As-Sa'di · Tafsir · in Albanian
Al-A'raf 7:176–199
7:176Page 173
وَلَوۡ شِئۡنَا لَرَفَعۡنَٰهُ بِهَا وَلَٰكِنَّهُۥٓ أَخۡلَدَ إِلَى ٱلۡأَرۡضِ وَٱتَّبَعَ هَوَىٰهُۚ فَمَثَلُهُۥ كَمَثَلِ ٱلۡكَلۡبِ إِن تَحۡمِلۡ عَلَيۡهِ يَلۡهَثۡ أَوۡ تَتۡرُكۡهُ يَلۡهَثۚ ذَّٰلِكَ مَثَلُ ٱلۡقَوۡمِ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَاۚ فَٱقۡصُصِ ٱلۡقَصَصَ لَعَلَّهُمۡ يَتَفَكَّرُونَ ١٧٦
And if We had willed, We could have elevated him thereby,1 but he adhered [instead] to the earth2 and followed his own desire. So his example is like that of the dog: if you chase him, he pants, or if you leave him, he [still] pants. That is the example of the people who denied Our signs.3 So relate the stories that perhaps they will give thought.
Po të kishim dashur, Ne do ta kishim lartësuar atë nëpërmjet Shenjave Tona... -Po të dëshironte Allahu iLartësuar, do ta lartësonte atë me diturinë që kishte, duke i dhënë forcë dhe vullnet për të punuar sipas saj. Në këtë mënyrë, ai do të ishte tërësisht i mbrojtur nga armiqtë e tij, në krye të të cilëve qëndron Shejtani i mallkuar....por ai e kërkoi përjetësinë në tokë dhe ndoqi dëshirat e tij të kota. -Me atë që bëri, ai e meritoi braktisjen dhe devijimin. Ai u mahnit pas kësaj dynjaje, a thua se do të ishte i përjetshëm në këtë botë, prandaj u lëshua i tëri në plotësimin e dëshirave të tij të ulta. Ai braktisi bindjen ndaj Allahut të Lartësuar, që në fakt duhet të ishte i dashuri dhe i adhuruari i tij. Allahu i Lartësuar bën një krahasim për këtë lloj njeriu:Ai i ngjan një qeni, të cilin, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën. -Për shkak të rëndësisë së madhe që i dha kësaj bote, me dashuri të tepruar për të, ky njeri i ngjan atij qenit që, nëse e përzë, nxjerr gjuhën, por edhe nëse nuk e përzë, ai sërish nxjerr gjuhën, domethënë, do të vazhdojë të bëjë atë që dëshiron. Edhe ky njeri do të vazhdojë që t’i japë rëndësi kësaj dynjaje dhe plotësimit të dëshirave të tij të shfrenuara. Ai nuk ka për t’u ngopur kurrë me këto kënaqësi, por do të kërkojë gjithmonë qejfe të reja.Të tillë janë ata që i mohojnë Shenjat Tona. -Ata i mohojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar, edhe pse Ai i ka bërë të qarta dhe të kuptueshme. Ata i konsiderojnë si gjëra të parëndësishme dhe i hedhin pas shpine. Për këtë shkak, edhe Allahu i Lartësuar nuk ua jep më mundësinë që ta pranojnë fenë e Tij, pasi ata duan të ndjekin vetëm dëshirat e tyre.Tregoju atyre historinë, që ata të mendojnë! - Rrëfejua këto histori, me shpresë që ata të meditojnë dhe të nxjerrin mësime prej tyre! Pa dyshim, nëse ata meditojnë, do të nxjerrin vërtet shumë mësime, e nëse kanë sinqeritet, do të dorëzohen dhe do të adhurojnë Allahun e Lartësuar ashtu siç e pëlqen Ai.
7:177Page 173
سَآءَ مَثَلًا ٱلۡقَوۡمُ ٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا وَأَنفُسَهُمۡ كَانُواْ يَظۡلِمُونَ ١٧٧
How evil an example [is that of] the people who denied Our signs and used to wrong themselves.
Sa i keq është si shembull populli që i mohoi Shenjat Tona dhe e rëndoi vetveten me padrejtësi! - Shumë model i keq është ai i atyre që i konsiderojnë faktet dhe shpalljet e Allahut të Lartësuar si kotësira e trillime. Ata i bëjnë padrejtësi vetes dhe shkatërrojnë jetën e tyre duke bërë gjynahe e poshtërsira. Modelit të tyre duhet t’i largohesh sa më shumë. Për sa i përket personit që përshkruhet në ajet, ka mundësi që të ketë qenë një person konkret, që Allahu i Lartësuar i dha dituri, por ai devijoi. Historia e tij përmendet që besimtarët të nxjerrin mësim dhe të jenë të kujdesshëm që të mos bien në të njëjtin gabim si ai. Ka mundësi gjithashtu që ky të jetë thjesht një rast i përgjithshëm, domethënë, nuk kemi të bëjmë me një person të caktuar. Allahu i Lartësuar e sjell si një shembull, që ne të ruhemi dhe të jemi të kujdesshëm që të mos bëhemi si ai. Ky është një gjykim që përfshin këdo që Allahu i dhuron dituri rreth fesë, por që më pas e braktis diturinë dhe nuk punon sipas saj. Sigurisht, këto ajete janë një nxitje për të punuar me diturinë që të dhuron Allahu i Lartësuar. Kjo është një mundësi e artë për ngritje në grada të larta tek Allahu i Madhëruar. Gjithashtu, puna me diturinë që të ka dhuruar Allahu i Lartësuar është një kështjellë e fortë kundër Shejtanit të mallkuar. Nga ana tjetër, këto ajete janë një kërcënim i hapur dhe një qortim i fortë për këdo që nuk punon me diturinë që i ka dhuruar Allahu i Lartësuar. Kjo gjë e poshtëron njeriun dhe bën që Shejtani i mallkuar ta sundojë dhe kontrollojë atë. Gjithashtu, pasimi i dëshirave dhe përqendrimi i zemrës dhe i aktiviteteve vetëm te kjo botë, bëhen shkak që robi të devijohet dhe të braktiset nga Allahu i Lartësuar. Pastaj Allahu i Lartësuar, duke na dhënë të kuptojmë se Ai është i vetmi i Cili mund të të udhëzojë në rrugën e drejtë dhe të të lërë në humbje, thotë:
7:178Page 173
مَن يَهۡدِ ٱللَّهُ فَهُوَ ٱلۡمُهۡتَدِيۖ وَمَن يُضۡلِلۡ فَأُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡخَٰسِرُونَ ١٧٨
Whoever Allāh guides - he is the [rightly] guided; and whoever He sends astray1 - it is those who are the losers.
Ai të cilin e udhëzon Allahu, është në rrugë të drejtë;... - Atë që Allahu i Lartësuar dëshiron ta udhëzojë, i jep sukses për të marrë dituri të pastër, nga shpalljet dhe profetët, dhe pastaj i jep forcë dhe vullnet të mjaftueshëm për të bërë vepra të mira sipas asaj diturie. Gjithashtu, i Madhëruari e ruan atë nga të gjitha të këqijat që i kanosen dhe e pengojnë nga rruga e drejtë. Kështu ndodh me të udhëzuarit në rrugën e drejtë, sepse ata i japin përparësi udhëzimit të Allahut të Lartësuar, pranojnë dritën e Tij dhe e zbatojnë atë me vullnet të lirë. Allahu i Urtë dhe i Gjithëditur i udhëzon e i ndihmon ata vazhdimisht, duke ua shtuar besimin dhe veprat e mira sipas tij.... dhe ai, të cilin nuk e udhëzon, është i humbur. - Ndërsa ata që Allahu i Lartësuar i ka lënë në humbje, ata e kanë merituar që Ai t’i braktisë, sepse ata nuk i pranojnë dritën dhe mësimet hyjnore, nuk duan të nënshtrohen e të jetojnë sipas porosive hyjnore, prandaj i Drejti nuk u jep sukses që të gjejnë udhën e drejtë. Ata janë të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit, që do të jenë të humbur vetë, bashkë me familjet e tyre në Ditën e Gjykimit. Ky është shkatërrimi më i madh.
7:179Page 174
وَلَقَدۡ ذَرَأۡنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيرٗا مِّنَ ٱلۡجِنِّ وَٱلۡإِنسِۖ لَهُمۡ قُلُوبٞ لَّا يَفۡقَهُونَ بِهَا وَلَهُمۡ أَعۡيُنٞ لَّا يُبۡصِرُونَ بِهَا وَلَهُمۡ ءَاذَانٞ لَّا يَسۡمَعُونَ بِهَآۚ أُوْلَٰٓئِكَ كَٱلۡأَنۡعَٰمِ بَلۡ هُمۡ أَضَلُّۚ أُوْلَٰٓئِكَ هُمُ ٱلۡغَٰفِلُونَ ١٧٩
And We have certainly created for Hell many of the jinn and mankind. They have hearts with which they do not understand, they have eyes with which they do not see, and they have ears with which they do not hear. Those are like livestock; rather, they are more astray.1 It is they who are the heedless.
Allahu i Lartësuar na tregon se të devijuarit dhe të humburit, që ndjekin Iblisin e mallkuar, janë vërtet shumë:Shumë janë xhindet dhe njerëzit që Ne i bëmë për Xhehenem. -Shumë njerëz dhe xhindë që kemi krijuar kanë për të hyrë në Xhehenem. Edhe kafshët janë më mirë se këta të humbur, pasi:Ata kanë zemra me të cilat nuk kuptojnë,... -Në zemrën e tyre nuk arrin njohja e besimit dhe mesazhit të Zotit. Ata nuk përfitojnë aspak nga mesazhi hyjnor, përveçse nuk do të kenë më justifikim përpara Zotit....kanë sy me të cilët nuk shikojnë... -Ata nuk shohin çfarë është e dobishme për ta. Ata janë të verbër para shenjave dhe fakteve të Zotit të Madhërishëm....dhe kanë veshë me të cilët nuk dëgjojnë. -Ata nuk e dëgjojnë të vërtetën, sipas së cilës duhet të jetojnë dhe ta adhurojnë Allahun e Lartësuar.Ata janë si kafshët,... -Njerëzit me të tilla cilësi të shëmtuara janë si kafshët, të cilat nuk kanë logjikë e arsye, sepse i japin përparësi asaj që do të zhduket, kundrejt asaj që do të jetë e përjetshme. Madje, Allahu i Lartësuar thotë se këta janë më të humbur sesa kafshët:...madje edhe më të humbur. -Janë më të humbur, sepse kafshët e plotësojnë qëllimin për të cilin janë krijuar. Madje, ato kanë njëfarë aftësie për të dalluar se çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq.Këta janë ata që shpërfillin paralajmërimet(e Zotit). - Ata janë të hutuar ndaj më të mirës, ndaj besimit në Zot dhe ndaj zbatimit të urdhrave të Tij. Ata i kanë kthyer shpinën kujtimit të Allahut të Madhëruar. Zemra e tyre, logjika, të dëgjuarit e të shikuarit u krijuan për ta, me qëllim që ata të kuptonin fenë dhe detyrimet ndaj Zotit dhe pastaj t’i zbatonin ato me përpikmëri, por ata bëjnë të kundërtën e këtij qëllimi. Prandaj, ata e meritojnë që Allahu i Lartësuar t’i lërë për në Xhehenem. Ndërsa ata që besojnë dhe, me dashuri, i përdorin dhuntitë e tyre për të adhuruar Allahun e Lartësuar, ata nuk janë të hutuar, prandaj do të jenë banorë të Xhenetit, duke bërë vepra të banorëve të Xhenetit.
7:180Page 174
وَلِلَّهِ ٱلۡأَسۡمَآءُ ٱلۡحُسۡنَىٰ فَٱدۡعُوهُ بِهَاۖ وَذَرُواْ ٱلَّذِينَ يُلۡحِدُونَ فِيٓ أَسۡمَٰٓئِهِۦۚ سَيُجۡزَوۡنَ مَا كَانُواْ يَعۡمَلُونَ ١٨٠
And to Allāh belong the best names, so invoke Him by them. And leave [the company of] those who practice deviation concerning His names.1 They will be recompensed for what they have been doing.
Allahu ka emrat më të bukur... - Ky ajet flet për madhështinë e Allahut të Lartësuar në cilësitë dhe emrat e Tij. Allahu ka emrat më të bukur. Të gjithë emrat e Allahut të Lartësuar janë të bukur, sepse ata tregojnë cilësi absolute dhe madhështore. Nëse do të ishin thjesht emra dhe nuk do të tregonin cilësi reale, atëherë nuk do të quheshin husna - të bukur. Edhe nëse do të përshkruanin ndonjë cilësi jo të plotë, ata nuk do të ishin të bukur. Nëse do të ishin emra që përdoren edhe për plotësi, edhe për mangësi, përsëri nuk do të ishin të bukur. Çdo emër i Allahu i Lartësuar tregon cilësi të plota të Tij. Kështu, për shembulll, emri El Alim - i Gjithëdituri, tregon se Ai ka dituri gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme rreth të gjitha çështjeve dhe gjërave. Nga dituria e Tij nuk del asnjë thërrmijë, në qiell apo në tokë qoftë ajo. Po kështu edhe emri Err-Rrahim - “Mëshirëplotë”, tregon se Allahu i Lartësuar ka mëshirë të plotë, e cila përfshin gjithçka. Ndërsa El Kadir- i Plotpushtetshëm, tregon se Allahu i Lartësuar ka një pushtet të plotë, gjithëpërfshirës, të pacenueshëm, nga i cili nuk shpëton asgjë e askush. Emrat e Allahut të Lartësuar janë të bukur e të plotë edhe për një fakt tjetër: sepse nuk lejohet t’i lutesh Atij ndryshe, përveçsenëpërmjet këtyre emrave:...Prandaj lutjuni Atij nëpërmjet tyre... - Ky është urdhër për t’iu drejtuar Allahut të Lartësuar me emrat e Tij për të dyja llojet e duave: duatë e shprehura nëpërmjet adhurimeve dhe duatë e shprehura përmes një kërkese të veçantë e të drejtpërdrejtë.Kur i drejtohemi Allahut, duhet të përzgjedhim atë emër të Tij që është më i përshtatshëm për lutjen tonë, për shembull: “O Zoti im, më fal dhe më mëshiro mua, sepse Ti je Falës e Mëshirëplotë!” Ose: “O Zoti im, ma prano pendimin, sepse Ti je Pranuesi i pendimit dhe Mëshirëplotë!” Ose: “Më jep e më furnizo mua, o Furnizues!” etj....dhe distancohuni nga ata që bëjnë shtrembërime në emrat e Tij! Ata kanë për t’u “shpërblyer” për veprimet e tyre. - Ata do të ndëshkohen për shkak të shtrembërimit që bëjnë me emrat ose me kuptimet e emrave të Allahut të Lartësuar. Shtrembërimet me emrat e Allahut të Lartësuar bëhen në shumë mënyra. Një prej tyre është ta quash dikë, që nuk e meriton, me emrat e Allahut. Kështu vepronin idhujtarët, që emërtonin idhujt e tyre me emrat e Allahut të Lartësuar. Një mënyrë tjetër është mohimi i kuptimit të drejtpërdrejtë të emrave dhe keqinterpretimi i tyre. Kjo bëhet duke u dhënë atyre kuptime që nuk i ka dashur Allahu i Lartësuar dhe as Profeti i tij. Një tjetër mënyrë është edhe përgjasimi ose krahasimi i emrave të Allahut të Lartësuar me emrat e krijesave. Kështu, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm që të mos bëjmë shtrembërime me emrat e Allahut të Lartësuar, pasi ndryshe je i kërcënuar me këtë ajet kuranor. Është një hadith i saktë i Profetit a.s, që thotë: “Allahu i Lartësuar ka nëntëdhjetë e nëntë emra, dhe ai që “ahsaha” (i njohu ato emra dhe e adhuroi Zotin përmes tyre) ka për të hyrë në Xhenet.”.Lutjet ose dua-të janë dy llojesh: 1. Lutje adhurimi. Të tilla janë lutjet e robit që Allahu i Lartësuar t’i japë ato që ai kërkon dhe ta ruajë nga ato që ai i druhet, jo duke ia kërkuar konkretisht ato, por duke kryer adhurimet për të cilat Allahu i Lartësuar ka premtuar se do të japë si shpërblim ato që robi kërkon. Për shembull, njeriu dëshiron të futen në Xhenet. Këtë ai mund t’ia kërkojë Allahut të Lartësuar me dy mënyra: ose duke iu drejtuar Atij me një kërkesë konkrete, pra, duke thënë: “O Zot, të lutem më fut në Xhenet!”, ose duke ia kërkuar këtë gjë tërthorazi, duke kryer ato vepra dhe adhurime për të cilat Allahu i Lartësuar ka premtuar si shpërblim futjen në Xhenet. Kjo mënyrë e fundit është “lutje adhurimi”, ndërsa lloji tjetër është: 2. Lutje kërkese. Kjo do të thotë t'i kërkosh Allahut të Lartësuar diçka konkrete, si për shembull: “O Zot, më jep rizk hallall, ma shto pasurinë time, m'i ruaj të mirat që më ke dhënë” etj. Këto ishin dy mënyrat me të cilat ne mund t'i lutemi Allahut të Lartësuar. Fjala aĥŝâhâ do të thotë: Ai që i mëson ato, punon sipas tyre dhe e adhuron Allahun sipas asaj që presupozojnë dhe diktojnë këto emra prej punëve të mira dhe adhurimeve. Kështu p.sh: kur ti e di që Allahu është Es-semiu Gjithëdëgjuesi, atëherë ti nuk gënjen, nuk shpif, nuk bën gibet, nuk dëshmon rrejshëm dhe as trillon mashtrime. Kur ti e di që Allahu është El baŝiru Gjithëshikuesi, atëherë ti e ruan shikimin tënd nga haramet. Ja ky është të punuarit sipas asaj që të diktojnë emrat dhe të adhuruarit e Allahut sipas asaj që të diktojnë këto emra prej adhurimeve. Dikush mund të keqkuptojë fjalën e Profetit: “Allahu ka 99 emra”, duke menduar se Ai nuk ka mëshumë se 99 emra. E pra Allahu i madhëruar ka më shumë se 99 emra. Argument për këtë është hadithi i saktë që bën fjalë për duanë e largimit të trishtimit dhe për të cilin Profeti a.s. ka thënë: “Çdo kush që e dëgjon atë duhet ta mësojë!”. Në këtë dua thuhet: “All-llâhum-me in-nî abduk ibnu abdike ibnu emetike, nâŝijetî bi jedik, mađin fij-je ĥukmuk, adlun fij-je kađâuk, es’eluke bi kul-lismin hue lek, sem-mejte bihî nefsek, eu enzeltehû fî kitâbik, eu al-lemtehû li eĥadin min ħalķik, euiste’therte bihî fî ilmil gajbi indek, en texh’alel Kur’âne rabîa kalbî ue nûra ŝadrî ue xhelâe ĥuznî ue dhehâbe hem-mî ue gam-mî. O Allah, unë jam robi Yt, biri i robit Tënd, biri i robëreshës Tënde! Qenia ime është në dorën Tënde! Vendimi Yt mbi mua sigurisht që ndodh! Të drejta janë të gjitha caktimet e Tua për mua! Po të drejtohem me të gjithë emrat e Tu, me të cilët e ke emërtuar Veten, apo të cilët i ke shpallur në Librin Tënd, apo të cilët ia ke mësuar ndonjë prej krijesave të Tua, apo të cilët i ke ruajtur në dijen Tënde të fshehtë: që ta bësh Kuranin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, largues të trishtimit tim dhe heqës të ankthit tim! Në këtë hadith Profeti a.s. tha: euiste’therte bihî fî ilmil gajbi indek. Pra: o Zot të lutem me ato emra që i ke veçuar dhe ruajtur në dijen tënde të fshehtë. Kështu, Allahu i madhëruar ka edhe emra që nuk i di askush prej krijesave të Tij, madje as melekët dhe as profetët e Tij. Përmendja e 99 emrave nuk është sjellë në hadith për të treguar përkufizimin e numrit të tyre, por është sjellë për të treguar diçka tjetër. Është sjellë për të treguar se Allahu mes shumë emrave të Tij, ka 99 emra, të cilat ai që aĥŝâhâ ka për të hyrë në xhennet. Duhet kuptuar mirë se emrat e Allahut të madhëruar janë teuķifijeh, që do të thotë: të përcaktuara vecse me argument burimor (ajet ose hadith). Me fjalë të tjera, ne nuk lejohet ta emrëtojmë Allahun e lartësuar veçse me emrat me të cilat Ai e ka emërtuar veten e Vet, ose me të cilat e ka emërtuar Profeti i Tij. [sh.p]
7:181Page 174
وَمِمَّنۡ خَلَقۡنَآ أُمَّةٞ يَهۡدُونَ بِٱلۡحَقِّ وَبِهِۦ يَعۡدِلُونَ ١٨١
And among those We created is a community1 which guides by truth and thereby establishes justice.
Ndër ata, që Ne krijuam, ka edhe njerëz që udhëzojnë në të vërtetën... –Ndër shumë krijesa, ka njerëz të zgjedhur, që jo vetëm janë të udhëzuar në rrugën e drejtë, por punojnë shumë që të udhëzohen edhe të tjerët. Ata e njohin të vërtetën, punojnë me sinqeritet sipas saj, dhe pastaj ftojnë edhe të tjerëtqë të bëjnë të njëjtën gjë....dhe mbajnë drejtësi sipas saj - Ata gjykojnë me drejtësi në të gjitha çështjet. Edhe kur flasin, flasin drejt, duke thënë gjithmonë të vërtetën. Këta janë prijësit e të udhëzuarve, me dije të saktë e vepra të sinqerta. Allahu i Lartësuar i ka dalluar, sepse ata këshillojnë për të bërë mirë dhe për durim. Këta janë të gradës siddikun - të vërtetët, që vjen menjëherë pas gradës së profetëve. Por edhe mes tyre ka të dalluar mbi të dalluar, sipas shkallës së diturisë, veprave të sinqerta, thirrjes në rrugën e Zotit dhe sipas durimit që bëjnë në këtë rrugë të drejtë. I Lartësuar dhe i Dëlirë nga çdo e metë është Allahu i Lartësuar, i Cili dallon me mëshirën dhe bujarinë e Tij atë që Ai dëshiron. Allahu është Dhurues i madh dhe Bujar i pashoq.
7:182Page 174
وَٱلَّذِينَ كَذَّبُواْ بِـَٔايَٰتِنَا سَنَسۡتَدۡرِجُهُم مِّنۡ حَيۡثُ لَا يَعۡلَمُونَ ١٨٢
But those who deny Our signs - We will progressively lead them [to destruction]1 from where they do not know.
Ndërsa ata që i mohojnë Shpalljet Tona, Ne do t’i shpiem dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar. - Këtu flitet për ata që shpërfillin dhe i quajnë të kota Shpalljet e Zotit të Lartësuar. Ata nuk i pranojnë shenjat e Allahut të Lartësuar, që tregojnë për saktësinë dhe vërtetësinë e mesazhit të Muhamedit a.s. Për këta njerëz, Allahu i Lartësuar thotë: “Ne do t’i shpiem dalëngadalë drejt shkatërrimit, pa e kuptuar.” Allahu i Lartësuar do t’i pasurojë në këtë botë, derisa ata të mendojnë se nuk kanë për t’u dënuar nga Ai. Kështu, ata do ta shtojnë edhe më shumë kundërshtimin, gjynahet dhe krimet e tyre. Në këtë mënyrë, atyre do t’u shtohet masa e ndëshkimit prej Allahut të Lartësuar, domethënë, ata shkatërrojnë vetveten dhe nuk e kuptojnë se si.
7:183Page 174
وَأُمۡلِي لَهُمۡۚ إِنَّ كَيۡدِي مَتِينٌ ١٨٣
And I will give them time. Indeed, My plan is firm.
Atyre do t’u jap afat, sepse plani Im është i fuqishëm. - Plani i Allahut për ta është i fuqishëm dhe i pacenueshëm.
7:184Page 174
أَوَلَمۡ يَتَفَكَّرُواْۗ مَا بِصَاحِبِهِم مِّن جِنَّةٍۚ إِنۡ هُوَ إِلَّا نَذِيرٞ مُّبِينٌ ١٨٤
Then do they not give thought? There is in their companion [i.e., Muḥammad (ﷺ)] no madness. He is not but a clear warner.
A nuk mendojne ata, se shoku i tyre nuk është aspak i marrë? -‘Shoku’ që përmendet këtu është Profeti a.s. Kjo është një ftesë nga Allahu i Lartësuar që ata të vënë në punë logjikën e shëndoshë: A nuk e shikojnë gjendjen e njeriut që u dërgua mes tyre?! Ata e njohin shumë mirë atë. Madje, para Islamit, atë e vlerësonin shumë dhe e lavdëronin. Pse tani shpifin dhe e quajnë të marrë?! Le të shohin moralin dhe udhëzimet e tij, për çfarë fton ai dhe Shpallja që ai përcjell nga Zoti i tij! Ai është njeri fisnik, me cilësi të rralla, me moral të lartë, i mençur dhe me logjikë të shëndoshë, si askush tjetër. Ai fton vetëm në mirësi dhe ndalon vetëm nga të këqijat. Atëherë, ju që logjikoni drejt, a mund ta quani atë një njeri të marrë?! Përkundrazi, ai e meriton të quhet udhëheqësi më i madh dhe këshilluesi më i qartë dhe më i dhembshur për popullin e tij. Ai është bariu më i kujdesshëm për tufënetij.Aiështëmëibutidhemëi dashuri për ata që i fton në rrugën e drejtë.Ai është vetëm një paralajmërues i qartë. - Profeti udhëzon dhe u mëson njerëzve fjalët dhe veprat që i shpëtojnë ata nga ndëshkimi i Allahut të Lartësuar dhe i bëjnë të fitojnë shpërblimin e madh dhe lumturinë në të dyja jetët. Këtë ai e bën me mënyrën më të butë, më të drejtë, më tërheqëse dhe me dashurinë më të madhe.
7:185Page 174
أَوَلَمۡ يَنظُرُواْ فِي مَلَكُوتِ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِ وَمَا خَلَقَ ٱللَّهُ مِن شَيۡءٖ وَأَنۡ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَدِ ٱقۡتَرَبَ أَجَلُهُمۡۖ فَبِأَيِّ حَدِيثِۭ بَعۡدَهُۥ يُؤۡمِنُونَ ١٨٥
Do they not look into the realm of the heavens and the earth and everything that Allāh has created and [think] that perhaps their appointed time has come near? So in what statement [i.e., message] hereafter will they believe?
A nuk shohin ata në mbretërinë e qiejve dhe të tokës... -Nëse përsiatin mbi këto shenja madhështore, pa dyshim do të gjejnë fakte të qarta që tregojnë se Zoti, Krijuesi, Sunduesi, Furnizuesi dhe Kujdestari i tyre është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt. Zoti i qiejve dhe i tokës është i plotë dhe absolut në të gjitha atributet e Tij. Ai është Bamirës, i Drejtë dhe i Urtë në të gjitha veprat e Tij....dhe në gjithçka që ka krijuar Allahu? -Çdokush që kërkon të vërtetën le të shohë gjithçka që ka krijuar Allahu i Lartësuar në këtë botë. Çdo pjesë e kësaj gjithësie, sado e vogël qoftë, dëshmon për diturinë, pushtetin, urtësinë dhe gjerësinë e mëshirës së Allahut të Lartësuar. Tërë krijimi dëshmon për bamirësinë e pakufishme të Krijuesit dhe për faktin se vullneti i Tij realizohet mbi gjithçka. Bota që ekziston tregon për cilësitë madhështore dhe absolute të Sunduesit të Plotpushtetshëm. Ajo tregon se Krijuesi është i Vetëm, Absolut, i pashoq dhe i pakrahasueshëm në çdo aspekt. Për këtë arsye, është e detyrueshme që Allahu të jetë i Vetmi që adhurohet nga krijesat, i Vetmi që meriton dashurinë, lavdërimin, mirënjohjen dhe përkushtimin e tyre. Krijesat duhet ta duan me gjithë shpirt Zotin e tyre dhe duhet t’i nënshtrohen vullnetarisht ligjit të Tij.Afati i tyre mundet tashmë të jetë drejt fundit. -Le të shikojnë gjendjen e tyre! Le të marrin në llogari vetveten, para se t’u vijë befas vdekja, duke kundërshtuar të vërtetën. Le të reflektojnë dhe të ndryshojnë tani nga kjo gjendje e mjerë ku ndodhen, sepse kur vjen vdekja, nuk ka më shans për t’u kthyer mbrapa. Ky ajet është nxitje për reflektim, pendim dhe kthim tek Allahu i Lartësuar me bindje. Kjo është një ftesë bujare për të dalë nga gjendja e mospërfilljes së porosive të Allahut të Lartësuar.Atëherë, cilit Mesazh pas këtij, do t’i besojnë? - Nëse ata nuk besojnë këtë libër të mrekullueshëm, atëherë cilës fjale i besojnë?! Vallë, u besojnë librave të mashtrimit dhe devijimit, librave që të fusin në errësirat e humbjes dhe të çojnë larg Allahut të Lartësuar?! Apo u besojnë shpifësve, që flasin nga vetja e vet dhe shejtani i mallkuar?! Por të mjerët nuk e kuptojnë që nuk ka asnjë mundësi udhëzimi pa e dëshiruar këtë Allahu i Lartësuar. E vetmja mundësi për të gjetur rrugën e drejtë është t’ia kërkosh këtë Allahut të Lartësuar, i Cili është i vetmi që ka në dorë udhëzimin. Prandaj i Madhëruari thotë më pas:
7:186Page 174
مَن يُضۡلِلِ ٱللَّهُ فَلَا هَادِيَ لَهُۥۚ وَيَذَرُهُمۡ فِي طُغۡيَٰنِهِمۡ يَعۡمَهُونَ ١٨٦
Whoever Allāh sends astray - there is no guide for him. And He leaves them in their transgression, wandering blindly.
Për ata që Allahu i lë në humbje, nuk ka udhëzues. Ai do t’i lërë ata të enden në mosbesimin e tyre. - Ai i lë ata në humbje të thellë, duke bërë gjynahe e padrejtësi. Ata janë të çorientuar dhe kurrë nuk kanë për të dalë nga kjo humbje, nëse nuk ia kërkojnë Allahut të Lartësuar dhe nuk përpiqen sinqerisht përmes rrugëve të përcaktuara nga Ai për të arritur udhëzimin.
7:187Page 174
يَسۡـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلسَّاعَةِ أَيَّانَ مُرۡسَىٰهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّيۖ لَا يُجَلِّيهَا لِوَقۡتِهَآ إِلَّا هُوَۚ ثَقُلَتۡ فِي ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلۡأَرۡضِۚ لَا تَأۡتِيكُمۡ إِلَّا بَغۡتَةٗۗ يَسۡـَٔلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنۡهَاۖ قُلۡ إِنَّمَا عِلۡمُهَا عِندَ ٱللَّهِ وَلَٰكِنَّ أَكۡثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَعۡلَمُونَ ١٨٧
They ask you, [O Muḥammad], about the Hour: when is its arrival?1 Say, "Its knowledge is only with my Lord. None will reveal its time except Him. It lays heavily2 upon the heavens and the earth. It will not come upon you except unexpectedly." They ask you as if you are familiar with it. Say, "Its knowledge is only with Allāh, but most of the people do not know."
Allahu i Lartësuar i drejtohet profetit të Tij, Muhamedit a.s, dhe i thotë:Të pyesin ty rreth Orës(së Kjametit)- kur do të ndodhë? -Këtu bëhet fjalë për ata që e mohonin Muhamedin a.s, duke e konsideruar atë si mashtrues. Ata pyesnin për Kijametin, se kur do të jetë ora e tij, kur do të jetë dita e fundit e kësaj bote. Allahu i Lartësuar e urdhëron Profetin e Tij që t’u përgjigjet duke thënë:Thuaj: “Atë e di vetëm Zoti im." -Allahu i Lartësuar e mban këtë dituri vetëm për Veten e Tij, pa ia treguar askujt prej krijesave të Tij.Askush, veç Tij nuk mund ta zbulojë kur do të ndodhë. -Asnjë nuk ka për ta mësuar çastin e Kijametit para se ai të ndodhë. Këtë sekret e di veçse Allahu i Lartësuar.Kjo barrë është shumë e rëndë për gjithçka në qiej dhe në tokë. -Njohja e Ditës së Fundit është bërë e pamundur për banorët e qiejve dhe të tokës, prandaj edhe çështja e saj është shumë e rëndë dhe e frikshme për ta.Ajo ka për të ardhur veçse befas. –Krijesat nuk do ta kuptojnë momentin kur të vijë ajo ditë, e cila do t’i kapë në befasi. Ata nuk do të kenë mundësi të përgatiten për të, që të përballojnë vështirësitë dhe tmerret e saj.Ata të pyesin ty, sikur ti të kishe zbuluar dijen rreth saj. - Për ata ka shumë rëndësi të dinë se kur do të ndodhë Kijameti, madje iu dukesh tejet mospërfillës për pyetjen që të bëjnë. Por nuk e dinë ata të shkretë se ti ke dituri të plotë rreth Zotit tënd dhe e di shumë mirë se çfarë pyetjesh janë të dobishme dhe çfarë jo. Për këtë arsye, ti nuk i jep shumë rëndësi çështjes se kur do të ndodhë Kijameti. Atëherë, pse ata nuk të marrin ty si shembull?! Përse nuk mësojnë nga sjellja, dituria dhe maturia jote?! Përse nuk heqin dorë nga kjo pyetje e padobishme?! Aq më tepër që këtë njohuri nuk e ka patur dhe nuk e ka asnjë profet apo melek afër Zotit të Lartësuar. Kjo thjesht është një nga çështjet që Allahu i Lartësuar, me urtësinë e Tij, e mban në sekret të plotë nga krijesat.Thuaj: “Për të di vetëm Allahu”, por shumica e njerëzve nuk e dinë. - Për shkak të paditurisë së tyre, ata u japin rëndësi çështjeve që nuk kanë dobi për ta. Nga ana tjetër, ata nuk pyesin për ato gjëra që vërtet e kanë detyrë të pyesin dhe të informohen, sepse do të mbajnë përgjegjësi për to.
7:188Page 175
قُل لَّآ أَمۡلِكُ لِنَفۡسِي نَفۡعٗا وَلَا ضَرًّا إِلَّا مَا شَآءَ ٱللَّهُۚ وَلَوۡ كُنتُ أَعۡلَمُ ٱلۡغَيۡبَ لَٱسۡتَكۡثَرۡتُ مِنَ ٱلۡخَيۡرِ وَمَا مَسَّنِيَ ٱلسُّوٓءُۚ إِنۡ أَنَا۠ إِلَّا نَذِيرٞ وَبَشِيرٞ لِّقَوۡمٖ يُؤۡمِنُونَ ١٨٨
Say, "I hold not for myself [the power of] benefit or harm, except what Allāh has willed. And if I knew the unseen, I could have acquired much wealth, and no harm would have touched me. I am not except a warner and a bringer of good tidings to a people who believe."
Thuaj: “Unë nuk kam në dorë t’i bëj as mirë e as keq vetes sime, përveçse ashtu siç do Allahu. -Unë jam një rob i Zotit, i nënshtruar plotësisht para Tij. Nëse më vjen ndonjë mirësi, më vjen veç prej Allahut të Lartësuar. Gjithashtu, askush nuk largon prej meje të këqijat, përveç Allahut të Lartësuar. Edhe këtë dituri që kam, e kam prej Allahut të Lartësuar.Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të mirat e nuk do të më prekte asgjë e keqe. - Nëse unë do t’i dija gjërat para se ato të ekzistonin, nëse do të dija ku të çojnë ato dhe se cili është përfundimi i tyre, atëherë unë do të ndërmerrja të gjitha masat që të grumbulloja për veten time çdo të mirë të dynjasë dhe ahiretit, nga njëra anë, dhe do të isha i kujdesshëm që të shpëtoja prej çdo gjëje që më dëmton, nga ana tjetër. Por duke qenë se unë kam dituri veçse aq sa Zoti më ka mësuar, edhe mua mund të më godasë ndonjë gjë që më dëmton ose mund të më shpëtojë ndonjë e mirë, që më bën dobi. Atëherë, ky është argumenti më i qartë se unë nuk kam dituri rreth gajb-it, domethënë, të fshehtave të Zotit.Unë jam veçse një qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.” - Unë thjesht ju tërheq vërejtjen që të ruheni nga ndëshkimet që mund t’ju godasin në fenë, dynjanë dhe ahiretin tuaj. Unë ju qartësoj gjithçka që ju çon në këtë përfundim të keq dhe ju këshilloj që të ruheni prej tyre. Gjithashtu, unë jam përgëzues për shpërblimet që jepen që në këtë dynja, por edhe për shpërblimet e përjetshme në ahiret, për këdo që i bindet dhe i nënshtrohet Allahut të Lartësuar. Unë i kam bërë të qarta të gjitha veprat e mënyrat që sjellin kënaqësinë e Zotit të Lartësuar dhe lumturinë tuaj në të dyja jetët. Megjithatë, këshillat e mia nuk vlejnë për të gjithë. Ato u bëjnë dobi veçse besimtarëve, të cilët i pranojnë ato dhe i trajtojnë me respektin e duhur. Këto ajete të mrekullueshme tregojnë qartë injorancën e thellë të të gjithë atyre njerëzve që i drejtohen Profetit (a.s) dhe i luten atij për ndonjë mirësi ose për të shpëtuar nga ndonjë e keqe. Le ta dinë ata se Muhamedi (a.s) nuk ka asgjë në dorë, për këtë botë apo për tjetrën. Ai nuk mund të ndihmojë asnjë që Allahu i Lartësuar nuk e ndihmon dhe as nuk mund të largojë ndonjë të keqe që Allahu i Lartësuar nuk dëshiron ta largojë. Profeti (a.s) dinte veçse aq sa e kishte mësuar Allahu i Lartësuar. Dobia e vetme prej Muhamedit (a.s) është Shpallja që ai përcolli. Mënyra e përfitimit prej tij është vetëm pasimi me besnikëri dhe sinqeritet i udhëzimeve që ai solli prej Allahut të Lartësuar. Kjo mirësi prej Profetit (a.s) është më e madhe se çdo lloj mirësie tjetër që mund të vijë prej dikujt në këtë botë, qofshin ata edhe prindërit, të cilët janë bërë shkak që të vish në këtë jetë. Mirësitë e këtij Profeti të bekuar ia kalojnë dobisë së miqve dhe vëllezërve më të ngushtë, më të dashur dhe më të butë me ty. Mirësia e Muhamedit (a.s) nuk krahasohet me atë të askujt tjetër, sepse ai i nxiti njerëzit për të vepruar çdo të mirë dhe i këshilloi qartë për t’u larguar nga çdo e keqe. Ai tregoi rrugën e mbarë drejt Allahut të Lartësuar, sqaroi veprat e mira dhe mënyrat me të cilat ato arrihen. Ai tregoi, gjithashtu, shtigjet dhe veprat e këqija, që shkaktojnë zemërimin dhe ndëshkimin e Allahut të Lartësuar, dhe udhëzoi njerëzimin se si të ruhen dhe të largohen prej tyre.
7:189Page 175
۞ هُوَ ٱلَّذِي خَلَقَكُم مِّن نَّفۡسٖ وَٰحِدَةٖ وَجَعَلَ مِنۡهَا زَوۡجَهَا لِيَسۡكُنَ إِلَيۡهَاۖ فَلَمَّا تَغَشَّىٰهَا حَمَلَتۡ حَمۡلًا خَفِيفٗا فَمَرَّتۡ بِهِۦۖ فَلَمَّآ أَثۡقَلَت دَّعَوَا ٱللَّهَ رَبَّهُمَا لَئِنۡ ءَاتَيۡتَنَا صَٰلِحٗا لَّنَكُونَنَّ مِنَ ٱلشَّٰكِرِينَ ١٨٩
It is He who created you from one soul and created from it its mate that he1 might dwell in security with her. And when he [i.e., man] covers her,2 she carries a light burden [i.e., a pregnancy] and continues therein. And when it becomes heavy, they both invoke Allāh, their Lord, "If You should give us a good3 [child], we will surely be among the grateful."
Është Allahu Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm (Ademi),....- Allahu ju krijoi ju të gjithëve, o njerëz, burra e gra, sado të shumtë, të ndryshëm dhe të shpërndarë të jeni në tokë. Allahu ju krijoi të gjithëve nga një njeri i vetëm, i ciliishte Ademi, babai i njerëzimit....prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij(Havanë), për të gjetur qetësinë tek ajo. - Allahu i Madhëruar krijoi nga Ademi (a.s) gruan e tij, Havanë, me qëllim që burri të gjente prehjen dhe qetësinë e nevojshme. Gruaja u krijua nga burri, që mes tyre të ketë gjithmonë afrimitet, tërheqje dhe dashuri, duke gjetur secili prehjen tek tjetri.Kur njeriu e mbulon(kontakton me)gruan e tij, ajo ngarkohet me një barrë të lehtë dhe ashtu vazhdon me të(pa e ndier). -Allahu i Lartësuar ka përcaktuar që, kur burri dhe gruaja bashkohen në marrëdhënie intime, nga ky bashkim i ethshëm të sigurohet vazhdimësia e llojit njerëzor. Kështu, gruaja bart një barrë të lehtë nga burri, e cila nuk ndihet dhe vihet re nga gruaja në fillimet e saj.Por kur ajo(barrë)rëndohet, ata të dy e lusin Allahun, Zotin e tyre: “Nëse na jep fëmijë të mirë, do të të jemi vërtet mirënjohës.” - Por pas njëfarë kohe, barra në trupin e saj nis të rëndohet, të duket dhe të ndihet. Në këtë moment, zemra e nënës dhe babait fillon të ndiejë dhembshuri prindërore për foshnjën që pritet. Ata luten dhe shpresojnë që ai të dalë i gjallë dhe i shëndetshëm, i pastër dhe i sigurt nga çdo lloj mangësie. Ata lusin Allahun e Lartësuar: “O Zot, nëse na jep pasardhës të mirë, do të jemi vërtet mirënjohës ndaj Teje. Nëse na fal një fëmijë të shëndetshëm e pa defekte, ne kemi për të qenë mirënjohës dhe falënderues për dhuratën Tënde.”.
7:190Page 175
فَلَمَّآ ءَاتَىٰهُمَا صَٰلِحٗا جَعَلَا لَهُۥ شُرَكَآءَ فِيمَآ ءَاتَىٰهُمَاۚ فَتَعَٰلَى ٱللَّهُ عَمَّا يُشۡرِكُونَ ١٩٠
But when He gives them a good [child], they1 ascribe partners to Him concerning that which He has given them. Exalted is Allāh above what they associate with Him.
Por pasi Ai u dhuron atyre fëmijë të mirë, ata i përshkruajnë Atij ortakë në atë që u dhuroi. -Por, kur Allahun e Lartësuar ua dhuron fëmijën ashtu si ata e kërkonin, domethënë, të plotë e të shëndetshëm, ata, në vend që ta njësojnë të Madhëruarin duke i shprehur vetëm Atij mirënjohjen e plotë për peshqeshin që u bëri, shkojnë dhe falënderojnë e i janë mirënjohës edhe dikujt tjetër,bashkë me Allahun. Ky fenomen i mosmirënjohjes ndaj Allahut shfaqet me mënyra dhe forma të ndryshme, si më poshtë:1. Këta prindër e mësojnë dhe edukojnë fëmijën, - që Allahu i Lartësuar ua fali ashtu si ata ia kërkuan, - që të adhurojë dikë tjetër veç Tij.2. Këta prindër i vënë fëmijës emra që tregojnë robëri dhe adhurim ndaj dikujt tjetër veç Allahut, si për shembull, Abdul Kabe (Adhuruesi i Qabes), Abdul Husejn (Adhuruesi i Husejnit) etj.3. Duke adhuruar e duke lavdëruar dikë tjetër, krahas Allahut të Lartësuar, për këtë mirësi, edhe pse Allahu është i vetmi që dhuron mirësi etj. Në këto ajete ka zhvendosje nga një rrëfim në tjetrin. Në fillim flitet për Ademin (a.s) dhe Havanë, pastaj flitet në përgjithësi për llojin njerëzor. Kështu, nuk duhet assesi të mendohet se çifti i parë i njerëzimit, Ademi dhe Havaja, bënë shirk në adhurim, por ishin pasardhësit e mëvonshëm që e bënë këtë. Allahu i Lartësuar i ka këshilluar gjithmonë robërit e Tij për t’u larguar nga shirku. Ai gjithmonë ka treguar kotësinë e çdo lloj idhujtarie, madje ka shpallur se shirku, me çdo lloj forme që shfaqet, është padrejtësia më e madhe që mund të kryejë dikush.Por Allahu është i Dëlirë dhe i Lartësuar nga ortakët që ata i përshkruajnë. - Në ajetet e mësipërme, Allahu i Lartësuar solli argumente madhështore, që tregonin se Ai është i vetmi Krijues, Sundues dhe Mbretërues, që përkujdeset për krijesat e Tij. Për shembull, Ai përmendi se si i krijoi njerëzit nga një person i vetëm, që ishte Ademi (a.s). Së pari, Allahu krijoi prej Ademit bashkëshorten e tij dhe pastaj, me radhë, të gjithë pasardhësit e tyre. I Madhëruari ka vendosur dashuri dhe dhembshuri mes burrit dhe gruas, që ata të gjejnë prehje e kënaqësi te njëri tjetri. Ai ka bërë që, burri dhe gruaja, duke kënaqur epshin e tyre, të ruajnë vazhdimësinë e jetës. Është Allahu i Gjithëditur që krijon embrionin në barkun e nënës, ku kalon një kohë të përcaktuar deri në krijimin e plotë të tij. Gjatë kësaj kohe, prindërit përmallohen dhe e presin këtë fëmijë plot dashuri. Ata e lusin Allahun e Lartësuar që ky fëmijë të dalë në jetë i saktë dhe i shëndetshëm, pa asnjë mangësi, dhe Zoti i tyre ua plotëson këtë dëshirë. Atëherë, a nuk e meriton Allahu i Lartësuar, me të gjitha këto mrekulli që bën e dhuron, që të adhurohet si Një, i Vetëm dhe i Pashoq nga krijesat e Tij?! Por ja që nuk ndodh gjithmonë kështu, sepse disa nga robërit e Tij adhurojnë e falënderojnë idhuj, e jo Atë, Zotin e tyre.
7:191–192Page 175
أَيُشۡرِكُونَ مَا لَا يَخۡلُقُ شَيۡـٔٗا وَهُمۡ يُخۡلَقُونَ ١٩١
Do they associate with Him those who create nothing and they are [themselves] created?
وَلَا يَسۡتَطِيعُونَ لَهُمۡ نَصۡرٗا وَلَآ أَنفُسَهُمۡ يَنصُرُونَ ١٩٢
And they [i.e., the false deities] are unable to [give] them help, nor can they help themselves.
Mos vallë, po i përshkruajnë Atij si ortakë sende që nuk mund të krijojnë asgjë, por, vetë janë të krijuara?! Ata nuk mund t’u japin atyre ndonjë ndihmë e as vetn e vet nuk mund ta ndihmojnë. - Idhujt e tyre nuk kanë krijuar asgjë, madje ata janë vetë të krijuar. Ata janë të pafuqishëm dhe nuk mund të ndihmojnë adhuruesit e tyre. Pse nuk po mendoni, o njerëz?! Nëse idhujt nuk mund të krijojnë as një thërmijë të vogël, sepse edhe vetë janë të krijuar, nëse nuk kanë mundësi që të largojnë të keqen nga adhuruesit e as nga vetja e tyre, atëherë si mund të konsiderohen të barabartë me Zotin dhe të adhurohen si Ai?! Pa dyshim që kjo është padrejtësia dhe mendjelehtësia më e madhe.
7:193Page 175
وَإِن تَدۡعُوهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ لَا يَتَّبِعُوكُمۡۚ سَوَآءٌ عَلَيۡكُمۡ أَدَعَوۡتُمُوهُمۡ أَمۡ أَنتُمۡ صَٰمِتُونَ ١٩٣
And if you [believers] invite them to guidance, they will not follow you. It is all the same for you whether you invite them or you are silent.
Edhe nëse i ftoni për t’i udhëzuar, ata nuk ju përgjigjen. Për ju është njëlloj, i thirrët ata apo nuk i thirrët. - O idhujtarë, nëse ju i ftoni idhujt tuaj të kthehen në rrugën e drejtë, ata nuk ju përgjigjen. Si t’i ftoni, si të mos i ftoni, ata nuk kanë për t’ju dëgjuar. Kështu, njeriu qëndron më lart se idhujt, sepse idhujt nuk dëgjojnë, nuk shikojnë, nuk udhëzojnë, nuk udhëzohen dhe nuk dallojnë dot të mirën nga e keqja. Mjafton të meditosh pak në këto fakte dhe e kupton se adhurimi i idhujve është i padobishëm, madje i dëmshëm dhe i dënueshëm. Çdo njeri i mençur e kupton se idhujtarët janë mendjelehtë dhe të padrejtë me adhurimet e tyre të kota.
7:194Page 175
إِنَّ ٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِ ٱللَّهِ عِبَادٌ أَمۡثَالُكُمۡۖ فَٱدۡعُوهُمۡ فَلۡيَسۡتَجِيبُواْ لَكُمۡ إِن كُنتُمۡ صَٰدِقِينَ ١٩٤
Indeed, those you [polytheists] call upon besides Allāh are servants [i.e., creations] like you. So call upon them and let them respond to you, if you should be truthful.
Nuk ka dyshim se ata që ju po i adhuroni veç Allahut, janë të krijuar, sikurse edhe ju. - Nuk ka asnjë dallim mes jush dhe atyre: të gjithë jeni rob të Allahut të Lartësuar, jeni pronë dhe krijesa të Tij. Nëse ju vërtet besoni se ata e meritojnë që të adhurohen, atëherë:Lutjuni atëherë atyre dhe le t’ju përgjigjen, nëse e thoni të vërtetën! - Nëse ata ju përgjigjen dhe jua plotësojnë kërkesat, atëherë ju keni të drejtë, ose në të kundërt, vërtetohet se ju e keni gabim dhe se po thoni për Allahun e Lartësuar shpifjen më të rëndë dhe më të ndëshkueshme. Në fakt, rezultati dihet: mjafton t’u hedhësh një shikim të shpejtë idhujve tuaj, dhe vetëm pamja e tyre tregon se ata nuk kanë asnjë lloj mundësie për të bërë mirë ose keq.
7:195Page 175
أَلَهُمۡ أَرۡجُلٞ يَمۡشُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ أَيۡدٖ يَبۡطِشُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ أَعۡيُنٞ يُبۡصِرُونَ بِهَآۖ أَمۡ لَهُمۡ ءَاذَانٞ يَسۡمَعُونَ بِهَاۗ قُلِ ٱدۡعُواْ شُرَكَآءَكُمۡ ثُمَّ كِيدُونِ فَلَا تُنظِرُونِ ١٩٥
Do they have feet by which they walk? Or do they have hands by which they strike? Or do they have eyes by which they see? Or do they have ears by which they hear? Say, [O Muḥammad], "Call your 'partners' and then conspire against me and give me no respite.
A kanë ata këmbë për të ecur? A kanë duar për të kapur? A kanë sy për të parë? A kanë veshë për të dëgjuar? - Idhujt nuk kanë këmbë që të ecin, as duar që të veprojnë me to, as sy që të shikojnë e as veshë që të dëgjojnë. Ata nuk kanë asnjë lloj mundësie, aftësie dhe force, që gjendet te njeriu. Kështu, njeriu që i adhuron ata, në realitet qëndron më lart se idhujt e tij, për sa i përket aftësive dhe fuqisë. Idhujt nuk mund t’u përgjigjen lutjeve të krijesave, sepse edhe vetë idhujt janë krijesa të nënshtruara përpara Allahut të Lartësuar. Atëherë, përse i adhurojnë? Pastaj i Madhëruari e urdhëron Profetin e tij që t’u thotë idhujtarëve:Thuaj: “I thërrisni idhujt tuaj, thurni plane kundër meje dhe mos pritni aspak! - Mblidhuni të gjithë ju, bashku me aleatët dhe idhujt tuaj, për të më dëmtuar mua! Bashkohuni të gjithë dhe mos më lini kohë për t’u mbrojtur, por ta dini se kurrë nuk keni për të arritur të më bëni ndonjë të keqe, sepse:
7:196Page 176
إِنَّ وَلِـِّۧيَ ٱللَّهُ ٱلَّذِي نَزَّلَ ٱلۡكِتَٰبَۖ وَهُوَ يَتَوَلَّى ٱلصَّٰلِحِينَ ١٩٦
Indeed, my protector is Allāh, who has sent down the Book; and He is an ally to the righteous.
Mbrojtësi im është Allahu, i Cili e zbriti Librin dhe që përkujdeset për të mirët. - Mbrojtësi dhe kujdestari im është Allahu i Lartësuar. Ai kujdeset për të më dhuruar të mira dhe për të larguar çdo të keqe, rrezik dhe kërcënim që më kanoset. Allahu i Lartësuar është Ai që zbriti Kur'anin, i cili është udhëzim, shërim dhe dritë. Me Shpalljen e Tij, Allahu tregon përkujdesje për të dashurit e Tij, që i ka zgjedhur dhe dalluar mbi të tjerët. Ai kujdeset me butësi dhe mëshirë, duke i edukuar adhuruesit e Tij me moral dhe besim të pastër. Allahu i Lartësuar përkujdeset për ata që kanë qëllim, fjalë dhe vepra të mira. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. Kështu ndodh, sepse besimtarët e mirë kënaqen me Allahun e Lartësuar si Kujdestarin dhe të dashurin e tyre, duke ia dorëzuar Atij të gjitha çështjet. Ata i përkushtohen tërësisht Atij dhe distancohen nga çdo lloj i adhuruari tjetër. Për këtë shkak, Allahu i Lartësuar i ndihmon ata në çdo hap e në çdo çështje dhe u jep sukses në dynja e në ahiret. Në një ajet tjetër kuranor thuhet: “Allahu i mbron ata që besojnë. Me të vërtetë, Allahu nuk i do tradhtarët e mohuesit.” [Haxh 38].
7:197Page 176
وَٱلَّذِينَ تَدۡعُونَ مِن دُونِهِۦ لَا يَسۡتَطِيعُونَ نَصۡرَكُمۡ وَلَآ أَنفُسَهُمۡ يَنصُرُونَ ١٩٧
And those you call upon besides Him are unable to help you, nor can they help themselves."
Ndërsa ata të cilëve ju u luteni veç Tij, nuk mund t’ju ndihmojnë, madje as veten e vet nuk mund ta ndihmojnë. - Idhujt nuk e meritojnë të adhurohen, sepse ata nuk kanë asnjë forcë dhe mundësi për të ndihmuar të tjerët, madje as veten e tyre. Atëherë, nëse e kupton këtë, do të sigurohesh se idhujtarët dhe idhujt e tyre, edhe sikur mblidhen të gjithë së bashku dhe të ngrejnë kurthe kundër atyre që ka marrë nën mbrojtje Krijuesi i tokës dhe qiejve, nuk kanë për t’u bërë dot asgjë. Allahu i Lartësuar është absolut në pushtetin, fuqinë dhe zotërimin e Tij. Kush i mbështetet madhështisë dhe fuqisë së Allahut të Lartësuar, nuk ka për ta dëmtuar dhe rrezikuar asgjë në këtë botë.
7:198Page 176
وَإِن تَدۡعُوهُمۡ إِلَى ٱلۡهُدَىٰ لَا يَسۡمَعُواْۖ وَتَرَىٰهُمۡ يَنظُرُونَ إِلَيۡكَ وَهُمۡ لَا يُبۡصِرُونَ ١٩٨
And if you invite them to guidance, they do not hear; and you see them looking at you while they do not see.
Nëse i ftoni në rrugën e drejtë, ata nuk dëgjojnë. Ata duken se të vështrojnë, por, në të vërtetë ata nuk shohin.” - Këtu flitet për idhujtarët, që e konsideronin Profetin (a.s) si mashtrues. Kështu, dukej sikur ata shikonin tek i Dërguari i Allahut për të kuptuar në ishte i sinqertë apo jo, por në fakt ata nuk e kishin fare këtë synim. Ata as nuk donin t’ia dinin për sinqeritetin e Profetit a.s. Ata nuk donin të shihnin virtytet dhe cilësitë e tij të pakrahasueshme, sepse po të donin, do ta kishin shumë të lehtë t’i shikonin dhe pastaj do ta besonin.
7:199Page 176
خُذِ ٱلۡعَفۡوَ وَأۡمُرۡ بِٱلۡعُرۡفِ وَأَعۡرِضۡ عَنِ ٱلۡجَٰهِلِينَ ١٩٩
Take what is given freely,1 enjoin what is good, and turn away from the ignorant.
Ky ajet përmbledh me pak fjalë edukatën dhe mirësjelljen me njerëzit. Këtu mësojmë disa norma që duhet të kemi parasysh në marrëdhëniet ndërnjerëzore.Pranoje atë që të falin,... - Pranoje me modesti atë që ta japin me gjithë zemër. Prit prej tyre fjalë e vepra besimi që janë të thjeshta. Mos prit prej tyre gjëra të mëdha, por ato që janë lehtësisht të arritshme. Mos prit prej të tjerëve gjëra që janë jashtë natyrës dhe kapacitetit të tyre, por kënaqu me aq sa të ofrojnë ata, brenda mundësive të tyre. Tejkaloji dhe mos i vër re mangësitë në veprimet e tyre. Mos e tepro me qortime! Mos u mbaj me të madh përballë atyre që janë pak më poshtë. Mos u hiq i zgjuar përballë atyre që janë më pak të ditur. Mos u mburr dhe kreno përballë të varfërve, pse ata janë të varfër. Bashkëpuno me të gjithë dhe sillu me butësi e dhembshuri, duke u përballur me ta sipas gjendjes së secilit, ashtu siç është më e përshtatshme dhe më komode për secilin....urdhëro për mirësi dhe rri larg të paditurve! - ‘El urf’ është çdo fjalë e mirë, çdo vepër e bukur dhe çdo virtyt i lartë. I Lartësuari na urdhëron që këtë ta bëjmë si me të afërmit, ashtu edhe me njerëzit e largët. Prej teje të mësojnë vetëm të mirën. Këshillo për ruajtje të lidhjeve farefisnore, për bamirësi dhe zbatim të plotë të fesë, për rregullim dhe pajtim mes njerëzve, për vepra të dobishme dhe të mira, për mendime dhe opinione të sakta. Përgjigju sa herë që të kërkohet një këshillë e mirë ose bashkëpunim në vepra të mira dhe devotshmëri për hir të Zotit të Lartësuar. Asnjëherë mos ngurro të japësh një këshillë të mirë dhe një qortim të sinqertë për t’u larguar nga veprat dhe fjalët e shëmtuara. Gjithmonë bëhu ndihmesë e fortë, që njerëzit të arrijnë mirësitë fetare apo të dynjasë. Por, duke qenë se në këtë rrugë njeriu do të përballet patjetër me vështirësitë e pengesat që mund t’i sjellin të paditurit, Allahu i Lartësuar urdhëron që kësaj injorance t’i përgjigjemi me një sjellje të përshtatshme dhe korrekte: duke u larguar prej tyre si dhe duke mos iu përgjigjur po me të njëjtën monedhë. Kështu, atij që të mundon me fjalë dhe vepra, mos iu kundërpërgjigj duke e rënduar me fjalë e me vepra. Atij që të privon nga diçka, mos iu kundërpërgjigj duke e privuar nga diçka. Nëse dikush ndërpret marrëdhëniet me ty, ti vazhdo mbaji ato të lidhura. Padrejtësisë kundërpërgjigju me drejtësinë dhe butësinë tënde prej besimtari.
Text: Quranic Universal Library (Tarteel), via spa5k/tafsir_api (MIT), at a fixed version. The ayahs: Quran Foundation. Sources and licences