As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-Baqarah 2:197–212
2:197Page 31
ٱلۡحَجُّ أَشۡهُرٞ مَّعۡلُومَٰتٞۚ فَمَن فَرَضَ فِيهِنَّ ٱلۡحَجَّ فَلَا رَفَثَ وَلَا فُسُوقَ وَلَا جِدَالَ فِي ٱلۡحَجِّۗ وَمَا تَفۡعَلُواْ مِنۡ خَيۡرٖ يَعۡلَمۡهُ ٱللَّهُۗ وَتَزَوَّدُواْ فَإِنَّ خَيۡرَ ٱلزَّادِ ٱلتَّقۡوَىٰۖ وَٱتَّقُونِ يَٰٓأُوْلِي ٱلۡأَلۡبَٰبِ ١٩٧
Ḥajj is [during] well-known months,1 so whoever has made ḥajj obligatory upon himself therein [by entering the state of iḥrām], there is [to be for him] no sexual relations and no disobedience and no disputing during ḥajj. And whatever good you do - Allāh knows it. And take provisions, but indeed, the best provision is fear of Allāh. And fear Me, O you of understanding.
Haxhi kryhet në muajt e caktuar. -Muajt e haxhit Allahu i Lartësuar i ka quajtur “muajt e caktuar”, sepse ata njiheshin shumë mirë nga njerëzit të cilëve iu drejtua fillimisht ky Kur’ân. Tek arabët, duke qenë se ishin pasardhës të Ibrahimit (a.s.), kishin mbetur ende disa rite fetare të drejta, mes të cilëve edhe disa nga ritet e haxhit. Pra, meqenëse ata i njihnin muajt kur kryhej haxhi, Allahu i Lartësuar nuk i përcakton konkretisht, me emër, sikurse ka bërë me muajin e agjërimit, kohët e faljes së namazit etj. Shumica e dijetarëve janë të mendimit se muajt e haxhit janë shevali. dhul kide dhe dhjetë ditët e para të dhul hixhes, kur zakonisht vishet ihrami për kryerjen e haxhit.Për ata që nisin haxhin në këta muaj... -Pra, ata që veshin ihramin, e kanë të detyrueshme përfundimin e Tij, edhe nëse janë duke kryer haxh nafile. I Lartësuari thotë: “Men ferađa” (Për ata që nisin...). Fjala ‘ferada’ka kuptimin: “e nisin e ia bëjnë të detyrueshme vetes”. Kështu, ata që e nisin haxhin dhe umren dhe, për një arsye a tjetër, i ndërpresin ato, atëherë ka disa rregulla, që do të shtjellohen më poshtë, të cilat ata duhet t'i zbatojnë. Këtu duhet sqaruar çështja e rrethanorit të kohës: “...në këta muaj”: A tregon ai se veshja e ihramit për haxh bëhet veçse brenda këtyre muajve, apo mund të bëhet edhe jashtë tyre? Imam Shafiu dhe shumë pasues të tij mendojnë se, sipas ajetit, haxhi mund të nisë (dhe ihrami mund të vishet) veçse brenda këtyre muajve. Megjithatë, nëse do të thonim që ky ajet mbështet edhe mendimin e kundërt, nuk do të ishim të gabuar, sepse përcaktimi i kohës në këtë ajet nuk është i paqëllimshëm. Nga thënia e Allahut të Lartësuar: “Për ata që nisin haxhin në këta muaj...”, kuptohet se haxhi mund të niska edhe jashtë këtyre muajve, sepse, në të kundërt, ç'kuptim do të kishte ky përcaktim i kohës në ajet?“...nuk lejohen marrëdhëniet intime, shkelja e dispozitave të Sheriatit dhe as grindjet. -Pra, është detyrë që të nderohet gjendja e ihramit dhe riti i haxhit, sidomos nëse haxhi nis gjatë këtyre muajve. Sapo të vishet rroba e ihramit, atëherë duhet të ruhesh prej çdo gjëje që e prish këtë gjendje apo që ia ul shpërblimin. Gjendja e ihramit cenohet nga shumë vepra, të cilat Allahu i ka përmbledhur në tri:1. Marrëdhëniet seksuale dhe gjithçka që i nxit ato, si puthjet, fjalët joshëse etj.2. Çdo lloj gjynahu që ka të bëjë me moskryerje të ndonjë detyrimi apo me bërje harami.3. Grindjet, zënkat e polemikat, të cilat nxisin urrejtjen dhe përçarjen.Këto e prishin gjendjen e ihramit ose, të paktën, e ulin shpërblimin e haxhit. Dihet se një nga qëllimet kryesore të haxhit është kultivimi i përuljes para Allahut të Lartësuar dhe afrimi tek Ai me sa më shumë vepra dhe fjalë të mira, duke u larguar nga veprat dhe fjalët e këqija. Vetëm në këto kushte haxhi meriton të quhet “i pranuar” te Zoti i gjithësisë, dhe haxhi i pranuar ka si shpërblim veçse futjen në Xhenet. Në fakt, veprat e mësipërme, që prishin ihramin, nuk janë të ndaluara vetëm gjatë kohës së haxhit. Ato janë të ndaluara në çdo kohë qoftë, por gjatë kohës së haxhit, ndalesa e tyre është më e fortë. Çdo vend dhe kohë ka veçorinë e vet, dhe koha e haxhit ka gjithashtu veçorinë e vet. Mësojeni mirë, të dashur vëllezër e motra besimtare, se kënaqësinë e Allahut të Lartësuar mund ta fitosh vetëm duke u larguar nga haramet dhe duke kryer urdhrat e Tij. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:Çfarëdo mirësie që të bëni, Allahu e di shumë mirë. Pajisuni me gjërat që ju duhen(për rrugë), por pajisja më e mirë është devotshmëria. -Pra, çfarëdo lloj të mire që të kryeni, Allahu e di shumë mirë. Kjo konsiderohet si një nxitje shumë e fortë për të kryer vepra të mira, sidomos në ato vende dhe kohë të bekuara. Gjatë haxhit, njeriu duhet të përpiqet t’i shtojë sa më shumë veprat e mira, si namazet, agjërimin, sadakatë, fjalët e mira etj. Pastaj Allahu i Lartësuar na urdhëron që të furnizohemi mirë për këtë udhëtim të bekuar, sepse ka shumë dobi. Nëse merr furnizim të nevojshëm, je i pavarur nga të tjerët, madje mund të jesh një ndihmë e madhe për ta. Kështu mund të marrësh edhe sevapin e ndihmës ndaj mysafirëve e udhëtarëve. Ky ishte furnizimi i nevojshëm për kryerjen e këtij adhurimi. Ndërsa furnizimi që ka vlerë përgjithmonë, madje është i domosdoshëm për çdo njeri që kërkon suksesin dhe shpëtimin në jetën e dynjasë dhe në jetën e ahiretit, ai ka një emër tjetër: ai quhet “devotshmëri”. Ky është furnizimi i domosdoshëm për të mbërritur “shëndoshë e mirë” në Vendin e Përjetësisë (në Xhenet), ku kënaqësitë dhe lumturia nuk kanë fund. Ndërsa ai që nuk është pajisur ende me devotshmëri, do ta ketë të vështirë këtë rrugë, e ndoshta mund të mos arrijë kurrë në destinacionin e të devotshmëve. Ky është një vlerësim shumë i lartë për cilësinë e devotshmërisë, prandaj Allahu i Lartësuar i udhëron të diturit, të urtët e të mençurit, që të përpiqen seriozisht për t'u pajisur me këtë virtyt të çmuar, duke thënë:Mua të më frikësoheni, o njerëz të mendjes! -Kuptimi: O njerëz të mençur, që keni dituri dhe logjikë të drejtë, ruajuni ndëshkimit dhe zemërimit të Zotit tuaj, duke u pajisur me devotshmëri! Allahu i urdhëron që të jenë të devotshëm, sepse kjo cilësi ua nxjerr në pah mençurinë dhe diturinë. Madje, braktisja dhe shpërfillja e devotshmërisë është tregues i injorancës dhe i mendjelehtësisë së njeriut.
2:198Page 31
لَيۡسَ عَلَيۡكُمۡ جُنَاحٌ أَن تَبۡتَغُواْ فَضۡلٗا مِّن رَّبِّكُمۡۚ فَإِذَآ أَفَضۡتُم مِّنۡ عَرَفَٰتٖ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ عِندَ ٱلۡمَشۡعَرِ ٱلۡحَرَامِۖ وَٱذۡكُرُوهُ كَمَا هَدَىٰكُمۡ وَإِن كُنتُم مِّن قَبۡلِهِۦ لَمِنَ ٱلضَّآلِّينَ ١٩٨
There is no blame upon you for seeking bounty1 from your Lord [during ḥajj]. But when you depart from ʿArafāt, remember Allāh at al-Mashʿar al-Ḥarām.2 And remember Him, as He has guided you, for indeed, you were before that among those astray.
Pasi urdhëroi për takua-n, Allahu i Lartësuar thotë diçka tjetër që i qetëson zemrat e besimtarëve. Më parë, disa njerëz mendonin se, po të bënte haxhiu tregti gjatë kohës së haxhit, do t’i humbte krejt shpërblimi i adhurimit. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar tregoi se ky qe një mendim i gabuar:Nuk është gjynah të kërkoni mirësi nga Zoti juaj(në haxh). -Kuptimi: Nuk është gjynah që të kërkoni mirësitë e Zotit tuaj duke bërë tregti apo diçka tjetër gjatë kohës së haxhit. Mjafton që tregtia apo puna për të fituar në hallall të mos ju pengojë nga kryerja e detyrave të haxhit dhe të mos ju shtyjë në kryerjen e harameve gjatë tij. Pra, nëse adhuruesi i kryen plotësisht detyrimet e tij gjatë haxhit, nuk ka gjynah që të kërkojë, në mënyrë të lejuar, bereqetin e Allahut. Megjithatë, ai duhet t’i kushtojë rëndësi kënaqësisë së Allahut, duke mos u mbështetetur në forcat e veta gjatë kësaj përpjekjeje, por t'i mbështetet plotësisht Atij që i mundëson këto të mira.Kur të ktheheni prej Arafatit, përmendeni Allahun në vendet e shenjta! -Te kjo fjali mbështetet argumentimi i shumë çështjeve. Kështu, për shembull, qëndrimi në Arafat është shtyllë e haxhit, - ashtu siç njihej nga arabët dikur, - sepse “kthimi prej Arafatit” mund të kuptohet veçse pas qëndrimit në të. Allahu na urdhëron që ta kujtojmë Atë në vendet e shenjta, pra, në Muzdelife. (Edhe ky rit ka qenë i njohur nga arabët e hershëm). Pas kthimit prej Arafatit, duhet kaluar një natë në Muzdelife, në mënyrë që të nesërmen të përgatitesh për kurbanin. Pasi të falësh namazin e sabahut në Muzdelife, duhet të qëndrosh atje dhe të bësh lutje, derisa të zbardhë. Në fakt, “kujtim i Allahut” quhet çdo e mirë që adhuruesi kryen, farz apo synet qoftë ajo. Ajeti tregon, gjithashtu, se qëndrimi në Muzdelife kryhet pas kthimit prej Arafatit dhe qëndrimit në të. Qëndrimi në Arafat dhe në Muzdelife janë nga ritet e domosdoshme që duhen kryher gjatë haxhit. Muzdelifeja është pjesë e territorit të shenjtë, sikurse thuhet në ajet, ndërsa Arafati nuk bën pjesë në këtë territor, sepse, në të kundërt, do të ishte i panevojshëm cilësimi i Muzdelifesë si “e shenjtë”, nëse edhe Arafati do të ishte i tillë.Përmendeni Atë, i Cili ju ka udhëzuar, se ju më parë ishit të humbur. -Pra, kujtojeni Allahun e Lartësuar, në shenjë mirënjohjeje për mirësinë e Tij ndaj jush, duke ju udhëzuar pasi ishit të humbur, duke ju mësuar atë që nuk e dinit më parë. Kjo e fundit është mirësia më e madhe e Tij ndaj nesh, që e bën të detyrueshëm falënderimin dhe lavdërimin e Tij nga ana jonë, duke e përmendur Atë me gojë dhe me zemër.
2:199Page 31
ثُمَّ أَفِيضُواْ مِنۡ حَيۡثُ أَفَاضَ ٱلنَّاسُ وَٱسۡتَغۡفِرُواْ ٱللَّهَۚ إِنَّ ٱللَّهَ غَفُورٞ رَّحِيمٞ ١٩٩
Then depart from the place from where [all] the people depart and ask forgiveness of Allāh. Indeed, Allāh is Forgiving and Merciful.
Pastaj largohuni ashtu siç largohen të gjithë njerëzit! -Kuptimi: Pas Muzdelifesë, zhvendosuni andej nga shkojnë njerëzit për plotësimin e riteve të haxhit, sepse në atë mënyrë janë zhvendosur njerëzit gjithmonë, nga koha e Ibrahimit (a.s.) e deri në kohët e sotme. Kjo “zhvendosje” ka qenë e njohur për ta dhe nënkuptonte disa lëvizje e veprime, si: gjuajtjen e gurëve në Akabe, therjen e kurbaneve, tavafin e largimit (i cili quhet kështu sepse kryhet pas largimit nga Muzdelifeja), rendjen mes dy kodrave Safa dhe Merva, qëndrimin në Mina gjatë netëve të gjuajtjes së gurëve e deri në përfundimin e të gjitha riteve të haxhit....dhe kërkojini falje Allahut! Pa dyshim, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -Duke qenë se largimi nga Muzdelifeja nënkupton ritet e fundit të haxhit, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të kërkojnë falje për mangësitë e tyre dhe të shtojnë sa më shumë përkujtimin e Tij.Në fakt, adhuruesi duhet të veprojë kështu sa herë që përfundon një adhurim: t’i kërkojë falje Allahut të Lartësuar për çdo mangësi dhe dobësi të shfaqur gjatë adhurimit, dhe t’i shprehë mirënjohje të thellë Atij, sepse ishte Allahu që ia dha suksesin për ta plotësuar atë adhurim. Adhuruesi duhet ta shohë punën e tij gjithnjë si të mangët. Ai nuk duhet të mendojë asnjëherë se e ka përkryer adhurimin ndaj Zotit të Tij apo se, në këtë mënyrë, i ka bërë mirë Zotit të tij dhe prandaj meriton grada të larta. Kush mendon kështu, në fakt, meriton urrejtjen e Zotit dhe mospranimin prej Tij të adhurimit që bën ky rob. Nëse jo, atëherë ai meriton që Allahu i Lartësuar t'ia pranojë veprat modeste dhe t'i japë sukses të mëtejshëm, në arritjen e të tjera të mirave. Më pas, Allahu i Lartësuar përshkruan gjendjen dhe llojet e ndryshme të njerëzve, për sa u përket kërkesave dhe qëllimeve të tyre.
2:200Page 31
فَإِذَا قَضَيۡتُم مَّنَٰسِكَكُمۡ فَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ كَذِكۡرِكُمۡ ءَابَآءَكُمۡ أَوۡ أَشَدَّ ذِكۡرٗاۗ فَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا وَمَا لَهُۥ فِي ٱلۡأٓخِرَةِ مِنۡ خَلَٰقٖ ٢٠٠
And when you have completed your rites, remember Allāh like your [previous] remembrance of your fathers or with [much] greater remembrance. And among the people is he who says, "Our Lord, give us in this world," and he will have in the Hereafter no share.
E kur t’i përfundoni ritet, përmendeni Allahun sikurse i kujtoni prindërit tuaj, por me një kujtim edhe më të fortë! -Arabët e kishin zakon që, pas përfundimit të haxhit, të tuboheshin dhe të kujtonin bëmat e të parëve të tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata që të kujtonin mirësitë e Tij ndaj tyre më shumë sesa bëmat e të parëve të tyre.Ka njerëz që thonë: “O Zoti ynë! Na jep në këtë botë!” Për të këtillët nuk ka pjesë në botën tjetër. -Ka njerëz që i kërkojnë Allahut vetëm ato gjëra që lidhen me dynjanë. Ata kërkojnë gjithçka që ua kërkon epshi i tyre i shfrenuar. Ata kanë si pikësynim veçse plotësimin e dëshirave të kësaj jete të shkurtër dhe nuk mendojnë aspak për ahiretin. Për këtë arsye, ata nuk do të kenë pjesë në ahiret.
2:201Page 31
وَمِنۡهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَآ ءَاتِنَا فِي ٱلدُّنۡيَا حَسَنَةٗ وَفِي ٱلۡأٓخِرَةِ حَسَنَةٗ وَقِنَا عَذَابَ ٱلنَّارِ ٢٠١
But among them is he who says, "Our Lord, give us in this world [that which is] good and in the Hereafter [that which is] good and protect us from the punishment of the Fire."
Por ka edhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe në jetën tjetër dhe na ruaj prej dënimit në Zjarr! -Këta e lusin Allahun e Lartësuar që t'ua rregullojë çështjet e të dyja jetëve. Ata kërkojnë ndihmën e Tij në rregullimin e të dyja jetëve, duke i shfaqur Atij nevojën e tyre për ndihmën dhe suksesin e Tij.
2:202Page 31
أُوْلَٰٓئِكَ لَهُمۡ نَصِيبٞ مِّمَّا كَسَبُواْۚ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلۡحِسَابِ ٢٠٢
Those will have a share of what they have earned, and Allāh is swift in account.
Këta do ta kenë pjesën e tyre për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari. -Si njëri grup, edhe tjetri do ta marrin shpërblimin për veprat që bëjnë në dynja. Allahu i Lartësuar do t'i shpërblejë ata në varësi të këtyre veprave dhe të qëllimeve të tyre. Ky shpërblim do të bazohet në dy parime të gjykimit të Tij: në drejtësinë e Tij absolute dhe në bamirësinë e Tij të gjerë, dhe për këto, Ai e meriton të lavdërohet, të admirohet dhe të falënderohet thellësisht. Nga këto ajete mësojmë se Allahu i Lartësuar i përgjigjet lutjes së çdo lutësi që i drejtohet Atij. Po ashtu, duhet kuptuar mirë se përgjigjja ndaj lutësve nuk tregon gjithmonë se Allahu i do ata. Por, kur bëhet fjalë për lutje që synojnë të përsosin fenë dhe të ardhmen e njeriut në jetën tjetër, atëherë plotësimi i tyre është argument i sigurt se Allahu i Lartësuar e do atë person dhe është pranë Tij me dijen, mëshirën, ndihmën, mbrojtjen dhe suksesin e dhënë prej Tij. Besimtarët, kur i luten Allahut të Lartësuar, nuk thonë vetëm: “Na jep në dynja”, sikurse thonë qafirët, por ata thonë: “Na jep të mira në dynja”, pra, e përcaktojnë kërkesën e tyre me fjalën “të mira”. Tek “të mirat e dynjasë” bëjnë pjesë një mori gjërash, nga të cilat mund të përmendim furnizimin e këndshëm, të bollshëm, hallall dhe të lehtë për t'u arritur, një bashkëshorte të mirë, të dashur dhe të sjellshme, fëmijët e edukuar, të dashur, që të kënaqin syrin dhe shpirtin, gëzimi dhe lumturia, dituria e dobishme, veprat e mira e shumë të tjera si këto, që janë të lejuara dhe të dashura për robin. Ndërsa tek “të mirat e ahiretit” bëjnë pjesë shumë gjëra të tjera, si: shpëtimi prej ndëshkimit që nga momenti i vdekjes e deri në Ditën e Llogarisë para Zotit, ruajtja nga ndëshkimi në zjarrin e Xhehenemit, arritja e kënaqësisë së Zotit, arritja e shpërblimit që Zoti ka premtuar për vepërmirët, afërsia te Krijuesi i Dashur dhe Mëshirues etj. Rrjedhimisht, lutja për këto dy lloje të mirash konsiderohet si lutja më gjithëpërfshirëse që mund të bëjë njeriu, prandaj ajo e meriton që të përsëritet shpesh dhe të zërë vend në zemrën dhe gjuhën e besimtarëve. Vetë Profeti (a.s.) e përsëriste shpesh këtë lutje dhe i nxiste të tjerët që ta bënin një gjë të tillë: “Rabbenâ, âtinâ fiddunjâ ĥaseneten, ue fil âħirati ĥaseneten, ue ķinâ adhâben-Nâr” (Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë dhe të mira në jetën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit në Zjarr!)”
2:203Page 32
۞ وَٱذۡكُرُواْ ٱللَّهَ فِيٓ أَيَّامٖ مَّعۡدُودَٰتٖۚ فَمَن تَعَجَّلَ فِي يَوۡمَيۡنِ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِ وَمَن تَأَخَّرَ فَلَآ إِثۡمَ عَلَيۡهِۖ لِمَنِ ٱتَّقَىٰۗ وَٱتَّقُواْ ٱللَّهَ وَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّكُمۡ إِلَيۡهِ تُحۡشَرُونَ ٢٠٣
And remember Allāh during [specific] numbered days. Then whoever hastens [his departure] in two days - there is no sin upon him; and whoever delays [until the third] - there is no sin upon him - for him who fears Allāh. And fear Allāh and know that unto Him you will be gathered.
Përmendeni Allahun në ditë të caktuara. -Allahu i Lartësuar na urdhëron që ta kujtojmë Atë në ditë të caktuara, të cilat janë tri ditët pas festës së Kurban Bajramit dhe të cilat quhen Ditët e Teshrikut. Këto ditë janë veçuar për shumë arsye, si:Për vlerën e madhe të tyre tek Allahu i Lartësuar. Në këto ditë kryen ritet e fundit të haxhit, prandaj duhet kujtuar shumë Allahu i Lartësuar. Gjatë këtyre ditëve, njerëzit janë të ftuarit e Zotit në ditët e festës. Madje, për këtë arsye dhe për shkak se ato janë ditë gëzimi, ngrënieje, pirjeje etj., është i ndaluar agjërimi i tyre. Profeti (a.s) ka thënë: “Ditët e Teshrikut janë ditë kënaqësie, me ngrënie, pirje dhe me përmendje të Allahut”. Gjatë këtyre ditëve përmendet shumë Allahu i Lartësuar, por sidomos në disa situata të veçanta, si: gjatë hedhjes së gurëve në Akabe, gjatë therjes së kurbaneve apo pas përfundimit të namazeve farze, kur besimtarët thonë: “Allâhu ekber, Allâhu ekber, Allâhu ekber, lâ ilâhe il-lall-llâh, Allâhu ekber, Allâhu ekber, ue lil-lâhil ĥamd”. Disa dijetarë thonë se gjatë këtyre ditëve janë të pëlqyeshme edhe tekbiret, pra, të thuash: “Allahu ekber” sa më shumë.Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah. -Pra, ai që përfundon gjuajtjen e gurëve për dy ditë dhe del prej Minasë para perëndimit të diellit të ditës së dytë të gjuajtjeve, nuk bën gjynah që largohet dhe nuk rri për ditën e tretë të gjuajtjes së gurëve.Por edhe ai që e shtyn nuk bën gjynah. -Pra, edhe ai që qëndron në Mina për ditën e tretë të gjuajtjeve të gurëve nuk bën gjynah. Është një lehtësim nga Allahu i Lartësuar për adhuruesit e Tij, që ua ka bërë të lejuara të dyja mundësitë. Megjithatë, të qëndrosh tri ditë është më mirë sesa dy ditë, sepse një ditë më shumë do të thotë adhurime më shumë. Në fakt, ajeti: “Kush ngutet e largohet për dy ditë, nuk bën gjynah...” edhe mund të keqkuptohet, duke menduar se kush i plotëson apo nuk i plotëson tri ditët e qëndrimit nuk merr gjynah për asnjë vepër tjetër që ka bërë, pra, është i pastër nga të gjitha gjynahet. Por e vërteta nuk qëndron kështu, sepse askush nuk është i pastër nga gjynahet pas mbarimit të haxhit, përveç një kategorie të caktuar njerëzish, për të cilët Allahu i Lartësuar thotë:... nëse përpiqet të jetë i devotshëm. -Pra, vetëm ata që e kanë frikë ndëshkimin dhe zemërimin e Allahut dhe tregohen të kujdesshëm në përmbushjen e çdo dispozite, do të jenë të pastruar dhe të shpëtuar prej gjynaheve. Ndërsa ata që u ruhen vetëm disa gjërave dhe neglizhojnë të tjerat, do të shpërblehen për aq sa kanë bërë. Prandaj i Madhëruari thotë në vijim, duke e kujtuar disa herë këtë urdhër:Atëherë, kijeni frikë Allahun dhe dijeni se do të tuboheni para Tij! -Kuptimi: Ruajuni ndëshkimit dhe zemërimit të Allahut, duke plotësuar urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalesat e Tij. Nëse e bëni këtë, të jeni të sigurt dhe të qetë se, kur të ktheheni tek Ai, do ta merrni të plotë shpërblimin e veprave të mira. Ai që druhet dhe i respekton dispozitat e Zotit, ka për ta gjetur shpërblimin e devotshmërisë së tij. Ndërsa ai që nuk ruhet dhe i shpërfill dispozitat e Zotit të tij, do të marrë ndëshkimin e merituar. Nëse njeriu e di se do të vijë një ditë, kur shpërblimi për veprat e kryera do të jepet me drejtësi, atëherë kjo është nxitje tepër e fortë për të që të pajiset me takua. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë: “...dijeni se do të tuboheni para Tij”, që kjo dije të thellohet dhe të shtohet prej adhuruesve të Tij.
2:204Page 32
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يُعۡجِبُكَ قَوۡلُهُۥ فِي ٱلۡحَيَوٰةِ ٱلدُّنۡيَا وَيُشۡهِدُ ٱللَّهَ عَلَىٰ مَا فِي قَلۡبِهِۦ وَهُوَ أَلَدُّ ٱلۡخِصَامِ ٢٠٤
And of the people is he whose speech pleases you in worldly life, and he calls Allāh to witness as to what is in his heart, yet he is the fiercest of opponents.
Pas ajeteve që nxisin besimtarët ta kujtojnë shumë Allahun e Lartësuar, sidomos në vendet dhe kohët e veçanta të adhurimeve, vijohet me përshkrimin e atyre njerëzve, të cilët flasin shumë, por që veprat e tyre i tradhtojnë. Subhanallah! Fjalët, ose do ta ngrenë lart njeriun që i flet, ose do ta zhysin poshtë. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë:Ka ndonjë njeri, fjalët e të cilit mund të të mahnisin ty në këtë botë... -Pra, ka njerëz, fjalët e të cilëve prekin zemrat e dëgjuesve. Teksa i dëgjon, mendon se fjalët e tyre janë plot dobi dhe mirësi. Madje ata, për të vërtetuar fjalët e tyre, betohen në Zotin se, ato që shprehin me fjalë i kanë edhe në zemër, domethënë se janë të sinqertë....dhe që betohet në Allahun për çfarë ka në zemrën e tij... -Pra, për të treguar pastërtinë dhe sinqeritetin e tyre, ata betohen në Allahun, duke pretenduar se ato që thonë me gojë i kanë edhe në zemër. Por, në fakt, ata janë gënjeshtarë, sepse fjalët e tyre nuk përputhen aspak me veprat dhe ndjenjat e tyre. Nëse do të ishin të sinqertë, atëherë fjalët që thonë do t’i vërtetonin me veprat që bëjnë, sikurse ndodh me besimtarët e sinqertë. Më tej, Allahu i Lartësuar thotë:...por që, në realitet, është kundërshtari më i rreptë. -Pra, nëse dikush polemizon me ta ose i kundërshton për një çështje të caktuar, ata shpalosin menjëherë një armiqësi të paparë, tregohen të papërmbajtur, fyes dhe kokëfortë në qëndrimet e tyre, duke shfaqur kështu shumë cilësi të ulëta, që nuk u përkasin besimtarëve të sinqertë. Besimtarët e sinqertë janë njerëz të thjeshtë e të sjellshëm. Ata i nënshtrohen së vërtetës, janë tolerantë dhe falës.
2:205Page 32
وَإِذَا تَوَلَّىٰ سَعَىٰ فِي ٱلۡأَرۡضِ لِيُفۡسِدَ فِيهَا وَيُهۡلِكَ ٱلۡحَرۡثَ وَٱلنَّسۡلَۚ وَٱللَّهُ لَا يُحِبُّ ٱلۡفَسَادَ ٢٠٥
And when he goes away, he strives throughout the land to cause corruption therein and destroy crops and animals. And Allāh does not like corruption.
Ky, me të kthyer shpinën, nxiton nëpër tokë që të përhapë të këqijat dhe të shkatërrojë të mbjellat dhe kafshët. -Njerëz të tillë, që flasin fjalë mahnitëse dhe betohen për sinqeritet, sapo largohen prej teje, rendin gjithandej nëpër tokë, duke kryer të liga, të cilat janë dhe shkaku kryesor i shkatërrimit të saj: i të mbjellave, bagëtive, i gjallesave në përgjithësi etj. Ato sjellin, gjithashtu, pakësimin e bereqetit në tokë.Por Allahu nuk e do shkatërrimin. -Pra, nëse Allahu nuk e do shkatërrimin, atëherë Ai i urren personat të cilët e shkaktojnë atë, edhe sikur ata të thonë fjalë të bukura e tërheqëse. Nga ky ajet kuptojmë se fjalët që thonë njerëzit nuk janë tregues të sinqeritetit apo të mashtrimit të tyre. Ato nuk mund ta vërtetojnë tërësisht se dikush është i mirë apo i keq, pasi ky gjykim mund të jepet veçse duke krahasuar fjalët me veprat e tyre. Madje, për të gjykuar drejt veprat e një personi, duhet t’ia shohësh ato në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, pasi për këtë nuk mjafton vetëm një rast. Pra, në përfundim, nuk mjafton thjesht deklarata e tij për vetveten dhe as një gjykim i bazuar mbi një vëzhgim të përciptë të veprave të tij. Pastaj i Lartësuari tregon një cilësi tjetër të këtij soji njerëzish, që përhapin shkatërrimin në tokë:
2:206Page 32
وَإِذَا قِيلَ لَهُ ٱتَّقِ ٱللَّهَ أَخَذَتۡهُ ٱلۡعِزَّةُ بِٱلۡإِثۡمِۚ فَحَسۡبُهُۥ جَهَنَّمُۖ وَلَبِئۡسَ ٱلۡمِهَادُ ٢٠٦
And when it is said to him, "Fear Allāh," pride in the sin takes hold of him. Sufficient for him is Hellfire, and how wretched is the resting place.
E, kur i thuhet atij: “Kije frikë Allahun!”, atë e pushton arroganca dhe e zhyt edhe më thellë në gjynahe. -Kur ata këshillohen që të kenë frikë Allahun, i kap euforia dhe u rritet mendja, saqë nuk duan ta pranojnë më të vërtetën, madje tregohen të ashpër me këshilluesit e tyre. Kështu, ata bëjnë dy të këqija: vepra të ndyra dhe fyerje ndaj kritikuesve. Të tillët meritojnë një kërcënim të madh, siç thotë Allahu:I mjafton atij Xhehenemi si ndëshkim dhe ai është vendbanimi më i tmerrshëm. -Për këta njerëz është i mjaftueshëm ndëshkimi në Xhehenem, i cili do të jetë vendbanimi i zullumqarëve dhe mendjemëdhenjve. Atje ndëshkimi do të jetë i vazhdueshëm dhe vuajtjet të përjetshme, pa asnjë shpresë për shpëtim. Atyre nuk do t’u lehtësohen kurrë dhimbjet dhe kurrë nuk do të shpresojnë ndonjë gjë të mirë. Kjo është drejtësia për krimet dhe padrejtësitë e tyre. Allahu na ruajt nga një përfundim i tillë!
2:207Page 32
وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَشۡرِي نَفۡسَهُ ٱبۡتِغَآءَ مَرۡضَاتِ ٱللَّهِۚ وَٱللَّهُ رَءُوفُۢ بِٱلۡعِبَادِ ٢٠٧
And of the people is he who sells himself, seeking means to the approval of Allāh. And Allāh is Kind to [His] servants.
Ka njerëz që e japin(flijojnë)Ka njerëz që e japin (flijojnë) jetën për hir të Allahut. Allahu është shumë i mëshirshëm me adhuruesit.” -Këta janë të suksesshmit, të cilët i ka udhëzuar Allahu i Lartësuar që të flijojnë veten për hir të kënaqësisë së Tij. Ata e japin shpirtin me dëshirë, sepse duan të fitojnë kënaqësinë dhe shpërblimin e madh të Zotit të tyre. Ata e japin jetën për hir të Tij, i Cili është shpërblyesi më i mirë dhe ofruesi i çmimit më të lartë për shpirtin e tyre. Ata e falin shpirtin për hir të të Mëshirshmit dhe të dashurit të tyre, për Allahun e Lartësuar, sepse është pikërisht mëshira dhe dashuria e madhe e Tij, që u ka dhënë atë sukses. Çmimi që jep Allahu i Lartësuar për shpirtrat e tyre është shumë i shtrenjtë dhe i mrekullueshëm: “Allahu ka blerë prej besimtarëve shpirtin dhe pasurinë e tyre, për t'u dhënë në këmbim Xhenetin. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten. Ky është një premtim i vërtetë i përmendur në Teurat, Ungjill e Kur'an. E kush është mbajtës më i sigurt i premtimit sesa Allahu? Atëherë, gëzojuni tregtisë që e keni bërë me Të! Ky është suksesi më i madh.” [Teube, 111]. Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar tregon dy fakte: që besimtarët e sinqertë e shesin shpirtin e tyre për të arritur kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, dhe që Ai është i Butë (Raûf) me besimtarët. Ky fakt i dytë i siguron besimtarët se Allahu do ta plotësojë qëllimin që ata kanë, për të cilin ata shesin dhe shpirtin e tyre dhe që është: arritja e kënaqësisë së Tij.
2:208Page 32
يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ ٱدۡخُلُواْ فِي ٱلسِّلۡمِ كَآفَّةٗ وَلَا تَتَّبِعُواْ خُطُوَٰتِ ٱلشَّيۡطَٰنِۚ إِنَّهُۥ لَكُمۡ عَدُوّٞ مُّبِينٞ ٢٠٨
O you who have believed, enter into Islām completely [and perfectly] and do not follow the footsteps of Satan. Indeed, he is to you a clear enemy.
O ju që keni besuar, hyni në Islam plotësisht(me gjithë zemër)! -Ky është një urdhër i Allahut të Lartësuar, drejtuar të gjithë besimtarëve, që ata të hyjnë tërësisht në Islam. Pra, ata urdhërohen që t'i zbatojnë të gjitha dispozitat e Islamit, duke mos lënë asnjërën prej tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar i urdhëron besimtarët që të mos bëhen si ata që adhurojnë vetëm pasionet dhe dëshirat e tyre të shfrenuara dhe të padrejta, të cilët, nëse Sheriati u përshtatet me dëshirat e tyre, e ndjekin dhe e zbatojnë pikë për pikë, por nëse Sheriati bie ndesh dhe dëshirat e tyre, atëherë ata e braktisin atë. Me fjalë të tjera, në këtë ajet Allahu i Lartësuar na urdhëron që dëshirat dhe synimet tona t’ia nënshtrojmë Sheriatit dhe fesë së zbritur nga Ai. Njeriu është i urdhëruar që të kryejë vepra të mira aq sa të ketë mundësi. E nëse shikon se disa prej tyre i ka të pamundura t’i realizojë, atëherë le të vendosë me zemër se do t'i bëjë dhe të japë maksimumin, sepse kështu, edhe nëse nuk e arrin qëllimin, do të marrë shpërblimin njëlloj si për kryerjen e tyre. Të hysh tërësisht në Islam, në të gjitha aspektet e tij, nuk është e mundur pa kundërshtuar rrugët e shejtanit. Prandaj Allahu i Lartësuar thotë menjëherë pas urdhrit të parë:...e mos ndiqni hapat e shejtanit, sepse ai është armiku juaj i betuar! -Hapat e shejtanit janë veprat që kundërshtojnë porositë e Zotit. Nga ana tjetër, dihet se armiku yt i deklaruar kërkon veçse të keqen tënde, prandaj të shtyn në çdo gjë që është në dëmin tënd. Por, me gjithë këto paralajmërime dhe udhëzime, njerëzit përsëri mund të neglizhojnë, prandaj Allahu i Lartësuar sjell një tjetër kërcënim, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm:
2:209Page 32
فَإِن زَلَلۡتُم مِّنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡكُمُ ٱلۡبَيِّنَٰتُ فَٱعۡلَمُوٓاْ أَنَّ ٱللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ ٢٠٩
But if you slip [i.e., deviate] after clear proofs have come to you, then know that Allāh is Exalted in Might and Wise.
E nëse devijoni, pasi ju kanë ardhur argumentet e qarta, dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë. -Kuptimi: Nëse ju devijoni, edhe pasi ju është dhënë dije e sigurt dhe e qartë për përfundimin e të pabindurve, atëherë kujtoni faktin se Allahu është i Plotfuqishëm (Azîz) dhe i Urtë (Hakîm). Ky është vërtet një kërcënim shumë i frikshëm dhe i ashpër, që të shtyn të jesh i kujdesshëm ndaj çdo veprimi që mund të çojë në humbje, sepse Allahu i Lartësuar është Azîz dhe, si i tillë, Ai e ndëshkon atë që nuk i bindet dhe devijon, dhe sepse Allahu është Hakîm, prandaj i jep çdokujt atë që i takon.
2:210Page 32
هَلۡ يَنظُرُونَ إِلَّآ أَن يَأۡتِيَهُمُ ٱللَّهُ فِي ظُلَلٖ مِّنَ ٱلۡغَمَامِ وَٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَقُضِيَ ٱلۡأَمۡرُۚ وَإِلَى ٱللَّهِ تُرۡجَعُ ٱلۡأُمُورُ ٢١٠
Do they await but that Allāh should come to them in covers of clouds and the angels [as well] and the matter is [then] decided? And to Allāh [all] matters are returned.
E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me melekët, dhe çështja të ketë marrë fund?! Vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet. -Në këtë ajet vjen një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm, prej të cilit të rrëqethet lëkura dhe dridhet zemra. Thotë i Lartësuari (sipas kuptimit të ajetit): Çfarë presin këta përhapës të shkatërrimit në tokë, që të ndalin poshtërsitë e tyre?! Mos, vallë, po presin Ditën kur do të llogariten drejt veprat e tyre? Këtë presin pasuesit e hapave të shejtanit dhe mospërfillësit e urdhrave të Zotit? Ajo ditë do të jetë e tmerrshme. Zemrat e mizorëve do të jenë në ankth të pandërprerë dhe çdo përhapës i shkatërrimit do të marrë dënimin e merituar. Atë ditë, Allahu i Lartësuar do të palosë qiejt dhe tokën, do të shkatërrojë yjet dhe planetet, do të mbështjellë diellin dhe hënën. Të gjithë melekët do të zbresin për të rrethuar krijesat në Sheshin e Llogarisë, të përcaktuar nga Zoti i botërave. Atë ditë do të vijë vetë Allahu i Lartësuar, Krijuesi i krijesave, ashtu si i takon madhështisë së Tij, për të gjykuar me drejtësi. Në këtë ditë të frikshme, Allahu i Lartësuar do të gjykojë krijesat me drejtësi. Atë ditë do të vendosen peshoret dhe do të maten veprat. Atë ditë do të ketë fytyra të bardha e të ndriçuara, të cilat do të jenë fytyrat e të mirëve fatlumë. Por atë ditë do të ketë edhe fytyra të nxira, të cilat do të jenë fytyrat e të këqijve të dëshpëruar. Kështu do të dallohen atë ditë të mirët nga të këqijtë, sepse çdokush do të shpërblehet sipas punës që ka bërë. Zullumqarët, atë ditë, do të kafshojnë duart e tyre nga ankthi dhe tmerri i asaj të vërtete, që tashmë do ta përjetojnë ashtu siç ajo është. Ky ajet dhe shumë të tjerë si ai, vërtetojnë saktësinë e qëndrimit të ehli sunet-it rreth atributeve të Krijuesit, të cilët pranojnë dhe pohojnë për Allahun të gjitha ato atribute të cilat Ai i ka pohuar për Veten e Tij dhe të cilat i ka pohuar për Të Profeti i Tij (a.s.). Kështu, ata besojnë se Allahu i Lartësuar ngjitet lart (isteua), se Ai zbret (nezele) dhe se Ai vjen (mexhîu). Të gjitha këto, Allahu i Lartësuar i ka pohuar për Veten e Tij. Ata i pranojnë këto atribute të Krijuesit dhe i pohojnë ato për Të ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij, duke mos i përngjasuar ato me asgjë, por edhe duke mos e tjetërsuar kuptimin e tyre të drejtpërdrejtë. Ndryshe veprojnë mohuesit e atributeve të Zotit, të cilët janë të shumëllojshëm, si për shembull, xhehmi-të, mutezil-ët, eshari-jtë etj. Disa prej tyre i mohojnë krejtësisht atributet e Krijuesit, ndërsa disa të tjerë u bëjnë interpretime të pabaza ajeteve kur’ânore që flasin për këto atribute. Madje, me këto lloj interpretimesh që u japin teksteve hyjnore, ata, në njëfarë mënyre, akuzojnë Allahun dhe Profetin e Tij, se nuk e kanë qartësuar të vërtetën plotësisht dhe mjaftueshëm, prandaj duhen “mendjet e ndritura” të tyre që të kuptohet fjala e Allahut dhe fjala e Profetit të Tij! Ndërsa ne të tjerët duhet të presim, derisa këta “të mençur” të na tregojnë kuptimin “e vërtetë” të tyre! Në fakt, këta lloj interpretuesish nuk kanë asnjë provë apo bazë që të mbrojnë tezat e tyre, qoftë në transmetimet e sakta që kanë ardhur prej Allahut dhe Profetit (a.s.), qoftë në argumentimet logjike. Për sa u përket të dhënave të sakta që kanë ardhur prej Allahut dhe Profetit të Tij (a.s.), edhe vetë grupimet e lartpërmendura e pranojnë se kuptimet e drejtpërdrejta të atyre teksteve dëshmojnë për qëndrimin e drejtë të ehli sunet-it. Kështu, e vetmja mënyrë për të mbështetur tezat e tyre është që këto tekste t'ua nënshtrojnë kritereve të tjera të gabuara për interpretim, duke u dhënë atyre kuptime të ndryshme nga domethëniet e tyre të drejtpërdrejta dhe të qarta. Por kritere të tilla shtrembëruese nuk mund të pranohen kurrsesi nga një njeri që ka në zemrën e tij sado pak iman. Për sa i përket argumentimit logjik, ata nuk mund të vërtetojnë në asnjë mënyrë se mendja e shëndoshë nuk i pranon të tilla atribute për Zotin, të cilat Ai i ka pohuar për Veten dhe që Profeti i Tij i ka pohuar për Të. Për shembull, nëse përdorim logjikën e pastër, si do t’i përgjigjeshim kësaj pyetjeje: Cili është pa të meta? Ai që vepron, që ka aftësi vepruese dhe ndihmuese, apo ai që nuk i ka cilësi të tilla, që nuk ka fuqi të veprojë a të arrijë diçka? Veprimet e Allahut të Lartësuar që kanë lidhje me Veten e Tij apo me krijesat e Tij, tregojnë se Ai është Absolut, pa asnjë të metë. Nëse ata pretendojnë se pohimi i atributeve që Allahu i ka pohuar për Veten e Tij dhe që Profeti i Tij i ka pohuar për Të, është një lloj përngjasimi i Allahut me krijesat e Tij, atëherë ne përgjigjemi duke u thënë: Të dyja palët jemi dakord se të flasësh rreth atributeve të Zotit do të thotë që të flasësh rreth Qenies së Tij. Atëherë, nëse pranojmë se Qenia e Tij nuk i përngjan asnjë prej krijesave të Tij, përse të mos e pranojmë këtë rregull edhe për atributet e Tij. Pra, le të themi që Ai ka atribute të cilat nuk i përngjajnë asnjë prej atributeve të krijesave të Tij, dhe çështja mbyllet me kaq. Nëse pranojmë që atributet e Tij janë ashtu sikurse i përshtaten Madhështisë së Tij, atëherë ne e përjashtojmë përngjasimin e cilësive të Tij me cilësitë e krijesave. Përveç këtyre, ka njerëz të cilët pranojnë disa atribute të Zotit dhe mohojnë disa të tjera, siç ka gjithashtu që i pranojnë emrat e Zotit, por mohojnë cilësitë e Tij. Të këtillëve u themi: Për ju ka veç dy mundësi: ose të pranoni të gjithë emrat dhe cilësitë që Zoti i ka pohuar për Veten e Tij dhe që Profeti i Tij i ka pohuar për Të, ose t’i mohoni të gjithë këta emra dhe cilësi, e në këtë mënyrë të mohoni vetë Zotin e botërave. Ndërsa mundësia e tretë, ajo që ofroni ju, është tepër kontradiktore me veten. Çfarë dallimi ka mes atyre atributeve të Zotit që ju i pranoni dhe atyre atributeve që ju nuk i pranoni? Ata nuk mund të sjellin asnjë argument bindës për qëndrimet e tyre, megjithëse pretendojnë se cilësitë dhe emrat e Zotit që ata i pranojnë, për nga kuptimi që kanë, nuk tregojnë ngjashmëri të Krijuesit me krijesat, gjë që, sipas tyre, nuk ndodh me emrat dhe cilësitë që ata nuk i pranojnë. Ehli sunet-i përgjigjet: “Edhe emrat e atributet e Allahut që ju i mohoni nuk tregojnë ngjashmëri me krijesat, po t’i gjykoni nga i njëjti këndvështrim me të cilin ju shihni ata emra dhe atribute të Allahut që nuk i mohoni.” Ata përgjigjen me arrogancë: “Nga ata emra dhe cilësi që ju pohoni për Zotin e botëve, ne mund të kuptojmë veçse një përngjasim të Tij me krijesat.” Ehli sunet-i kundërpërgjigjet: “Edhe ne, po të përdorim mënyrën tuaj të gjykimit rreth emrave dhe cilësive të Zotit, do t’i shohim ato emra dhe cilësi që ju i pranoni, si përngjasim të Tij me krijesat. Me fjalë të tjera, emrat dhe cilësitë që ju i pranoni nuk kanë asnjë ndryshim nga cilësitë dhe emrat që ju i mohoni, nëse përdorim të njëjtën mënyrë gjykimi dhe të njëjta kritere për trajtimin e tyre. Ose, më mirë, na jepni argumentet tuaja që tregojnë se cilësitë dhe emrat që ju i pranoni dhe i pohoni për Zotin e botës, nuk kuptohen si përngjasim me krijesat! Kur ata sjellin argumentet e tyre, ne u themi: Argumentet që ju i përdorni për të pranuar disa emra e cilësi të Allahut, që, sipas jush, nuk nënkuptojnë përngjasim të Allahut me krijesat, janë po ato që edhe ne të ehli sunet-it përdorim që të vërtetojmë se emrat dhe cilësitë që ju i mohoni nuk nënkuptojnë përngjasim të Allahut me krijesat. Ata që pohojnë disa cilësi dhe emra të Allahut dhe mohojnë disa të tjera, ndërkohë që Allahu i Lartësuar dhe Profeti i Tij i kanë pranuar dhe pohuar të gjitha ato, janë kontradiktorë me veten e tyre dhe të turbullt në çdo gjykim që japin. Ata nuk mund të arrijnë askund, në çdo mënyrë që të argumentojnë, qoftë me fakte konkrete, qoftë nga ana logjike. Madje, atyre që kundërshtojnë dëshmitë e ardhura nga Zoti dhe Profeti i Tij, u duhet gjithashtu që të shkelin edhe mbi argumentimet logjike që ata përdorin. Vetëm në këtë mënyrë ata mund t'i qëndrojnë besnikë mendimit të tyre. Por ky quhet veçse fanatizëm i tërbuar dhe i kotë.
2:211Page 33
سَلۡ بَنِيٓ إِسۡرَٰٓءِيلَ كَمۡ ءَاتَيۡنَٰهُم مِّنۡ ءَايَةِۭ بَيِّنَةٖۗ وَمَن يُبَدِّلۡ نِعۡمَةَ ٱللَّهِ مِنۢ بَعۡدِ مَا جَآءَتۡهُ فَإِنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلۡعِقَابِ ٢١١
Ask the Children of Israel how many a sign of evidence We have given them. And whoever exchanges the favor of Allāh [for disbelief] after it has come to him - then indeed, Allāh is severe in penalty.
Pyeti bijtë e Israilit se sa shumë argumente të qarta u kemi dhënë atyre. -Kuptimi: Sa e sa argumente të qarta u kemi dhënë, që vërtetojnë sinqeritetin e profetëve që kemi dërguar tek ata. Në fakt, ata i njohën dhe i kuptuan mirë argumentet e Zotit, por, megjithatë, nuk treguan mirënjohje ndaj Tij. Ata i shpërfillën mirësitë e Zotit, duke i mohuar ato dhe duke mos u bindur. Kështu, ata e merituan që Allahu i Lartësuar të zbriste ndëshkimin e Tij mbi ta dhe të mos u caktonte pjesë në shpërblimet e Tij të mëdha.E kush i mohon të mirat e Allahut, pasi i janë dërguar, të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër. -Pra, me fjalë të tjera, Allahu i Lartësuar deklaron se atyre që begatohen me mirësi të dynjasë apo edhe me iman, dhe nuk shprehin mirënjohje ndaj Tij, atyre do t’u zhduken këto mirësi. Çdo mirësi së cilës nuk i jepet haku i mirënjohjes është e destinuar që të largohet dhe të shndërrohet në të kundërtën e saj, sepse në vend të mirënjohjes për të, në zemrën e robit ka zënë vend mosmirënjohja dhe mohimi. Pra, me mosmirënjohjen e tij, bëri që në vend të mirësive të mbizotërojnë të këqijat. Ndërsa atyre që e falënderojnë Allahun për mirësitë e dhuruara, jo vetëm që nuk u largohen ato mirësi që kanë, por ato u shtohen vazhdimisht nga Allahu i Lartësuar dhe Bujar.
2:212Page 33
زُيِّنَ لِلَّذِينَ كَفَرُواْ ٱلۡحَيَوٰةُ ٱلدُّنۡيَا وَيَسۡخَرُونَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْۘ وَٱلَّذِينَ ٱتَّقَوۡاْ فَوۡقَهُمۡ يَوۡمَ ٱلۡقِيَٰمَةِۗ وَٱللَّهُ يَرۡزُقُ مَن يَشَآءُ بِغَيۡرِ حِسَابٖ ٢١٢
Beautified for those who disbelieve is the life of this world, and they ridicule those who believe. But those who fear Allāh are above them on the Day of Resurrection. And Allāh gives provision to whom He wills without account.
Atyre që nuk besojnë u është hijeshuar jeta e kësaj bote e tallen me ata që besojnë.. -Këtu flitet për ata që mohojnë Allahun, që shpërfillin argumentet e Tij, nuk u binden profetëve të Tij dhe nuk i nënshtrohen ligjit të Tij. I Madhëruari na tregon se këtyre njerëzve u është zbukuruar dhe u është bërë shumë e dashur kjo botë. Ajo është bërë shumë e dashur për zemrat e tyre dhe shumë e bukur për sytë e tyre. Ata e gjejnë prehjen dhe kënaqësinë në këtë botë. Dëshirat, ëndrrat, qëllimet dhe veprat e tyre janë të lidhura vetëm me të. Ata i përkushtohen kësaj jete totalisht, dhe me të gjithë qenien e tyre. Ata janë gjithnjë të zënë me grumbullimin e të mirave të saj. Në zemrat e tyre kjo botë zë një vend mjaft të rëndësishëm. Ata i adhurojnë bukuritë e saj dhe nderojnë këdo që arrin të grumbullojë shumë prej saj. Ndërsa me besimtarët, të cilët nuk e vlerësojnë dynjanë më shumë sesa e meriton, ata tallen e thonë: “Këta na qenkan të zgjedhurit e Zotit?! Këta ka zgjedhur Zoti për t’u falur mirësi?!” Shikoni se sa i mangët është vështrimi i tyre për jetën. Ata mendojnë se njerëzit më të mirë janë ata që kanë më tepër pasuri. Por këta të mjerë nuk e dinë se dynjaja është veç një vend sprove, për të bërë sa më shumë vepra të mira. A nuk e shohin ata se në këtë jetë goditen me fatkeqësi edhe besimtarët, edhe mohuesit? Por besimtarët, edhe kur sprovohen me ndonjë fatkeqësi, imani i ndihmon që të bëjnë durim, duke llogaritur shpërblimin nga Allahu. Imani ua lehtëson atyre përballimin e sprovave të dynjasë, gjë e cila nuk ndodh aspak me jobesimtarët. Përfundimisht, Allahu i Lartësuar nuk i mat gradat e njerëzve me pasuri apo me ofiqe të kësaj dynjaje, por Ai sheh vetëm devotshmërinë ndaj Tij. Megjithatë, këto grada do të duken qartë në Ditën e Kijametit, siç thotë Allahu i Lartësuari:Por ata që e ruajnë devotshmërinë do të qëndrojnë sipër tyre Ditën e Kijametit. -Atë ditë do të duken gradat e larta dhe njerëzit që i meritojnë ato. Më lart do të qëndrojnë ata që janë të pajisur me devotshmëri, të cilët i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit të tyre duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu larguar ndalesave të Tij, të shtyrë nga madhërimi dhe dashuria për Atë. Të tillët do të shijojnë çdo lloj kënaqësie dhe do të jenë të lumtur. Ndërsa qafirët do të jenë shumë poshtë, të zhytur në shtresat më të ulëta të zjarrit të Xhehenemit. Atje do të vuajnë pa fund ndëshkimin, poshtërimin dhe dëshpërimin përjetësisht, sepse e meritojnë. Kështu, ky ajet është njëkohësisht sihariq për besimtarët dhe kërcënues për qafirët. Mirësitë e kësaj bote dhe të tjetrës janë në dorë të Zotit, i Cili i shpërndan ato sipas urtësisë së Tij:Allahu begaton pa masë atë që Ai dëshiron. -Mirësitë e kësaj bote u jepen edhe besimtarëve, edhe qafirëve, ndërsa mirësitë që kanë të bëjnë me zemrën, siç janë dija e sigurt dhe e dobishme, imani i fortë, dashuria për Allahun, shpresa për shpërblimin e Tij dhe frikërespekti ndaj Tij u jepen veçse të nderuarve, të përzgjedhurve.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences