vihet në zbatim, në mos sjelltë dëm, dobi s’ka për të sjellë kurrë.c. Lufta me vetveten për ta nënshtruar atë që të punojë pa reshtur duke ftuar të tjerët në rrugën që po ndjek dhe duke u mësuar atyre atë që nuk e dinë. Nëse nuk e bën këtë, atëherë bëhesh prej atyre që e fshehin udhëzimin e Allahut, të qartësuar në Librat e Tij. Në këtë mënyrë, dituria nuk të bën dobi, sepse nuk të shpëton prej ndëshkimit të Zotit.d. Lufta me vetveten për ta nënshtruar atë që jetë e durueshme në përballimin e vështirësive, me të cilat ajo përballet gjatë thirrjes së të tjerëve në rrugën e udhëzimit. Vetja duhet të durojë mundimet që i japin krijesat, veç për hir të Allahut të Madhëruar.Kush i plotëson këto katër nivele të xhihadit me vetveten, ka arritur gradën e të ashtuquajturve rabbânijjîn - edukatorë. Dijetarët selefë janë të një mendimi se një dijetar nuk mund të quhet rabbânijj, pa qenë njohës i mirë i të vërtetës, pa e zbatuar atë dhe pa ua mësuar atë të tjerëve. Ai që ka mësuar, punuar dhe ua ka mësuar të tjerëve, pikërisht ky dhe vetëm ky do të thirret “I madh”në mbretërinë e qiejve.Xhihadi kundër ShejtanitXhihadi kundër Shejtanit zhvillohet në dy drejtime:a. Lufta kundër dyshimeve e ngatërresave që Shejtani i fut njeriut, për të goditur dhe dëmtuar imanin e tij.b. Lufta kundër dëshirave e pasioneve të shfrenuara e të padobishme, që Shejtani ia zbukuron njeriut në zemër.Fryt i xhihadit të parë është siguria, bindja në fenë e Allahut, ndërsa si fryt i të dytit është durimi. Allahu i Madhëruar thotë: “Prej tyre Ne bëmë prijës, që me urdhrin Tonë udhëzojnë, duke u treguar të duruar dhe duke qenë të bindur e të sigurt ndaj argumenteve Tona.” Allahu i Madhëruar na tregon se udhëheqja në fe arrihet veçse me durim dhe bindje të plotë. Durimi i largon pasionet dhe dëshirat e prishura, ndërsa bindja e plotë largon dyshimet dhe paqartësitë.Xhihadi kundër jobesimtarëve dhe hipokritëveNdërsa xhihadi kundër jobesimtarëve dhe munafikëvezhvillohet me katër forma:a. me zemër;b. me gjuhë;c. me pasuri;d. me qenien tënde.Mund të themi se lufta ndaj jobesimtarëve priret më të tepër në mjetet fizike, ndërsa lufta ndaj hipokritëve priret drejt fjalës dhe argumentimit.Xhihadi kundër protagonistëve të padrejtësisë, të bidatit dhe veprave të këqijaNdërsa xhihadi kundër protagonistëve të padrejtësisë, të bidatit dhe veprave të këqija, zhvillohet me tri mënyra:a. me forcë, nëse krijohet mundësia.b. Nëse s’ka mundësi për të parën, atëherë bëhet me fjalë qortuese e argumentim.c. Nëse dhe forma e dytë është e pamundur, atëherë bëhet me zemër.Këto janë trembëdhjetë shkallët e xhihadit. Profeti a.s. ka thënë: “Kush vdes pa bërë luftë, apo pa menduar për të bërë luftë, ka vdekur me një cilësi munafiku”Xhihadi dhe hixhretiPër këtë temë duhet patur parasysh diçka. Nuk mund të ketë xhihad pa u kryer fillimisht hixhreti, ashtu sikurse këta të dy nuk mund të kryhen pa pasur dhe pa u pajisur me iman. Këto tri cilësi gjenden së bashku veçse tek një grup njerëzish: ata janë shpresuesit e vërtetë të mëshirës së Allahut të Lartësuar. Allahu i Madhëruar thotë: “Pa dyshim, ata që besojnë, ata që bëjnë hixhret (shpërngulen) dhe që luftojnë në rrugën e Allahut, vetëm ata shpresojnë njëmend në mëshirën e Tij. Allahu është Falës dhe Mëshirues.” (Bekare 218).Ashtu sikurse imaniështë detyrë për çdo njeri, janë detyrë edhe dy hixhrete (ose shpërngulje):a. Një shpërngulje për tek Allahu i Madhëruar, duke e njësuar Atë, në të gjitha aspektet: në sinqeritetin ndaj Tij, në kthimin tek Ai nëpërmjet kryerjes së ibadeteve, në mbështetjen dhe kërkimin e ndihmës prej Tij, në frikë-respektin dhe shpresën ndaj Tij, në dashurinë për Të dhe pendimin tek Ai.b. Shpërngulja tjetër bëhet për tek Profeti a.s., e cila shprehet nëpërmjet ndjekjes së udhëzimit dhe rrugës së tij, nënshtrimit ndaj urdhrave të tij, nëpërmjet miratimit të çdo dëshmie që vjen prej tij, si dhe duke i dhënë përparësi urdhrave e dëshmive të tij kundrejt atyre të çdokujt tjetër.Profeti a.s. ka thënë: “Kujt shpërngulet për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, atij ka për t’iu marrë në konsideratë kjo shpërngulje, dhe kush shpërngulet për hir të dynjasë apo për hir të martesës me ndonjë grua, ai do të vlerësohet sipas qëllimit të shpërnguljes që ka bërë.”Lufta ndaj nefsit dhe Shejtanit është detyrë e gjithësecilit; askush nuk mund ta zhvillojë atë në emër të dikujt tjetër. Ndërsa xhihadi kundër jobesimtarëve dhe hipokritëve është detyrë që rëndon mbi të gjithë ymetin, por nëse kryhet nga një grup që mund ta përballojë atë, atëherë kjo është e mjaftueshme dhe hiqet përgjegjësia nga të tjerët.Më i përsosuri, sipas Allahut të Lartësuar, është ai që i kryen të gjitha format e xhihaditMë i miri, sipas Allahu të Lartësuar, është ai që i kryen të gjitha format e xhihadit. Krijesat janë të ndryshme, për sa u përket gradave që meritojnë tek Allahu i Lartësuar, në varësi të formave të xhihadit që kanë arritur të zhvillojnë. Kësisoj, krijesa më e përsosur dhe më e nderuar tek Allahu xh.sh. është pa dyshim, Muhamedi a.s., vula e pejgamberëve dhe e të dërguarve të Zotit. Ai i plotësoi të gjitha nivelet dhe format e xhihadit në rrugën e Allahut xh.sh., ashtu siç e meriton Ai. Ai nxitoi dhe e zhvilloi xhihadin që në hapat e para të shpalljes së tij si i Dërguari i Allahut xh.sh., dhe vazhdoi ashtu derisa e mori Allahu i Madhëruar dhe Krenar. Menjëherë Ai, kur iu shpallën ajetet 1 – 4, në suren Mudethir: “O ti, i mbështjellë! Ngrihu dhe paralajmëro! Zotin tënd madhëroje! Rrobat e tua pastroji!” ai filloi të ftonte dhe njerëzit e tjerë dhe e mbajti më së miri përgjegjësinë e ngarkuar nga Allahu xh.sh. Ai i ftoi njerëzit në rrugën e Allahut natën dhe ditën, fshehtas dhe haptas. Menjëherë sapo i zbritën ajetet: “Prandaj thuaje haptas mesazhin që të është urdhëruar dhe rri larg idhujtarëve!” (Hixhr 94), ai zbatoi urdhrin e Allahut të Lartësuar, pa pasur frikë nga askush dhe asgjë në këtë mision, duke ftuar në rrugën e udhëzimit të mëdhenj e të vegjël, skllevër dhe të lirë, meshkuj dhe femra, të kuq dhe të zinj, xhindë dhe njerëz. Por, kur ai zbatoi haptazi urdhrin e Allahut, duke ftuar haptas popullin e tij dhe duke treguar qartë dhe prerë kotësinë e adhurimeve të deriatëhershme, kotësinë e zotave të tjerë veç Allahut, atëherë u shtuan edhe më tepër mundimet, që shkaktoheshinnga populli i tij; u mundua e u pengua jo vetëm ai, por çdokush që iu përgjigj thirrjes së tij. E tillë është tradita apo rregulli i pandryshueshëm i vendosur prej Allahut të Madhëruar për krijesat e Tij. Allahu i Madhëruar thotë: “Ty nuk po të thuhet gjë tjetër, veç asaj që u është thënë të dërguarve para teje:” (Fusilet 43) ose: “Çdo Profeti Ne i bëmë armiq prej shejtanëve njerëz dhe xhinde, që frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë të bukura e mashtrime.…” (El En’am 112) ose: “Po kështu, edhe ata që ishin më parë, sa herë që u shkonte ndonjë profet, thoshin: “Është magjistar ose i çmendur.” A mos kishin mësuar njëri-tjetrin kështu? Jo, por ata ishin njerëz që kalonin kufijtë. (Dharijatë 52-53). Me këto ajete, dhe të tjera si këto, Allahu i Madhëruar e ngushëlloi Profetin e Tij, duke i treguar atij shembullin e profetëve të kaluar. Allahu i Lartësuar ngushëllon edhe pasuesit e rrugës së këtij Profeti, duke thënë: “A mendoni se do të hyni në Xhenet pa u sprovuar si ata që ishin para jush? Ata u sprovuan nga vuajtje e fatkeqësi dhe ishin kaq të tronditur sa edhe i Dërguari, e bashkë me të edhe besimtarët, luteshin: “Kur do të vijë ndihma e Allahut?!” Po. Vërtet, ndihma e Allahut është (gjithmonë) afër!” (Bekare 214); ose: “Elif, Lâm, Mîm. Vërtet mendojnë njerëzit se do të lihen vetëm të thonë “Ne besojmë” pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, dhe Allahu do t'i nxjerrë në pah ata që thonë të vërtetën dhe ata që gënjejnë. A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija se do t’i shpëtojnë dënimit Tonë?! Sa keq që gjykojnë ata! Kush shpreson takimin me Allahun (në Botën Tjetër), ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të vijë. Dhe Ai Dëgjon dhe Di gjithçka. Kush përpiqet, përpiqet vetëm për të mirën e vetvetes se Allahu, në të vërtetë nuk ka nevojë për asgjë. Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirë se veprat që kanë bërë. Ne e kemi urdhëruar njeriun, që të sillet mirë me prindërit e vet. Por, nëse ata përpiqen të të detyrojnë ty që të më shoqërosh Mua (në adhurim) atë, për të cilin ti nuk di asgjë, atëherë mos i dëgjo ata! Tek Unë do të ktheheni të gjithë e do t’jua them gjithçka që keni bërë. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i radhisim në mesin e të mirëve. Ka disa njerëz, që thonë: “Ne besojmë në Allahun”. Por, kur vuajnë për çështjen e Allahut, e quajnë shtypjen e njeriut sikur të ishte dënim nga Allahu. Ndërsa, kur u vjen ndihma prej Zotit tënd, ata thonë: “Ne kemi qenë gjithmonë me ju”. Vallë, a nuk e di Allahu më së miri se ç’ka në zemrat e çdokujt? Dhe sigurisht, Allahu i di mirë ata që kanë besuar dhe i di mirë hipokritët.” (Ankebut 1-11). Zad el mead vëll 3.

9:21Page 190

يُبَشِّرُهُمۡ رَبُّهُم بِرَحۡمَةٖ مِّنۡهُ وَرِضۡوَٰنٖ وَجَنَّٰتٖ لَّهُمۡ فِيهَا نَعِيمٞ مُّقِيمٌ ٢١

Their Lord gives them good tidings of mercy from Him and approval and of gardens for them wherein is enduring pleasure.

Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirë nga Vetë Ai, për kënaqësinë e Tij(ndaj tyre)dhe për kopshte, ku do të kenë mirësi të pandërprera. -Duke treguar mirësinë, bujarinë, përkujdesin dhe dashurinë e madhe që ka për ta, Allahu i Madhëruar i përgëzon këta fatlumë se do t’u dhurojë shumë mëshirë e mirësi nga ana e Tij. Nëpërmjet kësaj mëshire, Ai do t’u largojë çdo të keqe e ligësi prej tyre dhe do t’u dhurojë mirësi e begati të pamatë në dynja dhe në ahiret. Por mirësia mbi të gjitha mirësitë është kënaqësia e Allahut mbi ta. Kjo është kënaqësia më e madhe që do të përjetojnë banorët e Xhenetit. Zoti i tyre do të jetë i kënaqur dhe asnjëherë i zemëruar me ta. Mirësitë e tyre nuk do të mbarojnë kurrë:

9:22Page 190

خَٰلِدِينَ فِيهَآ أَبَدًاۚ إِنَّ ٱللَّهَ عِندَهُۥٓ أَجۡرٌ عَظِيمٞ ٢٢

[They will be] abiding therein forever. Indeed, Allāh has with Him a great reward.

Ata do të jenë të përjetshëm në to. -Mirësitë do të jenë të përjetshme dhe të larmishme, domethënë nga çdo lloj që kënaq shpirtin dhe sytë e tyre. Atje ka mirësi që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe zemra kurrë nuk i ka ëndërruar. Përshkrimin real të tyre e di veç Allahu, që i krijoi dhe i përgatiti me dashuri për të dashurit e Tij. Mendohu pak se çfarë gradash të larta ka përgatitur i Madhëruari për muxhahidët në rrugën e Tij. Profeti na ka lajmëruar se Allahu ka përgatitur për muxhahidët në rrugën e Tij njëqind grada të larta, ndërmjet secilave është një hapësirë sa largësia mes qiejve dhe tokës. Aq e gjerë është njëra prej tyre, saqë edhe nëse të gjitha krijesat të grumbulloheshin në të, do t’i përfshinte të gjithë. Ata do të jenë të përjetshëm në këto kopshte, pa ndërprerje.Me të vërtetë, tek Allahu ka shpërblim të madh. -Kurrë mos u çudit nga këto mirësi të shumta që Zoti premton, sepse mirësia e Tij është e pafundme. Mos u çudit me bukuritë e premtuara prej Tij, sepse nëse Allahu dëshiron diçka, thjesht i thotë ‘Bëhu’, dhe ajo bëhet.Një ngushëllim qetësues.Duke qenë se dhimbja e mundimi në këtë jetë janë të pashmangshme, Allahu i Madhëruar i ka ngushëlluar dhe përgëzuar ata që kanë zgjedhur dhimbjen e mundimet e përkohshme kundrejt atyre të përjetshme, duke thënë: “Kush shpreson takimin me Allahun, ta dijë se Dita e caktuar nga Ai do të vijë patjetër. Ai dëgjon dhe di gjithçka.” Siç shihet, Allahu i Lartësuar ka përcaktuar një fund për këto dhimbje e mundime. Afati i tyre mbaron me ardhjen e Ditës së takimit me Allahun. Kjo do të jetë dita e gëzimit dhe lumturisë, kur njeriu do të shijojë mirësinë e durimit, që tregoi për të kënaqur Krijuesin e Tij. Kujdes! Kënaqësia, lumturia dhe gëzimi do të jenë në përpjesëtim të drejtë me përmasat e dhimbjes së duruar në rrugën e Allahut, për hir të Tij. Kur njeriu sjell ndër mend takimin me Allahun apo përtërin shpresat për këtë takim, atëherë ky përgëzim dhe ngushëllim merr forcën e tij maksimale, sepse në zemrën e tij lind ndjenja e fuqishme e mallit për Zotin dhe të dashurin e Tij. Ndjenja e mallit e bën të përballueshme, madje të papërfillshme, përballjen me vështirësitë, mundimet dhe dhimbjet e rrugës. Për këtë arsye, Profeti i lutej shpesh Allahut t’i dhuronte mall për takimin me Të. Profeti a.s., sipas Ahmedit dhe Ibn Hibanit, është lutur: “O i Adhuruari im, unë të lus Ty si Njohës i të fshehtës që je, dhe si i Plotfuqishëm mbi krijesat e Tua. Më jep jetë, nëse jeta është në dobinë time, dhe ma merr jetën, nëse vdekja është më e mirë për mua! Të lutem më mundëso të kem frikë-respekt e madhërim për Ty, fshehtazi dhe haptazi! Më mundëso ta them të vërtetën kurdoherë, qofsha i zemëruar apo i kënaqur! Më mundëso të jem i kursyer dhe i përmbajtur në kohë bollëku, pasurie a varfërie! Të kërkoj të më dhurosh mirësi që nuk kanë fund dhe qetësi e prehje të pandërprerë. Të lutem, më bëj të kënaqur me përcaktimin dhe gjykimin Tënd! Të lutem, më mundëso të shijoj freskinë e jetës pas vdekjes! Të lutem, më mundëso kënaqësinë e vështrimit tek Fytyra Jote dhe mallin e takimit me Ty, duke më ruajtur nga çdo fatkeqësi e rëndë dhe çdo sprovë që tëçon në humbje! O i Adhuruari im, na zbukuro me stolinë e besimit dhe na bëj udhëzues të udhëzuar.”81 Malli e bën të njeriun të vendosur dhe këmbëngulës për të vazhduar udhën për tek i dashuri i tij; ai ia afron rrugën dhe ia bën të papërfillshme largësinë, ndërsa dhimbjet dhe vështirësitë s’i hyjnë në sy. Pa dyshim, kjo është një mirësi shumë e madhe, që Allahu i Madhëruar ia dhuron robit të Vet. Duhet kuptuar se kjo mirësi është e kushtëzuar nga fjalë dhe vepra, që të arrihet, dhe Allahu i Madhëruar është Ai që ia dëgjon fjalët dhe i di veprat që njeriu kryen. Ai e di shumë mirë se kush e meriton që t’i dhurohet kjo mirësi. Ai i njeh mirë ata që ia dinë vlerën kësaj mirësie dhe tregojnë mirënjohje për të. Ai i njeh ata që e duan Dhuruesin, dhe që kjo mirësi është në të mirë të tyre dhe u shkon për shtat atyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Kështu i sprovojmë Ne disa me disa të tjerë, derisa të thonë: “Vallë, këta janë ata që përzgjodhi Allahu mes nesh dhe u dhuroi mirësi?” Po a nuk është Allahu më i Dituri, për ata që janë mirënjohës?” (En’am 53). Kështu pra, nëse dikujt i ka shpëtuar ndonjë mirësi, le ta lexojë edhe njëherë fjalën e Allahut: “A mos vallë, Allahu nuk i njeh më mirë ata që i janë mirënjohës?”Një tjetër përgëzimMë pas Allahu i Madhëruar jep një tjetër përgëzim; Ai thotë që frytet dhe dobitë e xhihadit që ata zhvillojnë për hir të Tij, kthehen tek ata vetë, sepse Allahu i Madhëruar është i Pasur e nuk ka nevojë për askënd. Ai i përgëzoi ata se, me këtë xhihad dhe me imanin që kultivuan, Ai do t’i numërojë ata mes të mirëve dhe do t’i ringjallë së bashku me ta. Zad el mead vëll 3.

9:23Page 190

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ لَا تَتَّخِذُوٓاْ ءَابَآءَكُمۡ وَإِخۡوَٰنَكُمۡ أَوۡلِيَآءَ إِنِ ٱسۡتَحَبُّواْ ٱلۡكُفۡرَ عَلَى ٱلۡإِيمَٰنِۚ وَمَن يَتَوَلَّهُم مِّنكُمۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلظَّٰلِمُونَ ٢٣

O you who have believed, do not take your fathers or your brothers as allies if they have preferred disbelief over belief. And whoever does so among you - then it is those who are the wrongdoers.

O ju që keni besuar! Mos i mbani për miq(e aleatë)prindërit dhe vëllezërit tuaj, nëse ata parapëlqejnë mosbesimin kundrejt besimit! -O besimtarë, punoni sipas normave të besimit tuaj! Ju duhet të keni miq dhe të ndihmoni ata që besojnë, punojnë dhe jetojnë sipas besimit të drejtë. Nga ana tjetër, nuk duhet të miqësoheni e të mbështesni ata që e mohojnë fenë tuaj, por përkundrazi, duhet t’i konsideroni si armiq ata. Madje, edhe prindërit apo vëllezërit tuaj, të cilët janë njerëzit më të afërt, nuk duhet t’i keni aleatë nëse preferojnë mohimin kundrejt besimit. Kështu, nëse kjo kërkohet të bëhet me njerëzit më të afërt, atëherë për të tjerët, që janë më të largët, kjo porosi është më parësore. Nëse ata kënaqen me kufrin kundrejt imanit, ata nuk meritojnë dashurinë, miqësinë, mbështetjen dhe aleancën tuaj. Madje, ai që i miqëson dhe i mbështet ata, konsiderohet zullumqar.Çdokush prej jush që miqësohet me ta, është, vërtet keqbërës. -E si mund të mbështesë besimtari ata të cilët kanë guximin dhe paturpësinë që të mos i binden Allahut dhe të harrohen në poshtërsira?! Përveç kësaj, ata bashkëpunojnë me armiqtë e Allahut, duke shfaqur dashuri dhe përkushtim për ta. Kjo do të thotë se ata i japin përparësi bindjes ndaj këtyre aleatëve mohues, kundrejt bindjes dhe nënshtrimit ndaj Allahut të Madhëruar; i japin përparësi dashurisë për miqtë e tyre qafirë, kundrejt dashurisë për Allahun dhe besimtarët e vërtetë të Tij. Prandaj, në vijim Allahu i Madhëruar përmend shkakun pse duhet të mos i kemi miq e aleatë jobesimtarët, kushdo qofshin ata. Ajeti thotë se në bazë të këtij gjykimi është dashuria për Allahun dhe Profetin e Tij. Kjo ndjenjë duhet të bëjë ndarjen e miqve nga armiqtë. Dashuria për Allahun dhe të Dërguarin e Tij duhet të tejkalojë çdo lloj dashurie tjetër. Çdo dashuri tjetër duhet të jetë ndjekëse dhe në varësi të dashurisë për Allahun dhe Profetin e Tij.Kënaqësia e Allahut apo kënaqësia e krijesave? Njeriu, për nga natyra, anon drejt bashkësisë, drejt dëshirës për të jetuar me të tjerë. Këta të tjerë bartin dëshira e botëkuptime të ndryshme, dhe normalisht kërkojnë nga njeriu pranim e miratim të këtyre dëshirave e botëkuptimeve. Nëse ai nuk i pason e nuk i mbështet ata në dëshirat e tyre, atëherë pa dyshim që ata do ta mundojnë dhe do t’i shkatojnë dhimbje; por edhe nëse iu bindet dhe i pason ata, ai gjithsesi do të ketë mundime e dhimbje të pashmangshme në shpirt. Vuajtjet këtij njeriu do t’i vijnë ose nga këta njerëz, ose nga të tjerë. Kështu p.sh., kur një i devotshëm vendoset mes një populli të padrejtë e kriminel, të ciët nuk mund të kryejnë padrejtësitë e tyre pa miratimin etij, qoftë kjo edhe heshtje, nëse i miraton veprimet e tyre apo hesht, fillimisht ai mund të ruhet e të shpëtojë nga e keqja e tyre, por më pas, ka për të provuar poshtërime e dhimbje nga ana e tyre shumëfish më tepër sesa do të provonte fillimisht, në rast se nuk do t’i kishte miratuar veprimet e tyre të liga. Megjithatë, edhe sikur të shpëtonte nga kthetrat e tyre, medoemos, do të poshtërohej e do të ndëshkohej nga disa të tjerë. Le të qëndrojë vazhdimisht para syve tanë thënia e Aishes (r.a.) drejtuar Muavijes: “Kush kënaq Allahun, edhe pse njerëzit zemërohen, për të Allahu i Lartësuar do të jetë i mjaftueshëm kundrejt njerëzve; e kush kënaq njerëzit, duke zemëruar Allahun, atë njerëzit nuk kanë për ta mbrojtur aspak prej Allahut.” Kushdo që studion më vëmendje gjendjet dhe situatat e kësaj bote, mund ta hasë shpesh këtë dukuri, sidomos ndër ata që janë në shërbim të udhëheqësve e parisë, ata që i ndihmojnë të arrijnë qëllimet e tyre të sëmura e të prishura. Të tillë janë edhe ata që ndihmojnë dhe u shërbejnë bidatçinjve, nga frika e ndëshkimit prej tyre. Por ata të cilët i ka udhëzuar Allahu dhe u ka hapur sytë të shohin rrugën e qartë, duke i ruajtur nga e keqja e vetes së tyre, ata tregohen të kujdesshëm dhe distancohen nga çdo solidarizim me të padrejtët, nga çdo përkrahje e haramit, dhe durojnë armiqësinë e tyre. E, pa dyshim, kësaj kategorie i takon përfundimi më i bukur dhe më i lumtur në këtë jetë dhe tjetrën, sikurse ndodhi me profetët dhe pasuesit e denjë të tyre, siç ndodhi me muhaxhirët dhe ensarët, me dijetarët e sprovuar, me adhuruesit e denjë, vepërmirët, tregtarët e ndershëm etj. Zad el mead vëll 3.

9:24Page 190

قُلۡ إِن كَانَ ءَابَآؤُكُمۡ وَأَبۡنَآؤُكُمۡ وَإِخۡوَٰنُكُمۡ وَأَزۡوَٰجُكُمۡ وَعَشِيرَتُكُمۡ وَأَمۡوَٰلٌ ٱقۡتَرَفۡتُمُوهَا وَتِجَٰرَةٞ تَخۡشَوۡنَ كَسَادَهَا وَمَسَٰكِنُ تَرۡضَوۡنَهَآ أَحَبَّ إِلَيۡكُم مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَجِهَادٖ فِي سَبِيلِهِۦ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّىٰ يَأۡتِيَ ٱللَّهُ بِأَمۡرِهِۦۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡفَٰسِقِينَ ٢٤

Say, [O Muḥammad], "If your fathers, your sons, your brothers, your wives, your relatives, wealth which you have obtained, commerce wherein you fear decline, and dwellings with which you are pleased are more beloved to you than Allāh and His Messenger and jihād [i.e., striving] in His cause, then wait until Allāh executes His command. And Allāh does not guide the defiantly disobedient people."

Thuaj: “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që keni fituar, tregtia për të cilën frikësoheni se do të dështojë ose banesat ku ju gjeni kënaqësi, janë më të dashura për ju sesa Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë prisni(vendimin e Tij)...” -Në këtë ajet përmenden dashuritë më të zakonshme të njeriut në këtë dynja, siç janë: prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat, bashkëshortet, farefisi dhe pasuria që fitohet me mund. Veçohet pasuria që fitohet me mund, sepse atë njeriu e do shumë. Natyrisht, ai e do më tepër këtë pasuri sesa atë që i vjen pa mund e pa lodhje. Më pas vjen: “tregtia, për të cilën frikësoheni se do të dështojë”. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e biznesit: me argjend e flori, armë, produkte bujqësore e blegtorale etj. Pastaj thuhet: “banesat ku ju gjeni kënaqësi”, pra, banesat e bukura, që përmbushin dëshirat dhe kënaqësitë e njeriut. Kështu, nëse të gjitha këto begati të dynjasë janë më të dashura për ju sesa Allahu, se i Dërguari i Tij dhe se lufta në rrugën e Tij, atëherë ju jeni të padrejtë dhe të shfrenuar, që kaloni kufijtë. Kështu, nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të prisni ndëshkimin që po ju afrohet dhe që askush nuk mund ta kthejë pas:...dhe të jeni të sigurt se Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë të shfrenuarit. -Të shfrenuarit janë ata që dalin jashtë kufijve të Zotit, ata të cilët u japin përparësi kënaqësive të përmendura në ajet, duke i dashur ato më shumë se Allahun, Profetin, fenë e Tij dhe xhihadin në rrugën e Tij. Ky ajet është nga argumentet më të mëdha që tregojnë se dashuria për Allahun dhe Profetin e Tij është detyrë. Gjithashtu, është detyrë që kësaj dashurie t'i jepet përparësi mbi çdo dashuri tjetër. Ajeti është edhe kërcënim i frikshëm për këdo që i jep përparësi mirësive të kësaj bote kundrejt dashurisë për Allahun e Profetin e Tij dhe për xhihadin në rrugën e Tij. Të tillët janë të ekspozuar ndaj urrejtjes dhe zemërimit të Zotit. Një shembull për të kuptuar këtë është ai kur njeriu ndodhet përballë dy gjërave: njërën nga ato e pëlqen Allahu dhe Profeti i Tij, por egoja e njeriut nuk e preferon. Njeriu pëlqen atë gjënë tjetër, të cilën nuk e pëlqen Allahu dhe Profeti i Tij ose që cenon dashurinë për Allahun dhe të Profetin e Tij. Në një rast të tillë, nëse ai i jep përparësi nefsit, kjo tregon se ai është i padrejtë, duke lënë diçka që është detyrë të plotësohet, të cilën e do Allahu dhe i Dërguari i Tij.Gjurmët e paqartësisë në besim. Allahu i Madhëruar na përshkruan gjendjen e atyre që besojnë pa qenë të qartë në besimin e tyre. Këta lloj njerëzish, kur mundohen për hir të Allahut të Madhëruar, i quajnë sprovat që u shkaktohen prej njerëzve njësoj si ndëshkimi që vjen nga Allahu i Lartësuar. Këto sprova janë mundimet, lëndimet dhe vuajtjet që njerëzit i japin këtij njeriu, si dhe dhimbjet që u vijnë profetëve nga popujt e tyre. Kjo kategori, për të shpëtuar dhe për t’u ruajtur nga këto sprova, largohen dhe e braktisin rrugën që i shpuri drejt sprovës, njëlloj siç veprojnë besimtarët për të shpëtuar nga ndëshkimi i Allahut. Besimtarët braktisin gjithçka që i çon drejt këtij ndëshkimi, prandaj zbukurohen me stolinë e besimit, edhe pse kjo bën të pashmangshme përballjen me sprovat e përkohshme nga ana e njerëzve. Ky ndryshim i madh mes dy palëve vjen si pasojë e dijes dhe horizontit të secilit. Të mjerët! Vrapojnë që të ndjekin armiqtë e profetëve thjesht dhe vetëm që t’u shpëtojnë dhimbjeve që sjellin sprovat prej njerëzve, ndërkohë që në këtë mënyrë ia kanë mbathur prej dhimbjes së mundimit prej njerëzve për tek dhimbja e ndëshkimit të Allahut! Kësaj i thonë humbje dhe dëshpërim! Të ruhesh nga rëra e nxehtë, për t’u futur në zjarr! T’i ruhesh dhimbjes së shkurtër, për të përfunduar në dhimbjen e përjetshme! Këta njerëz, atëherë kur Allahu i Madhëruar do të mbajë premtimin e Tij, duke shpëtuar ushtrinë dhe të dashurit e Tij, do të thonë: “Ne ishim me ju”. Por Allahu i Madhëruar është i Ditur; Ai e njeh shumë mirë hipokrizinë që fshihet brenda gjoksit të mashtruesve. Si përfundim, ajo çka deshëm të theksojmë, është se Allahu, me urtësinë e vet, deshi që robërit e Tij të sprovohen, dhe në këtë mënyrë të përzgjidhen, duke u dalluar të mirët nga të këqijtë, ata që meritojnë dashurinë dhe shpërblimet e Tij, nga ata që nuk i meritojnë; Ai deshi që ata të sprovohen dhe të dallohen, sikurse ndodh me floririn, të cilin, kur duam ta pastrojmë, e fusim në zjarr për ta shkrirë, duke larguar prej tij papastërtitë. Sprovat duhen patjetër, sepse shpirti, në esencë të tij ka dy substanca të dëmshme: ato quhen ‘injorancë’ dhe ‘padrejtësi’, dhe mund të largohen vetëm duke kaluar në fushëbetejat e sprovave, pastrimit dhe përzgjedhjeve. Nëse këto veti, bashkë me gjurmët e tyre të dëmshme, dalin e pastrohen në këtë jetë nëpërmjet sprovave, atëherë në jetën tjetër i pastruari meriton Xhenetin. E nëse nuk bëhet ky pastrim këtu, atëherë kjo e bën të domosdoshme përjetimin, me plot kuptimin e fjalës, e sprovave të ahiretit. Kështu, pasi njeriu të pastrohet, do t’i jepet leje të hyjë në xhenet. Zad el mead vëll 3.

9:25Page 190

لَقَدۡ نَصَرَكُمُ ٱللَّهُ فِي مَوَاطِنَ كَثِيرَةٖ وَيَوۡمَ حُنَيۡنٍ إِذۡ أَعۡجَبَتۡكُمۡ كَثۡرَتُكُمۡ فَلَمۡ تُغۡنِ عَنكُمۡ شَيۡـٔٗا وَضَاقَتۡ عَلَيۡكُمُ ٱلۡأَرۡضُ بِمَا رَحُبَتۡ ثُمَّ وَلَّيۡتُم مُّدۡبِرِينَ ٢٥

Allāh has already given you victory in many regions and [even] on the day of Ḥunayn, when your great number pleased you, but it did not avail you at all, and the earth was confining for you with [i.e., in spite of] its vastness; then you turned back, fleeing.

Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësitë e Tij të shumta dhe ndihmën e madhe në shumë luftëra të tyre kundër mohuesve. Në mënyrë të veçantë, Ai u kujton ndihmën e Tij në betejën e Hunejnit, kur u shtrënguan aq shumë, saqë u larguan nga fushëbeteja. Toka, aq e gjerë sa është, atyre ju duk e ngushtë dhe mbytëse. Kur çliroi Mekën, Profeti (a.s)dëgjoi se fisi Heuazin kishte nisur mobilizimin për të kryer një luftë kundër tij. Kështu, Profeti u nis drejt këtij fisi, në krye të një ushtrie me sahabë të vjetër, që kishin marë pjesë në çlirimin e Mekës, por edhe shumë mekas që sapo kishin pranuar Islamin. Ishte një ushtri shumë e madhe prej 12000 vetësh, ndërkohë që ushtria e idhujtarëve ishte vetëm me 4000 vetë. Ky raport numerik u pëlqeu disa muslimanëve, të cilët në vetëkënaqësi e sipër thanë: “Sot nuk ka asnjë mundësi të mposhtemi!” Kur u përballën dy ushtritë, forcat e fisit Heuazin u lëshuan me një mësymje të menjëhershme mbi forcat muslimane, të cilat u çoroditën dhe nuk po shikonin më nga po iknin. Rreth e rrotull Profetit (a.s) mbetën veçse njëqind burra të patundur, të cilët luftuan kundër idhujtarëve, që vërshonin nga çdo drejtim. Ndërkohë, Profeti i Allahut, pa u trembur, e drejtoi mushkën mbi të cilën qëndronte drejt idhujtarëve dhe u nis me vrull drejt tyre duke thënë: “Unë jam Profet e jo mashtrues. Unë jam biri i Abdul Mutalibit.". Duke parë se çfarë ndodhi me muslimanët, Profeti urdhëroi Abas Ibn Abdil Mutalibin që të thërriste me zë të lartë ensarët dhe muslimanët e tjerë, që po largoheshin nga fushëbeteja. Abasi shquhej për zërin e tij kumbues dhe të lartë. Ai thirri: “O burrat i Semurasë! O ju që dini suren Bekare!" Kur dëgjuan zërin e tij, ata reaguan menjëherë si një trup i vetëm dhe të gjithë u kthyen sërish në betejën me idhujtarët. Kështu, Allahu i Madhëruar i mposhti idhujtarët me një humbje poshtëruese. Të gjitha pasuritë, gratë dhe fëmijët e tyre tashmë ishin në dorë të Profetit të Allahut, si plaçkë e begatshme lufte. Për këtë thotë i Madhëruari:Sigurisht që Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja. Edhe në ditën e Hunejnit, kur ju u mahnitët nga numri juaj i madh, por që nuk ju vlejti aspak. -Hunejn quhej vendi ku u zhvillua kjo betejë. Ai ndodhej diku mes Mekës dhe Taifit. Numri i madh nuk u vlejti aspak muslimanëve, sepse fitorja ka lidhje me diçka tjetër, që ata e cënuan. Prandaj edhe përfundimi qe:Toka ju duk e ngushtë, me tërë atë gjerësi dhe më pas ju u tërhoqët. -Trishtimi ju pllakosi kur patë dështimin në fushëbetejë. Ju e patë veten tuaj duke ia mbathur nga fushëbeteja të mposhtur e të frikësuar. Por Allahu i Madhëruar, i Cili dëshiron që t’ju ndihmojë e udhëzojë, thotë:

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском