As-Sa'diAt‑Tawbah · 9:30–39

As-Sa'di · Tafsir · in Albanian

At-Tawbah 9:30–39

9:30Page 191

وَقَالَتِ ٱلۡيَهُودُ عُزَيۡرٌ ٱبۡنُ ٱللَّهِ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَى ٱلۡمَسِيحُ ٱبۡنُ ٱللَّهِۖ ذَٰلِكَ قَوۡلُهُم بِأَفۡوَٰهِهِمۡۖ يُضَٰهِـُٔونَ قَوۡلَ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ مِن قَبۡلُۚ قَٰتَلَهُمُ ٱللَّهُۖ أَنَّىٰ يُؤۡفَكُونَ ٣٠

The Jews say, "Ezra is the son of Allāh"; and the Christians say, "The Messiah is the son of Allāh." That is their statement from their mouths; they imitate the saying of those who disbelieved before [them]. May Allāh destroy them; how are they deluded?

Pasi urdhëroi për të luftuar kundër ithtarëve të Librit, Allahu i Madhëruar na tregon besimet e tyre të poshtra, me qëllim që të nxisë urrejtjen ndaj këtyre besimeve të shëmtuara tek të gjithë ata që janë xhelozë për ruajtjen e besimit të pastër. Në këtë mënyrë, mbrojtësit dhe bartësit e të vërtetës do të bëjnë gjithçka të lejueshme për të luftuar të kotën. Kështu, i Madhëruari thotë:Jehudët thanë: “Uzejri është biri i Allahut”...” -Ky lloj besimi, edhe pse nuk është i të gjithë jehudëve, ekziston tek një pjesë e tyre. Kjo tregon për ligësinë, poshtërsinë dhe shëmtinë që gjendet brenda jehudëve, që arrijnë të thonë të tilla gjëra. Kjo tregon, gjithashtu, për paturpësinë e tyre ndaj Zotit, duke mos e madhëruar Atë ashtu siç i takon. Në lidhje me shkakun përse ata thoshin se Uzejri ishte biri i Zotit, është thënë se, Allahu i Madhëruar lejoi - si ndëshkim për çifutët - që ata të sundoheshin nga mbretër mizorë dhe tiranë, të cilët i përndiqnin dhe i torturonin. Ndër të tjera, këta sundues nisën të vrisnin bartësit e Teuratit. Kështu, populli rrezikoi të humbte tërësisht Teuratin, duke e harruar atë. Atëherë doli Uzejri, që e kishte mësuar përmendësh Teuratin, dhe e rishkroi tërësisht ose pjesërisht atë. Prej këtij, ata bënë shumë kopje të tjera të librit dhe arritën deri aty sa pretenduan se Uzejri ishte biri i Zotit....ndërsa të krishterët thanë: “Mesihu është biri i Allahut” -Edhe të krishterët pretenduan se Isai - i biri i Merjemes, ishte biri i Zotit. Por Allahu i Madhëruar thotë:Këto janë fjalët që dalin nga goja e tyre, duke imituar atë që thoshin jobesimtarët e mëparshëm. -Këto ishin thjesht fjalë boshe, që dilnin nga goja e tyre, për të cilat ata nuk kishin asnjë fakt e argument nga Zoti i Madhërishëm. Ata njerëz që nuk shqetësohen për çfarë nxjerrin prej gojës së tyre dhe nuk pyesin për argumente nga Zoti, ata çdo gjë mund të bëjnë. Ata nuk kanë fe dhe besim në zemër, që t’i frenojë nga gënjeshtra, dhe as logjikë e mençuri, që të ishin të kujdesshëm në fjalët e tyre. I Madhëruari thotë që ata imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëparshëm. Disa popuj të mëparshëm besonin se melekët ishin bijat e Zotit. Duke qenë se kishin zemra të ngjashme me këta paraardhës, edhe besimet e tyre të shëmtuara ishin të ngjashme.I vraftë Allahu! Si largohen nga e vërteta! -Si është e mundur që largohen nga e vërteta e kristaltë dhe e shndritshme si drita e diellit, për të rënë në errësirat e këtyre fjalëve të kota dhe besimeve të shëmtuara?! Këto lloj besimesh refuzohen natyrshëm nga çdo logjikë e natyrë e pastër, prandaj çuditesh se si kaq shumë njerëz i kanë ato. Megjithatë, të mençurit të mos çuditen aspak me devijimin e një numri të madh njerëzish, por le të kujtojnë një fakt shumë të rëndësishëm, që të kuptojnë shkakun e këtij devijimi: i Madhërishmit thotë:

9:31Page 191

ٱتَّخَذُوٓاْ أَحۡبَارَهُمۡ وَرُهۡبَٰنَهُمۡ أَرۡبَابٗا مِّن دُونِ ٱللَّهِ وَٱلۡمَسِيحَ ٱبۡنَ مَرۡيَمَ وَمَآ أُمِرُوٓاْ إِلَّا لِيَعۡبُدُوٓاْ إِلَٰهٗا وَٰحِدٗاۖ لَّآ إِلَٰهَ إِلَّا هُوَۚ سُبۡحَٰنَهُۥ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ٣١

They have taken their scholars and monks as lords besides Allāh,1 and [also] the Messiah, the son of Mary.2 And they were not commanded except to worship one God; there is no deity except Him. Exalted is He above whatever they associate with Him.

Ata i konsideruan priftërinjtë, oshënarët dhe Mesihun - birin e Merjemes, si zota veç Allahut, ndërkohë që ishin urdhëruar të adhuronin veç Allahun. -El ahbar quheshin dijetarët e tyre, ndërsa er-ruhbanquheshin murgjit ose adhuruesit e mëdhenj të tyre. Kështu, shkaku i devijimit të këtyre popujve ishte se ata i konsideruan si zota ahbarët dhe ruhbanët, me kuptimin që, kur këta u bënin të lejuar atë që Allahu e kishte bërë haram, populli u bindej verbërisht, pa asnjë kundërshtim, dhe po kështu vepronin kur ata ua bënin haram atë që Allahu e kishte bërë të lejuar. Ahbarët dhe ruhbanët caktonin ligje dhe dispozita, që binin ndesh me fenë dhe besimin e profetëve, ndërsa populli i pasonte verbërisht. Përveç këtij gabimi thelbësor, ata i madhëronin tej mase ruhbanët, duke i konsideruar si të shenjtë e hyjnorë, saqë pasi vdisnin, i shndërronin varret e tyre në vende adhurimi e idhujtarie, duke hedhur poshtë çdo mesazh të qartë të sjellë nga librat dhe profetët e Zotit. Në këto vende ata bënin kurbane, lutje e adhurime, që ua drejtonin krijesave, dhe jo Allahut të Madhërishëm. Edhe Mesihun, birin e Merjemes, e adhuruan si Zot, edhe pse vetë Mesihu dhe të gjithë profetët e Zotit kishin urdhëruar që adhurimi t’i dedikohej vetëm Allahut të Madhërishëm: “...ndërkohë që ishin urdhëruar të adhuronin veç Allahun." Të gjithë profetët e Zotit kanë predikuar një besim të drejtë:Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. -Ky është besimi i drejtë: të gjitha adhurimet dhe bindja e plotë i dedikohen vetëm Krijuesit të gjithësisë. Asgjë dhe askush tjetër nuk meriton asnjë lloj adhurimi. Vetëm Allahun duhet ta duash mbi gjithçka tjetër dhe vetëm Atij duhet t'ia drejtosh lutjet, përgjërimin dhe kërkimin e ndihmës. Ai është Zoti, i Adhuruari, ndërsa Mesihu dhe gjithë profetët janë krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë prej pushtetit të Allahut të Madhërishëm. Megjithatë, ata i hodhën pas shpine porositë e Zotit dhe të profetëve dhe adhuruan idhuj, për të cilët Zoti nuk pati sjellë asnjë argument:I Lartësuar është Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë! -E dëlirë, e shenjtë dhe e lartësuar është Madhëria e Tij nga idhujtaria dhe trillimet e idhujtarëve. Ato besime të kota janë të padenja dhe një fyerje e rëndë për të Madhërishmin. I lartësuar qoftë Ai, që është i plotë dhe i lartë në të gjitha cilësitë dhe veprat e Tij, nga ajo që ata i përshkruajnë! Idhujtaria e tyre bie ndesh me shenjtërinë e Allahut, që është absolut në çdo drejtim. Allahu i Madhëruar na tregon më pas se, përmes shpifjeve të tyre, ata synojnë që të shuajnë dritën e Tij:

9:32Page 192

يُرِيدُونَ أَن يُطۡفِـُٔواْ نُورَ ٱللَّهِ بِأَفۡوَٰهِهِمۡ وَيَأۡبَى ٱللَّهُ إِلَّآ أَن يُتِمَّ نُورَهُۥ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡكَٰفِرُونَ ٣٢

They want to extinguish the light of Allāh with their mouths, but Allāh refuses except to perfect His light, although the disbelievers dislike it.

Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojën e tyre. -Drita e Allahut është feja dhe besimi i pastër, që Ai i solli përmes profetëve dhe shpalljeve. Allahu i Madhëruar e ka quajtur ‘dritë’ besimin e pastër dhe të vërtetë, sepse nëpërmjet tij krijesat ndriçohen dhe largojnë errësirat e paditurisë dhe besimeve të kota dhe të trilluara. Feja dhe besimi i vërtetë janë ndërtuar mbi dy shtylla të rëndësishme: dituria e vërtetë dhe puna me sinqeritet sipas kësaj diturie. Çdo lloj besimi tjetër ecën kundër kësaj rruge. Kështu, jehudët, të krishterët dhe çdokush që u përngjan atyre në besim, dëshirojnë që, përmes fjalëve të zbukuruara, të mbulojnë të vërtetën, që shkëlqen si drita e diellit.Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë). -E si të ndodhë ndryshe me këtë dritë të mrekullueshme?! Sikur të gjitha krijesat të mblidhen për ta shuar atë, kurrë nuk do të munden as ta zbehin ndriçimin e saj. Kështu do të ndodhë, sepse është Allahu që e zbriti atë dritë, është Ai në dorën e të Cilit janë të gjithë shpirtrat e krijesave, dhe Ai ka dhënë fjalën se do ta ruajë këtë dritë nga ata që duan ta luftojnë e t'i kundërvihen. Ai thotë: “Por Allahu veçse do ta përkryejë dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (këtë).”. Ata bëjnë çdo gjë dhe harxhojnë pasurinë e tyre për të luftuar dhe mbuluar të vërtetën, por përpjekjet e tyre nuk mund ta dëmtojnë aspak atë. Në vijim, Allahu i Madhëruar na sqaron se cila është ajo dritë, të cilën Ai ka dhënë fjalën se do ta ruajë dhe do ta plotësojë:

9:33Page 192

هُوَ ٱلَّذِيٓ أَرۡسَلَ رَسُولَهُۥ بِٱلۡهُدَىٰ وَدِينِ ٱلۡحَقِّ لِيُظۡهِرَهُۥ عَلَى ٱلدِّينِ كُلِّهِۦ وَلَوۡ كَرِهَ ٱلۡمُشۡرِكُونَ ٣٣

It is He who has sent His Messenger with guidance and the religion of truth to manifest it over all religion, although they who associate others with Allāh dislike it.

Është Ai që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim (të qartë)e fe të vërtetë, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe pse(këtë)e urrejnë idhujtarët. -Allahu i Madhëruar e pajisi të Dërguarin e Tij me dy mirësi të pakrahasueshme:1. El Huda - udhëzimin e qartë dhe të vërtetë të ndërtuar mbi diturinë hyjnore, aq të dobishme dhe të domosdoshme për krijesat.2. El Dinul Hakk - feja e vërtetë, që do të thotë: punët e mira sipas të vërtetës.Kështu, Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me këto dy baza të fuqishme. E para ishte dituria e vërtetë, që sqaron të vërtetën nga e kota, me të gjitha aspektet e diturisë hyjnore. Ndër më të rëndësishmet është dituria rreth Zotit, domethënë, dituria rreth emrave, cilësive dhe veprave të Tij, dituria rreth shpalljeve dhe ligjeve të Tij etj. Së dyti, Allahu urdhëron për çdo mbarësi e mirësi që rregullon zemrat, shpirtrat dhe trupin e njerëzve dhe është në dobinë e tyre. Sinqeriteti dhe përkushtimi i plotë në zbatimin e fesë së urdhëruar nga Zoti, dashuria për Të, bindja ndaj Tij, adhurimi i Zotit si Një i vetëm dhe frikërespekti për Të sjellin lumturinë e njeriut në dynja dhe në ahiret. Ai urdhëron për moral të lartë, vepra të mira dhe hijeshi dhe ndalon çdo gjë të dëmshme për zemrën, shpirtin dhe trupin e njeriut, në këtë botë dhe në tjetrën. Kështu, Allahu i Madhëruar e dërgoi të dashurin e Tij, Muhamedin a.s, me udhëzim të qartë dhe fe të vërtetë, që të triumfonte mbi të gjitha fetë: “...për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse këtë e urrejnë idhujtarët." Allahu do ta lartësojë këtë fe mbi të gjitha fetë e tjera, përmes argumentit dhe forcës së fakteve, por edhe përmes forcës dhe krenarisë së muslimanëve, ndonëse këtë gjë e urrejnë idhujtarët. Ata të mjerë thurin plane dhe shpenzojnë gjithçka që zotërojnë për të luftuar Islamin dhe muslimanët, por ato intriga do të godasin vetë ata që i thurin. Ky është premtimi i Allahut, që patjetër do të realizohet.

9:34Page 192

۞ يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِنَّ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡأَحۡبَارِ وَٱلرُّهۡبَانِ لَيَأۡكُلُونَ أَمۡوَٰلَ ٱلنَّاسِ بِٱلۡبَٰطِلِ وَيَصُدُّونَ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِۗ وَٱلَّذِينَ يَكۡنِزُونَ ٱلذَّهَبَ وَٱلۡفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ فَبَشِّرۡهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٖ ٣٤

O you who have believed, indeed many of the scholars and the monks devour the wealth of people unjustly1 and avert [them] from the way of Allāh. And those who hoard gold and silver and spend it not in the way of Allāh - give them tidings of a painful punishment.

O ju që keni besuar! Ka, vërtet shumë priftërinj dhe oshënarë që në mënyrë të paligjshme hanë pasurinë e njerëzve dhe i pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. -Ky ajet tregon përkujdesjen e madhe të Allajut të Lartësuar për besimtarët e Tij të dashur, kur i porosit që të ruhen nga ata priftërinj dhe oshnarë të cilët hanë pasurinë e njerëzve në mënyrë të paligjshme dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. Dihet se ata marrin pasuri të dhuruar nga njerëzit, për shkak të diturisë dhe fesë së tyre, por ata, - në vend që t’i udhëzojnë në rrugën e drejtë dhe t’u shpjegojnë të vërtetën njerëzve, - i pengojnë nga kjo rrugë dhe nuk ua qartësojnë të vërtetën. Kështu, ata i përvetësojnë pasuritë e njerëzve padrejtësisht, sepse nuk u ofrojnë atë për të cilën paguhen. Një tjetër mënyrë e përfitimit të padrejtë është edhe marrja e rryshfetit në këmbim të dhënies së gjykimeve që bien ndesh me ligjin dhe fenë e Zotit, vetëm e vetëm për të kënaqur njerëzit dhe për të përfituar nga pasuritë e tyre. Kështu, o ju besimtarë të vërtetë, kini kujdes dhe ruajuni nga këta priftërinj dhe oshnarë, në dy drejtime: nga zhvatja e pasurisë dhe nga devijimi që ata shkaktojnë.Dhe ka nga ata të cilët e fshehin arin e argjendin dhe nuk e shpenzojnë atë në rrugën e Allahut. Lajmëroji ata për një dënim të dhembshëm! -Ata e ruajnë arin e argjendin, pra, e fshehin atë dhe nuk e shpenzojnë në rrugët që të shpien tek Allahu, të cilat janë të shumta. Ata nuk i plotësojnë detyrimet pasurore, në lidhje me familjet apo të afërmit e tyre, dhe as nuk pyesin për zekatin, që është detyrim i madh fetar. Të tillë njerëz lajmërohen për një ndëshkim të dhimbshëm. Pastaj i Madhëruari e sqaron këtë ndëshkim, duke dhënë hollësi të tjera:

9:35Page 192

يَوۡمَ يُحۡمَىٰ عَلَيۡهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكۡوَىٰ بِهَا جِبَاهُهُمۡ وَجُنُوبُهُمۡ وَظُهُورُهُمۡۖ هَٰذَا مَا كَنَزۡتُمۡ لِأَنفُسِكُمۡ فَذُوقُواْ مَا كُنتُمۡ تَكۡنِزُونَ ٣٥

The Day when it1 will be heated in the fire of Hell and seared therewith will be their foreheads, their flanks, and their backs, [it will be said], "This is what you hoarded for yourselves, so taste what you used to hoard."

Ditën kur ajo(pasuria)do të digjet në zjarrin e Xhehenemit, e me të do t’u damkoset balli, anët dhe shpinat. -Atë ditë, pasuria që ata e fshehin dhe grumbullojnë padrejtësisht do të fërgohet në zjarrin e Xhehenemit, dhe me të do të digjen "balli, anët dhe shpinat e tyre.". Çdo dinar dhe dirhem i fshehur dhe për të cilin nuk është dhënë haku i Zotit, pra, zekati, do të fërgohet në zjarr, dhe me të pastaj do të digjet trupi i pronarit të tij. Sa herë që ftohet kjo pasuri, ajo nxehet përsëri, për të ndëshkuar të padrejtët, atë ditë që zgjat 50 mijë vjet. Në formë qortimi, atyre do t’u thuhet:Ky është thesari që ju keni grumbulluar për veten. Shijojeni tani atë që keni grumbulluar! -Allahu i Madhëruar nuk ju bëri asnjë padrejtësi, por ishit ju që i bëtë padrejtësi vetes tuaj, duke mos dhënë zekatin dhe detyrimet e përcaktuara. Këto ajete përshkruajnë qartë devijimin dhe padrejtësinë që njeriu bën me pasurinë e tij. Kjo shfaqet në dy mënyra:1. Duke e shpenzuar atë në drejtime të kota, të cilat nuk i sjellin asnjë dobi, madje janë të dëmshme, për shembull në përmbushjen e dëshirave të shfrenuara, në poshtërsi e gjynahe, ose në drejtime që nuk të ndihmojnë t’i bindesh Allahut të Lartësuar, ose për të penguar njerëzit nga rruga e Zotit.2. Grumbullimi i pasurisë dhe mosdhënia e saj për detyrimet që ka urdhëruar Zoti i Madhërueshëm. Dihet mirë se urdhri për të bërë diçka konsiderohet si ndalesë për të kundërtën e saj.

9:36Page 192

إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّهُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَهۡرٗا فِي كِتَٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضَ مِنۡهَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٞۚ ذَٰلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُۚ فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيهِنَّ أَنفُسَكُمۡۚ وَقَٰتِلُواْ ٱلۡمُشۡرِكِينَ كَآفَّةٗ كَمَا يُقَٰتِلُونَكُمۡ كَآفَّةٗۚ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلۡمُتَّقِينَ ٣٦

Indeed, the number of months with Allāh is twelve [lunar] months in the register of Allāh [from] the day He created the heavens and the earth; of these, four are sacred.1 That is the correct religion [i.e., way], so do not wrong yourselves during them.2 And fight against the disbelievers collectively as they fight against you collectively. And know that Allāh is with the righteous [who fear Him].

Tek Allahu numri i muajve(të vitit)është dymbëdhjetë. Kështu është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. -Zoti ka caktuar që numri i muajve të jetë dymbëdhjetë. Kështu është shkruar në Librin e Zotit. Që ditën kur Allahu i Madhërishëm krijoi qiejt, tokën, natën dhe ditën dhe përcaktoi ndarjen e kohës, vendosi që numri i muajve të jetë dymbëdhjetë.Prej tyre, katër janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë. -Katër muajt e shenjtë janë: Rexheb, i cili është muaj më vete, dhe tre të tjerë që janë të njëpasnjëshëm: Dhul Ki'de, Dhul Hixhe dhe Muharram. Janë të shenjtë për shkak të rëndësisë së tyre dhe të ndalimit të luftës gjatë tyre.Pra, mos e ngarkoni veten tuaj gjatë tyre. -Allahu i Madhëruar na urdhëron që të jemi të ruajtur dhe të mos ngarkojmë veten me gjynahe në to. Fjala "në to" mund të kuptohet në dy mënyra:1. Dymbëdhjetë muajt. Në këtë rast, kuptimi do të ishte: "Mos e ngarkoni veten tuaj gjatë 12 muajve. Është Allahu që i përcaktoi këta muaj dhe që na urdhëron që këtë kohë ta mbushim me bindje dhe adhurim ndaj Tij. Ai urdhëron që ta lavdërojmë, falënderojmë dhe t’i shprehim mirënjohjen për këtë përcaktim të bukur të Tij dhe mirësitë e shumta të tjera që na ka falur. Allahu i Madhëruar i ndihmon robërit e Tij që të arrijnë mirësitë e Tij gjatë këtyre muajve dhe stinëve të përcaktuara aq me urtësi, mëshirë dhe dashuri për ta.2. Katër muajt e shenjtë. Në këtë rast, kuptimi do të ishte: "Mos e ngarkoni veten tuaj gjatë katër muajve të shenjtë.” Padrejtësia është e ndaluar në çdo kohë dhe vend, por në këto katër muaj ndalesa është më e fortë dhe më e rëndësishme. Ndër çështjet që ndalohen në këto muaj është edhe zhvillimi i luftimeve, sipas mendimit që thotë se ndalimi i luftës në këta muaj nuk është anuluar. Këta mbështeten në tekstet e përgjithshme, të cilat ndalojnë luftën përgjatë këtyre muajve. Por sipas një mendimi tjetër, ndalimi i luftës gjatë muajve të shenjtë është një dispozitë e anuluar, duke marrë për bazë aspektin përgjithësues dhe gjithëpërfshirës të disa teksteve të Sheriatit, si për shembull, ajeti:

9:37Page 193

إِنَّمَا ٱلنَّسِيٓءُ زِيَادَةٞ فِي ٱلۡكُفۡرِۖ يُضَلُّ بِهِ ٱلَّذِينَ كَفَرُواْ يُحِلُّونَهُۥ عَامٗا وَيُحَرِّمُونَهُۥ عَامٗا لِّيُوَاطِـُٔواْ عِدَّةَ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُ فَيُحِلُّواْ مَا حَرَّمَ ٱللَّهُۚ زُيِّنَ لَهُمۡ سُوٓءُ أَعۡمَٰلِهِمۡۗ وَٱللَّهُ لَا يَهۡدِي ٱلۡقَوۡمَ ٱلۡكَٰفِرِينَ ٣٧

Indeed, the postponing [of restriction within sacred months] is an increase in disbelief by which those who have disbelieved are led [further] astray. They make it1 lawful one year and unlawful another year to correspond to the number made unlawful by Allāh2 and [thus] make lawful what Allāh has made unlawful. Made pleasing to them is the evil of their deeds; and Allāh does not guide the disbelieving people.

Zhvendosja(e një muaji të ndaluar)është veçse shtim i mosbesimit. Prandaj mohuesit humbin larg:... -“Shtyrja” i referohet një lloj ndryshimi të kohës së muajve të shenjtë. Idhujtarët e kohës së injorancës e ndryshonin si të donin kohën se kur fillonin muajt e shenjtë dhe kur përfundonin. Kjo ishte një lloj hileje, që ata e bënin thjesht dhe vetëm për të përfituar nga luftimet kur u interesonte atyre. Kur dëshironin që të bënin luftë, por qëllonte të ishte muaj i shenjtë, ata vendosnin që ta shtynin datën e fillimit të këtij muaji, derisa të përfundonte lufta. Ose vepronin në të kundërt, pra, e afronin datën e hyrjes së muajit të shenjtë, në mënyrë që përfundimi i tij të përkonte me datën e nisjes së luftimeve, siç dëshironin ata. Në këtë mënyrë, ata tjetërsonin gjykimin dhe ligjet e Allahut të Lartësuar në lidhje me muajt e shenjtë, sipas dëshirës së tyre. Por Allahu i Lartësuar e quajti këtë lloj manovre të tyre: “...shtim i mosbesimit, nëpërmjet të cilit mohuesit humbin larg.” Domethënë, ky veprim ishte një shprehje e shtuar e mohimit dhe përhumbjes së tyre. Një devijim i tillë kishte shumë anë negative dhe padrejtësi, siç do t’i përmendim më poshtë: Së pari, ai qe një rregull që e kishin shpikur vetë e që u shkonte për shtat dëshirave të tyre, por ata i jepnin ngjyrime hyjnore dhe fetare, sikur të ishte vërtet i përcaktuar nga Zoti. Ky ishte një mashtrim i frikshëm dhe, pa dyshim, që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij janë larg këtyre shpikjeve dhe trillimeve. Ai ishte një tjetërsim i fesë së Zotit, duke e kthyer hallallin në haram dhe haramin në hallall. Ai ishte, gjithashtu, një shpifje ndaj Allahut të Lartësuar, por edhe padrejtësi ndaj njerëzve, duke u fshehur atyre fenë dhe ligjin e vërtetë të Allahut të Lartësuar. Mashtruesit përdorin shumë hile, thjesht dhe vetëm për të përmbushur orekset e tyre. Me fjalë të tjera, ky është adhurim, që ata i bëjnë egos së vet. Nëse vazhdon përherë me vepra të këqija dhe me kundërshtim të ligjit të Allahut të Lartësuar, me kalimin e kohës nuk të bën më përshtypje kjo rrugë. Madje, shumëkush mund të mendojë se këto janë vepra të bukura, të mira dhe të dobishme për njerëzit. Në këtë mënyrë tjetërsohet realiteti dhe ndryshon ligji i Allahut të Lartësuar. Kjo i bën njerëzit që të vërtetën ta shohin si gënjeshtër dhe gënjeshtrën ta shohin si të vërtetë.Në një vit, ata e konsiderojnë atë jo të shenjtë, e në një vit tjetër e konsiderojnë të shenjtë, për të arritur një përputhje me numrin e muajve që Allahu i bëri të shenjtë. Kështu ata bëjnë të lejuar atë që Allahu e ka ndaluar. -Kjo ishte për të ndryshuar caktimin e Allahut të Lartësuar. Ata nuk ndryshonin numrin e muajve të shenjtë, por e linin siç ishte, domethënë katër, por ndryshonin kohën e tyre, duke bërë që njerëzit të mos kuptonin se kur fillonin dhe mbaronin në të vërtetë ata. Kështu hallalli bëhej haram dhe harami hallall. Për këta, Allahu i Lartësuar thotë:Atyre u janë hijeshuar veprat e këqija. -Shejtanët e mallkuar ua zbukuruan këto devijime dhe shpikje në ligjin e Zotit, prandaj i shihnin si vepra të mira. Ata mendonin se ishin në rrugë të drejtë dhe se kjo ishte diçka e dobishme dhe e lejueshme, prandaj në zemrat e tyre kjo u kthye në besim të patundur, për hir të të cilit ata luftojnë. Në vijim, Allahu i Lartësuar thotë:Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë ata që mohojnë besimin(e vërtetë). -Kështu janë ata. Mohimi është bërë cilësi e pandashme e tyre. Ata mohojnë ligjin e Allahut të Lartësuar, duke e konsideruar Shpalljen dhe profetët si mashtrime. Kjo është rrënjosur në zemrat e tyre, prandaj nuk kanë për të besuar, edhe sikur t'u sjellësh çdo lloj argumenti, shenje dhe mrekullie nga Allahu i Lartësuar.

9:38Page 193

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ مَا لَكُمۡ إِذَا قِيلَ لَكُمُ ٱنفِرُواْ فِي سَبِيلِ ٱللَّهِ ٱثَّاقَلۡتُمۡ إِلَى ٱلۡأَرۡضِۚ أَرَضِيتُم بِٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا مِنَ ٱلۡأٓخِرَةِۚ فَمَا مَتَٰعُ ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا فِي ٱلۡأٓخِرَةِ إِلَّا قَلِيلٌ ٣٨

O you who have believed, what is [the matter] with you that, when you are told to go forth in the cause of Allāh, you adhere heavily to the earth?1 Are you satisfied with the life of this world rather than the Hereafter? But what is the enjoyment of worldly life compared to the Hereafter except a [very] little.

Shumë ajete të kësaj sureje të nderuar i referohen luftës së Tebukut. Në këtë ngjarje, Profeti (a.s)i urdhëroi besimtarët që të bëheshin gati për një betejë kundër romakëve. Ishte mot i nxehtë, furnizimet për udhëtim dhe për luftë ishin të pakta, gjendja ekonomike ishte shumë e rëndë, prandaj disa muslimanë po e shihnin si të vështirë pjesëmarrjen në këtë luftë të vështirë. Ata po shfaqnin njëfarë pakënaqësie dhe hezitimi për të shkuar në betejë. Ky qëndrim i disa besimtarëve bëri që Allahu i Lartësuar t’i qortonte ata përmes këtyre ajeteve. Allahu i Madhëruar dëshironte të nxiste gjallërinë e muslimanëve për t'iu përgjigjur urdhrave të Tij. Duke nxitur besimtarët për të hedhur nga supet e tyre peshën e rëndë të vështirësive të kësaj jete dhe për t'u çliruar nga prangat e saj, e për të dalë në lirinë që ofron lufta në rrugën e Tij, Allahu i Madhëruar thotë:O ju që keni besuar! Ç’është kështu me ju, që, kur ju thuhet të dilni në rrugën e Allahut juve ju rëndon vendi? -Fillimisht, Allahu i Lartësuar u drejtohet muslimanëve me cilësinë e besimit, duke u thënë: “O ju që keni besuar!”. Duket sikur Allahu i Lartësuar u drejtohet atyre dhe u thotë: Pse nuk veproni ashtu siç ju udhëzon besimi juaj?! A nuk ju shtyn imani që t’i përgjigjeni ftesës së Allahut të Lartësuar dhe të luftoni?! A nuk janë të mjaftueshme këto nxitje për të qenë absolutisht të sigurt për premtimin e Allahut të Lartësuar dhe ju të nxitoni për të zbatuar urdhrin e Tij? Kjo fjalë e dashur ose ky emërtim i mrekullueshëm, janë mëse të mjaftueshëm që ju të përpiqeni për të kënaqur Zotin tuaj, Allahun e Lartësuar, e të luftoni armiqtë e Tij. Kjo duhet t’ju nxisë për të ndihmuar fenë tuaj, që të fitoni në dynja dhe ahiret. Por, kur ju thuhet që të luftoni në rrugën e Allahut, ju shfaqni dembelizëm, dobësi, pamundësi dhe ju tërheq jeta e kësaj bote, me stoli e rehati.A mos jeni, vallë, më të kënaqur me jetën e kësaj bote, sesa me Ahiretin? -Mosangazhimi në rrugën e Zotit është cilësi e atyre njerëzve që janë kënaqur me dynjanë dhe duan vetëm të përmbushin dëshirat e tyre. Ata nuk i japin rëndësi aspak ahiretit, a thua se nuk e besojnë fare atë! Por Allahu i Lartësuar u drejtohet besimtarëve dhe u thotë:Jeta e kësaj bote, përkundër ahiretit, është diçka shumë e vogël. -Jeta e kësaj bote, - të cilën ju e doni shumë dhe për hir të së cilës ju braktisni urdhrin e Zotit, por edhe ftesën e Tij të mrekullueshme për të hyrë në Xhenet dhe për të fituar lumturinë në dynja dhe ahiret, - është e pakët dhe e shkurtër, siç thotë edhe Allahu i Madhëruar. Ajo është e papërfillshme dhe e parëndësishme, në krahasim me ahiretin. A nuk ju ka dhënë Allahu i Lartësuar logjikë të shëndoshë dhe aftësi për të gjykuar drejt, që t’i jepni përparësi asaj që është më e rëndësishme? Cila e meriton t’i japësh më tepër rëndësi dhe përkushtim? Dynjaja, që nga fillimi e deri në fund, me gjithçka që përmban, nuk mund të krahasohet me ahiretin dhe nuk vlen as sa një thërrmijë e ahiretit. E sa mendon njeriu se do të jetojë në këtë dynja?! E çfarë vendi ka jeta e njeriut në këtë dynja të përkohshme, që ai t’i japë një rëndësi kaq të madhe, duke e bërë atë si pikësynimin më të madh, pas së cilës duhet të rendë dhe të shpenzojë gjithçka të vyer që zotëron?! Ai rend, lodhet, përpiqet, punon, lufton dhe harxhon të gjitha forcat e veta thjesht e vetëm për të përmbushur kënaqësitë e jetës së shkurtër në dynja, por e kupton shpejt se ajo është e mbushur plot me dëshpërime, shqetësime, lodhje, rreziqe dhe fatkeqësi. Atëherë, me çfarë arsyetimi vazhdon t'i japë përparësi asaj kundrejt ahiretit, i cili është përmbledhësi i të gjitha begative dhe mirësive të përjetshme?! Për mirësitë e ahiretit, Profeti (a.s)ka thënë: "Atje ka gjithçka që e dëshiron shpirti dhe që kënaq syrin". Në ahiret besimtarët do të jenë të përjetshëm, duke u lumturuar pafundësisht mes mirësive dhe freskive të tij. Nuk mund t'i japë përparësi dynjasë kundrejt ahiretit dikush në zemrën e të cilit ka zënë vend drita e besimit të pastër në Allahun e Lartësuar. Askush me arsye të shëndoshë dhe mendje të pjekur nuk e bën këtë përzgjedhje kaq të ulët. Të urtët dhe të mençurit kurrë nuk do të zgjidhnin këtë dështim.Në vijim, Allahu i Lartësuar kërcënon ata që nuk marrin pjesë në luftë, duke mos iu përgjigjur kushtrimit të Tij:Grada e lartë e dëshmorit në rrugë të Allahut. Ka thënë Profeti a.s.: “Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se çdonjë që plagoset në rrugë të Allahut, - dhe Allahu e di më mirë se kushdo se cili plagoset për hir të Tij, - kur të paraqitet Ditën e Gjykimit, ngjyra e plagës do të jetë si ngjyra e gjakut, ndërsa aroma e saj si aroma e miskut.” Tirmidhiu sjell një hadith të Profetit a.s.: “Nuk ka më të dashura për Allahun e Madhëruar sesa dy lloje pikash dhe sesa dy lloje pasojash: pika e lotit e derdhur nga frika ndaj Allahut të Madhëruar dhe pika e gjakut e derdhur në rrugë të Allahut; pasojat nga lufta në rrugë të Allahut dhe pasojat e mbetura gjatë kryerjes së një prej detyrave ndaj Allahut të Lartësuar.” Është transmetuar saktësisht prej Profetit a.s. se ai ka thënë: “Nuk ka ndonjë që vdes dhe për të cilin Allahu i Madhëruar ka përgatitur mirësi të mëdha, që të dëshirojë të kthehet në dynja, edhe nëse ia falin të gjithë dynjanë dhe ç’ka në të, përveç dëshmorit. Për shkak të mirësisë dhe të gradës së lartë të rënies dëshmor në rrugë të Allahut, ai e dëshiron kthimin në dynja që të vritet edhe një herë tjetër (për Allahun).” Ndërsa sipas dëshmie tjetër, thuhet: “Për shkak të nderimeve të mëdha që i bëhen dëshmorit në rrugë të Allahut, ai do të dëshironte të kthehej dhjetë herë në këtë jetë e të vritej në rrugë të Allahut.” Kur Ummu Haritheja, djali i të cilës u vra në luftën e Bedrit, e pyeti Profetin a.s. se ku ishte djali i saj, ai u përgjigj: “Të jesh e sigurt se ai është në gradën më të lartë të Firdeusit.” Profeti a.s. ka thënë: “Shpirtrat e dëshmorëve janë brenda disa zogjve të gjelbër dhe për ta janë vendosur kandilë të varur poshtë Arshit të Allahut të Madhëruar. Ata shëtisin ku të dëshirojnë në Xhenet, pastaj shkojnë e prehen tek ata kandila. Zoti i tyre i vështron ata dhe i pyet: “A dëshironi gjë tjetër?” Ata thonë: “E ç’mund të duam më tepër, kur ne shëtisim nëpër Xhenet ku të dëshirojmë?!” Zoti i tyre ua përsërit tri herë atë pyetje. Kur e shohin se me patjetër duhet të kërkojnë diçka, përgjigjen: “O Zoti ynë, ne dëshirojmë të na i kthesh shpirtrat në trupat tanë, në mënyrë që të mund të vritemi përsëri në rrugën Tënde.” Kur qartësohet se ata nuk kanë dëshira të tjera që duan t’u plotësohen, atëherë nuk pyeten më.” Gjithashtu Profeti a.s. ka thënë: “Allahu i Madhëruar e ka dalluar dëshmorin mbi të tjerët me disa privililegje: - Do t’i falen të gjitha gabimet që në currilën e parë të gjakut që derdh; - do t’i tregohet vendi i vet në Xhenet; - do të zbukurohet me stolitë e imanit; - do të martohet me hyritë e symëdha. - do të ruhet e sigurohet prej ndëshkimit të varrit; - do të jetë i qetë dhe i sigurt Ditën e Tmerrit të madh (Kijametit); - mbi kokën e tij do të vendoset kurora e fisnikërisë dhe urtësisë, një smerald i së cilës është më e mirë se dynjaja dhe gjithë ç’ka në të; - do të martohet me shtatëdhjetë e dy hyri sybukura; - do t’i jepet leje të ndërmjetësojë për shtatëdhjetë të afërm të tij.” Këtë hadith e ka sjellë imam Ahmedi, ndërsa Tirmidhiu e ka vlerësuar si të saktë. Profetit a.s. i drejtohet Xhabirit, birit të Abdullahit. “A dëshiron të të tregoj së çfarë i tha Allahu i Lartësuar babait tënd?” – “Po” – u përgjigj Xhabiri. Profeti a.s. i thotë: “Allahu i Lartësuar nuk i ka folur askujt pa një perde në mes, ndërsa babait tënd i foli drejtpërdrejt dhe pa ndërmjetës, duke i thënë: “O adhuruesi Im, kërko prej Meje ç’të duash, e Unë do ta jap!” – “O Zoti im, - i tha Abdullahi, - më kthe edhe një herë në jetë, që të vritem sërish për Ty” – “Por Unë e kam vendosur prerazi që askush nuk mund të rikthehet në dynja.” – “Atëherë, o Zoti im, tregoju atyre që kam lënë pas meje!” E kështu Allahu i Madhëruar zbriti ajetin: “Kurrë mos thoni për ata që bien dëshmorë në rrugën e Allahut: “Janë të vdekur”! Jo. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, duke u kënaqur. Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij. Ata gëzohen edhe për ata që kanë lënë pas dhe që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre (si dëshmorë), se për ta nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me mirësitë dhe begatitë e Allahut. S’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Al Imran 169-171).” Profeti a.s. ka thënë: “Vëllezërve tuaj që u vranë në Uhud, Allahu i Madhëruar ua vendosi shpirtrat në brendësi të disa zogjve jeshilë për të shëtitur e për të pirë nga lumenjtë e Xhenetit, si dhe për të shijuar frutat e tij. Pastaj ata shkuan të prehen në disa kandila prej floriri, të varur nën hijen e Arshit. Pasi i shijuan mirë frutat dhe pijet dhe pasi u prehën këndshëm në vendet e bukura dhe të mrekullueshme, ata thanë: “Ah, sikur vëllezërit tanë ta dinin së çfarë nderimi dhe pritjeje të mrekullueshme na dhuroi Zoti ynë! Kështu ata nuk do të heqin dorë kurrë nga lufta në rrugën e Allahut dhe kurrë nuk do t’ia përtojnë luftës dhe betejave.” Atëherë Allahu i Madhëruar i shpalli Profetit të Tij këtë ajet: “Kurrë mos thoni për ata që bien dëshmorë në rrugën e Allahut: “Janë të vdekur”! Jo. Ata janë të gjallë te Zoti i tyre, duke u kënaqur. Ata janë të gëzuar me atë që u ka dhënë Allahu nga mirësia e Tij. Ata gëzohen edhe për ata që kanë lënë pas dhe që ende nuk u janë bashkuar radhëve të tyre (si dëshmorë), se për ta nuk do të ketë as frikë dhe as nuk kanë pse të brengosen. Ata janë të gëzuar me mirësitë dhe begatitë e Allahut. S’ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” (Al Imran 169-170). Në “Musnedin” e imam Ahmedit, sillet një hadith i Profetit a.s.: “Shehidët ndodhen pranë një lumi të kulluar dhe vezullues pranë portave të Xhenetit. Ata ndodhen në një kube të gjelbër, ku mëngjes e mbrëmje u shkojnë furnizime prej Xhenetit.” Thotë Profeti a.s.: “Akoma pa u tharë në tokë gjaku i dëshmorit, nxitojnë për tek ai dy gratë (hyritë) e tij. Ato duken si dy zogj që kanë humbur tufën e tyre në një tokë të hapur. Secila prej tyre mban në dorë një veshje të bukur, e cila është më e mirë se e gjithë dynjaja e ç’ka në të. Në “Mustedrak” dhe te Nesaiu është hadithi i Profetit a.s.: “Të vritem në rrugën e Allahut është shumë më e dashur për mua sesa të kem nën pushtetin tim të gjithë botën.” Në po të njëjtat libra transmetohet se: “Shehidi në momentin e vrasjes nuk ndien më shumë dhimbje sesa dikush që pickohet me dorë.” Në “Sunen” citohet: “Dëshmori do të ndërmjetësojë për shtatëdhjetë pjesëtarëve të shtëpisë së tij.” Në “Musned” thuhet: “Dëshmorët më të mirë janë ata që, kur ballafaqohen me armikun në front, nuk e kthejnë mbrapsht kokën e tyre, derisa të vriten. Këta janë ata që lodrojnë e kënaqen nëpër ndërtesat më të larta të Xhenetit, dhe të cilëve Zoti iu buzëqesh. Të jesh i sigurt se, për atë që Zoti i ka buzëqeshur në këtë dynja, nuk ka për të pasur llogari. Në “Musned” gjithashtu thuhet: “Dëshmorët janë në katër grada: 1. Burrat besimtarë me besim të fortë, të cilët përballen me armikun dhe, duke qëndruar besnikë ndaj Allahut, luftojnë derisa vriten. Këta janë ata drejt të cilëve njerëzit ngrenë kokat për t’i parë. (Profeti a.s. e ngriti kokën lart, sa i ra përtokë edhe takija e tij). 2. Burrat besimtarë me besim të fortë, të cilët kur përballen me armikun, u ngjethet trupi nga frika a thua se u është shpuar lëkura me gjemba, dhe ndërkaq një shigjetë pa adresë, qorre, i godet dhe i vret. Këta janë në gradën e dytë. 3. Burrat besimtarë me besim të fortë, por që kanë përzier vepra të mira dhe vepra të këqija, të cilët përballen me armikun dhe, duke i qëndruar besnikë Allahut, luftojnë derisa vriten. Këta janë në gradën e tretë. 4. Burrat besimtarë që e kanë tepruar shumë ndaj vetes me gabime, të cilët përballen me armikun dhe, duke i qëndruar besnikë Allahut, luftojnë derisa vriten. Këta janë në gradën e katërt.” Në “Musned” dhe në “Sahihun” e Ibn Hibanit gjendet hadithi: “Të vrarët janë tri llojesh: 1. Besimtarët që luftojnë me pasurinë dhe shpirtin e tyre në rrugë të Allahut, takojnë armikun, luftojnë dhe vriten. Këta janë dëshmorët e përzgjedhur për t’u futur në ndërtesat që Allahu ka përgatitur poshtë Arshit të Tij. Vetëm profetët qëndrojnë një gradë më lart se ata, për shkak të gradës së profetësisë. 2. Besimtarët që kanë frikë e ankth për veten, për shkak të gjynaheve e gabimeve, dhe që dalin e luftojnë në rrug të Allahut me pasurinë dhe veten e tyre derisa takojnë armikun, luftojnë dhe vriten. Kjo luftë shërben për pastrimin e tyre nga gjynahet dhe gabimet. Pa dyshim se shpata është fshirësja e gabimeve. Këta do të futen në Xhenet nga cila portë të dëshirojnë. Xheneti ka tetë dyer, kurse Xhehenemi shtatë. Portat e Xhenetit janë njëra më e mirë se tjetra. 3. Munafikët që dalin me pasurinë dhe veten e tyre, ballafaqohen me armikun dhe luftojnë derisa vriten. Këta do të futen në Zjarr. Shpata nuk mund ta fshijë hipokrizinë.” Përcillet saktësisht prej Profetit a.s. se: “Allahu i Madhëruar ka vendosur që kurrë nuk mund të bashkohen qafiri dhe vrasësi i tij në Zjarr.” Është pyetur njëherë Profeti a.s. se cili xhihad është më i miri, dhe ai ka thënë: “I atij që lufton idhujtarët me pasurinë dhe me veten e tij.” E pyetën sërish: “Po cila vdekje në rrugën e Allahut është më e mira?” Ai u përgjigj: “E atij të cilit i derdhet gjaku dhe i vritet kali në rrugë të Allahut.” Në “Sunenin” e Ibn Maxhes shënohet: “Pa dyshim, xhihadi më i madh është: të thuash fjalën e drejtë në prani të një sunduesi kriminel e të pashpirt.” Ky hadith përmendet tek imam Ahmedi dhe Nesaiu, por zinxhiri i tij shkon deri te sahabët (pra është i gradës mursel).Përcillet saktësisht prej Profetit a.s. se: “Pa dyshim, në mënyrë të vazhdueshme, një grup nga umeti im, do të vazhdojë betejën dhe luftën për hir të së vërtetës. Ata nuk mund t’i dëmtojnë dot as tradhtarët dhe as kundërshtarët e tyre, derisa të vijë Kijameti.” Dhe sipas një transmetimi tjetër, qëndron: “…derisa i fundmi i tyre do të luftojë kundër Dexhalit.” – Zad el mead vëll 3.

9:39Page 193

إِلَّا تَنفِرُواْ يُعَذِّبۡكُمۡ عَذَابًا أَلِيمٗا وَيَسۡتَبۡدِلۡ قَوۡمًا غَيۡرَكُمۡ وَلَا تَضُرُّوهُ شَيۡـٔٗاۗ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيۡءٖ قَدِيرٌ ٣٩

If you do not go forth, He will punish you with a painful punishment and will replace you with another people, and you will not harm Him at all. And Allāh is over all things competent.

Nëse nuk dilni, Ai do t'ju ndëshkojë me një dënim të rëndë dhe do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm. -Nëse nuk i përgjigjeni kushtrimit, Allahu i Lartësuar ka për t'ju ndëshkuar dhimbshëm në dynja dhe në ahiret. Refuzimi i thirrjes së komandantit për të marrë pjesë në luftë konsiderohet si nga gjynahet më të mëdha, që meriton një nga ndëshkimet më të rënda, sepse edhe dëmi që sjell ky refuzim është shumë i madh. Ai që nuk i përgjigjet kushtrimit të udhëheqësit nuk i bindet urdhrit të Allahut. Ai nuk ndihmon në ruajtjen e fesë dhe ligjit të Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, ai nuk ndihmon as vëllezërit e tij muslimanë kundër armikut të tyre, i cili dëshiron t’i shfarosë ata dhe ta zhdukë fenë e tyre. Ai bëhet shembull për njerëz të dobët me besim të mangët, që edhe ata t’i bëjnë bisht këtij urdhri tepër të rëndësishëm. Madje, ai mund të dobësojë edhe radhët e atyre që luftojnë në rrugën e Allahut të Lartësuar. Kështu, ata që bëjnë të tilla vepra janë të kërcënuar ashpër nga Allahu i Lartësuar: "…ju zëvendëson me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet aspak dëm." Ata i pret një ndëshkim i dhimbshëm dhe Allahu ka për t’i zëvendësuar me të tjerë, të cilët do të jenë ndryshe nga ata. Kjo nuk e dëmton aspak Allahun e Lartësuar. Allahu i Lartësuar do ta bëjë këtë fe që të triumfojë mbi të gjitha fetë dhe besimet e tjera. Nuk ka asnjë ndikim në pushtetin e Zotit sikur besimtarët t’i zbatojnë urdhëresat e Tij apo edhe nëse ata i hedhin pas shpine ato. Allahu i Lartësuar ka për ta ndihmuar fenë e Tij dhe ka për ta lartësuar fjalën e Tij nëpërmjet robërve të sinqertë, që Ai vetë i përzgjedh. Duhet ta kuptojmë mirë se mosbindja e njerëzve nuk e pakëson aspak pushtetin e Allahut të Lartësuar, ashtu sikurse edhe bindja e tyre nuk i shton asgjë madhështisë së Tij.Allahu është i Plotpushtetshëm për gjithçka. -Allahut nuk mund t’i shpëtojë askush. Asgjë nuk mund t’i shmanget dëshirës së Allahut, nëse Ai e dëshiron. Asgjë nuk del jashtë gjykimit dhe përcaktimit të Allahut dhe asgjë nuk mund ta mposhtë Atë. Allahu është Mposhtësi dhe Sunduesi i gjithçkaje. Ai është Triumfuesi, Krenari e Ngadhënjimtari mbi gjithçka.

Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences

Contents

Ayat al-Kursi36Al-Kahfpage 42juz 15Bukhari 1Muslim 2999

Style

Theme
Text size
Layout

Читать на русском